Keqpërdoruesit e Ibrahim Rugovës në Tiranë 

5 Shkurt 2023, 19:51Editorial Mero Baze


Rruga “4 Shkurti” ka qenë emri i rrugës nga Banka e Shqipërisë që vazhdon tek Ura e Lanës e pastaj përshkruan “bllokun deri tek Garda në krah të Universitetit.  

Më 2012 Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha e zëvendësoi këtë rrugë me emrin  “Ibrahim Rugova”, ndërkohë që ekzistonte dhe një rrugë tjetër Ibrahim Rugova afër Fakultetit të Ndërtimit. Ndryshimi i emrit ishte pa diskutim një gjest politik, që përpiqej të injoronte një rrugë që kishte të bënte me viktimat e luftës duke e zëvendësuar me një figurë të shndritshme të kombit shqiptar. 
Natyrisht që rruga që zgjodhi Lulzim Basha për ti vënë emrin “Ibrahim Rugova” ishte më prestigjioze, por duke zëvendësuar rrugën “4 Shkurti”, krijoi një debat kundër Kosovës, që e toksikon mjedisin shqiptar.  

“4 Shkurti” na sjell imazhin e Xhafer Devës, një kosovari bashkëpunëtorë të nazistëve që ka kryer një masakër në Tiranë dhe tjetri imazhin e një pacifisti të palëkundur perëndimor, që arriti të tjetërsoj fatin e çështjes shqiptare për shkak të vendimit që problemin e Kosovës ta zgjidhte si problem të standardeve të Perëndimit. Xhafer Deva ka qenë pa diskutim një shqiptar që mendonte se nazizmi do zgjidhte çështjen shqiptare, por ai ishte një iluzion që ra bashkë me Gjermaninë dhe Italinë fashiste. Ibrahim Rugova është një personalitet kombëtar pikërisht pse ka pasur fuqinë të zbuloj se çështjen shqiptare do ta zgjidhte beteja kundër një regjimi fashist si ai i Serbisë duke qenë aleatë me Perëndimin dhe standardet e shoqërive perëndimore bazuar në liritë dhe të drejtat njerëzore. 

Pra “4 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” nuk kanë asgjë të përbashkët përveç faktit që të dy këto emra rrugësh na sjellin imazhe të përmbysura për Kosovën në Tiranë.  
Erion Veliaj ka gjetur një zgjidhje “pragmatiste” siç e ka zakon, me shpresë se do ti kënaq të dy palët. Një të katërtën e kësaj rruge, atë nga Banka e Shqipërisë deri tek Shallvaret, rreth 100 metra , aty ku ka zanafillën masakra e 4 Shkurtit, e ka rikthyer në ”identitet”, duke e ndarë Ibrahim Rugovën nga kujtimi i Xhafer Devës me lumin e Lanës në mes. Kështu mendon se është në rregull me të dy palët, por në fakt këtu nuk ka dy palë.

Ka vetëm një palë që duan të injorohet “4 Shkurti” . 
Nuk është se ka bërë ndonjë gjest kundër Rugovës, pasi pak muaj më parë i ka dhënë pasaportën e Tiranës gjithë familjes Rugova. Por natyrisht që ata që shqetësohen pse po kthehet kujtimi i një masakre të luftës, nuk mohojnë dot autorët e masakrës e bëjnë sikur u dhimbset shkurtimi 100 metra i rrugës Irbahim Rugova. 

Në fakt debati është a duhet të ketë a jo një rrugë me emrin “4 Shkurti” në Tiranë. Nëse duhet të ketë, ajo nuk mund të jetë në ndonjë vend tjetër përveçse aty ku ka ndodhur masakra.  
Ibrahim Rugova i bën nder çdo rrugë në Tiranë, madje dhe një pjese të Bulevardit apo rrugëve më dinjitoze. Nuk kishte pse përdorej për të fshirë një histori të dhimbshme shqiptare.  
Por ai është keqpërdorur dy herë në këtë histori. Një herë kur u përdor për ta hequr fare emrin e 4 Shkurtit, dhe për ta mbuluar me shkëlqimin e tij, dhe tani që bëjnë sikur u dhimbset Ibrahim Rugova atyre që sa ishte gjallë nuk kanë folur me gojë . 
Mendoj se i vetmi gabim është që rruga “4 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” janë vazhdim i njëra tjetrës. Por nuk është ratsi i vetëm.Këtu Rruga “Hasan Prishtina” kryqëzohet me Bulevardin “Ahmet Zogu” dhe Rruga “Avni Rustemi” me atë Toptani. Kjo tregon se sa pak histori dhe sa shumë qoka ka me emrat e rrugëve në Tiranë. 

