3 marsi, është 8 janari i dytë i Berishës

14 Shkurt 2023, 18:31Editorial Mero Baze

Zakonisht PD i bën protestat të shtunave, ose të dielave. Por këtë radhë, ka bërë një përjashtim. Protesta do të bëhet ditën e premte më 3 mars, pasi po atë ditë Gjykata do të vendosë për fatin e vulës së PD. 

Më në fund Berisha e zbuloi “motivin” e madh të revoltës opozitare. Ajo nuk ka të bëjë as me Qeverinë, as me Edi Ramën, as me McGonigal, por me Lulzim Bashën. Pas dështimit të protestës së fundit në Bulevard, ai vendosi të kalojë në aksione javore guerrilase përballë Parlamentit, ku nuk ka rëndësi nëse janë 50 apo 100 vetë, por me rëndësi është krijimi i një lajmi.

Dhe për ta përmbyllur axhendën e tij revolucionare, ka vendosur që protesta e radhës të jetë më 3 mars, ditën kur Gjykata e Tiranës ka vendosur për seancën e gjykimit të legjitimitetit të PD. Beteja është nëse Gjykata do të njohë legjitim Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor, apo atë të Bashës më 18 dhjetor 2021.

Në të vërtetë, i gjithë “egërsimi” i papritur i Berishës muajt e fundit lidhet pikërisht me gjyqin e vulës. Kërcënimet e tij të përditshme se nuk merr pjesë në zgjedhje nëse gjykata nuk i jep vulën, është qartazi një shantazh mbi gjykatën dhe politikën që ta mëshirojnë e t’i japin vulën. 

Nga ana tjetër ai po përpiqet të përgatisë mbështetësit e vet për bojkotin e zgjedhjeve, duke e paraqitur atë jo si bojkot, por si përjashtim nga zgjedhjet, meqë mund të mos fitojnë gjyqin e vulës.

Nëse shikon kandidatët e tij për kryetarë bashkie, të cilët kanë së paku dy muaj që janë përzgjedhur, ende nuk kanë bërë takime në bazë dhe nuk kanë filluar fushatën elektorale. Ata më shumë shfaqen si aktorë të jetës politike rrotull Berishës, se sa kandidatë për bashkitë ku janë përzgjedhur.

Dhe e gjitha kjo ka vetëm një kuptim. Ata ende nuk e kanë të qartë nëse do të hyjnë në zgjedhje apo jo, pasi e kanë të lidhur gjithçka me marrjen ose jo të vulës.

Natyrisht një futje në zgjedhje e Berishës nën siglën e Ilir Metës tek “Shtëpia e Lirisë” do ta zvogëlonte atë në maksimum, duke e çuar tek mbështetësit e tij personal dhe ai nuk do të identifikohet si pakicë e pakicës në Shqipëri, siç është në të vërtetë. Ndaj kërcënimi i tij për bojkot është real dhe është një strategji e konsoliduar, që pret të ketë dhe një justifikim ligjor.

Duke e caktuar protestën e radhës më 3 mars, Berisha ka shfrytëzuar të vetmin motiv emocional që u ka mbetur ende mbështetësve të tij, që është marrja e vulës. 

Ezaurimi i motiveve për protesta ka bërë që ata të jenë të dëshpëruar dhe të katandisen në një grusht njerëzish të pamotivuar, sidomos kur dëgjojnë Flamurin e tyre që ky revolucioni mund të zgjasë dhe dhjetë vite. Akoma më keq kur dëgjojnë se dhe po u burgosi polica tani për dhunë, pas dhjetë vitesh kur të fitojë revolucioni, do amnistohen. 

Është e qartë që ata nuk kanë më motive. Nuk i ngre dot as duke u thënë se Edi Rama i ka ngulur thikë pas shpine SHBA, se ata e urrejnë SHBA pasi u ka dënuar udhëheqësin familjarisht.

Nuk i motivon dot duke u thënë se Edi Rama po na prish me Evropën, pasi ata e urrejnë Evropën ngaqë asnjë ambasador i saj nuk i jep as kafe udhëheqësit të tyre.

I vetmi motiv emocional për ta ka mbetur t’i motivojë dhe një herë për vulën e PD, meqë atë ditë është seanca e vulës. 

