Berisha nuk do të përballet më me gjyqin e shifrave. 

12 Shkurt 2023, 19:39Editorial Mero Baze

Ka vetëm një mënyrë që jehona e poshtërimit që i bënë qytetarët thirrjes së Berishës për protestë më 11 shkurt, të relativizohet. Dhe ajo është që tani e tutje të kalojë nga protestat masive që paralajmëronte, në aksionet guerile me çeta, ku numri nuk përbën më lajm. 
Dështimi për të mbledhur njerëz dhe për të treguar forcë me numra, detyroi Berishën që ende pa mbaruar protesta të njoftonte se të hënën do të kishte protestë para Kuvendit. Ky që ka tre muaj e nuk bën dot një miting me 5 mijë vet, dhe që poston foto nga mitingjet e Lul Bashës, befas caktoi për 48 orë protestën e radhës. 
Dhe të hënën do të caktojë atë tjetrën që mund të jetë të enjten ose të hënës tjetër. 
Strategjia është e qartë. Berisha nuk do të përballet më me gjyqin e shifrave. Nuk i ka më ato. Nuk i ka njerëzit me vete. Nuk i ka qytetarët e Tiranës dhe shtresën gri. Ka vetëm ca të lajthitur të cilëve duhet t'iu paguajë naftën dhe tu japë ndonjë lek xhepi që të vijnë në Tiranë. 
Dhe tani e tutje do të ndryshojë strategji për të zhdukur lajmet negative rreth shifrave.  
Aksioni para parlamentit nesër pritet të ketë disa qindra vet, që nuk do shkojnë dot kurrë deri në 1000, por natyrisht më agresivë duke u përpjekur të prodhojnë lajme me incidente të dhunshme. Është e vetmja mënyrë të mbahet gjallë.  
Është pak a shumë në situatën e vitit 1997-1998 ku çdo natë mblidhte 200 vetë në bulevard dhe në Sheshin Skënderbej, sa të tregonte që ishte gjallë dhe herë pas here hidhnin ndonjë molotov kundër kryeministrisë dhe ndonjë parullë kundër ambasadorit amerikan të kohës. 
Tek kjo situatë është rikthyer përsëri. Tani prisni një axhend protestash me njësite guerile, që do mblidhen darkave para kuvendit, para qeverisë, apo dhe diku ku ka aktivitete qeveria. Nuk e bën më gabimin, të paralajmërojë protestë të madhe dhe të poshtërohet siç i ndodhi dje.  
Situata është pak a shumë, si tek ajo skena e filmit “Dimri i fundit” me ato gratë që bënin sikur shkonin për dru që tu çonin ushqime partizanëve, dhe kishin frikë mos i numëronin gjermanët. “Lëvizni gra se po na numërojnë” është batuta më mbresëlënëse e filmit. E njëjta gjë është me axhendën e re të Berishës. E ka tmerr t'ia numërojnë prapë.  

10 Komente

  1. c
    ce

    Mero i ke rene pikes. Se ne cfare gjendje mendore ndodhet perbindeshi i vicidolit dhe spiuni Agush kokeducja duket qarte se pordhestes me te dobet ne 32 vjet i thone madheshtore. Tv ABC news ju a corri masken dje pamjeve mashtruese te transmetuara nga Cim pordha qenefi tv qe ishin pamje te pordhestave te kohes se Bashes. Tv ABC news dha me dron pamje live nga lart ku dukej qarte se nga foltorja deri tek kullat mund te ishin afer 1500 vete nga kullat deri tek Lana ura mund te ishin te hallakatur nga 3 m larg nja 300 vete dhe nga ura tek galeria te shperndare nga 5 m larg per te dhene imazh se ka shtrirje mund te ishin nja 70 vete pra as 2000 vete nuk ishin. Po pse nuk jep shifren perbindeshi i vicidolit dhe spiuni , te thone sa ishin se premtuan 100 mije dhe ju erdhen 50 here me pak. Shiheni sa vota do marrin me 14 maj kur leshilikes te shkoje per lesh dhe foltorja te degdiset ne koshin e plehrave .

