Njeriu i pasuruar prej plehrave

31 Janar 2023, 18:00Editorial Mero Baze

Ben Blushi ka arritur të nxjerrë në pritë Ismail Kadarenë, me shpresë se po e poshtëron. E ka thirrur me ngulm të pijë një kafe në Tiranë, dhe gjithë bezdinë e Ismailit për të folur me të dhe njerëzit përreth tij në këtë moshë, e ka paraqitur si intervistë, me shpresë se po zbulon “një sekret” që ne nuk e dimë rreth pleqërisë së tij.

Për shkak të distancës që kam me të, nuk e kisha lexuar dhe ndoshta nuk do ta lexoja, nëse dikush nga familjarët e Ismailit, nuk do të më niste linkun e asaj paçavureje që e kishte botuar edhe gazeta "TemA”, siç bëjnë shumica e gazetave në këto kohë, që janë në garë me njëra- tjetrën pas çdo marrëzie që u del para.

Nuk po merrem me anën etike të shkrimit, pasi është luks i madh ta kërkosh nga Blushi. As me faktin që është dhe çështje ligjore kur dikë e thërret për kafe në një bisedë të rëndomtë dhe pastaj e paraqet si intervistë.

Por përpjekja e tij për të nxjerrë në pritë një gjeni në moshë të thyer, me shpresë se lexuesit tani e tutje nuk do të mbajnë mend veprën e Kadaresë, por "intervistën” e Blushit për të, tregon gjithë vrerin që Kadareja shkakton tek gjysmë shkrimtarët, gjysmë gazetarët, gjysmë biznesmenët, gjysmë politikanët, gjysmë të korruptuarit, gjysmë intelektualët, dhe gjysmë qytetarët realë të Shqipërisë, që duke mos shkëlqyer në asgjë në jetë, përveç ligësisë, duan t’i shikojnë dhe të tjerët si gjysmë njerëz.

Nuk është vetëm Blushi i tillë. Është një duzinë njerëzish të paplotësuar dhe të paarrirë në këtë vend, që dështimet dhe mediokritetin e tyre përpiqen ta kompensojnë me përpjekjen për të poshtëruar atë që nuk arrijnë dot.

Dhe duket që është vrer i madh. Nëse ke durim ta lexosh deri në fund intervistën gjysmë imagjinare të Blushit dhe përgjigjet plot bezdi të Kadaresë për të, e kupton realisht çfarë e lumturon Ben Blushin. E lumturon fakti që Ismaili ka dëshirë që disa herë të mos mendojë për asgjë, dhe sidomos fakti që shqipja, sipas tij, do kthehet në gjuhë shtëpiake, afërsisht si gjuha e vllehëve të Voskopojës që vazhdon përdoret vetëm në stane.

Të dyja këto “ëndërra” të tij e bëjnë të lumtur. E para, ajo që shkrimtari ka dëshirë të mos mendojë për asgjë i duket ëndrra më e madhe e tij në jetë për Ismailin, pasi i krijon idenë se ka një moment në jetë që ai e mund Kadarenë, dhe ai është momenti kur Kadareja nuk mendon për asgjë.

Aty i duket vetja i barabartë, siç mund t’u duket vetja dy astronautëve në Hënë ku mungon graviteti dhe ata janë njësoj të rëndë, pavarësisht peshës.

E dyta, ka lidhje me ëndërrën e tij për zhdukjen e shqipes. Ajo i jep atij një qetësi të madhe për makthet e tij për të ardhmen si gjysmë shkrimtar, pasi Kadareja nuk do të lexohet më në të ardhmen, pasi nuk do ketë gjuhë shqipe.

Dhe kjo e ardhme e ëndërruar për fundin e shqipes, i jep lumturinë që nuk ia jep dot koha e sotme, e cila e ka vendosur Kadarenë në piedestalin e letrave shqipe.