Ndaj i ka thirrur më 3 mars, njësoj si më 8 janar, që të marrin vulën e PD, po me qysqi, lopata dhe gaz lotsjellës, por tani kundër gjykatës.

3 marsi është 8 janari i dytë i Berishës, jo vetëm se do largohet me bisht në shalë, por se do të vulosë përçarjen përfundimtare të  PD, për shkak të tij. 

25 Komente

  1. F
    Frroku

    Ja kanë hedh vulën në det,nuk ka shanc budalla me e gjet

    1. L
      Lufter Xhuveli

      SALI TRIMI, SALI PORDHA. Ja sheshi Ja mejdani, Hidhu Sali kapidani, O fol e mba O pirdh e ha, Rrugë tjetër, Për ty nuk ka, Hëngre mut sa deshe, Shave e përgojove, Vrave ti kë deshe Vodhe sa s’ka më, Po të vjen ORA, E gjyqit publik, Më mirë të të hajë mortja, Se burgu në Reç, Ku hyn për së gjalli, E del me qivur druni Se kështu e deshe, Fundin tënd me turp, I madhi Vuqidolit, Tmerri gjithekujt.

      1. V
        Vranakonti

        Do te jete nje turp i madh per gjykaten nqs ja jep vulen Sali Berishes. Vula eshte e PD zyrtare e Lul Bashes.

        1. V
          Vranakonti

          Do te jete nje turp i madh per gjykaten nqs ja jep vulen Sali Berishes. Vula eshte e PD zyrtare e Lul Bashes.

        2. A
          Ard

          Me vule , pa vule ky vulehumburi nuk hyn ne zgjedhje se e di qe nuk fiton.

        3. A
          Aron

          Kete mesazh dha dje ne nje nga emisionet nje si bicim analist i anes se Saliut. E gjithe kjo behet per vulen, jo per gje tjeter. Maho: Nëse vula nuk i jepet PD(Berishes), Berisha ka të drejtë ta djegë https://youtu.be/FntHfbFeU5k

          1. c
            ce

            O ty perbindesh i vicidolit jarebi te shkofte jeta duke bredhur rrugeve te Tiranes neper pordhesta rrugore se na cave trapin ke 32 vjet duke lehur cdo nate tek mjekercjapi Cim pordha qenefi tv.

            1. D
              Drane

              Me e bukura eshte se me 3 mars do te mblidhen te protestojne se bashku Salibanet dhe Alibashet...hahaha! Do jete gallate e madhe! Nga selia e SHQUP-it do te shkohet drejt Gjykates se Apelit dhe do te bllokohen Bulevardi "Zhane D'Ark" dhe Bulevardi "Bajram Curri" dhe e gjithe Unaza e Tiranes. Ne darke do te kete fishekzjarre per fitoern e bajraktarit te Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha!

              1. L
                Lugu gjat

                Mero. PD rahmet paste ka vdekur. Skish si ndothte ndyshe, PD lindi me kancer dhe si e tille kete fund do kishte. Vula ska me rendesi, le tja vendosin aty mbi var

                1. D
                  Dajti

                  Komedi,Sali Haleja proteston per vulen,kurse berishistet e Ali Bashes thon se do marin pjese,gallate e madhe,po e kalojm mire kohen e lire.

                  1. I
                    Ilir

                    Besoj se Berisha e ka shumë të lehtë për të marrë edhe vulën edhe selinë. Mjafton që të shkojë të regjistrohet si parti politike e foltores dhe gjykatat ta regjistrojnë si forcë politike. Kaq e lehtë është. Çuditem pse e bën kaq të vështirë.

                    1. L
                      Li pazari

                      Perfekt Mero

                      1. K
                        Kosovare Rugova

                        Dje grushti i një hajni i porositur nga Rama e goditi Berishën, sot grushti i Shqipërisë po e godet Edi Ramën. Të vetmen zgjidhje Shqipëria e ka që të bashkuar si asnjëherë më parë ta ndjekin këtë Ramovič hajdutin dhe rrethin e tij, si shitës të interesave shqiptare nga pushteti dhe rrethi i tij. Urime fitorja e madhe Sali Skenderbe Berisha. Rrnofte Albin Kurti. Ja hangshi karin Albin Kurtit.

