Përse ka vlerë rihapja e dosjes së Gërdecit nga drejtësia? 

8 Shkurt 2023, 18:06Editorial Mero Baze

Gjykata Speciale Antikorrupsion do të marrë në dorë gjykimin e përgjegjësisë që ka ish- ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe bashkëpuntorët e tij në historinë tragjike të Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Shkuarja e dosjes në Gjykatë, është një hap serioz para në krijimin e një standardi ndëshkimi dhe vendosje të drejtësisë për një histori të dhimbshme tragjike, shkaktuar nga korrupsioni shtetëror dhe kapja e shtetit nga familja e kryeministrit.

Po pse gjykimi i drejtë i Gërdecit ka një  rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë?

Pesëmbëdhjetë vite pas tragjedisë, ne njohim tani pasojat e mosndëshkimit. Nëse i analizon ato, kuptohet qartë se mosndëshkimi i fajtorëve të tragjedisë së Gërdecit ka prodhuar një lloj tragjedie jo vetëm për viktimat e Gërdecit, por dhe politikën dhe drejtësinë shqiptare.

Së pari, tragjedia e Gërdecit bllokoi dhe më pas shkatërroi çdo reformë të qeverisë shqiptare nën pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse deri në mars të vitit 2008, qeveria kishte ambicie të bënte reforma në fushën e ekonomisë, financave, infrastrukturës etj, pas 15 marsit 2008, gjithë energjitë e pushtetit u harxhuan në mënyrë kriminale për t’i shpëtuar ndëshkimit të fajtorëve të Gërdecit.

Qeveria vazhdoi të formatohej e riformohej në bazë të zellit që zyrtarët tregonin për të mbrojtur Shkëlzen Berishën dhe babain e tij, dhe ndëshkoheshin në bazë të distancës që tregonin nga ky krim.

Për shumë zyrtarë të qeverisë që synonin karrierë, Gërdeci ishte një fat, të cilin ata mund ta përdornin për t’i rënë në sy Sali Berishës dhe për të bërë karrierë. Disa ministra Mbrojte dhe Drejtësie fituan postet për këtë shkak, dhe Aldo Bumçin, që e kishte harruar dhe Zoti, e rikthyen në qeveri vetëm se doli që nga zyra e tij, ishte nisur një faks, në të cilin ishte drafti i opinionit që Ministria e tij do jepte për biznesin e Shkëlzenit. Dhe drafti ju çua atij me faks ta aprovonte.

Së dyti, mosndëshkimi shkatërroi shtetin shqiptar. Sali Berisha hyri në konflikt me Ina Ramën si kryeprokurore dhe Bamir Topin si president, vetëm që t’i kompleksonte ata për të mos thelluar hetimet, dhe për të mos thirrur nën hetime djalin e tij. Dhe ja arriti që të mos e thërrisnin. 

Edhe një herë që një prokuror i këshilloi të shkonte në rrugë informale për disa pyetje, Berisha ju turr publikisht, duke kërcënuar me ligjin e dosjeve dhe shantazhe të tjera publike, derisa u tërhoqën.

Së treti, skandali ndryshoi dhe Partinë Demokratike rrënjësisht. Pas 15 marsit 2008, karriera në PD ishte e bazuar tek kontributet që gjithsecili kishte dhënë për të mbrojtur Shkëlzenin nga historia e Gërdecit. Shumë zyrtarë anonimë u ngritën në karrierë dhe të tjerë thuajse u përjashtuan vetëm se qëndruan indiferentë ndaj kësaj historie.

Së katërti, mosndëshkimi krijoi një standard të ulët drejtësie, pasi duke mos u ndëshkuar një gjë kaq e fortë, kaq flagrante dhe kaq korruptive, çdo ndëshkim tjetër ishte i padobishëm për të krijuar besim tek drejtësia.

Dhe së pesti, çka ishte më e keqe, e gjithë kjo betejë kolektive e PD dhe pushtetit për të mbrojtur djalin e Sali Berishës, e bëri atë dhe më të fortë në pushtet dhe në sytë e çdo mbështetësi të pushtetit.

Pas 15 marsit 2008, në vend që ai të futej në burg, ose të fshihej e mos të dilte më në rrugë, ai u bë më i pushtetshëm më i frikshëm, më hajdut dhe më vendimmarrës për çdo tender e koncesion të pushtetit, deri më 2013. 