Shpresa e vetme e armiqve të Kadaresë është vdekja e gjuhës shqipe, pasi Kadaresë, nuk ka çfarë t’i bëjë më as mosha, dhe as dëshira për të mos menduar asgjë.

Ai e ka bërë “dëmin” për mediokrit, ziliqarët, gjysmë shkrimtarët dhe të mllefosurit me të. E ka shkruar veprën e tij dhe ua ka lënë shqiptarëve dhe botës në dhjetëra gjuhë. Shpresa e tyre tani është të zhduket shqipja që të zhduket dhe Kadareja si shkrimtar bashkë me të.

Kjo është një lloj gjobe që ai ëndërron t’i vërë historia Ismail Kadaresë, meqë as gjyshi i tij, as baba i tij, dhe as ai vet, nuk janë të krahasueshëm me të. Është si një hakmarrje në emër të gjithë mediokritetit të fisit të tij.

Por e vërteta biologjike është se Ben Blushi ka shanse si gjithë njerëzit, të bëhet një ditë aq vjeç sa Kadareja është sot, por nuk ka asnjë shans të bëhet aq i madh sa është Kadareja sot. Ndaj e ka gjithë këtë vrer ndaj tij.

Dhe nuk është se mbetem pa fjalë kur këtë e bën Ben Blushi. Kudo ku ka shkuar ai, ka qenë një lloj gjobaxhiu në çdo profesion.

Kur ishte pjesë e administratës shtetërore afër kryeministrit Nano, u shqua si i korruptuar dhe përfitues favoresh nga kryeministri i asaj kohe, që e kishte të vetin.

Kur ishte pjesë e politikës dhe mbetej jashtë tavës së pushtetit, merrte pozat e njeriut që mendonte për vegjëlinë dhe luftonte bandat e korruptuara të pushtetit por, befas përfundoi pjesë dhe madje në krye të një prej bandave më të pështira të korrupsionit qeveritar, asaj të inceneratorëve, duke kthyer televizionin më të madh në vend, në një grup të gatshëm të tyre, që përndiqte çdo makinë që nuk dorëzonte plehrat tek ata.

Dhe shpërblimi është publik. Nga një “përfaqësues i vegjëlisë” që i bënte opozitë Edi Ramës, përfundoi në një njeri që paguhej 246 milion lekë të vjetra në muaj, afërisht 210 mijë euro në muaj, një rrogë afërsisht sa rroga vjetore e presidentit të SHBA.

Është kjo arsyeja që sot atë e shikon pas Edi Ramës në çdo vend, pas atij kryeministri, të cilin e ka anatemuar se ka shokë banditë apo hajdutë në Parlament.

Tani i ngjitet nga pas në avion për në Ukrainë apo Hagë, duke bërë qoftë dhe si fotograf, me shpresë që ata të SPAK do ta shikojnë dhe nuk do ta prekin. Dhe Edi Ramës i shijon kaq shumë, deri në perversitet ky lloj poshtërimi, duke bërë si njeri tolerant, që i fal "tradhtart”.

Dhe falë këtyre historive korruptive të tij, tani i ka realizuar të gjitha ëndërrat materiale. Është bërë milioner, siç ka ëndërruar. Ka miliona euro në llogari bankare të marrë formalisht prej TV, me të cilin u zu për ndarje plaçke. Por duket se milionat nuk i japin dot qetësinë e njeriut të realizuar.

Emri nuk fitohet aq lehtë sa lekët. Dhe për ta kompensuar këtë, mendon se një rrugë më e lehtë është të poshtërojë ata që e kanë bërë vetë emrin e tyre. Siç është Ismail Kadareja.

Në botimin e tij të fundit, në të cilin ai pretendon se po na zbulon 41 sekrete, në fakt ai zbulon vetëm një sekret, atë që nuk është i realizuar si shkrimtar. Në fund të fundit nuk i ka kërkuar njeri 41 sekrete. Shqiptarët prej tij presin t’u tregojë vetëm një sekret, si ka mundur të pasurohet prej plehrave.

