Ka një përpjekje për të shpikur dy tema debatesh mbi Kadarenë. Ngaqë nuk e kundërshtojnë dot si shkrimtarin tonë më të madh dhe si identitetin tonë perëndimor, përpiqen të ngjallin paralel me këtë debat dhe debatin mbi personalitetin e Kadaresë dhe sjelljen e tij me regjimin, pas të cilit ai ka shpëtuar i gjallë.
Me këtë fakt, që në thelb është mizori, ata duan të balancojnë personalitetin e Ismail Kadaresë si shkrimtar, duke shpikur një problem me personalitetin e Ismail Kadaresë si qytetar shqiptar.
Në të vërtetë, nëse Ismail Kadare ka një vlerë më të madhe se sa vlera e tij si shkrimtar, është aftësia e tij për t’i shpëtuar diktuarës dhe eliminimit fizik prej saj. Ky është kontributi më i madh që qytetari Ismail Kadare ka dhënë për kombin shqiptar, pasi ka shpëtuar shkrimtarin Ismail Kadare dhe veprën e tij, e cila sot është krenari kombëtare.
Pa qytetarin Ismail Kadare, që ka mundur të mbijetojë dhe t’i shpëtojë diktaturës dhe diktatorit gjallë, dhe mbi të gjitha duke siguruar mundësinë që vepra e tij të botohej, ai nuk do ishte bërë kurrë avangarda e mendimit shqiptar, nuk do ishte kurrë lokomotiva që udhëhiqte pjesën pro-perëndimore të shoqërisë me sytë nga liria, dhe mbi të gjitha, kurrë nuk do të kishim këtë debat, pasi nuk do ekzistonte Ismail Kadare si shkrimtar.
Ai ekziston pasi qytetari Ismail Kadare mbi të gjitha ka ditur të mbijetojë dhe të mbrojë shkrimtarin Ismail Kadare. Argumentet se i duhej diktaturës janë qesharake.
Ka plot fakte kokëforta që diktatura disa herë i ka shkuar shumë afër eliminimit të tij. Shoqëria shqiptare gjatë diktaturës nuk ka pas idhuj të disidencës anti-komuniste që të ndahej pro atyre, ose pro komunizmit.
Shoqëria shqiptare nuk ishte bardhë e zi në përpjekjen e saj për t’u orientuar tek vlerat jokomuniste të shoqërisë. I vetmi lakmus që provonte kush e kishte kokën nga liria dhe Perëndimi, dhe kush e kishte nga partia dhe socializmi, ishte qëndrimi ndaj Kadaresë.
Ata që prisnin me padurim librat e tij, intervistat e tij, shkrimet e tij dhe gjithçka tjetër, ishin ata që mbanin gjallë shpresën në këtë vend. Dhe prijës i asaj pjese të shoqërisë për dekada të tëra ka qenë Ismail Kadare.
I kuptoj ata që e donin dhe të vdekur, dhe të madh, por thjesht e kanë dashur të vdekur. E çuditshme është që hidhërimi i tyre zgjat kaq shumë. Kjo tregon realisht sa e ka dashur dhe si e ka dashur diktatura dhe ithtarët e saj.
Jetë të gjatë Ismail Kadare!
Ekselent Mero. Kadare eshte njeriu me i madh i kombit shqiptar sot. Ai qendron krah per krah me figuren e humanes me fame boterore Nene Tereza dhe legjendarit: krenaria jone e te gjitha epokave, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Krenar per Kadaren dhe plot mirenjohje per vepren e tij.
Byrazer kam pershtypjen se e ngateron me ndonjerin, qe ka cuar mall pa fund me gomone ne itali,ose ndonje tjeter qe ka sjelle mall pa fund nga amerika latine, ose me ndonje qe ka punuar drejtor te rilindja. Ne konceptin rilindas Kadare eshte njeri qe duhet perbuzur, nuk ka bere as burg, nuk shperndare fare droge, nuk eshte mare me prositututa, nuk ka plagosur njeri, nuk ka vjedhur nai tender, eshte komplet legen, vetem shkruan, bile vec kesaj ka edhe 1 te keqe tjeter te madhe ju pelqen francezeve dhe ca europianeve te tjere. Shkurt njeri kot. Po ta dinin delenxhinjte e rilindjes ca ka bere ky tipi, jam i sigurt qe do denonin sic e denoi ca kohe enveri me pune ne prodhim. Ti Mero mbasi botove ate artikullin qe me leket e shqiptareve, ai amerikoni mbante dashnoren, tani na thua fjale te mira edhe per kadarene, kam pershtypjen se ja ke me te futur liderit global. Si tak ngjela , qe di cdo gje qe ndodh ne FBI dhe nuk i tha 1 llafe liderit te kishte kujdes.