Pra mosndëshkueshmëria prodhoi një lider të paprekshëm, duke fituar imunitet nga beteja për të mos u bërë drejtësi. 

Dhe është tragjike kur e mendon se të vetmit që e dinë më mirë se pjesa tjetër e shqiptarëve këtë gjë, janë demokratët, të cilët e kanë prekur vetë këtë realitet dhe sot atyre po iu imponohet përsëri si lideri real i PD po Shkëlzen Berisha.

Edhe pse ai, njësoj si babai është “non grata”, prej një viti po financon betejën kundër SHBA për marrjen e kontrollit të PD nga babai, për ta trashëguar ai. Dhe kjo është një nga plagët afatgjata që Gërdeci ka lënë në historinë e asaj partie.

Ndaj ky zhvillim ka rëndësi, jo aq për emrat e përveçëm që do shkojnë para drejtësisë, por për faktin që të ngrihet steka e ndëshkueshmërisë, që lidhet me ngjarjet më të rënda në tranzicionin shqiptar, ku Gërdeci dhe 21 Janari janë në krye të listës. 

Ndryshe drejtësia jonë do të mbahet mend, si drejtësia që burgos një zyrtare se dikush thotë në telefon që do t’i çojë një arkë me peshk, dhe ndërkohë peshqit e mëdhenj që janë përgjegjës për vrasje dhe vdekje për shkak të korrupsionit, mbeten të lirë.

16 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Një gjë nuk kuptojmë z. Mero ! Si spjegohet që këta të opozitës akuzohen për krime dhe nuk arrestohen?............. Sali Anji është dënuar në shkallën e parë 2 vjet burg dhe ligjëron në parlament. Mediut i shkon dosja për gjykim me krime që shkojnë deri 20 vjet burg dhe shkon e vjen nga SHBA.........................................Lefter Koka ka 3 vjet në burg dhe gjyqi nuk ka ndërmet të bëhet...... . Po kështu Alqi Bllako.

    1. S
      Socialisti i vjeter

      Mos ju ndaj Mero Saliut kemba kembes si m.. pas kepuce. Per Z.Kryeminister sakem se thua ndonje kritike per punen e tij keto 10 vite. Zoterote je gazetar profesionist dhe te qan xhani per hallet e popullit. Ndaj e ke bere gazeten propagande qeveritare ketu e 10 vite.

      1. m
        mergim tari

        Mero bën mirë qe nuk i ndahet. Por ti plako, ngaqe je edhe i vjeter sic thua vete, ngaterron dy gjera. Mero nuk i ndahet atij, por Mero eshte kepuca, doktor Frankenshtajni eshte M**uti. Une qe të të kenaqja me teper do të shtoja qe edhe djali I doktor vdekjes, Shkerdheni eshte me keq, eshte M**UT M**UTI. Kurse ata qe i mbroje, të rinj e të vjeter, jane zvarraniket e ketyre mbetjeve njerezore, të tipit Shkerdhen dhe babit të tij, qe jane gati të lepijne dhe hane qofte edhe jashteqitjet e tyre.

      2. K
        Karlo Bolja I Agime Malltezit

        Mërobazetar! Po çpatët me Ah-ben Ah-metajn?? Ai zbatoi verbërisht urdhërat e Vin Llapës. Detyruat edhe TV private te Ramës, Top Kanalin, të shkruaje nje skenar thriller per konviktorin e Gjirokastres, te rekrutuar nga Genc Rulli !!!! dhe Ilir Meta !!!!. Shut the front door !?!?. Kancerozë komunistë pa din e imam jeni rripjellsat e Vin Llapës. Kujtoni se delet hane barin e gomaricë-Kimete McConigalit

      3. S
        Sali Fazlliqi

        Spurthiaku vetem sa ben zhurme, nuk eshte se u zgjidh qeshtja se shkoi dosja ke Spurdhiaku , pritshmeria eshte cfare do te behet, mesa duket duan vetem te mbaroje edhe kete procedurë dhe te mbyllet nje herë e mire duke thene Spurdhiaku nuk e gjeti fajtor dhe Fatmira do hapi nje gjyq tjeter per cenim te figures dhe do marri ca para si Fullani , per popullin edhe me zi do te jete pasi hajdutët do te kerkojne edhe demshperblime te majme , populli dhe viktimat presin drejtesi dhe Spurdhiaku e ngarkon popullin edhe me ca miliona $$$$ demshperblim per Fatmirën dhe Eli Faren sepse kane shpenzime kur shkojne ne amerike , ky nuk eshte lajm por eshte nje lajm i keq dhe hi syve, e njejta gje vlen edhe per Gerdecin e Vuk Drashkoviqit