53 Komente

  1. I
    Illo

    Epo me me ne fund o Mero!!!! Kur e pashe ate paçavure nuk arrita t’u besoja syve qe e kishe botuar ti, jo me ta lexoja deri ne fund! Me erdhi per te vjelle nga ai shkrim….qe nuk di si ta quash, perveç se “te marresh njerezit neper goje”! Pale ishte dhe nje Alda ne ate paçavure tekst, qe fliste me Shkrimtarin si kur e kishin rritur lopet bashke. Ndoshta ata jane dhe miq, por nje njeri qe e quan veten intelektual nuk mund t’i drejtohet nje njeriu elitar te vendit tone, aq me shume te moshuar, ne ate menyre harbute. Ndoshta gaboj…. Sigurisht, faji kryesor ishte i shkruesit te paçavures, qe i kishte zene ne bese bashkebiseduesit e tij.

    1. Z
      Zeno Qafpata

      E drejtë Mero Baze. E ke përshkruar Ben Blushin, në realitetin dhe tërësinë e tijë ashtu siç është, edepsëz e kaluar edepsëzit. Njeriu më i pa karakter që mund të ekzistojë në këtë tokë. Vetëm për gjyshin dhe gjyshen nga e ëma flet. Por gjysherit nga të Kiços, nuk i zë me gojë. Pse ?……. Gjyshi nga e ëma, e ka luftuar Kadarenë, aq sa nuk ja merr mëndja njeriu, por gjenialitetin e tijë, ky “hajdut” intelektual (Dh.Sh) nuk mundi ta eklipsonte. Prandaj, kemi të bëjmë me tre brez shkërdhatash, Dhimitri, Zana Kiço dhe ky mutsihanja Ben Blushi që nuk ngjan nga i jati, por është bastard i nomenklaturës……

      1. k
        korca llapaqene

        korcaret e dredhin fjalen di kurdhat per te fituar parate. Ata mohojne nene e baba per para.

        1. K
          Korca LlAPA

          Korcaret jane monstra dhe llapa qensh pa edukate dhe monstra.

      2. N
        Narco-Mafia Albfganistan

        Pse pleher ishte Zeri i Popullit?!

      3. I
        Illo

        Epo me me ne fund o Mero!!!! Kur e pashe ate paçavure nuk arrita t’u besoja syve qe e kishe botuar ti, jo me ta lexoja deri ne fund! Me erdhi per te vjelle nga ai shkrim….qe nuk di si ta quash, perveç se “te marresh njerezit neper goje”! Pale ishte dhe nje Alda ne ate paçavure tekst, qe fliste me Shkrimtarin si kur e kishin rritur lopet bashke. Ndoshta ata jane dhe miq, por nje njeri qe e quan veten intelektual nuk mund t’i drejtohet nje njeriu elitar te vendit tone, aq me shume te moshuar, ne ate menyre harbute. Ndoshta gaboj…. Sigurisht, faji kryesor ishte i shkruesit te paçavures, qe i kishte zene ne bese bashkebiseduesit e tij.

        1. K
          Kasem seferi

          Grande mero.

          1. M
            Mero djali

            Mero, kane filluar te te vijne mendte (kuptohet nese ke patur ndonjehere), ose je pjekur ne moshe te madhe. Prit se je heret, do degjosh e shohesh gjera te tjera nga "gjuha e vllehëve të Voskopojës që vazhdon përdoret vetëm në stane".

            1. U
              USA

              Bravo....Nuk kam cthem tjeter,ja ke thene te gjitha . Ti kishe thene qe eshte dhe i biri i kurves. Kaq tani lere se milionat e pa ndershme do ta vrasin ate dhe fisin e felliqur te hajnave.

              1. E
                Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                Njeriu i pasuruar prej plehrave eshte Ben Blushi?Jo more jo, ka nje tjeter permbi ate - eshte ai qe ti vete e ke shkruar ashtu rreshkitazi ne shkrimin tend - Edi Rama dora vete! Eshte Edi Rama pra Super-Plehra qe pasuroi plehrat e tipit Blushi and Co. Duke kryer Super-Vjedhjen pikerisht aty tek Inceneratoret e plehrave.