Te ka molepsur dhe marrosur politika o diteziu Ben dhe te gjitha gjerat I analizon dhe komenton me politike.Je nje shembull I jashtezakonshem per kete shoqeri dhe kete vend pse niveli I kultures,etikes dhe edukates ne kete atdheun tone eshte mizerabel! Vetem nje mendje mjerane dhe profane nga intelekti I ben(Ben) lemsh te gjitha. Cila eshte lidhja midis ditlindjes,shkrimtarit dhe politikes aq me teper "rilindjes" sic brockollet zotrote.Nese nuk ke koment,urim apo ndonje analize persembari mbylle ate h..e se per te tjerat e kuptuam se ne cilin grazhd ushqehesh! Me shendet dhe jete i madhi Kadare!
Gazeta tema , eshte ndoshta gazeta me politike ne shqiperi. Keshtu qe cdo artikull i saj eshte thellesisht politik, dhe te gjithe ata qe e lexojne nuk e lexojne per meditim filozofiko-letrar ose profesional. Edhe kjo gjeja qe gjasme shkruhet per kadarene eshte thjesht shashke per te hequr vemendjen nga bemat amerikane te liderit global, pra politike. Tipa si puna jote dhe ca te tjereve qe mundoheni te dukeni sikur te beni diskutim profesional ne nje gazete te tille thjesht i risni dozen e qesharakes. Une e lexoj per 2 arsye. Arsyeja e pare eshte se nuk ka asnje vend tjeter online ne shqiperi qe ti te gjesh brenda dites edhe edi ramen, edhe taulant ballen edhe ngjelen, frokin ,beqirin dhe plot klloun tw tjere. Dmth e lexoj sepse argetohem qesh. Arsyeja e dyte eshte sepse , akoma lejon censura te botosh ndonje mendimin tend. Si permbledhje qe ta kuptosh edhe tipat si ti jane arsye e mire per ta lexuar. Dhe ajo qe mendoj cdo here eshte se gjithe keta tipa qesharake kane te njejten te drejte vote me njerzit normale.
Meqenese kerkon te kthesh cdo gje ne politike,do te pegjigjem me te njejten monedhe. (Gjithsesi I kerkoj ndjese te gjithe lexuesve dhe komentuesve te gazetes "Tema") Sipas asaj qe ti mendon: 1.Per ty ne Shqiperi duhet te behet vetem lufte,kacafytje politike edhe per momente,ngjarje apo individe te vecante te cilat e lartesojne sadopak krenarine tone kombetare; 2.Ne mendjen tende por dhe te takemit si ty,ne kete vend ka dy pale qe luftojne per jete a vdekje pra armiqesi midis klasave,grupeve apo shtresave shoqerore.As me pak,as me shume e famshmja lufte e kllasave(Sali-Enver).Kete ben sot e kesaj dite idhulli jot duke mprehur shpaten sa majtas-djathtas.E ka bere ne vazhdimesi duke "zbuluar"armiq e kundershtare brenda vetes por dhe me tej.Besoj se nuk eshte nevoja te te kujtoj historine e tij dhe te te ngjashmeve sidomos kohet e fundit.Sot e ben edhe me te ashper luften per shkak dhe te situates familjare dhe politike te tij. 3.Ti flet per censure,cenim te demokracise dhe mungese te lirise se medias.Por ketu jane vrare njerez,jane djegur e shkrumbuar shtepi dhe djegur redaksi gazetash etj.mor te paudhe(sepse si ty ka dhe te tjere)! @Urimet me te mira per shkrimtarin tone te madh I.Kadare. Per gjithe bashkekombasit pa dallim feje, krahine dhe ideje, shendet dhe mbaresi kete vit dhe te tjere!
