Keqardhje për ata që u poshtëruan në bulevard 

11 Shkurt 2023, 17:54Editorial Mero Baze

Të gjithë ata që duan të bëjnë sikur nuk e kuptojnë misionin e protestës së Sali Berishës, duke dashur ta lexojnë si një protestë kundër qeverisë, sot e morën një përgjigje përfundimtare. Disa prej deputetëve opozitarë që refuzojnë Sali Berishën si kryetar të PD, por bëjnë sikur pranojnë aksionin e tij opozitar, sot kanë qenë njerëzit më të poshtëruar në bulevard. 

Përfytyro të kesh dëgjuar për javë të tëra retorikën e Berishës për bashkim, retoriken e tij për luftë kundër Edi Ramës, retorikën kundër tradhtarve që nuk i bashkohen luftës së tij dhe pastaj të shkosh në bulevard dhe të dëgjosh atë se si të poshtëron si tradhtar.

Gjysma e fjalimit të sotëm të Sali Berishës në bulevardin e zbrazur nga qytetarët, ishte kundër deputetëve që nuk e pranojnë për kryetar, të cilët i kishte thirrur në shesh ta dëgjonin.

Pasi përjashtoi publikisht nga pjesëmarrja Lulzim Bashën dhe Enkelejd Albieaj, të cilët në fakt nuk kishin ndërmend të shkonin, ai pastaj u bëri gjyqin si tradhtarë gjithë atyre që u gënjyen e shkuan në bulevard.

Në një bulevard, ku kishte parulla kundër ambasadores së SHBA, ku anatemohej shpallja e Berishës “non grata” si komplot ndërkombëtar dhe akuzoheshin deputetët që nuk e pranojnë si shpirt shitur, ata që kishin shkuar aty gjoja kundër Edi Ramës patën rastin të kuptojnë se në fakt protesta ishte kundër tyre dhe SHBA. 

Do të mjaftonte vetëm deklarata e tij se ndalon të vijnë në shesh Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibieaj, për të kuptuar se nuk është betejë kundër Edi Ramës, por betejë kundër artyre që nuk i binden në parti.

Dhe të shkosh nën komandën e një njeriu që cakton se kush duhet të jetë në protestë kundër qeverisë e kush jo, do të thotë të dorëzohesh tek një njeri që ndan liçenca opozitare dhe jo të përmbushësh misionin opozitar.

Misioni opozitar kundër Edi Ramës jo vetëm që bëhet dhe pa leje të Sali Berishës, por më së miri dhe më i rrezikshëm per Edi Ramen, është pa Sali Berishën.

Për fat protesta ishte e vogël, e stisur, me mercenarë nga veriu dhe periferitë, dhe e braktisur nga Tirana, siç e meriton të jetë një lëvizje regresiste në një shoqëri të ndriçuar.

Dhe të vetmit njerëz të poshtëruar në atë shesh ishin ata që duan të bëjnë sikur besojnë se Sali Berisha e ka me Edi Ramën dhe jo me SHBA dhe ata që nuk e pranojnë.

Në fakt e ka vetëm me ata dhe SHBA. Këtë e ka kuptuar tani gjithë Tirana që e la vetëm dhe gjithë Shqipëria që e ka izoluar. Përveç atyre deputetëve që mendojnë se mund të jenë nën komandë të Berishës kundër Edi Ramës dhe nën komandë të Lulit, kundër Sali Berishës. 

Shkoni mor në shtëpi bëni ndonjë punë, mos u torturoni rrugëve. Për të mbushur sheshin ka lekë Zeni. S'keni pse e barazoni veten me ata që u paguajnë naftën për të ardhur në shesh.

32 Komente

  1. N
    Nul Moka

    KAMZA është e ardhmja dhe shpresa e Shqipërisë.

    1. X
      Xoni

      Po KAZMA dhe PUSHKA. Te dyja bashke.

    2. S
      Sh.O.

      Deri në 3 Mars këtë punë ka Berisha. Ai proteston kundër gjykatës së Apelit dhe sidomos në mbrojtje të të birit. Ajo që turpëron çdo deputet që është shfaqur kundër Berishës dhe shkon në mitingjet e tij, tregon se ata duan të qëndrojnë në dy karrige, t'a kenë mirë me Berishën po qe se vendimi i gjykatës jepet në favor të tij, dhe të justifikohen me qëndrimin se ishim në protestë jo për të mbështetur Berishën por kundër Edi Ramës, nëse vendimi do të ishte në favor të PD zyrtare të drejtuar nga Alibeaj. Faqezes, pa shtyllë kurrizore...

      1. k
        k

        Ka vite që them se kush ndjek non gratan,është me të meta mendore. Duke parë ato 1000 provincjalë të metë që erdhën sot,më jep shpresë që po shërohen.

        1. t
          titi

          E vecanta e kesaj proteste ishte se Saliu beu kishte aq bodyguard sa dhe Kim Young Un do ta kishte zili

        2. E
          Emigranti

          Lehte si lango para selise se PS. Kjo verteton qe PD ka marre funde dhe trazicioni 32 vjecare po merr fund bashke me te. Shqiperia ka nje shanc te eci normal si cdo vende tjeter ne Evrope me zhdukje me partine qe 32 vjet ka simbol dhunen, rrugacerine dhe injorancen. Nje sekt krahinor dhe kriminal, mafia e vertet ne shqiperi. Shkoni ne te semes, asnje keqarrdhje per jashteqitjen e shoqerise.