                1. M
                  Milo

                  Jo more WC jo.Te ishte Rama ,WC -te dhe nevojtoret si ty do e kishin bere tym e flake per te marre pushtetin.Nuk late gje pa bere per ta bere pis por I hengret dhe vazhdoni ti hani mune

                  1. F
                    Fredi

                    More hajvan artikulli eshte per Kadarene dhe Blushin jo kush I vuri flaken Vucidolit qe ju del në enderr. Lexo plas syte dhe komento si qenie tokesore jo sikur te paguan Fahriu

                  2. b
                    baca

                    Me ne fund Mero, dole aty ku te doja se boll u more me Peshtanin. Nuk e sheh c'ben Blushi qe i keni lene terren e i duket vetja shkrimtar? U be Blushi te tallet me Kadarene. Blushi mban vetem era incenerator tani dhe guxon ta shpelaje veten me te madhin Kadare

                    1. P
                      Poseidon

                      BILBILUSHI NIPI I ATIJ QE VIDHTE MATERIALE LETRARE DHE I BOTONTE NE EMER TE TIJ .........BRAVO MERO ....E LEXOVA TEK GAZETA JOTE DHE VERTET QE ME ERDHI KEQ SA PER TY QE E BOTOVE (POR QE E LAVE ME KETE SHKRIM)..........ME SHUME ME BESOHET QE ISMAILI KA TALLE BYTHEN ME KETE GALLEN E VOSKOPOJES ............PATJETER QE MOSHA BEN TE VETEN DHE AI KA PASUR MOMENT TE NJE DOBESIE POR ISMAIL KADARENE NUK E EKLIOSON DOT NJERI AQ ME SHUME GALLUA.,.....EDHE NJE BRAVO ,POR ME KUSHT QE PER KETE BYTHQIRIN MOS I BOTO HAJVANLLEQET.,SEPSE NUK ESHTE HERA E PARE

                      1. t
                        tori

                        uau...,suprizë,..shumë interesante

                        1. A
                          Albi_I

                          Ka dicka qe nuk shkon ama ne kete histori te treguar nga Mero. Sipas editorialit, Blushi paska bere para formalisht nepermjet TV, por jo formalisht nepermjet skemes se inceneratoreve. Ama vete Mero nuk ka thene ndonjehere qe inceneratoret jane skeme, biles skeme kaq e madhe sa nje personazhi te dores se dyte i jepkan miliona. Nese kjo qenka skeme kaq e madhe, atehere kush jane pergjegjesit e saj te vertete? Blushi qe ka bere reklamen, apo njerezit kryesore qe e kane firmosur: Rama, Ahmetaj, dhe Veliaj?

                          1. G
                            Gjeniu i Gazetarise

                            Mero eshte Mero, kaq!

                            1. Q
                              Qeniu

                              Bravo Andrea

                            2. F
                              F. GJ. M

                              Besoj se kam bërë mirë që nuk e kam lexuar, Blushin asnjë herë nuk e kam kapur me dore. Por edhe pse kritik ndaj tij Mero në këtë shkrim ka një gabim thelbësor,sepse peshon Blushin me të njëjtin kandar si edhe Kadarenë, hane Shan hane Bagdat dhe gabimi i dytë është gabim elementar, nuk duhen përdorur krahasime kur nuk njeh thelbin e proçesit ndaj të cilit referohesh Rëndesa ose gravitacioni nuk është zero në Hënë por 6 herë më i vogël se në tokë dhe astronautët rëndojnë 6 herë më pak se në tokë, ndersa gabimi i Meros që lidhet po me këtë krahasim është se kudo ku ta vendosësh Kadarenë ai nuk mund të krahasohet me Biluçër si Biliushi