Fatkeqësia e kësaj bote është se sa më afër gomarit të jetë njeriu aq më të ditur ai e di veten. Pra ti Ben je tipik një i tillë.
E drejte. Per mua eshte Shkrimtari me i Madh Shqiptar i te githe koherave. Librat e tij shiten ne shume vende te Botes.
Jete sa me te gjate I . Kadarese dhe ti lutemi te gjithe Zotit qe kombi shqiptar te linde nje tjeter gjeni si Kadareja, ne te ardhmen.
Ndërsa unë propozoj që Kadareja të zëvëndësojë Zeusin dhe në të ardhmen të betohemi në emrin e tij!!!
Me pelqeu vleresimi i Meros , per shkrimtarin tone , Ismail Kadare . Diktatura , nuk ka qene ne aleance me Ismail Kaderene . Diktatori i ka bere nje perkrahje , per ineresat e veta , per t'u treguar liberal dhe i ditur , kur kishte mbetur ne klase . Post diktaturat , kerkojne qe ta bejne Kadarene zedhenes , te politaikave te tyre djallezore . Kadareja as ka degjuar , as degjon , nga ai vesh . Ai eshte dhe mbeti shkrimtar i madh shqiptar , pa perkatesi politike . Partite e propozuan , per president . Kushdo mund te pranonte , por jo shkrimtari i madh , qe i takon te gjithe popullit , me madheshtine dhe kulturen e tij . E uroj Meron , per vleresimin objektiv , qe i ben Katadarese , sikurse di te vleresoi objktivisht te tera ngjarjet ne Shqiperi . Zgalem
Shkrim mjaft i qelluar,edhepse ky gazetar shpesh jep opinione mjafte kontradiktore ne lidhje me realitetin.
Shkrim mjaft i qelluar,edhepse ky gazetar shpesh jep opinione mjafte kontradiktore ne lidhje me realitetin.
Mero Djali, mos u hiq specialist per gjithçka!...Èshte pak e veshtire te trajtosh mardheniet e Kadares me te ashtuquajturin regjim komunist. Dashur pa dashur ti Mero bie ne prehrin e Kadares, e shikon Kadaren ashtu siç thot ai per vehten e vet. Por e verteta eshte "ndryshe moj dallandyshe"!!... E Verteta eshte si Korabi, si Himalaja...A e kthen dot permbys Himalajën?.... E verteta eshte se Kadareja u rrit ne ate regjim, u shkollua ne ate regjim, militoi ne ate regjim, shkroi per ate regjim, Vepra e Kadares e pasqyroi ate regjim.Vet Kadareja ka drit-hijet e tij...Nuk them dot se njoh mire jeten e Kadares edhe pse kam marre leksione prej tij, por Kadareja ish pjese e intelegjences komuniste....Ai propogandoi dhe pasqyroi ne letersi veprimtarine e atij regjimi...."Dimri i fundit" dhe "Shqiponjat fluturojne lart" i thurin hymne diktatures monopartiake....Dhe kjo nuk ja ul vlerat Kadares se detyra e nje shkrimtari eshte ta pasqyroje jeten e vendit dhe popullit te tij me realizëm.Dhe Kadareja e beri kete shume mire ndaj dhe perkrahej dhe militonte me vepren e tij.... Të gjithe shkrimtaret ne bote kane rritjen e tyre, druthijet e tyre dhe kjo pasqyrohet edhe ne vepren e tyre...KADAREJA YNË SI SHKRIMTAR ESHTE PA DYSHIM ASHTU SIÇ THUA EDHE TI MERO...DHE SIÇ E VLERESON MBARE BOTA...GJENERALIN E PROZES SHQIPE...! Por Kadareja ka delirin e persekutimit, ka patur friken se mos i rreshqiste kemba...Dhe kjo ndodh rendom te shume intelektualë shkrimtarë...E kane frike regjimin, dhe eshte e natyrshme ta kesh frikë... Ndrshe duhet te jesh budalla, ta çosh vehten ne burg...Aq me teper kur diktaturat i kane persekutuar shume shkrimtare.Por duhet thene se ne disa vepra Kadareja ju kundervu me vepren e tij ideologjis komuniste dhe shtremberimeve praktike te tij...Ideologjia marksiste eshte realisht ideale si teori,.... por skandaloze ne zbatimin praktik te saj...Dhe kete asoekt Kadareja e ka pasqyruar ashtu siç ka pasqyruar edhe arritjet..DHE KJO JA RRIT VLERAT KADARES SI INTELEKTUAL QE KA DETYREN TE JETE DRITA E SYVE TE NJE POPULLI...!