Ibrahim Rugova nuk ka asnjë lidhje me historinë e nazizmit. Ai do të mbetet udhëheqësi më properëndimor i botës shqiptare, i cili në qendër të kauzës së vet vendosi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kauza e tij është kauza më antinazifashiste në botën shqiptare, pasi me atë kauzë ai mundi dhe fashizmin serb.  

“4 shkurti” na kujton një pasojë nga nazizmi qoftë ky dhe nazizmi shqiptar ndërsa Ibrahim Rugova na kujton një triumfues mbi fashizmin serb.  
Përdorja e tij si mish për top, një herë për të injoruar një pasojë të nazizmit dhe një herë për të bërë sikur i dhimbset Ibrahim Rugova është keqpërdormi i rradhës nga ata që nuk patën kurrë respekt sa ishte gjallë dhe e luftuan po aq sa Milosheviçi dhe në të njëjtën kohë me të. Ndaj është mirë të heshti sidomos urrejtësi i tij i madh Sali Berisha . 
 
 

32 Komente

  1. T
    Taulant

    Kam lexuar shume per Xhafer Deven . Kohet e fundit zbulova qe ka punuar si profesor edhe ne Amerik ???? Ishte nje Shqiptar i madh. Fatkeqesisht triumfoi kolera e kuqe me serbet si Miladin Popovic e Dushan Mugosha qe mbollen faren komuniste ne Shqiperi krijuan Partin Komuniste Shqiptare.

    1. L
      Lani

      Edhe Gëbels ishte doktor shkencash por bota e njeh si ideologun e krimeve nazistevdhe bashkepërgjegjës të krimeve monstruoze naziste.

      1. B
        Budallai i fshatit

        Nuk ka qene kurre profesor o idiot se e kam lexuar kete idiotsi edhe ne vende te tjera. Ka qene nje cop injoranti paranjok dhe sadist. Ka punuar si pastrues dhe ne librari ne nje universitet. Nuk ka asnje shkrim te tij, asnje kumtese apo edhe ndonje fjalim te tij pas 45 as per Shqiperine dhe as per Kosoven. U ve ne sherbim te sherbimit grek dhe atij serb. Edhe vete ballistet dhe zogistet nuk e pranuan ne tavoline kur themeluan "Komitetin e Lirise" per te permbys Enverin pas 45 sepse e quanin kriminel. Pas 45 u vu ne sherbim te UDB-s kunder Kosoves. Nje qen nazist qe u kthye shpejt ne nje qen serb.

        1. M
          Mal Cori

          Xhaferr Deva bashkëpunoi me nazistët për të shpëtuar Kosovën nga serbët.......... Gjeneral Petain në Francë bashkëpunoi me nazistët, për të shpëtuar Parisin nga shkatërrimi............................ Xhaferr Deva, thuhet se ishte i shkolluar.................. Gjeneral Petain, ishte Hero i Kombit Francez sepse shpëtoi Francën në luftën e Parë botërore................ Xhaferr Deva u dënua me vdekje si bashkëpuntor i nazistëve.................................................................... Gjeneral Petain u dënua me vdekje si bashkëpuntor i nazistëve................

          1. A
            Axhim

            Nuk qëndron krahasimi realisht megjithëse ka ngjashmeri dhe afersi . Territoret shqipare po te ishin qenë në një shtet do te ishte identike .

          2. C
            Cika.

            Ketu nuk diskutohen aftesite profesionale. Diskutohet orientimi politik i Xh. Deves. Ky orientim ishte drejt fashizmit/nazizmit. Ketu mvaron diskutimi. Ose je me vlerat e qyteterim perendimor, ose je me Hitlerin dhe nazizmin. Gjykimi per Deven eshte nje konsekuence. Me kete rast kuptojme edhe orientimin tend politik.