    1. A
      Artibr

      Po cmerresh me ate mero ate po mer njerezit me shpulla ai mbledh gjith hajdutet qe ka pasur ne qeveri dhe del aty ben si ndo nje politikan i madh ky e ben gjith kete per familijen e vet per te strukur koken te puplat e te tjereve se i eshte prish syri eshte ber kaposh sorak po e shkeiin si pul.

      1. L
        L.Xh

        Rradhën tani e kanë shtyllat e tensionit të lartë, urat, makinat e zyrtareve, policëve, ndonjë atentat të mundshëm ndaj Ramës, ose më ekstremja (që nga Sali Berisha pritet ) të vrasë ndonjë nga të vetët, si Aldo Bumçi ( mbasi mund të jetë deshmitar në gjyqin e Gërdecit), Mul Noka si kauzë për të ngritur kuksianët kunder qeverisë, Salianjin si kauzë dhe si rregjizor i BABALES, ndonjë gjynahqar tjetër si Boçi e kujt ti mbushet mëndja e çmëndur e babait të Shkelzen Berishes. Vetem e vetem te ketë sebep për ti mbledhur njerezit në protesta kunder qeverisë.

        1. S
          Sh.O.

          O Mero, mos e ul kaq poshtë stekën. Këto që shkruan këtu në editorial mund t'i dëgjosh edhe nga gratë e fshatit kur mbushin ujë në çesmë. Duket, gazetarët tek ne (përfshirë edhe ty zoti Mero) duhet të kenë hequr dorë me kohë nga leximi i kolegëve, veçanërisht atyre të shtypit të huaj, cilësia e shkrimeve të të cilëve është ku e ku më lartë se tallashi që ju servirni për hambullorët që u lexojnë.

          1. G
            Gjithë fajet i ka Saliu

            "Varfëria është prindi i revolucionit dhe krimit". (Aristotell) "Power is not a means, it is an end. One does not establish a dictatorship in order to safeguard a revolution; one makes the revolution in order to establish the dictatorship." (George Orwell) "A revolution is not a dinner party, or writing an essay, or painting a picture, or doing embroidery; it cannot be so refined, so leisurely and gentle, so temperate, kind, courteous, restrained and magnanimous. A revolution is an insurrection, an act of violence by which one class overthrows another. " (Mao Zedong) "Ju nuk mund të bëni një revolucion me doreza mëndafshi." (Joseph Stalin) "Për një revolucion të suksesshëm nuk është e mjaftueshme që ka pakënaqësi. Çfarë kërkohet është një bindje e thellë dhe e plotë e drejtësisë, domosdoshmërisë dhe rëndësisë së të drejtave politike dhe sociale". (B R Ambedkar) "Le të dridhen klasat në pushtet nga revolucioni komunist. Proletarët nuk kanë asgjë për të humbur, veçse zinxhirët e tyre. Ata kanë një botë për të fituar. Punëtorët e të gjitha vendeve, bashkohuni!" (Karl Marks) "Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur do të bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm". (John F. Kennedy) Kur s'ka më vend fjala, atëherë nuk flet palla, por revolucioni paqësor me doreza mëndafshi duke shëtitur në bulevard. (SALI BERISHA).

            1. U
              UNE

              Kur kalohet caku, e drejta kalon ne krahun tjeter; thote nje shprehje shume e mencur. Berishe, e teprove, erdhi koha te te marre mortja nje ore e me pare.

              1. G
                Gerdeci

                @L. Xh i ke rene pikes....persa kohe media kazan e mban si kryepersonazh te dites kriminelin dhe shkaterruesin e Shqiperise.

                1. m
                  meshirojeni ushtarucin Mero

                  Caktimi i protestes se rradhes nga opozita me fort se Ramen atje ku e mbajne mbyllur, ve ne siklet Uturakun e tij mediatik nga qe e mbush perdite...

                  1. G
                    Geri

                    Uturaku i sat'eme

                    1. L
                      Londinezi

                      Prit prit ose me mir ik

                      Lini një Përgjigje