                              1. Z
                                Zgalem

                                Nuk e di cili eshte pseudonimi "Illo " . Kjo ka pak rendesi . Une do te shkruaj mendimin tim , per ate" interviste" te Blushit . Blushi , si i biri i denje i Babait te vet , kerkon , qe te jete gjithnje ne evidence . Shume ambicjoz dhe megalloman i pa krhasushem . Ka shkruar ca grafomani , te pa lexushme dhe me to , kerkon ta njohi Shqiperia , por ky birbo , kurre nuk e ka njohur Shqiperine . Ne kete rrast kerkon te barazohet me gjeniun , Kadare . Ne qender ishte shprehja idiote , se do te zhduket gjuha shqipe . Nje shpreje , qe nuk e ka degjuar as i gjalle as i vdekur . Me ket hipoteze idiote , donte te thoshte , qe Blushi do te behet baraz me Kadarene . Kjo nuk do te ndodhi vetem ne nje rrast , kur Himalaja te barazohet me detin . Je i pa lexuar , per shqiptaret , z. Blush .Kadarese nuk i vjen te syri i kembes . Je megalloman i pa ndreqshem . Zgalem

                                1. q
                                  qin

                                  Mero respekte qe tregon te verteten sic eshte.Ismaili eshte nje pasuri e shqiptareve kudo ku ndodhen por edhe pasuri e cdo banori te botes .Ai nuk cenohet dot nga asnje lloj peshtyme apo pordhe e leshuar nga pordhacet e katundeve tona ballkanike.

                                  1. F
                                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                    MINORITARI ÇOBAN BEN BLUSHI JO VETEM SI ANTISHQIPTAR POR PER SHUME KRIME DHE VEPRA PENALE MUND TE KRAHESOHET BILES TI THYEJE REKORDET EDHE VETE SS-SALI SERBIT DHE DYSHES EDVIN-META MARRE SE BASHKU!

                                    1. L
                                      Labi

                                      O Mero ti je modeli i njeriut te dale jashte mode ne ditet e sotme,sepse thua te verteten dhe te drejten. Sot ha buke dhe nuk i gjen gje ( perkohesisht) KERMILLA jargavitesh si Blushi , gaztor dhe gojor si Arben Ahmetaj dhe b•thlepires i Rames njerz si Engjell Agaci. Po kete palo kermill jo Rama qe nuk e mbron dot nga SPAK-u po dhe Eva po te shes kompanine qe ka me Klodian Zoton dhe me Mirel Mertirin. Prandaj je model i dale jashte mode Mero????

                                      1. Q
                                        Qazim bej Mulletja dora vet

                                        Argumenti qe jep Z. Baze per botimin e ‘paçavures te Blushit’ te Tema nuk duket bindes. Do ishte tregues qe ai nuk ka kontroll mbi gazeten e tij, qe eshte pak e besueshme. Mbase shkrimi i Blushit eshte botuar me vetedije dhe editoriali i sotem eshte shkruar me porosi nga lart. Gjithsesi duhet pritur dhe replika e Blushit, nese do kete te tille.

                                        1. q
                                          qytetari

                                          vendose si lajm kryesor se ketu nuk lexohet nga te gjithe. Na mbyten plehrat ne gazetari dhe bibilushi qe leviz sa nga topet te thoeodhori cami na perzien stomakun

                                          1. k
                                            ketu eshte bere m... mullar

                                            Ai shkrim i ketij pseudo,ishte sa qesharak edhe poshtrus,si per Ismailin edhe per kete benin qe i bene te gjitha,sepse beni e pyeste si te ishte ndonje kalama,edhe Ismaili i pergjigjej ose me mire te themi nuk ja varte te pergjigjej dhe ky idioti beni qe nuk ka ecur vete asnjehere,vazhdonte ne te tijen,edhe ishte nje alda qe donte te hante dreken e Helenes.Ishte me te vertete nje pacavure. Por beni nje xhambaz politikane ka ngrene nga fatosi nga edi pse jo edhe nga saliu,por ka ngrene me shume nga drejtesia e korruptuar qe megjith ato akuza(si shume politiqener)ka dal i pa lagur dhe ne fund te top qenefi adhtu si grida suma nga kamikaze e degjeneruar dhe akuzuar per mashtrime,e saliut ,ozurpoi top qenefin se nuk i dilte rroga dhe privilegjet si deputete dhe ndrohej 30 here ne dite,dhe qante per te varfrit sic qan gjeka per griden.

