Pse Berisha po e degradon “kauzën Charles McGonigal”? 

30 Janar 2023, 20:19Editorial Mero Baze

Skandali që ka shkaktuar në SHBA historia e Charles McGonigal, ish- zyrtarit të lartë të FBI, po vazhdon të ndiqet me vëmendje nga shtypi amerikan për shkak të peshës që ka infiltrimi rus në institucionet amerikane, por dhe për mundësinë e përfshirjes së tij në një konflikt interesi dhe të ardhura të padeklaruara nga Shqipëria.

Natyrisht që interesi kryesor i opinionit publik në SHBA mbetet infiltrimi i mundshëm rus, por dhe historia me Shqipërinë ka një llojë peshe përsa i takon konfliktit të interesit dhe mos deklarimit të të ardhurave.

Akoma më shumë kjo çështje ka peshë politike në Shqipëri. Së paku Lulzim Basha u ndje i lehtësuar që ka pasur një vëmendje për ta përndjekur atë, për shkak të skandalit me financimet ruse.

Kryeministri Edi Rama po ashtu nuk është se ndjehet i lumtur kur perceptohet se ai i ka bërë ndere një kompanie nafte për shkak të një lobisti amerikan, dhe i ka krijuar atij mundësi ndoshta të shpërblehet prej tyre.

Edhe pse ai nuk ka një telash ligjor në këtë histori, e ka një problem me perceptimin e publikut si një dallaver shqiptar. Dhe këtë, opozita është në drejtën e saj ta për përdorur.

Por ajo që bie në sy në gjithë këtë histori është zelli i Sali Berishës për ta degraduar këtë fat që i ra nga qielli opozitës. Në fillim e stërmadhoi sa gati dukej sikur Putini i kishte dhënë para Charles McGonigal për të ndëshkuar Sali Berishën në Shqipëri.

Pasi doli që Berisha nuk figuronte askund në asnjë histori lobimi kundër tij nga Edi Rama, e vazhdoi fantazinë me arrestimin e mundshëm të Edi Ramës, pastaj me rrëmbim në një ishull.

Nuk ndali këtu, po ju turr ambasadores Yuri Kim se ka ngrënë dreka e darka me Charles McGonigal dhe Edi Ramën dhe duhet të hetohet nga FBI, ndërkohë që ambasadorja ka ardhur në Shqipëri më 2020, ndërsa Charles McGonigal ka qenë për herë të fundit më 2018.

Akoma më shumë nuk i del e keqja me Lulzim Bashën, që edhe pse del i persekutuar nga kjo dosje, nuk reagon, por hesht. Të gjitha këto së bashku duket se e kanë mërzitur më shumë se sa ta gëzonin, dhe e kanë çmendur më shumë se sa ta qetësonin, ndaj po e degradon gjithë këtë çështje në meme dhe barsoleta. 

Arsyeja është se kjo histori, e cila nuk është pozitive për qeverinë dhe kryeministrin Rama, për të është një dramë e dhimbshme, pasi përveçse nuk rezulton të jetë i përndjekur nga Rama, nuk ka kë mbron në këtë histori. 

Të mbrojë Lulzim Bashën, i bien gjithë shpifjet që ka thënë për të prej një viti e gjysmë, për paratë ruse dhe bashkëpunimin me Edi Ramën.

Skandali dëshmon se Edi Rama e ka trajtuar atë si kundërshtar serioz dhe është investuar ta hetojë çështjen e parave ruse. Siç do bënte çdo kundërshtar.

Të mbrojë SHBA nuk i ka lezet, se e ka shpallur ”non grata” familjarisht, duke ja stampuar në ballë atij, gruas, vajzës, dhe djalit vulën e hajdutit shqiptar. Dhe bën sikur i kërkon llogari SHBA-së, pse nuk zgjeron hetimet, duke i treguar një listë dëshirash që ai ka për jetën që i ka mbetur.