Individi Kadare shpetoi fale kompromiseve me regjimin. Nuk ka asnje qytetarì ne servilosjen apo ne heshtjen e tij. Renia e regjimit nuk e ka ndihmuar aspak vepren e tij qe pas vendosjes ne France ka me shume esè apo studime sesa krijimtari letrare. Po, eshte levruesi me I famshem i gjuhes shqipe, por nuk ka aspak nivelin e Qoses si intelektual apo te nje romancieri te madh. Boll te shkosh ne mal te zi a kroaci dhe aty i kane me dhjeteta shkrimtare te ketij niveli. Ne Kosove madje kritika letrare ishte shume me e perparuar se ajo qe ka ofruar se fundmi Kadareja. Puna eshte se tek ne shume pak lexojne, urse shkrimtare te mire ende nuk duken ne horizont. E kemi mbetur te kapur pas Kadarese ne vend qe te shkeputemi prej tij e ta shohim me syrin e thate te kohes, per te shpetuar letersine shqiptare
Mero, gjithnje e me shume po humb interesin per tu lexuar. Fatkeqesi per gazetarine e vertete.
Shumë saktë e ke thënë qytetari Kadare ka mbrojtur shkrimtarin Kadare, përfaqësuesin më të denjë të letrave dhe kulturës shqiptare. Urimet më të mira për ditëlindjen.
Mirenjohje per gjithçka qe i ka dhene shoqerise dhe vendit te ton...Jete te gjat.
Mirenjohje per gjithçka qe i ka dhene shoqerise dhe vendit te ton...Jete te gjat.
Mirenjohje per gjithçka qe i ka dhene shoqerise dhe vendit te ton...Jete te gjat.
BABAJ VUAN… Përpara megafonit n’errësirë, një turmë e heshtur njerëzish po pret. Dhe llampat tund kjo erë, er’ e ngrirë dhe një e ngjethur e trupit të rrëshqet Ja njerëzit pëshpërisin me ngadalë Një perd’ e errët natës seç I ra. …Hemoragji e rëndë cerebrale; Mungesë oksigjeni Ay ka… Dhe turma frymë s’merr sikur të donte; që frymën e saj ta thith një ças, Ay, O, kush prej nesh, o shokë, s’ëndërronte,
Kadare is our National Pride!Long live Honorable Kadare!
Jete te gjate, gjithashtu, te gjithe atyre, qe i mbijetuan burgjeve te komunizmit. Te cilet, kane me shume vlere qytetarie se une, se Ju, z. Mero dhe, sigurisht, se qytetari Kadare.
Sa ta ca krin ti Mero kur shkruan per Kadarene
Kadareja eshte institucioni i mendimit tone modern, eshte kryesimbol!
BABAJ VUAN… Përpara megafonit n’errësirë, një turmë e heshtur njerëzish po pret. Dhe llampat tund kjo erë, er’ e ngrirë dhe një e ngjethur e trupit të rrëshqet Ja njerëzit pëshpërisin me ngadalë Një perd’ e errët natës seç I ra. …Hemoragji e rëndë cerebrale; Mungesë oksigjeni Ay ka… Dhe turma frymë s’merr sikur të donte; që frymën e saj ta thith një ças, Ay, O, kush prej nesh, o shokë, s’ëndërronte,
Besoj se Kadareja nuk ka nevoje per kete lloj mbrojtje qe I ben artikullshkruesi biles eshte e demshme per te. .Edhe antishqiptari me I madh eshte I pafuqishm te sulmoje Kadarene apo vepren e tij per shume aresye qe nuk eshte qellim I komentit.. . Rreziku me I madh I Kadarese Madh 1950-1990 eshte ( ishte) Ismaili I Vogel 1991-2023 ….komentin mund ta vazhdoj por nuk kam siguri nga censura qe ka filluar ne disa gazeta shqiptare.. Uroj jetegjatesi per Kadarene e Shqiponjave qe fluturojne lart dhe jo per Ismailin e Korbave te zbritur ne kenete qe na paska sfiduar “diktatorin”..te cilit I sherbeu dhe nuk ka gabuar
Jete te gjate Kadarese se madh! Dhe nje "te paçim" Meros!