                                            1. S
                                              Sul Koburja

                                              Per gru ala ka ate gocen e prokurorit te enverit .Ne 1991 gocen e kerkonin ne Athine dhe u deshen dite ta gjenin.E mori Blushi gru e beri edhe zvdrejtore ne aeroport,vodhi paret e tenderit te teshave te punonjesve.Hahaha,he more Blush more lepurush.

                                              1. P
                                                Populli.

                                                O Mero paske kohe te tepert qe meresh me ben bibilushin.Ai akoma ska mesusr se si ecet.

                                                1. T
                                                  Tajari

                                                  You are a” killer” Mero ????????????Blushi duhet te heshtë tani.

                                                  1. E
                                                    Elvira

                                                    Ju lumte' z. Mero Baze! Keni treguar tè vèrteta te padiskutueshme! Kadareja i madh dhe nje sharlatan i korruptuar si Ben Blushi! Fisnikèrija eshte virtut' nuk blihet me paratè e vjedhura!

                                                    1. S
                                                      Sara

                                                      E ke qëndisur .S'ke të thuash më tepër.

                                                      1. p
                                                        pokeristi

                                                        z.Baze! Jam dhe mbetem fans i yti,për intelektin dhe aftësinë gazetareske që zotëron. Disa herë të kam quajtur faktor i asaj ecurije të demokracisë shqipëtare të çalë ,por ecuri,alla shqipëtarçe. Dua të përmënd se edhe disa herë të tjera, të kam kërkuar që jo për hir tē fjalës dhe shtypit të lirë,mund të gjejë hapësirë botuse në gazetën tënde çdo shkrim i kujdo. Gazeta “Tema “është një gazetë dinjtoze e shtypit demokratik të sotshëm.Pamvarësisht kësaj,kjo gazetë,duhet të jetë edhe selektive,duhet edhe ajo të ketë si të themi çensurën e saj. Ja çnodh!…

                                                        1. S
                                                          Skenderbegasi

                                                          Njeri me paturpesi poshteruse, ku enderimet i bredhin azat, me gerveret dhe cmiren e pafund, mjeran me pamje pisanjosi, nje njeri qe ka bere ç'do lloj felliqesire, dallkauke e allishverexhi, me krenari hakmarse, e nje sjellje kumarxhiu cipelasuri, ky ulok nopran saberhanis ne nje interviste te çkurdisur idiote, duke nxjere ligesine e shpirtit te fshehur ne skuta, e kerkon te fuse koken ku s'ja nxe vrima, bene si pene e shkathet, ndersa eshte nje shkaravites i pacipe, ne nje shkrim me derdellellisje te mbushura me dokrra, e i duket vetja si njeriu qe qendron mal ne te moralshmen e te virtyteshmen, ky bubuzhel i neveritshem te ndjelll krupen ne kete interviste te stisur. Deshtak, zanatet e artit nuk i hapin aq lehte krahet e perqafimit, thumbi helmus i disfates ne fushen e krijimtarise eshte teper afatgjate e do ta vuash. Se ne politik e ndrite squllameno me Libran. E vodhe partine deri tek qiraja e selise se partise.

                                                          1. L
                                                            Lek Makenda

                                                            Bravo Mero! Një pamflet për cinizmin narcist te krijesave laboratorike kur "ecin vetë".