        1. s
          sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen

          Nje gje qe mund te jete edhe si kryesore,Mero nuk e thote,qe eshte se edi rama e ngushelloi sali kriminelin duke i rrahur shpatullat,duke i thene se me ke mua ketu ,mos e rruj. Dhe heshtja apo zvarritja e socialisteve,ben qe kjo ceshtje te zgjatet dhe pa shprese...... Ishin edhe soc ne pushtet qe mbeshteten teorine e nje aksidenti teknollogjik,dhe kriminelet jo vetem qe nuk u denuan nga plepistet e sali komunistit,por moren krahe dhe ishin gati(dhe jane)te fwasojne banoret qe ndodheshin aty

          1. X
            Xha Jaho

            Zoti Mero mund te na sqaroje ma mire ket muhabetin e reformes ne drejtesi, por une maj mend qe kur filloj kjo rreforme ne parlament u vendos qe te mos hetohen dhe as te gjykohen politakanet e vjeter ata te viteve 1990-2010 (si Dr RRUMPALLA etj etj etj) por keta 10 vitet e fundit (S.Tahiri etj etj etj). Me kjtohet shume mire kjo pike e rreformes. Mero amo dikush mund te na e sqaroje ju lutem !

            1. S
              Shpresa

              NJE ERE E RE DREJTESIE PO FRYN ME NE FUND EDHE NE ALBANISTANIN E SALIBANIT!

              1. s
                shelegura

                Mbas gerdecit nuk u shkaterua vetem PD por drejtesia dhe nga pasojat e gerdecit dhe Shqiperia ,nuk besoj ne zot por po e perment zot ver dore te ndeshkohen keta kriminel te pa mbushur me gjak dhe para.

                1. S
                  Shpetimi.

                  Sakte Mero.

                  1. r
                    rapsodi popullor

                    Sa here zihet ngushte ne zullume Ram-bytheci, Fap tundet ajo.. Dosja Gerdeci / Te jete per te bere Drejtesi bujrum ta rihapin, por te jete per te fsheh bythen e Rames...mos na cajne Trapin! Se Gerdec e mbi Gerdec eshte sot krejt Ekonomia, fale bythces Rama e Llum- qeverise tija /

                    1. N
                      Nardi i Nokajve

                      Shume zhurme per asgje! Nuk e orek njeri mortjen, jo! Kane frike te gjithe, te gjithe!

                      1. T
                        Tinto Brass

                        Te qifsha rropt Mero bythqiri. Ene ju kurvat qe komentoni. Shkoni e i thoni Saliut kto qe shkruani po sju qiu rropt nga i pari tek i fundit. Se ktu jeni trima ju. Dilini para merreni dhe Meron po sju shkerdheu rropt nga i pari tek i fundit bythqira komunista

                        1. A
                          Anti Tinto Brass

                          Ike more , rrugac e jevg i qelbur Tinto Brass , kush e ruan per lugatin e Vicidollit . Perendoi koha kur Sali kriminelit i priste shpata majtas e djathtas , tani nuk i shpon as nga maja . Eshte katandisur nje plak gungac 80-vjecar , qe shan e shpif nate e dite kunder Rames , SHBA-se , Evropes , Anglise , ambasadoreve , nje njeri qesharak e folklorik , qe askush nuk e merr seriozisht , me perjashtim te disa malokeve e injoranteve si puna jote , debile te lindur .

                        2. Z
                          Zyko

                          Xhaxhi Mero. Mire i shkruan keto artikuj por na thuaj ndonje gje per korrupsionin e rilindjes me kreun e deritanishem Arben Ahm u taj.

                          1. B
                            Bero Maze

                            Rri rehat or Zyko! Kur e mba mend ndonjehere Meron te kete qene ne opozite me qeverite keto 30 vite?

                          Lini një Përgjigje