Një fushatë hakmarrëse ndaj “SHBA së korruptuar”, nga “non gratat” shqiptare 

3 Shkurt 2023, 18:05Editorial Mero Baze

Stuhia në gotë e krijuar nga nisja e një hetimi në SHBA ndaj një ish- zyrtari të lartë të FBI, po kthehet me gjakftohtësi nga liderë politikë të distancuar nga SHBA në Tiranë, në një fushatë hakmarrëse ndaj SHBA, për të krijuar perceptimin e një “Amerike të korruptuar”, që ka marrë më qafë liderët e “ndershëm” në Tiranë.

Gjithë aksioni opozitar i Sali Berishës dhe Ilir Metës, po përdor sulmet ndaj Edi Ramës jo për të dëmtuar aq shumë Edi Ramën, se sa për t’u mbushur mendjen të vetëve se kanë përballë një armik të korruptuar si SHBA.

Dhe ka një fushatë të strukturuar për këtë objektiv.

Sapo doli lajmi mbi hetimin e ish- zyrtarit të FBI, e para që nxitoi të thoshte Berisha, ishte se Edi Rama ka paguar FBI të nxjerrë Berishën “non grata”.

Pasi nuk doli asnjë fakt, por vetëm një shenjë interesi për paratë ruse të deklaruara në emër të PD, atëherë u konsiderua se Rama kishte paguar FBI të përçante PD me paratë ruse.

Pasi u provua që hetimin për paratë ruse nuk e ka nisur Rama, por vetë SHBA qysh më 2017, sapo u bënë deklarata financiare e Nick Muzin, botuar më pas nga BIRN, dhe Rama pranoi publikisht se nëse do të kishte fakte padyshim që do t'ia jepte FBI, u kalua sot në një fazë më të avancuar.

Ilir Meta tha sot se të gjithë personat “non grata” në Shqipëri i ka bërë Edi Rama për biznes financiar, pra për t’u marrë lekë si sekser i Biden, Blinken, CIA, FBI etj.

Pra nëse për një moment përdorim logjikën, i bie që Rama ka korruptuar sekretarin Blinken dhe presidentin Biden, për të prodhuar urdhra ekzekutiv për të futur në listat e Departamentit të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit gjithë personat e sanksionuara nga Shqipëria.

Kjo kënaq dyfish Berishën dhe Metën.

E para, pasi u “provon” shqiptarëve se SHBA është e korruptuar dhe Edi Rama ka blerë gjithë SHBA, me FBI, CIA, Departament Shteti e Shtëpi të Bardhë, ndaj çdo gjë që thotë SHBA kundër Berishës dhe Metës është e Ramës.

Dhe e dyta, shpresojnë se këta personat e sanksionuar në Shqipëri do besojnë Berishën dhe Metën për këtë çështje dhe në këto zgjedhjet që janë para do bëhen aleatë me ta, për të qenë në një front.

Pra nga një anë kërkojnë të mbrojnë SHBA nga Edi Rama, nga ana tjetër kërkojnë të forcojnë aleancën e tyre me ”viktimat” e SHBA.

Meqë debati me ish- zyrtarin e FBI u mbeti në dorë, pasi përveçse nuk ka akuzë për Edi Ramën apo Shqipërinë, nuk ka akuzë për korrupsion as për ish- zyrtarin në lidhje me Shqipërinë, tani po përpiqen të paraqesin një SHBA tërësisht të korruptuar, që u ka rënë më qafë politikanëve të sanksionuar në Shqipëri, për shkak të Edi Ramës. 

Dhe sipas logjikës së tyre, tani Edi Rama duhet të iki se ka korruptuar SHBA dhe armiqtë e SHBA duhet të vijnë në pushtet që të shpëtojnë imazhin e SHBA... 

Tek Klinika nr. 5 i kanë të sigurta të gjitha votat!

33 Komente

  1. A
    Alb

    ????????????????????

    1. b
      ben.