            1. T
              Taulant

              Duhen pare rrethanat e kohes. Si mund te ishe me Churchillin kur ai i premtoi Titos Veriun e Shqiperis dhe Grekerve Jugun vetem qe ata ti bashkoheshin kampit anti nazist ne lufte. Shume popuj u bashkuan me Hitlerin ne lufte kunder pushtuesve. Kam parasysh vendet Baltike,Ukrainen,Rumanin qe luftonin kunder koleres Komuniste. Xhafer Deva duhet te zgjidhte terrorrin Serbo-Komunist apo ndihmen e shteteve qe luftonin ate terror. Ishte shume e thjeshte zgjedhja.

            2. b
              ben.

              E lexove studimin e fundit te gazeta Tema. Shqiperia eshte ne vendin e parafundit ne bote ( NE BOTE) per punen ose ndihmen ne komunitet. 1 studim i para ca koheve i bankes boterore( edhe ky i botuar te tema) thoshte se 60% e popullsise se shqiperise jane analfabete funksionale ( qe dmth nuk kuptojne ate qe lexojne) Pra kemi te bejme me 1 vend qe nuk arijne dot qe te bashkejetojne ne komunitet ,me pak se fiset me te prapambetura te afrikes. Ky eshte thelbi se pse ky vend i mbaruar mban ne pushtet per 50 vjet 1 moster si enver hoxha, dhe 1 moster tjeter si ed rama qe nga 1998, gati 25 vjet. Ne rastin e pare mire qe ra komunizmi ne bote se ne shqiperi mund te hanin fizikisht njeri tjetrin dhe akoma te bertisnin parti-enver. Dhe ne rastin e mostres tjeter po mos te ishte per ata ne amerike delenxhinjte do vazhdonin do bertisnin akoma edvin edvin dhe te beheshim vendi i pare ne bote qe femijet mos te therisnin me nene e babe po prindi 1 dhe prindi 2. Ca mund te presesh nga 1 popull i tille. I madhi Faik Konica e tha qarte ne fund mbasi u lodh gjithe jeten per shqiptaret. Shqiperi te kam dhjere si nuk te kuptova 1 here. Ne cdo vend te humbur te afrikes sot 1 njeri si ed rama do i kishte bere shoqeri ne burg saje qorit, nderkohe ka akoma media dhe delenxhinj qe e mbrojne. Meqe ra rasti fale rames si perfaqesues i ketij populli jemi rasti i pare ne historine e amerikes, qe 1 gjykate amerikane kerkon zyrtarisht hetim pergjim te 1 kryeminstri ne detyre. Me fal ,po ca diskutimi mund te behet per njerez te tille ,per 1 popull te tille????????

              1. s
                skelari

                Beno, analfabetët funksionalë dhe anarkinë antisociale e ke të mishëruar totalisht tek ai rrota e karit që ju përfaqëson të gjithëve ju - Sali Berisha. Nëse ka njeri që punoi me rendiment të lartë për të thelluar ato që ti kritikon, është ai, dhe ju që e konsideroni si njeri normal. Për mua kthesa e vërtetë e shqiptarëve drejt shoqërisë së emancipuar do të fillojë kur ai kafshë të vdesë, se nuk shoh asnjë mundësi që ju të hiqni dorë nga ajo frymë, për sa kohë ai ju frymëzon live, dhe mbyt çdo tendencë normaliteti njerëzor në të djathtën shqiptare. p.s. sapo filloi të shfaqet prapë shpesh në TV (se në prapavijë nuk ka pushuar së qeni) , filluan të pushtohen prapë trotuaret nga makina të parkuara, tregje, gardhe, lokale... mbase është koinçidencë...

                1. I
                  Injoranca që flet si dituria

                  Ti thuash mostër Enverit jam plotësisht dakord. Por ti thuash mostër Edi Ramës dhe të mos përmendësh Berishën do të thotë se njerëz si ty janë në fakt gjithë problemi ynë si komb. Berisha ka vrarë dhe ka vjedhur dhe e ka me çertifikatë. Çfarë ka bërë Rama ndonjë përqindje të ngjashme me Berishën?

                2. k
                  kete kisha une.

