Dy standartet e Berishëve për drejtësinë amerikane dhe shtypin amerikan 

9 Shkurt 2023, 19:55Editorial Mero Baze

Historia e fishekëve kinezë të ripaketuar nga Delijorgji dhe Shkëlzen Berisha për kontraktorët amerikanë, u bë një hisotri e madhe në SHBA, si histori korrupsioni. 

Historia kishte dy anë të errëta. 

Për SHBA anë e errët ishte vetëm se po blinte fishekë kinezë, ndërkohë që Kina ishte nën sanksione nga SHBA, për të mos blerë mallra kineze me lekët e buxhetit amerikan. Pra po blinte mall të “armikut” në një vend mik, për shkak të korrupsionit.

Për drejtësinë shqiptare kjo nuk ishte aq problem, por ishte problem fakti që fishekët i shiteshin amerikanëve jo direkt nga shteti shqiptar, por përmes një kompanie seksere që u ngrit qëllimisht në Qipro, me një çmim tetë herë më të madh.

Pra  fishekët që ushtria shqiptare i ka në inventar me gjysmë cent, nuk ju shitën direkt kontraktorit amerikan, por sekserët shqiptarë krijuan një kompani anonime në Qipro, të cilës ja shisnin fishekët me letra dhe ajo ua jepte amerikanëve me 4 cent. Pra ata tetëfishuan çmimin e shtetit shqiptar si sekserë, duke pasur në tavolinë Shkëlzen Berishën.

Siç e thotë dhe në intervistën e sotme për Raport TV nënpresidenti i kompanisë amerikane që kishte fituar kontratën, David Packouz, në takimin ku u vendosën pazaret merrte pjesë dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit.

Drejtësia amerikane filloi menjëherë hetimet për pjesën e saj, pse kontrkatorët amerikanë po blinin fishekë kinezë dhe çuan në burg dy biznesmenë. Gazeta “New York Times” botoi një shkrim me 11 autorë, ku shpjeguan në detaje korrupsionin që prekte palën amerikane dhe nxorën emrin e djalit të Sali Berishës si sekser në këtë histori.

Në Shqipëri nuk ndodhi asgjë. Kjo çështje, e cila nuk ka të bëjë me tragjedinë e Gërdecit, pasi është histori paralele, nuk u hetua kurrë, madje nuk u nis as ndonjë hetim serioz për të. Fakti që dhe tek histoiri e Gërdecit, edhe tek kjo, janë përsëri Delijorgji, Shkëlzeni, Rrahmani etj, ka të bëjë me faktin se ata kontrollonin gjithçka që kishte lidhje me shtetin.

Gazeta “New York Times” u quajt nga Berisha “letër higjienike”.

Tani që në SHBA ka një skandal për një ish- zyrtar të FBI i cili ka krijuar konflikt interesi me disa udhëtime në Shqipëri,  situata është ndryshe. Në SHBA ka nisur hetim ndaj McGonigal, por ndryshe nga koha e Berishës, edhe në  Shqipëri ka nisur hetim.

I vetmi ndryshim i Berishës është që tani “New York Times” nuk e quan letër higjienike, por e citon. Por djalin e tij nuk ja dorëzoi kurrë drejtësisë që të bënte siç bënë amerikanët me të vetët.

Rasti i dytë është ai i revistës “Mother Jones”, e cila publikoi e para një investigim të hollësishëm mbi paqartësitë e pagesës të një lobisti amerikan, Nick Muzin, në emër të PD, me para që vinin nga Rusia.

Në SHBA nisi hetimi dhe lobisti përfundoi në burg. Në Shqipëri përpjekja për hetim u quajt gjueti shtrigash dhe çështja u mbyll. Revista “Mother Jones” u quajt fletushkë e Sorosit dhe një media antishqiptare. Madje u akuzua se McGonigal, mori para nga qeveria shqiptare dhe pagoi revistën amerikane të njolloste PD.

Për ironi të fatit sot kjo revistë boton një raport të hollësishëm mbi aferën e McGonigal dhe mediat e Berishës e citojnë si revistë prestigjioze me famë botërore. 

Ashtu është në fakt. Është gjë e mirë që kanë hequr dorë nga akuzat se është fletushkë e Sorosit. Është po ashtu gjë e mirë që kanë hequr dorë nga akuzat se ajo u pagua nga McGonigal për të akuzuar PD.

Por për të respektuar deri në fund duhet të pranojnë dhe të hetohen për çfarë  shkruan “New York Times” dhe “Mother Jones” për ata.

11 Komente

  1. L
    L.Xh

    Për trurin e berishëve, kur këta janë kaluar, pra amerika flet mirë për ta, në këtë rast amerikanet janë të mirë, kur këta janë këmbësorë dhe po u vjen era burg, në këtë rast amerika është e poshtër, etj, etj.,…

    1. S
      Shote Galica

      @Luc Xheparoshi shikoni dhe mesoni ju dobicat e edi rames se cdo te thote te jesh burrshtetas dhe ta duash atdheun tend si Albin Kurti...edi juaj i qurravitet vucicit dhe micotaqit madje ben edhe avokatin e tyre ndersa Albini per hir te interesave kombetare guxon dhe I thote nje 'JO' me plote goje Escokarit, USA's dhe BE's...pra qe te jesh nje lider I vertete nuk duhet te jesh i gjate si rame plepi qe e dhjesin sorrat por duhet te kesh zemer te madhe ose bole i themi ne nga Republika e Kosoves. Koqet ja hangsh Albin Kurtit. Nonen kurv ta qifshin n'lug t'pidhit krejt shqipetaria.