      Ore dakord Po hajdi mbushi mendien tom doshit, aqif rakipit, vangjush dakos e te tjereve qe nuk ka tallur trapin ed rama me ta. Po te ishin delenxhinj rilindjeje edhe mbase e besonin meron, po nuk jane, jane bandite per vete, dhe nuk do e kete kollaj edhe me keta lideri global. Ps: thone , se edhe ter kokes ja ka zhytur lideri global, thone gojet e liga, qe mendojne qe rama edhe linden e shet per bythe te vete. Thone deri sa te provohet te shofim.

    2. L
      Lanabregasirr

      Sakt Z. Mero, vetem te asaj klinike mund tu besojne Saliut e Metes. Ne 14 Maj do ta marrin te plote pergjigjen e Shqipetareve. A

      1. r
        realist

        Mero , je madheshtor , nuk kam c'te them tjeter .

        1. D
          Dani

          Një shkrim shum me vend... Por unë them se Ed Rame Turke hajdut Erdogani, nuke ndryshone fare nga Meta dhe Berisha, për sa i perket korrupsjoni, keq qeverisjes, dhe lidhjet e tija të gushta dhe të dyshimta me diktator, kriminel dhe hajdute si përshembull Erdogani.. Por ështe shume vertet, që duhesh të jesh komplet I qmendur që tuj besoshe, çofte edhe një gjysem llafi Sali Berisha dhe ilir Metes.. Se pse Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Rama jane hajdute, islamike dhe njerze të lidhur me krimin dhe Korrupsjoni..

          1. M
            Mjeku

            Sa plasi ky McGonigal-Gate atje ne Amerike, ky Edi Rama na u semur rende fare e nuk po e merr vehten. Per ta zevendesuar ne Parlament ka emeruar ate Spirop...in, kurse ne Media ka nxjerre Linda Basha-Ramen...per cudi edhe Yuri Kim aq e zellshme e mediatike ka prere goje...ne solidaritet me Ramen mbase.

            1. B
              Bubuzhel Berati i mare me qera ....

              Mero te degjosh nje femije français 5÷6 vjeç kur intervistohet ne nje tv mahnitesh jo se kane ( HPI haut performance intelectual ) me te zhvilluar se shqiptaret por kultura e mare ne familje bene diference Nuk eshte faji i non grates e as i spiunit I.M por i kultures qe shqiptaret posedojne . Si ka mundesi qe mbidhen gazetaret per te degjuar ne conférence per shtype Sali Berrishen nuk e njohin ? nuk njohin bemat e tije ? nuk e kuptojne qe ky eshte i semure psiqike ? Mos valle kane mémoire e peshkut si ka mundesi ky persone qe prodhoje tragjedine e 1997 nuk eshte large prodhoje 21 Janari ka vetem nje décade ,Grusht shteti 1998 , photo ne Drilon me femijet e diktatorit te qeni secrétaire partie ,servitore i bllokmenit byroistit Kapo si ka mundesi qe nuk e injorojne si ka mundesi a kane familje keta pseudo gazetare keta pseudo analiste ky eshte kanceri vendit metastazat e tije do shtrihen deri tek ata a kane ndergjegje qytetare ? u dogje gazeta koha jone u masakrua Mero Baze u défiguré publicisti Edi Rama . Ndaje jemi ne qe i krijojme diktatoret e keqja jone jemi vet ne ta fillojme nga vetja te ndergjegjsohemi .Edi Rama eshte lumière , Sali Berrisha eshte le tache noire si ka mundesi qe shqiptaret shkojne mbas eresires nga vjene kjo deshire per te keqen .....

              1. L
                Luli

                Akoma ti me SPIUNI I.M ? Po paske mbet prapa ti shoku. U kry ma puna e spiunllekut qe SHOKOI linditen ne mesnate sa desh mblodhi parlamentin . Sishte gje ajo pune ! U shfry tollumbacja.

                1. a
                  adashi

                  Sa merak e paske Liken por duket qe ta paska shtuar racionin e sufllaqes

                  1. L
                    Luli vocerr

                    Luli shume i zgjuar je po midis gonarit dhe ju une mendoje qe gomari eshte me intelegjent nese Shqiperia nuk do kishte bajga si ty do kishte evuluar megjithate e fitove sufllaqen shkovte partia e spiunit I.M dhe haje mos harro per neser se te duhet cdo dite nje sufllaqe

                2. L
                  Luani

                  Mbyllja super .. !!