                  Taulant, ti je nje mut muti dhe nje armik i betuar i çeshtjes shqiptare,; kjo duket vazhdimisht ne komentet e tua. Megjithese ky shkrim i Meros ka shume ngjitje dhe zbritje qe ne fund jane mendimi i tij qe asnjehere nuk perfaqeson te vereteten, por ç'na duhet: ne duhet te kemi para, te hame e te pine, porno, krim dhe tradheti se keto na e perziejne jeten, pa emrat e rrugeve le ti vene si te duan. Psh le te ja çojne rruga e "Qenit te Saliut" apo rruga e "bythes Veliajt" , mjafton ne te orjentohemi e te mos ngaterrojme shtepine. Koha eshte kjo qe shohim, lexojme dhe degjojme. Mire do ishte te na mungonin ca shqisa! Ama ju qe merrni pjese ne tave, duhet dhe te pergjigjeni po ne ate tave me koken tuaj se ai vend nuk eshte vetem juaji.

                  1. L
                    Lasgushi

                    Cfarë ke lexuar ti more Taulant?!!! Ky mavria Deva,që përfundoi dhe ngordhi,ne qenefet e USA dhe historisë,ashtu si shumica hitleriane,bashku me "divizionin" Skënderbeu,kanë kryer masakra dhe turpe ndaj vëllezërve shqiptarë në Shqipëri e didomos në jugë të saj.Personalisht,më kanë arrestuar hequr zvarrë e torturua,deri ne burg,në rrugët e Korcës,gjyshen dhe hallën.Tamam si kriminelët e Miloshevicit dhe sërbët,ne Kosovë.Turpi i popullit shqiptar.Edhe ti mor produk i ndyrë i kësaj bande hienash,mer guximin,sot pas 82 vjetësh të ringrihesh kundër shqiptarëve.Bëj analizat e gjakut.Dhe do të zbulosh që ke preardhje dhe gen sllav,.Bile sllav Drashkovic.Se ndryshe do të vinte turp nga fëmijët e tu për këto që shkruan tek TEMA.

                  2. T
                    Taulanti ka nje moter

                    Haaa Taulant , Taulanta ooo Tao Tao c'lidhje ka komunizmi me bashkpuntorin e nazizmit o idiot nejse te tille gomere si ty na duhet per te tallur Gencin .Ka punuar thote Tao ne nje universitét po kush ka thene qe krimineli Xhafer Deva ka qene analfabet oooo Tao

                    1. S
                      Shkrimtari

                      Ambasadori gjerman ne Kosove vuri duart ne koke kur degjoi se idiotet ne Kosove donin te benin shtepine muze nje krimineli lufte si Xhafer Deva. Idiotet akuzonin ambasadorin qe nuk e njeh mire historine e vendit te tij kur ai doli hapur dhe ashper kunder kesaj ideje duke e quajtur Xhafer Deven kriminel lufte dhe bashkepunetore te nazismit.. Me te tille idioter kemi te bejme sot fatkeqsisht. Serbi e ka pasur te lehte mbi 100 vjet skllaveri mbi Kosoven per shkak te idioteve te dobishen si Xhafer Deva qe mendonte se do shpetonte Hitlerin qe fshihej ne buker me 1944 me 200 trima e tij te batalionit Skenderbeg.

                      1. P
                        Plaku nga Kosova

                        O Mero, Mos e the penden per pasardhesin e Ali Shukriut, do te diskreditohesh dhe do e kesh td veshtire per te dalur nga balta e gjalle. Ne vazhdim e ke nje fjali te Vuçiqit nga Kuvendini Serbise nga gazeta serbe Kurirr: Kurir per Rugoven, nje pjese... Ora 20.09 - Vučić o današnjem haosu u Skupštini: Stvarno vas ne razumem... (Vuçiqi per kaosin e sotem ne kuvend me te vertete nuk po e kuptoj.. ) Pjesa e poshtme e tekstit: Milisheviqi ka zhvilluar biseda te fshehta me Rugoven...une kam qene femije atehere......Rugova ishte ashtu keshtu, por nuk ishte i luftes pastaj ka ardhur Ollbeajti qe ta freskoj udheheqesine , pastaj ka ardhur Thaçi.... (- Milošević je tajno pregovarao sa Rugovom. Bio sam klinac i pitao sam se kome je to potrebno. Bio sam neznalica. Da bi ljudi razumeli, Rugova je bio ovakav i onakav, ali nije bio pristalica rata. A onda je došla Madlen Olbrajt da podmladi rukovodstvo, pa su došli Tači...) Rugoven, Millosheviqi me informacionet qe i mblodhi BIA serbe ne perendim per rrezikimin kinse te jetes se tij , e terhoqi tri dite pas mbarimit te luftes dhe e dergoi ne Itali...Forcat speciale serbe qe e ruanin ne shtepi e nxorren nga shtepia dhe e shoqeruan deri ne Beograd...me aeroplan e vazhdoi udhetimin per ne Itali...