Të mbroj Ambasadën, që në atë kohë nuk rezulton të ketë shoqëruar Charles McGonigal në takime, nuk e bën dot, dhe shpik të kundërtën, sikur Yuri Kim e ka shoqëruar në takime, edhe pse ka ardhur dy vite më vonë në Shqipëri e ndoshta se njeh fare këtë ish- zyrtar.

Dhe për ironi të fatit, të vetmin që mbron me gjithë këtë sjellje është Edi Rama, i cili argëtohet me përrallat e tij për rrëmbim në një ishull dhe marrje në pyetje, duke gjerbur kafen e parë pas gripit të keq që kaloi, e që duket se e ka marrë veten, jo vetëm edhe prej “penicilinës” të “engjëllit mbrojtës, Sali Berisha.

16 Komente

  1. B
    Bozhigradi

    Ec aty o Mero. Perseri per Ju : "Fajin e ka Berisha!" Se beni keshtu juve, ndaj e katandiset Shqipen ne ate derexhe. Maskarallek o Mero!

    1. S
      Sefë Kuliçaj

      Penicilinë Oleoze - i thoshim dikur - që të digjte e përcëllonte keq bythën, por të shpëtonte kokën……..kështu mund të përkufizohet edhe më mirë Sali Bej Berisha, mbasi i përkon edhe me pseudonimin “Penicilina” që ka patur si bashkepunetor i sigurimit të shtetit që ja pat vënë, punetori operativ Ali Anadolli…..

      1. k
        k

        Edhe kauza më e shenjtë që ekziston,me ndërhyrjen e non gratës,humbet çdo vlerë.

        1. S
          SPAK

          O Bozhigradi! Nuk eshte se fajin e ka Saliu! Fajin e kane njerez provinciale injorante si ty,qe i jeni ngjitur Saliut si "muti pas kepuces"! Urime!

          1. D
            Dakord

            Bozhigradi fute ne koke njehere e mire se pa vdekur vrasesi dhe hajduti i shqiptareve krimineli me i madh i te gjitha koherave te ketij vendi Sali Antinjeriu, shumica derrmuese e shqiptareve do vazhdojne te votojne partine socialiste. Pike.

            1. S
              Shpenka pe Korçe.

              Juve të Beograd ,Bozhigrad e gradave të tjerë , asnjë herë nuk ju kanë pëlqyer komentet e bëra pe Meros . Helbete , mbroni gradat e Sali Karaxhiçit e ai , ju mbron e ju paguan ju për bukën e gojës . Jeni qorrepsur e nuk shikoni pe syve , se si jeni katandisur në sytë e opinionit te shëndoshë e të pa indoktrinuar nga politika .

            2. b
              bert

              Z.Baze nuk eshte se nga kjo histori Rama duket sikur i ka bere nder kompanise se naftes se Dizdarit.Ai i ka bere nder asaj kompanie. Pastaj Dizdari ja kaloi pronesine e fushes se naftes kompanise serbe qe eshte ne pronesi te Gazpromit rus. Keto jane fakte. Ruset jane pronar te fushes se naftes ne Visoke https://russiabusinesstoday.com/energy/russian-serbian-company-wins-right-to-exploit-albanian-oil/

              1. B
                Biku

                Po pse more Mero ke rene kaq poshte.Opozita kete pune ka,pvarsisht se Berisha eshte nje plehre.Po ti me kete qe po ben duke buke bere te zezen te bardhe vetem tregon se je nje vegel e Rames dhe po I ve vetes nje damke te zeze.Kete bere dhe kur ishte Saliu na e beje Skanderbe dhe kur vriste ne 97ten.Shpresoj te trgosh pak karakter se turpi eshte I yti.