                  1. P
                    PRoShi

                    Tani të mendosh që Saliu ka fansa dhe një shpurë politikanësh e gazetarë që për nga niveli mund të mos jenë mediokër , por interesazhinj e sharlatanë që veprojnë për interes të tyre. Pra duan kohën e artë për të vjedhur e grabitur, duan antishtetin dhe kryeministrin e kanë më të sprovuar se kurrë . Por koha e tyre ka përfunduar. Kjo është e sigurtë.

                    1. A
                      Alfred

                      Se cfare qendrimi mban ti z.Baze per kesi ceshtjesh, dihet "qe pa gdhire". Na thuaj, te kam rixha, perse nuk po ciceron znj.Kim?!. Si ka pllakosur heshtje varri me amb.amerikane? Behet fjale per nje shtetas amerikan. Dhe jo shtetas dosido,por punonjes I FBI! Dhe jo punonjes dosido I FBI, por eksponent I larte !!!....Ehh, qyfyre pa fund ne kete vend!!!...

                      1. S
                        Sazani

                        O Fredi , po ç’pune ka znj. Kim se nje funksionar shteti amerikan eshte nen akuze ? Bile qendrimi i heshtur i saj eshte shume domethenes edhe per ne , pa folur gjykata nuk ka pse flet mileti . Ne i bejme te gjitha : hetuesin , prokurorin dhe gjykatesin .

                      2. K
                        Klinika 5

                        As Ata te Klinikes nr. 5 nuk i votojne biles ata do bejne proteste e do thone ‘pse na mbani ne ketu kur ka dhe me keq se ne’ Do u lirojne vendin Haha

                        1. C
                          Coli

                          Te lumte dora dhe mendja Mero

                          1. S
                            Sara

                            Zhurma që bëjnë tani është për tu mbushur mendjen përkrahësve të tyre që e kanë shpallur gabim non grata, pasi i ka korruptuar Edi Rama. Ky ja rrit vlerat Edi Ramës me këtë lloj loje që ndjek, e nxjerr sikur është lider botëror dhe jo një kryeministër i një shteti as 3 milionë banorë.

                            1. q
                              qin

                              61 bashki do udhehiqen nga PS dhe Rama pas 14 majit ,ndersa nongratat shqupase te shpallur nga bota demokratike anglosaksone do marrin hajdarmalluten.Anal istat qe lepijne @ythen e saliut do zhgenjehen perseri nga humbja qe do vije prej 1 milion shuplakave qe votojne PS dhe Ramen.

                              1. T
                                Tani

                                Lot beji me lek shkrimet te ti blejme hahahaha i modh

                                1. D
                                  DP

                                  Edhe 1% te jete e vertete se ketu eshte formesuar anti-amerikanizmi, interesat tona kombetare jane ne rrezik. Te ne nuk kane kurrfare efekti veç inflacionit te budallalleqeve, por ne Kosove frymezojne toksinat pseudosovraniste qe po shkaktojne deme te pariparueshme.

                                  1. I
                                    I indinjuari.

                                    O Dano meso shqip ,pastaj del dhe shkruaj ndonje fjale po e dite.

                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Flasin broçkulla për t'i rilexuar në ndonjë gazetë amerikane, për trushplarët që i besojnë!

                                      1. K
                                        Kapter Ramiu

                                        Mero me kete shkrim ke rene ne nivelin e Frrok Çupit.

                                        1. S
                                          Sula

                                          Nuk e besoj më Sali Berishen per ato qe thote pasi po i vesh Edi Ramës vlera dhe aftesi te jashtezakonshme ne rang boteror. Ose, po qe se me duhet te vazhdoj ta besoj akoma, më duhet te besoj dhe votoj Edi Ramen per vleresimin e jashtezakonshem qe i behet dhe nga kundershtari me i eger !