                        1. S
                          Sali lusha

                          Taulan koqja paske studiua edhe per histori O mordja e shpellave

                          1. r
                            raul

                            Ishalla po kujtohet Erjon Veliaj dhe i vendos rruges ku banon Jorida Tabaku qe ishte shume e preokupuar, emrin e Xhaferr Deves dhe pastaj Jorida do jete natyrshem me e qete se cdo dite kur te shohe tabelen me emrin e vrasesit te 84 shqiptareve ne 4 shkurt 1944 do ti kujtohet dhe vrasesi i 4 qytetareve te pafajshem me 21 janar 2011 para deres se qeverise ne bulevard nga Hu Xhintao 80 vjecar i foltores, apo perbindeshi i vicidolit qe bashke me spiunin Agush askush kokeducja po punojne nate e dite per daten 11 shkurt kur fillon 'revolucioni' leninist nen komanden e ish shefit ushtarak te pds gjeneral brigade Shabon Tapia dhe nipit te tij neonazistit Aleksander Biberaj qe prej 4 muajsh ben thirje per permbysje me dhune te qeverise se dale nga vota popullore e mbi 1.1 milion shqiptareve.

                            1. M
                              Moza

                              Xh.Deva ishte një shqiptar i" madh " se vulosi vrasjen e 84 qytetarëve të thjeshtë të Tiranës duke i nxjerrë zvarr nga shtëpitë në mes të natës ,pa marë parasyshë çfar ishin,pleq apo djem të rinj .Xh. Deva ishte turpi i shqiptarisë= Salqen tradhëtarin dhe hajdutin më të madh ndër shqiptarët që prej krijimit të shtetit Shqiptar

                              1. S
                                Selvija e UÇK-s

                                Nuk e di a ini te vetdishum se Ibrahim Rugovna o dek me 2006 dhe popullit i intereson mirqenja dhe forcimi i Kosoves e nuk i intereson aspak miti ledekakist per Rugovnen. Ai mit jeton veq ne kokat e juve ledekakistave per mi mashtru popullin per vota dhe me shti perqamje ne shqipetari. Amani ju koft lenani rahat se Rugoven e rugovnizmin e ka braktis edhe ledekaka e edhe vet familja e tij. Mos u mundoni me shit dushk per gogla. Kosova gjindet ne udhkryq per te ardhmen e saj si shtet qe po rrezikohet nga Serbia dhe Rusia e ju gjeni kohe mu merr me sene t'kota si puna e qyqanit Ibrahim Rugovna. Po ushqeni perqamje me sajime koti se krejt e dijna qe Rugova u kan tutcan dhe sabotus i luftes ton. Mos qoni uj ne mulli te armiqve te Kosoves. Marre duhet me ju ardh viti 2023 e ju hala merrni me njerz te dekun si Rugohiqi. Nonen npidh jav qifsha.

                                1. Xhafer Deva nuk ka qene profesor, dhe aq me teper i madh, sikur u munduan ta emertojne disa portale shqiptare disa kohë mê pare, por thjeshte nje roje shkolle qe kujdesej per porten, per te siguruar nje rroge me te cilen do te jetonte atje ne ameriken e larget. Kam lexuar shenimet e Xhelal Staraveckes ne nje liber qe ka dale kohet e fundit aty ne shqiperi dhe e pershkruan sakte kete ngjarje dhe krim mizor. Ai pranon dhe thote se eshte emeruar ne krye te institucionit tre a kater dite pas ndodhise dhe se masakren e kane kryer njerezit e Kadri Cakranit. Mbi Xhafer Deven bie pergjegjesia se ne ate kohe ka qene minister. Qe te mos lehin portalet si zagaret kur pronari i nxjerr per gjah, historianet nuk duhet qe te qendrojne sehirxhinj, aq me teper tashme ne driten e dekumentave te fundit nga arkivet gjermane, te cilat çdo dite po behen publike. Historiografia komuniste i futi qe te gjithe ne nje thes. Te mos fliten broçkulla me pa pergjegjesi sepse pa dashur fyejne jete njerezish, familjesh... Thjeshte te behemi njerez serioz ashtu siç jane ne te vertete edhe kombet e tjera ne europe e gjetke. Tung nga Bostoni