...Respekt e dashuri per Kaderene tone...vepra e tij pasuri per ne ...pjese e jona..U rritem e u maturuam me te ...fat per ne...Shendet e jete i urojme
"S'ka me qenie te mjera ne publicistike se ato qe i sherbejne interesave te pushtetit..." ISMAIL KADARE (c'do ngjashmeri e kesaj thenie te tij me autorin e shkrimit te sotem eshte jo vetem rastesi)
Kjo qe ke shkruar eshte nje perle Mero. Absolutisht vleresimi me i bukur per Kadarene. Gdhendeni kete shkrim ne gure. Do ti rezistoje shekujve.
Çka ngjare o milet?? Merua me nje shkrim JO PER BERISHEN ?? Çka bere vaki o mero?
Mero sh.sakte, Gjigandi Kadare,...mbas Skenderbeut la zberthyer kodin shpirteror te kombit, ..si rralle shkrimtare ne bote. Krenari e kombit! Jete te gjate,e shendet.
Fshehja e Edi Rames dhe editoriali i vetem Bazes pa Berishe brenda jane skenari i cEndriFuges sa kohe nuk ka qullosur dot nje hartim ku te justifikoje ca ate Simbiozen Rama-McGonigal.
Mero kurva, pse e hoqe aq shpejt artikullin e gazetarit norvegjez qe tregonte se kush eshte Vucici, vellau i Ed Karit?
Kadare eshte me te vertete nje mendje e ndritur qe ne Shqiperi jane ne numer te vogel, jo si disa "professor doktore" rrumpalla qe nuk kane asnje kontribut per shoqerine shqiptare, duhet te perqendrohemi tek mesazhi i Kadarese dhe jo tek njeriu vete e ky mesazh eshte ftese per shqiptaret te rriten pertej budallilikut e te rikthehemi ne rrenjet tona kur ishim te barabarte me gjithe europianet dhe ishim faktor por ne pak e nga pak po rikthehemi aty ku duhet ky eshte faktor mjaft pozitiv
Kadare bente zero rrezik per Enverin apo te kishte Enver Hoxha ndonje kompleks ashtu sic Kadare beri dhe eshte zero rrezik per ata qe erdhen pas Enverit si Ramizi, Saliu, Nano, Meten dhe sot Ramen. Historia gjykohet me hetapa por nuk ndalon apo fillon sipas deshires. Historia nuk ndalet, njerezit po. Mania per ta politizuar nje shkrimtare eshte cilesi e midiokerve, injoranteve dhe ziliqareve. Si ne ate sistem para 90 edhe kete pas 90 jane te njejta dikuri.