                                          1. D
                                            Drejtesia

                                            Je i madh Mero,..te klinika nr5 i kane votat....egzakt! Jane kufoma qe ecin ne tymnaje,nuk dine se ku te futen dhe ky eshte fundi me tragjik se burgu,ti besh qe te vijne rrotull dhe te behesh gazi i botes! Erdhi fundi qe pritej,kot nuk thone qe kapet lepuri me qerre! Komplimenti Ju dhe Bollino jeni cift i persosur profesionalisht,shyqyr qe ju kemi,pacit jeten e gjate dhe suksese!

                                            1. c
                                              cup frroku

                                              O MERO PO FOL NJE HER E BUR PER SKANDALIN E KOK MINISTRIT QE PO PERVELON CDO GJA BANU NJEHER BURR E MOS RRI BUR SE NUK TA KA SHPIRTIN NE DOR KOK MINISTRI PO VETEM ZOTI TA KA NE DOR FOL NJEHER TE VETME TE PAKTEN SI DUHET

                                              1. C
                                                Celi Jug

                                                Mero cdo gje ka nje limit, ti ke te drejte si per Berishen apo Meten, por prape nese nuk arin te thuash te verteten per Rilindjen atehere sje gazetar, je thjesht nje i shitur te Rilindja . Lajmi i dites nuk eshte Berish dhe Meta lajmi dites eshte Rama dhe gjithe sorollopi hajdut i Rilindjes

                                                1. G
                                                  Gezimi

                                                  Celi, ki parasysh qe Mero nuk eshte i shitur tek Rilindja, por i vetofruar atje te Rilindja "me parametra Zero" (si ato futbollistet qe u mbaro kontrata) pasi Mero vetem nje gje di te beje ne gazetari, ate Antiopozitarin ne sherbim te Pushtetit rradhes.

                                                2. K
                                                  Kush janë këta joNonGratat Mero?

                                                  https://pamfleti.net/gysi-famshem-i-bablokut-emerohet-zv-drejtor-i-doganave-feste-per-trafikantet-tmerr-per-bizneset/

                                                  1. s
                                                    shqiptar tirone

                                                    Zotni Baze, Mos u mundo te na mbushesh mendjen me keto qe shkruan. Ne i "besojme" me shume Rudinkes se Hajdareve qe thote se eshte Edi Rama qe i ben keto gjera. Per dreq ju shkoni dhe "i a fusni" vetes me artikullin qe keni botuar per Hajdarken e voçkel". Per kujtese shikoni kete pasazh te saj kur ballafaqohet me M. Zeken: "Duhet të na shqetësojë fakti që kryeministri i vendit ka përdorur postin e tij politik për të shfrytëzuar dhe dëmtuar opozitën. Kjo duhet hetuar plotësisht jo vetëm nga prokuroria amerikane që po e bën, por edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me ata amerikanë, për ta zbardhur tërësisht këto që kanë ndodhur, se kryeministri shqiptar ka shkelur ligjin. " Tani te lutem, na thuaj se a duhet te ju besojme juve apo Rudinken? Jo per gjo, por se ajo ka kanalet e saja ne USA dhe rraportet e FBI, CIA, etj. i shkojne me pare asaj ene Sales, e pastaj i shkojne presidentit Biden! O Zot, na ruaj nga kaqolat!

                                                    1. S
                                                      Sqarim

                                                      Amin o shqiptar tirone! Zoti na ruajte nga soji yt ( kaqol). Ko Koment perçart , pa asnje logjike apo lidhje.

                                                      1. s
                                                        shqiptar tirone

                                                        Per Sqarim, Kur nuk di te kuptosh ate qe shkruhet, me mire rri dhe ngrohu tek zjarri, sepse e shikoj qe niveli yt qenka ... . Megjithate, ky koment i yti me "thote" se çfare duan njerez si une qe shkruajne, kur raca e debilave dhe e atyre te paedukuarve sa po vjen e po shtohet per dite e me shume. Ne fillimet e viteve '90 ne Tirane doli nje shprehje: "Rane malet dhe u ngrejten halet!" Por, dyshoj se ke per ta kuptuar kete shprehje!?

                                                    2. R
                                                      Rrajt e t keqes!aKurr,e kuuurr mos harro se.kujt i

                                                      ..po kuuuuurrrr

                                                      Lini një Përgjigje