                                                            1. T
                                                              Te fala nga Fredi

                                                              Ky byth qiri i gjyshit,nje kurve burre,qe e stimuluan emra te kohes,me pozite dhe lek,e përdornin si lecke,sa ne nje moment nje biznesmen me emër,qe e kishte paguar,kur ishte min.iPV,e pat raf me shpulla brenda ne zyre,dhe ky pederast,nuk e shihte as ne sy,po ashtu leket qe merte per emrimet ne detyre,ne cdo sektor,po me teper ne shërbimin Zjarr Fikes

                                                              1. Tuti

                                                                Hajduti pasurohet nga hajdutëlliqet edhe Plera pasurohet nga Plehrat është e njëjta gjë

                                                                1. D
                                                                  D.Didani

                                                                  Te lumte o Mero Baze! TE LUMTE 1Milion here! Nxorre dufin tim,nxorre aq bukur sa ska ku te shkoje neverine time,mllefin tim ,zemrimin tim,per pacavuren qe kishte shkruar PLEHU I PLEHRAVE Ben Blushi per Ismail Kadarene! Ishte nje shkrim,qe ndofta nuk ka asgje te vertete si nje kllapi e BEN BLUSH MASKARAIT, Si nje traskriptim i shtremberuar i nje bisede ordinere,me nje perpjekje langaraqi ,per tew ulur vlerat e Kadarese! Ndofta Kadareja eshte ne fund te jetes,eshte si nje DIELL qe po shkon te flere,por qe do lind cdo mengjez dhe cdo dite per te ndricuar mendjen e njerzeve me veprat qe shkroi kur ishte ne zenit!!!! Ja thote plehra BEN,nuk ndricon fare,eshte si nata,bile nuk ka ndricuar kurre dhe une mund t"jua provoje! Ptfuuuuu! or I LIG!!!Mashtrus,i bere kurth,u hoqe si mik,or armik! Si mik ai mund te te kete thene batuda me bezdi dhe ti i hodhe ne leter sic deshe! TURP!!!!

                                                                  1. r
                                                                    retourn of the saint

                                                                    Mero me kete artikull na ke plotesuar te gjitheve, vetem qe i ke ngritur ne grade keta dordolecet nuk jane medioker se médiokriteti supozon shkalle mesatare mendimi, réflektimi etj keta jane nen ketij nivela. Te pershendes

                                                                    1. Z
                                                                      Zani Burimi

                                                                      Po pse, more Mero, e botove ate shkrim te Ben Bilushit? Pse na e botove ate shkrim mizerje apo per te bere kete pergjigjen e sotme? Me vjen keq, sepse nuk e prisnim nga ju qe te brockulliste ne ate fare feje Ben Blushi!

                                                                      1. T
                                                                        Traktori me zinxhira

                                                                        Me ne fund doli nje qe thote te verteten per legenin Ben Blushi.Me nje fjale ai eshte pusht.

                                                                        1. M
                                                                          Mos e lexofte Mero kete koment, se do qeshe Mero m

                                                                          eshte loje, per ti dhene rendesi benit. ne fakt, as alda bardhyli nuk eshte dashnorja e ben blushit, sepsepse beni eshte tip thuthuqi, intelektuali i perkedhelur. nuk eshte rebel, si Koci Xoxe, bie fjala....hahahaha Mediu jam, Medi Belortaja, i vertete, Mero. Respekte!

                                                                        2. M
                                                                          Medi Beu Belortaja

                                                                          Mero vella, eshte loje, njihemi bashke kemi pi kafe disa ere. gezohem qe Alma, zonje grua me karakter dhe djemte e tu te mire, mire. Nuk mund te ndodhte ndryshe njerezit te medhenj mbeten dhe une i dua shume, ndonese pa pershendetje te shpeshta. Respekte pa fund!

                                                                          1. M
                                                                            Medi Beu Belortaja

                                                                            *disa here

                                                                            1. L
                                                                              Laura

                                                                              Bravo Mero Baze, Mjeshter i Madh i Gazetarise Demokratike Shqiptare!