                        1. S
                          Sok. Shpëtim Karaudhi

                          o Kosovar... Me gomer di ti do rrëzoj Dr.Adhamudh Bëtisha Ramën.Dr.Adhamudhi më shumë budallenj se Alibeu dhe bashk nuk bëheni kurrrrrrr. Prandaj Rama e ka në xhep fitoren sa Dr.Adhamudh Bërisha ka juve në krahë.

                          1. B
                            Bamiri

                            Po pse ka kar Albini? Ai osht bibilush. Saliu po qe osht kar nga koka deri tek kembet.

                            1. z
                              zot fali !

                              ......haja Ti koqevare !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Protesta e 11 shkurtit dhe ajo e 23 shkurtit,përgjysmuan numërimin e pjesmarrësve. Kjo pjesëmarrje ishte dhe rezultat i ardhjes " me vonesë" të kryetarit të PL. Meta e ka mbështetur nga janari i 2022 me mitingash,kudo ! Grumbullimi PD PL ka krijuar maxhorancë optike në sheshe ,pa kaluar nëpërmjet zgjedhjeve të rregullta. Vula është ilaçi që i rregullon aritminë Berishës, pa të ai është i vdekur.

                              1. L
                                L.Xh

                                Eh mo këndvështrim tjetër, eh, sikur të kisha një shok si Mema, Vezirit i hyja brënda. E ku ta gjej MENDIMIN NDRYSHE, LILON, PROSHIN, APO PIROSHIN ? Hë thomë ti nashti? Mas na dy muaj, në fillim maji, para zgjedhjeve, beqëm na puq zoti e kafosemi se na përvëloi malli për shoshoqnë… Hë të kam rixha.

                              2. J
                                Jugu

                                Eshte fatkeqesi por mesa duket do jet po Berisha 80 e ca vite qe do e largoj Ramen nga pushteti. Si duket askush tjeter nuk mund ta bente kete. Rama e ka mbush kupen por nuk rrezohet pa revolte dhe kurajo sepse ai kontrollon cdo gje ne vend, po ashtu qytetaret me kurajo dhe arsim i ben naften Rames dhe vendit dhe u larguan jashte shtetit ku ndertojne nje jete me te mire. Tani me rilindasit Rama mund te livadhis si te doj, dhe Mero per shperblimin qe i jep Rama eshte gati te trushpelaj gjithe aktivistet dhe patronazhistet. Me hajer o Mero por me duket se do ikni nga syte kembet po qe se Berisha merr vulen.

                                1. z
                                  zot fale !

                                  Veriu sheh nga Jugu dhe thote :" Une jam Jugu " .

                                2. Z
                                  Zagali

                                  Jugu,t'i rruash bythen Edi Rames. Per inatin tuaj,ai do mbreteroi.

                                  1. P
                                    Peshorja

                                    3 Marsi do te jete vertet 8 janari po kete radhe tek gjukata do te ndeshen grupi i tradhetarve me bajlozin politikes shqpitare nongraden Sali katran Berisha , gallate do te kete ate dite nuk dihet a i kane bere gati varrete e levat se erdhi dita e perballjes te shohim kush do te fitojegrupi i tradhetarve apo grupi i kryesuar nga i pamposhuri djaloshar megjithse 80 vjecar nongrada Sali efendi Berisha qe ne krah T Shehun , Bumcin , Spahin Padhoke , Noken , Bocin , Jevgun Kellici , Vokshin Salianin dhe me trimin e trimave gumarin e Faros .

                                    1. B
                                      Bero Maze

                                      Sy e veshe te opozita gjithmone ai Legen, rrasur ne preher te c'do Pushteti...emrin kush ja gjen?

                                      1. M
                                        Mona

                                        Sa për sqarim, ardhja me vonesë e Likes në protesten para parlamentit ndodhi për arsye se ai kishte një takim shumë të rëndësishëm me dy-tre mongolë, të cilët i dorëzuan atij një fletë lavdërimi, sigurisht për meritën e Likes për vjedhjen e floririt shqiptar.

                                        1. m
                                          memeclleku i Rames me gjuhe te prere

                                          Mero Baze detyrohet te sforcohet akoma me teper per te tentuar deshperimisht te mbuloje ca (sa mbulohet dielli me shoshe) memecllekun e Edi Rames nisur qe nga hetimi i atij McGonigal ne Amerike.

                                          Lini një Përgjigje