    2. F
      Flutura

      Ke shume te drejt Mero. Po Saliu ka ngecur si miu ne cark. Nuk ka nga ja mban me . Ti ke merita te padiskutueshme ne demaskimin e korrupsionit ne menyre te paanshme ne kete vend. Sa mire qe te kemi.

      1. B
        Bubuzhel Berati i bashkohet Evi Kokpalarit

        Ka krime qe jane te sofistikuara sidomos ne vendet e zhvilluara ku edhe drejtesia has ne veshtirsi por ne Shqiperi krimi eshte amatore per arsye te izolimit , mungesa e prones diktatura e te tjera.. krimet ne Shqiperi jane aq banale sa nuk ke nevoje per hetime apo hetues te specializuar por nuk ka drejtesi pasi jane popull frikacake njerez pa moral pa karrakter .Nje i semure mendore si non grata i terheqe zvarr i vret i djege i vjedhe i degjeneron asnje reaksion nga populli , frikacaket nuk jane vetem ne drejtesi por edhe ne gazetari ne rruge kudo eshte skandaloze shkojne me mikrofone ne dore gazetareeee mblidhen rreth nje te semuri psiqike dhe askush nuk ka guximin ta pyesi kete kriminel per krimet ehhhh atehere ndero zanat ( faut changer le métier) do jesh me i nderuar se sa skllave i nje profesioni qe nuk e metrizon . Cfare televizione , theresin nje bashkpuntore, bashkfajtore pasive o aktive si Mehdi Gerdeci nuk ka kurrajon gazetare ta pyesi duke u zhveshur nga etika e journalistique te beje qytetaren nenen motren vajzen e nje te vrari ti thoje ...Ooooo zoteri jane vrare 26 persona me qindra te plagosur a te vret ndergjegja ju keni minister joooo asnje pyetje televizioni kthehet ne mjete mbrojtes i krimit..Per prokuroret gjyqtaret mjeket jane misione fisnike qe i sherbejne shoqerise dhe jo xhepit nese do para euro puno ne finance dhe fito si ka mundesi u vrane kater demostrues ne bulevarde Basha minister ky persone ka responsabilitet ka dhene urrdher apo jo pjese hetimi si ka mundesi ky njeri i pa skrupullt vazhdonte jeten politike i pa shqehtesuar i pa denuar ? Ne funde del cubi maleve te Tropojes komunisti non grata nese me prekni Shkelzenin do t'ju djeg si popull une dhe miku im spiuni I.M shpejte ne proteste legena shpejte po reagimi i popullit trime sy petrit luftetar i paepur e shume epitete te ngritura per ti bere qefin vehtvetes cfare bene hic ri e degjone brrockullat e nje rrugaci nese ky popull nuk ndergjegjesohet nese nuk kuptone cfare eshte demokracia rregullat te drejtat obligimet mbas 40 vjet Enveri 40 vjet Saliu pergatituni 40 vjet Shkelzeni

        1. L
          Ladi

          Kush ka dy pare mend, kush e do Shqiperine Europiane, kush beson tek demokracia, nuk ka asnje iluzion per Sali Berishen dhe as per bajgat qe e ndjekin nga pas...

          1. L
            Ladi

            Po Mëro trimi I Pështanit ! Salihu ka 2 standarte. Ti ke 365 standarte bythelepirje dhe gjobash. Gruaja ime ka vetem nje standart. Shkerdhehet vetem me maloke karderra.

          2. D
            D.Didani

            Mero! Gjithcka qe ke shkruar,shkruan dhe do shkrusah per Berishen,nuk i perket Saliut! Jane per lexime ne kohe te lire te lexuseve! Ndofta eshte bere nje mal me artikuj denoncues per Barishen,por sic ndodh me malin e plehrave,do mbulohet dhe siper do mbjellim lule!

            1. J
              Juli

              Shqiptarët duhet të ngrihen në grevë ,për të arrestuar Sali QENIN

              1. P
                PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                Ngrihu e para ti Julka e futu ne greve urie ...se Trahanane te sjellim neve naten.

              2. m
                mos qeshni po mundet

                Bravo i qofte ketij Mero Bazes qe ndaj Berisheve ka mbajtur nje standart te vetem ne keto 30 vite...ate te lepires-peshtyresit me part-time.

                1. U
                  USA

                  maloku i vucidolit me kete qendrime dhe protesta kujton se do behet faktor politik dhe do detyroje USA te ulet ne tavoline me te Eshte vetem nje enderr e nje maloku idiot qe genjen veten dhe cecenet qe i shkojne pas

                  Lini një Përgjigje