                                  1. E
                                    Evisa

                                    Kur do fillojmë si komb ne t'a mbajmë kokën drejt për të parë vetëm përpara? Po si mund të ecet përpara duke e mbajtur kokën pas? Ja, më thoni ju, ka masakër më të madhe se lufta e dytë botërore? Le të marrim si shëmbull Përl Harbër, japonezët i shfarosën gjithë flotën amerikanëve, një masakër me përmasa të hatashme. Atëhere si thoni ju, të mbeteshin përjetësisht armiq popujt e Amerikës dhe Japonisë? Në gjirin e tyre popujt nuk kanë vetëm të marrë, dinë si të nxjerrin në krye të tyre njerëzit më me mënd, që i shërbejnë paqes dhe prosperitetit, pasi e dinë se po mbajte gjallë flakën e urrejtjes, vetëm masakra do të ndodhin. Ne jo, për ne masakrat si në mesjetë dhe ajo e 4 shkurtit 80 vjet më parë trajtohet sikur kanë ndodhur mbrëmë. Po ç'keni or të uruar, nuk ju mjafton që udhëheqësi shpëtoi nga grupi dhe kishte dalë familjarisht për t'ju falur bardhësisë së borës? Ç'është ky mallkim, shikoni or të bekuarit e zotit atë që duhet parë në një rrugë, si psh, a është e asfaltuar mirë, trotuaret janë të mirëmbajtura apo jo, ndriçimi apo gjelbërimi është në përputhje me kërkesat e kohës, a ka korsi për biçikletat, e ku di unë çfarë tjetër. Ju, jo, do merreni me emrin, sepse vetëm po të merreni me emrin ju krijohet mundësia të toroliseni gjithë ditën duke u marë me 'e lagu-s'e lagu' dhe të mos kapni gjë me dorë. Dhe kemi surrat ne të themi se na la Turqia 500 vjet prapa! Ne vërtetë jemi të dënuar nga zoti për mëndjen që kemi!....

                                    1. S
                                      Shefik Ormëni

                                      Në emër të Zotit, nxirrni një ligj i cili të përcaktojë se emërtimi i rrugëve bëhet me numra dhe jo me emra, që të shpëtojmë nga sherret dhe t'na bjerë shpirti në qetësi, se po merojmë të gjallë e të vdekur.

                                      1. a
                                        astrit

                                        Mero meqe 4 shkurti ka qene nje masaker e kryer per tju pergjigjur nje maskre ma perpara, e duhet kujtuar, personalisht jam pro kujtimit te ditave historike per mire e keq, meqe hyre ne histori e politike di gje ka ndonje emer rruge qe na kujton vrasjet masive pa gjyq qe kane bere komunistet e Enverit ndaj shqiptareve, di ndonje emer ruge per vrasjen pa gjygj te qindra ushtareve italian te dorezuar te vrare nga komunistet? Mendon se ka ndryshim morali kur vrasjet pa gjyq i bejne komunistet me vrasjet pa gjyq qe kane bere kundershtaret e komunisteve?Di gje te me thuash se sa perqind te emertesave te rrugeve te Tiranes jane sipas deshires se Enveristave e sa perqind ne te kunderten? Mero mendon se vetem njera pala ka te drejte memorje?

                                        1. L
                                          Labi

                                          O Mero na merove, mbete fshatar si Erioni, sa vite je në Tiranë dhe akoma nuk di emrat e rrugëve më të rrahura të këtij qyteti. Ajo rrugë emërtohej Dëshmorët e 4 Shkurtit që përkujtonte një ngjarje dhe jo emër të përveçëm. Ndërkohë jabanxhiu Veliaj ka fshirë shumë emra dëshmorësh në rrugët e Tiranës duke i emërtuar me emra pa kontribute por për qoka preferenciale edhe të pa njohur por jo vetëm, i ka segmentuar rrugët me emray e aktivistëve e simpatizantëve të krahut ku ka aderuar. (Mjafti, LGBD, G99, Soros e PS)