Me 1 Prille 1991 nje débat ne autobuzin qe dergonte puntoret e turnit te trete ne pune, ne minjeren e qytetit B. Zgjedhjet kishin mbaruar me 31 Mars Ku fitoi P.P.Sh. Dy personat nuk e njihnin njeri tjetrin. I persekutuari nje disident i rrezikshem e lodhi keq bashkbiseduesin. Ateher tjetri kur spat rruge tjeter i tha. Nuk duhet te flasesh per demokracine se nje pjese e madhe e te persekutuarve Kane qene spiun. Disidenti i tha jo qe te persekutuar spiun nuk ka pasur por ma thote mendja qe asnji shqiptar s'ka qene spiun. Ti qenke zéro i tha tjetri. Disidenti i thote me thuaj te pakten me emer nje qe ka qene spiun qe te pranoj qe jam zéro. Disidenti i kerkon pa nderprerje nje te pakten, nje qe te bindem, tjetri tejet i revoltuar i thote , po c'te duhet emri? Me duhet i thote disidenti qe te shkoj ta pyes per emrin e operativit qe e ka rekrutuar dhe te arrestohet direkt dhe denohet per organizim te strukturave kriminale per shkelje te drejtave te njeriut. Tjetri ishte qene kryetar dege ne qytetin e Krujes, nje gjakatar i vertet dhe provokoi, i thote po me spiunin c'do te besh. Te gjitheve do ju lidhe nje pension me shume pak diference me te burgosurin politik dhe do ti terheq ne kurse bashk me te tjeret qe te rrefehen e keshtu te mundem te indetifikoj te gjithe kriminelet e vertet te shqiptarizmes. Kryetari i deges, tash ne nje detyre tjeter dhe pak me larte se ishte i ri, bertet? Ka mundesi nje njeri i tille ti kete shpetuar Enver Hoxhes. Po i thote disidenti, njeshi jame une e nuk e di a ka te tjere. Ne fund disidenti i tha, kuptova qe personi qe bisedova asht nje njeri i pregatitur ne botkuptimin dhe krahun e vet. Jo, jo i tha kryetari, jam H.XH. nje katunar prej Hateshi. Kadareja Ku pozicionohet ne kete tatepjet theqafse. Faleminderit
Ismaili shkrimtar i madh (Jo me I madhi), por njeri i vogel, cinik dhe egoist, i mbyllur ne kotecin e tij. Edhe Driteroi shkrimtar i madh, por edhe njeri madh, shume babaxhan dhe kontribues edhe ne demokratizimin e shoqerise.
Sakte.
A ka një bilanc mbi shitjet e librave të Kadarese sikurse ka në të gjithë Europen, gjë që do të deshmonte nëse në vepren e Kadarese ka vlera të gjithkohshme apo nëse ajo është vjeteruar dhe kurrkush nuk sheh në të ndonjë send me interes....
Të lumtë Mero! Një shkrim dinjitoz për një shkrimtar të madh,ndoshta më i madhi shqipëtar.Shumë mirë e gjetur ajo shprehja,”Identiteti ynë perendimor “. Verbërija, vobegdësija e mendimit,mungesa e gjykimit objektiv nuk janë më sëmundje individuale,janë epidemi që sot kanë infektuar jo pak dythundrakë.E keqja është që sejcili e ka të drejtë që nga foshnjërija të flasë ç’ti shkrepet në radake. Ismail Kadareja pa mëdyshje është krenari e jona kombëtare. Jetë të gjatë dhe të lumtur!
Për të gjithë ata që përçmojnë Kadarenë : -Mania e mediokërve dhe budallenjve është për tu marë me gjëra të vështira duke u bërë difektoskop i veprave të tyre.-
I ke thene te gjitha ne tre paragraphe te pershendes Mero
Ngjatjeta Z. BAZE, Nuk ban ma nan-lokja llustraxhi si ju... Je i papame si i jep furces...
Lum popullit per Malon dhe Bazen qe ja drodhen diktatures
Nje dedikim i shkelqyer per figuren e pakrahasueshme te Ismail Kadarese,nje urimteper origjinalqe mund ti behet ketij vigani te kultures shqiptareMira
I UROJME NGA ANA HUMANE KADARESE JETE TE GJATE- por- DUHET TE THEMI TE VERTETEN SE KADAREJA I ZGJATI JETEN DIKTATURES ME VEPRAT E TIJ DHE VURI NE GJUME POPULLIN ME FRAZEN: uji nga burimi del ikulluar por e ndotin ata poshte...... DUKE IDEALIZUAR VEPREN E ENVER HOXHES.
BABAJ VUAN… Përpara megafonit n’errësirë, një turmë e heshtur njerëzish po pret. Dhe llampat tund kjo erë, er’ e ngrirë dhe një e ngjethur e trupit të rrëshqet Ja njerëzit pëshpërisin me ngadalë Një perd’ e errët natës seç I ra. …Hemoragji e rëndë cerebrale; Mungesë oksigjeni Ay ka… Dhe turma frymë s’merr sikur të donte; që frymën e saj ta thith një ças, Ay, O, kush prej nesh, o shokë, s’ëndërronte, Stalinit ti jepte nga fryma e tij. Ismail Kadarè