Gazetari i njohur amerikan Guy Lawson, autor i librit për historinë e përfshirjes së Shkëlzen Berishës në Gërdec, në një intervistë që ka dhëne sot për Report TV, ka konstatuar i tronditur mbi një foto të Fatmir Mediut me kryetarin e Kongresit amerikan Kevin McCarthy, në një restorant në SHBA, dhe ka ngritur pikëpyetje mbi keqpërdorimin e rolit të SHBA për drejtësinë në Shqipëri.
I bindur se Fatmir Mediu duhet të ndëshkohet si fajtor për korrupsion dhe shpërdorim detyre në historinë e Gërdecit, Lawson ndjehet i tronditur se si ky tip, që duhet të ishte në burg, fotografohet rrugëve të SHBA me çdo politikan amerikan që i del përpara.
E vërteta është se nga të gjithë ata që dalin në foto me Fatmir Mediun, vetëm dy ose tre vetë e dinë kush është. Të tjerët e marrin si një politikan shqiptar që ka dëshirë të fotografohet dhe për këtë, në shumicën e rasteve ka dhe një çmim.
Pra nuk është se ka ndonjë kujdes të politikës amerikane që të fotografohet me Mediun, që ai të shpëtojë nga drejtësia në Shqipëri.
Pyetja e kundërt është më interesante. Sikur drejtësia në Shqipëri të funksionojë dhe Mediu të arrestohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për një operacion korruptiv, ku koka e operacionit ka qenë djali i Sali Berishës, çdo bëjnë me fotografitë me Fatmir Mediun, ata që kanë dalë me të, ndoshta pa e ditur kush është?
Natyrisht që do të vihen në siklet dhe do distancohen nga ajo që ai ka bërë në Tiranë, duke mos pasur përgjegjësi për të. Dhe janë në të drejtën e tyre ta bëjnë këtë.
Por pavarësisht kësaj, vëmendja me të cilën SHBA ndjek zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, madje dhe vet rastin e zotit Mediu dhe hapësira që i jepet të njëjtit person të angazhuar me OJQ dhe lobistë amerikanë, që të duket si “politikisht korrekt” me SHBA dhe politikat e saj kundër korrupsionit në Shqipëri, mbetet një problem.
Në praktikën e dhënies së vizave amerikane për zyrtarë dhe politikanë të lartë, aplikohet gjerësisht vëmendja ndaj përfoljes për korrupsion dhe shumë zyrtarë shqiptarë apo dhe politikanë të nivelit të dytë lokal, nuk marrin dot viza, pasi janë të përfolur.
Fatmir Mediu është jo vetëm i përfolur, por dhe i akuzuar tanimë, dhe gazetari amerikan ka arsye të ndjehet i çuditur se si ai përpiqet të manipulojë me foto të rastësishme me politikanë amerikanë, në një kohë që duhet të ishte në burg.
Por të shpresojmë që do të kthehet në Shqipëri dhe do të jetë në seancën e debatit në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me fotot e Edi Ramës me ish- agjentin e FBI, McGonigal, dhe ta ndëshkojë rëndë Edi Ramën, i cili del në foto me njerëz të korruptuar.
i pandeur shoku per dosjen Gerdeci dhe japin visse per te udhetuar ne Amerike atje fotografohet me senator ... duket pak si humor keto veprime krijojne antiamerikanizem..
Medihoxha, po harxhon paratë e vjedhura, duke vjedhur mitin amerikan te luftes kunder korupsionit, per te kethyer kete mit, ne favor te vetvehtes per te mbuluar hajdutllekun e tije galopant e te pa skrupullt, me shpenzime te pa justifikuara dhe te pa moralshme me kengetare pa burrë…..
E kush ta dënojë ??? Ata gjykata plepo-shpellare, peshqesh nga non grata per korrupsion madhor ? Shqipëria është shtet i vdekur.
sakte.
Sikur te mos denohej McConigal ja hidhte bythes edhe Rama. Dhe Mer Mëri I Pështanit e harronte MediGerdecin tak fap. Debila rripjellësa. I rruani trapin edhe Medi lalucit.
Ah sikur te kishte halla rrush…
Problemi është i Ambasadës Amerikane dhe State Department që nuk informon me përgjegjësi politikanët e lartë amerikanë sidomos kongresmenë dhe senatorë të bëjnë kujdes me tipa si Fatmir etj.