                                          1. B
                                            Bedri Islami

                                            Per keqperdoruesin Baze te Rames qe kerkon keqperdorues te Rugoves - Sot ne gazeten DITA ka intervisten e Allison Guerrero te dashures se McGonigal te dhene ne Euronews - Aty Allison thote " Charles (McGonigal) dhe Edi Rama kryeministri Shqiperise ishin miq te ngushte e shpesh darkonin ne restorante te shtrenjte te New York...etj, etj, " per me tej lexoni gazeten DITA...se Mero Baze as i shkon mendja ta botoje ate interviste te saj qe aq zbuluar (si atehere bythjashte ne ate plazhin publik) e nxjerr Timonierin e famshem te Rilindjes.

                                            1. P
                                              Pal Melyshi

                                              O zoteri , pse mor popull labo fshatar dhe jevgjito komunist nuk thoni qe u vra djali i heroit te kombit Isa Boletini ne kafe te madhe ne Shkoder Adem Boletni me akademi Austriake, nga Serbi krimineli Vasil Shanto , qe sot ka emrin kudo Serbi Vasil Shanto. Mesojejni 2 shqiptare antiserb kane qee Xhaferr Deva dhe Mustafa Kruja....ky eshte fakt jo histori komuniste e neokomuiste...

                                              1. B
                                                Budallai i fshatit

                                                PALL KARI, atentati eshte bere kunder major Ndreces dhe ky Adem Boletini eshte gjend rastesisht aty dhe e ka zene plumbi.. kete e di gjithe shkodra, por ti si PALL KARI qe je do luften me komunizmin. Adem Boletini ka qene anti zogist ka marre pjese ne kryhengritjen e Nolit dhe ka qene mik me Spiro Moisiun komandatin e luftes nacional clirimtare.

                                              2. e
                                                eli-tiv

                                                ....ka nje tendence qe sa me shume te dukemi e te bejme per Kosoven ...aq atdhetare jemi...Rugova eshte kosovar , pastaj shqiptare...Rruga 4 shkurti lidhet me dhimbjen e madhe te popullit te Tiranes...pse 84 tiranas jane me te pavleshem se Rugova ??? Po te jesh tiranas...leskoviqare ..nuk jemi patriot ???..Sa me shume bejne patriotin fallco me Kosoven...aq me shume na largojne ne si popull..Sqiptaret dine te behen bashke kur duhet..

                                                1. S
                                                  Shaqo

                                                  Dje pyeta Meron, cila eshte ludhja e gjakut te Rugoves me Deven, dhe pse "patrioti" Rugova ishte kunder Rambujese, qe e detyroi Ollbrajt te kerkonte Thacin oer te firmosur ne emer te Kosoves (UCK). Firmosi dhe Rugova, por mbas pilafit.

                                                  1. F
                                                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                    Antishqiptare,alabake krriminele fev zinj...!! Or ju tru shpelare! allias K O Q E V A R I vetmi 'mall' eshte truri qe s'shitet ne PAZAR! Ish '4 Shkurti' me keq se BOROVE masaker e Xhafer Deves ju pellisni per RRUGOVË!? Rrugaço-Viçi-Rrugove ish UDB-ash i SERBISË Nuk kish gjak shqiptari po gjakun e EDvin-SALISË Ish Ibrahim Rrugova nip i Deves XHAFER Kur kosovaret luftonin ai villte vetem V R E R! Kur kosovaret -shqiptare derdhnin gjak per VATANIN Ibrahim Rrugaçoviç UDB-ashi shkerdhehej me Sllobodan ARKANIN! Sot pas 30 vjet pa kosove e aq me teper pa SHQIPERI Tere Lali eri EDvinet e Like jkane agjente UDB-ashe-SALI! i

                                                    1. D
                                                      DARDANIA ERKUQE

                                                      O Mero Baze! Edhe nevojtoret publike ndyhen po t’ua vesh emrat e ‘shqiptareve” te Titos e te LDK... DARDANIA ERKUQE

                                                      1. D
                                                        Davidi

                                                        50 hijet e se kuqes. Ne Shqiperi historine e kane dhe vazhdojne ta shkerdhejne komunistet, ish komunistet apo kelyshet e tyre. O Mero, o bq.

                                                        Lini një Përgjigje