                                                                              1. M
                                                                                M'hill Lèpusha

                                                                                Ky tipi Ben Bilushi nuk ka ngjallor asnjèherè interes sa herè qè passatempot e tijè dalin nè gazetè. Mè sè pari natyrisht, lexova shkrimin e Meros dhe kurrioziteti mè shtyu tè hedh njè sy atè qè ai tipi Bilushi nè vènd qè tè krenohet me atè pjesè tè kohès sè tijè fatlume tè ulej nè njè tryezè me KADARE-nè, na shkruan gjèra qè tè ngjallin vetèm bezdi.....Faleminderit Mero Baze pèr shkrimin tuaj tè vlerè! Duke mbrojtur Kadarenè nè moshèn e tijè tè tretè, ke mbrojtur njerèzoren, ke mbrojtur gjuhèn shqipe qè askush si AI nuk e lèvroi, pasuroi aq shumè! Nuk do tè trishtohemi pèr tè ardhmen e gjuhès tonè tè bukur tè dlirè tè lehtè e tè lashtè. Ajo do tè rojè e lulèzojè ndèr shekuj!

                                                                                1. Q
                                                                                  Qytetari Tiranes

                                                                                  Mero je i forte fare! Kur te kap ai delli i inatit dhe padrejtesise, ti te fik fare, te eleminon komplet! I madh Mero!

                                                                                  1. A
                                                                                    Ani Vilms

                                                                                    Ben Blushi Faleminderit! Ky milet nuk eshte në atë nivel, të kuptojë degradimin e qënies njerëzore si proces i jetës. E vërteta, ama, është që Ismaili i tillë ka qënë jetë e mot, por i kamuflonte me famën. Ajo llaçka e bija, nje zerro pa ASNJË meritë bën mirë ta nxjerri më shpesh babin në ajër të pastër.

                                                                                    1. S
                                                                                      Shoku Meros

                                                                                      Po pse e ke leshuar gojen kaq keq o Mere!!! Pse i puth bythen kadareve o lumadh? Ke pak burrerri o balone tabake? Po ti vetë më ke thene sa pende të fortë ka Blushi o rrenacak! Hajde shok hajde! Ik mçifu se na fëlliqe grupin.

                                                                                      1. S
                                                                                        Shoku i Blushit

                                                                                        Blushi ka pende te rende se e lyen me zift!

                                                                                      2. J
                                                                                        Janulla

                                                                                        Mero ngaterron karakterin e Blushit me talentin … sa per karakter, Ismaili “ia merr ne kthese” Blushit… eshte superkampion maskaralleku e ligesie. A ia pakeson kjo talentin si shkrimtar? Absolutisht jo. E atehere pse duhet te jete ndryshe per Blushin? Biseda e Blushit me Ismailin dhe kujdestaren e tij ishte vertete unikale… e kam shijuar si nje veper arti…Ismaili me demence… me ne fund, nje Ismail i vertete… Te verteten nuk e pertypin dot shqiptaret… Te lumte, Ben

                                                                                        1. J
                                                                                          Janulla kurve

                                                                                          Janulla si kurve dhe spiune e sigurimit, donte krushqi me Kadarene; po s'ja mbrriti. Me vjen keq per Renaton se ishte i manipuluar nga e ema dhe kete gje e vuan edhe sot, por kurves Janulle, sigurimi i Nexhmijes dhe Ramizit i kishte dhene detyre te posaçme. Dhe kurva Janulle e sakrifikoi familjen

                                                                                        2. B
                                                                                          Beni exen vete ne enderr

                                                                                          Ben Blushi e beri ne breke.

                                                                                          1. M
                                                                                            Mero nje here ne vit eshte per cmim Nobel!

                                                                                            Bravo Mero! Me ne fund harrove cdo gje dhe u ktheve ne gazetar. Gjynah qe nuk ka te tille artikuj cdo dite. Atehere njerezit do te ktheheshin tek gazeta! Po mbase me mire se do te behej lufte civile e gazeta do te digjej nga PD et PS. Mero Baze! Chapeau!

                                                                                            Lini një Përgjigje