Ore budallenj popull pa memorrje!Po ku shkuan arkat me fisheke dhe nen ombrellen e kujt!Ajo afere eshte e kaubojsave pertej Atlantikut!Kushdo e mban mend deklaraten e dy pronareve te a,nijes qe pasi u kapen deklaruan qe me transport armesh deklaruan" si ka mundesi ne na kane shoqeruar anijet e NATO-s"!Keni akoma ishushtare te gardes se Republikes Berishjane qe vetdeklarohen qe shkonin ç'do nate dhe mbushnin bakun e avionit me arkat e armatimeve te ndryshme.
jo kllune me mikrofone ne dore ku pronari kazanit i dikton pyetjet qe do behen ne nje konference por gazetari profesionele qe do ti drejtonte nje pyetje legjitime zonjes ambasadore te SHBA .Si ka mundesi qe nje i pandehur per korrupsion udhetone me visse te dhene nga ajo ambasade qe pretendone se i ka shpallur lufte korrupsionit ....nuk kemi gazetari
Kjo shumë e bukur .., këmbanat bien për ata që kanë veshë.., dhe të shikojmë analogjinë..!!
Hahahahahahahaha Je i madh Mero Baze..
Sa imadh je Mero i Pështanit ..me I madh se glasa, me I vogel se bajga. Pa merak Mero. Brënda gamës " jashteqitje" ngelesh. Jashteqitje tullace Bio.
Ambasada amerikane me duket se ne na trajton si qytetare te dores se trete dhe tallet.Nuk ka si spjegohet ndryshe trajtimi qe i bejne ketij krimineli qe nese nuk ka mare pjes direkt ka ndihmuar ne vrasjen e 26 veteve te pafajshem .Turp per ambasadoren qe nuk vepron
Të deklarosh në mes të Tiranës në televizonin më të ndjekur shqiptar se të drejtat e serbëve janë shkelur gjithandej në Kosovë pas luftës është e PAPRANUESHME! Éshtë kriminale! Është antishqiptare! Është ANTIKOMBËTARE! Çfarë provash të tjera doni që ky njeri është një shqipfolës i pështirë, një lëkurëshitur që mbron hapur dhe bile me arrogancë interesat e Serbisë! Unë nuk e di kush është pronari i Syri TV por kushdo që të jetë i bëj thirrje të vendosë veton e ai njeri të mos shkelë më në studiot e këtij televizioni! I bëj thirrje gazetarit Çim Peka se nëse në dejet e tij ka gjak shqiptari të mos e marrë më këtë vemje gjakprishur edhe nëse i kushton vendin e punës! Jo vetëm ky televizion po çdo media që flet shqip duhet ti bëjë BLLOK Baton Haxhiut! Kjo deklaratë e Baton Haxhiut është tejkalim i çdo kufiri të deklarimit të një shqiptari! Pretendimet e Baton Haxhiut nuk i kanë as serbet e Kosovës! Ato që thotë Baton Stanishiçi nuk i thotë as Nenad Rashiçi e as Rada Trajkoviçi! Sovranizmi pa mirëqenie nuk ka kuptim – thotë Stanishiçi. Pra ai sugjeron kthim nën Serbi se vetëm atëherë shqiptarët do kenë mirëqenie! Ky njeri është negociatori i nëndheshëm i Ballkanit të Hapur dhe pasi futi delikuentin Edi Rama nën ombrellën e Vuçiçit i është kthyer Kosovës dhe zhbërjes së Pavarësisë së saj! Hiqeni plehrën nga ekranet shqiptare se po ju fyen ju! Hiqeni se po fyen të gjithë shqiptarët! Çfarë doni që ai të bëjë më shumë që ju t’i thërrisni mendjes dhe ndërgjegjes kombëtare!? A e kuptoni se ai po shkelë mbi gjakun e 13000 shqiptarëve të vrarë nga makineria serbe! A e kuptoni se duke lejuar deklarata të tilla po lendoni shpirtërat e mbi 1300 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga makineria serbe!? A e kuptoni se duke lejuar Baton Haxhiun të bëjë shërbime të tilla në mediat shqiptare po përdhunoni edhe njëherë 20.000 gratë dhe vajzat shqiptare të dhunuara nga makineria serbe!? A e dini se akoma mbi 1500 viktima të pafajshme akoma nuk kanë as varre!? Kjo është thirrje nga shpirti! Është thirrje që rrjedh nga dhimbja për ata që akoma nuk kanë gjetur drejtësi nga krimet serbe! Nëse i thoni vetes gazetarë shqiptarë dëgjojeni zërin e ndërgjegjes tuaj profesionale e kombëtare e shporreni këtë njeri e të shkojë ta bëjë propagandën e tij të fëlliqur në televizionet e Beogradit por jo në mediat shqiptare! Sot e ka derdhur kupën! Nga sot e tutje kushdo që fton Baton Haxhiun jo vetëm që nuk i shërben interesit publik të shqiptarëve por i shërben drejtpërsëdrejti Aleksandër Vuçiçit dhe interesave të Serbisë! Kjo është vija e kuqe! Duke qenë se ky ishte i ftuar në atë studio si gazetar do të duhet që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të dalë me një prononcim zyrtar dhe ta dënojë deklaratën e Baton Haxhiut pasi do ishte në nderin e tyre. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Sec me vjen nje ere w.c. je, kur shikoj kete bajge.