                1. P
                  Patrioti cam i M...Bazes

                  Berisha po e degradoka ate "Kauze McGonigal??? Ahahahaha...zelli i madh per tu bere avokati mbrojtes i tere zullumeve te ketij Edi Rames po te ben qesharak perdite e me teper more Mero-ziu! Ate goxha-Shef ne FBI-ne e Simbolit Demokracise Boterore e ka degjeneruar nje cope Malok si Agron Neza qe...na i jepka "Borxh" 225 000 Dollare (!!) Qe e merrin per veshesh ate goxha-Shef FBI-je dhe e sjellin ne Tropoje bashke me Damian Gjiknurin per ti dhene ate "MIRENJOHJEN E TROPOJES" e per ta permbyllur pastaj nje takim me Edi Ramen ne Tirane! Ja pra, keto jane DEGJENERIMET qe ju bene atij Shefit te asaj FBI se per dreq, ai Agron Neza thote me plot goje qe e ka dhe "Mik te ngushte" pasi e ka degjeneruar ne emer te nje pushteti degjenerate Rama. Tung o Mero, zoti te dhente force te perballosh siklete te tjera te ketij Bataku-Rama.

                  1. M
                    Mendimi im

                    Te kritikosh Ramen, eshte shume e lehte se po punon dhe ne pune ka gabime dhe faje, por te mbrosh Sali Berishen do te thote se keta njerez nuk e kane fare koken mbi supe por ne byth dhe bota e tyre ka marre fund si gjallesa humane. A ka alternative tjeter qeverisese Shqiperia? Kete duhet te diskutojne dhe kerkojne shqiptaret qe e duan veten dhe Shqiprine. Nuk ka dhe kjo eshte katastrofe ne kete sistem. Te mbeshtetesh tek nje kriminel, hajdute, tradhetar, genjeshtar, intrigante qe na ka shkaterruar dhe detyruar te leme toke nene e babe, fare e fis, do te thote se je bashkepuntor ne veprimet e tij. Ketu stop! Shqiptaret e mençur duhet te gjejne alternativen opozitare per te kthter shpresen dhe duhet fshire nje here e pergjithmone kerma Sali .

                    1. S
                      SPAK

                      Lufta mes shqiptareve qe mbolli Saliu nuk duhet te dale mbi respektin per njeri tjetrin! Flisni per problemet qe ka Shqiperia jo per mendimet qe ka dikush tjeter qe nuk mendon si ty! Dhe ky quhet berishizem qe duhet zhdukur! Por injoranca nuk na lejon!

                      1. M
                        Mendim i sakte

                        Mendimi jot e ke percaktuar ne menyre te persosur Ramen:Te mbeshtetesh tek nje kriminel, hajdut, tradhetar, genjeshtar, intrigant qe na ka shkaterruar dhe detyruar te leme toke nene e babe, fare e fis, do te thote se je bashkepuntor ne veprimet e tij.

                        1. m
                          meshirojeni ushtarucin Mero

                          Eh si do te sokellinte Mero Bazeja keto kohe sikur ate Charles te FBI ta kishte pritur Sali Berisha ne Tirane, ta kishte shoqeruar per dekorim Mul Noka atje ne Tropoje e ti kishte dhene ato Dollare borxh ai vlonjati Agron Shehaj ne vend te atij tropojanit Agron Neza! Por meqe ate Charlesin e FBI te llangosur me oligarke ruse te Putinit e kane mik te ngushte tek stani Edvinit...atehere Mero Bezese nuk i mbetet tjater vecse te kuise ca ashtu nen tavoline akoma me Sali neper goje.

                          1. A
                            Arturi

                            Ushtaruc, Sali mortjen nuk e prekin as me nje shkop 5 metra te gjate e jo me ta takojne, se te jete per Saliun i blen te gjithe. Shko e pyet Mulin, Bacin, Bumcin, Topallin, Vokshin, Kerricin.

                          2. Z
                            Zot fal Perbindeshin !

                            Ore Mero ?! Bisha ka degraduar gjithçka te mire qe kishim. Mjere ky popull. E mertuam Perbindeshinn sr ashtu jemi ne si popull.

                            1. A
                              Albania

                              E thene kaq bukur sa nuk ke cfare ri shtosh asgje tjeter plehrat pelhra mbeten cfardo qe te shnderrohen emertimin nuk e humbasin

                              Lini një Përgjigje