Drejtesia shqiptare mund ta tregoje vehten se eshte vertet Drejtesi duke vene prangat ne duart e pushtetareve ministra aktuale qe kane 10 vjet qe rrjepin ekonomine e Shqiperise e pastaj tok me ta dhe te atyre qe kane qene ministra. SEPSE - ngado te rrotullohet kjo Drejtesi e perplas koken fort tek muret e kulles Surrelit.
Fakt eshte qe gazetari amerikan nuk eshte gjykates dhe bindja e tij per denimin e Fates nuk ka asnje vlere. Po ashtu fakt eshte qe sikur halla te kishte koqe, do ishte xhaxha:)
Mediu eshte çelesi i Ngjarjes.Ditet e Pas-Gjemes se Gerdecit, Zen Sy-Peshkaqeini vinte çdo nate ne Shtepine e Fatkes ,ku perditesonin zhvillimin e Situates.Sali Kerma ne kembim te heshtjes e promovoi Minister dhe haberin ia solli Personalisht Zen-SyPeshkaqeni
Sikur Mediu te denohet, mbase i hapet rruga e bllokuar denimeve te Arben Ahmetajt e vargut gjate pas tij te ish-ministrave e ministrave te ketij pushteti qe kane derguar ne vdekje klinike ekonomine e Shqiperise.
Mero, je i madh.
Fakti që mediu livadhis me viz amerikane tregon se afera korruptive që vrau mbi 26 vetë në gërdec i ka rrënjët në shba, në ministrin e mrbojtjes atje! Figura të njohura në qeverrinë amerikane të kohës janë të përfshira në vjedhje- shitjen e armatimit shqiptar! Prandaj dhe mediu pritet e përcillet me temenara nga senator dhe plitikanë në shba! Jo se nuk e njohin por nga që e kanë 'merak'!.
Sa fshihet Minarja ne Thes, aq fshihet pas Mediut e Gerdecit dhe super-Vjedhja qindra milione Euro tek Inceneratoret dhe Vjedhjet e hapura qe jane kryer neper Koncesionet mafioze si psh. ne shendetesi e kudo gjetke, nga ky pushtet degjenerate Rama.
Spurthiaku vetem sa ben zhurme, nuk eshte se u zgjidh qeshtja se shkoi dosja ke Spurdhiaku , pritshmeria eshte cfare do te behet, mesa duket duan vetem te mbaroje edhe kete procedurë dhe te mbyllet nje herë e mire duke thene Spurdhiaku nuk e gjeti fajtor dhe Fatmira do hapi nje gjyq tjeter per cenim te figures dhe do marri ca para si Fullani , per popullin edhe me zi do te jete pasi hajdutët do te kerkojne edhe demshperblime te majme , populli dhe viktimat presin drejtesi dhe Spurdhiaku e ngarkon popullin edhe me ca miliona $$$$ demshperblim per Fatmirën dhe Eli Faren sepse kane shpenzime kur shkojne ne amerike , ky nuk eshte lajm por eshte nje lajm i keq dhe hi syve, e njejta gje vlen edhe per Gerdecin e Vuk Drashkoviqit
Sikur Mediu të dënohet nga drejtësia shqiptare? ... sikur halla ime te kishte koqe???