          1. M
            Ministria e KomshiKulturës

            Në fakt, urgjenca dhe vënia e shpurrës "gjinkallat e sufllaqeve" (Spahiu, Bejko, Hila, dueti Neri-Minxhozi e te tjere merobazetarë) në qendër të "vëmendjes interpretuese" të protestës e qartëson krizën e Vin Llapës shkaktuar nga emocionet e tepërta te love storey-it McConigal 255 Large K. Kryeson Kreshniki Spahia me perlën Lulqimi Basha do e kish mundur Edvin Ramën !!!! Na hoqi dritat me kete !! Kjo ishte pikëpamja më dominuese dhe i vuri merobazetarët në “krizë të autorësisë”. Por kjo e fundit është një çështje tjetër. Perfundimisht Edvini dhe Fuga kuptuan qe eunuket "mediatikë" duhen ndruar. Vetem prishin punë me "gaztorinë" e tyre si gaztorë provincialë.

            1. x
              xheJ. eN. Bi.

              Ministria e Boles... Të mëshiroj që gjithë këtë inteligjencë e konsumon në krahun e gabuar.Nuk të sugjeroj të kalosh në krahun tjetër . Krahu që ke zgjedhur më duket di një tunel pis i zi që udhëheq Dr.Adhamudhi dhe nga që nuk shikoni asgjë pengoheni mbi njëri tjetrin.

              1. i
                i drejti

                kta qe shkruajn cdo dit per berishen kalojn ne orgazem cdo dit se po nuk folen per brishen nuj jetojn dot pra berisha esht ushqim per bythlepisat e meros lepijn bythen per mbijetes se perndryshe rrin pa ngren keshtu qe jan te detyruar te lepijn qdo pun esht edhe kjo.

              2. s
                saliu duhet te shpallet terrorist

                Asnje nuk duhet te kete keqardhje per keta trushplare,e kur i shikoje ashtu tufa tufa,me ato fytyra shpellaresh,me ate veshje e me ate ecje e sjellje,turperoheshe qe je nje rrace me keta.Ku shkojne keta pa breksa,krah sypeshkaqenit me syze te shtrenjta,me pasuri perrallore qe mer dashnoren e pushon neper ishuj.Ku shkojne keta pabreksa,te perkrahin familjen meta munika qe harxhon vetem per macen se sa harxhojne keta per femijet e tyre.Ku shkojne keta trushplare,akoma nuk e kane njohtur sali komunistin ne keto 50 vjet qe nga shetitja me varken e enverit e deri te krimet e piramidave e gerdecit e 21 janarit,akoma nuk e kane njohur kete komunist mashtrus qe po i mashtron dhe i sjell nga p... semes dhe ikin si mut andej nga kane ardhur. Cfare keqardhje te kesh per keta analfabete qe shumica nuk kuptojne asnje fjale nga ato qe thote krimineli komunist sali,pervec sharjeve e kercenimeve......

                1. A
                  Alniku

                  Nuk mund ti shtoj komentit megjithëse ka shumë por një përmbledhëse e bukur Rrespekt

                2. B
                  Busjati ish dashnore Rames

                  Mero te kujtohet protesta para PD . Ky palaco nuk mori dot zyrat e PD qe duhet te jene 150 m2 ku kater burra midis tyre Gaza dhe Salianji (.gjysem burra ).dhe kater gra e mbyten me tyme me gaze iku si qene i terrbuar cfare thote ky i semure do rrezoje Edi Ramen me nje milione votues. Ke shume te drejte kur thua e ka me deputetet lepurusha lavjersa Basha - Berrisha. Basha- Berrisha .Basha- Berrisha ku te ndaloje lavjersi ..

                  1. S
                    Sazani

                    Mero , je i sakte . Po ku i gjeti mend Tabaku e Çupi qe shkojne me mendjen e kriminelit Berisha ?

                    1. Q
                      Qerimi

                      Sa demostrues kishte LP? edhe partine po e shet badjava..

                      1. A
                        Alb

                        Te meresh kaq gjate me nje te marre, eshte shume gjynah

                        1. m
                          mili

                          Aresyeja se perse ata erdhen sot ne protestet e Berishes ishte sepse u kishin thene qe do shperndaheshin leke,por fatkeqesisht avioni qe duhet te kthehej Zeni me çantat nuk erdhi e per pasoje gjysmat iken nga ishin nisur!Ndaj Berisha e shtyu per neser me shprese se Zeni mund te kthehet son ne darke ose neser ne mengjez,nese nuk ka peripeci rruges.

                          1. K
                            Kosovare Rugova

                            Dje grushti i një hajni i porositur nga Rama e goditi Berishën, sot grushti i Shqipërisë po e godet Edi Ramën. Të vetmen zgjidhje Shqipëria e ka që të bashkuar si asnjëherë më parë ta ndjekin këtë Ramovič hajdutin dhe rrethin e tij, si shitës të interesave shqiptare nga pushteti dhe rrethi i tij. Urime fitorja e madhe Sali Skenderbe Berisha.

                            1. V
                              Vetefundosje organizate terroriste

                              Urime dhe sherim sa me te shpejte se te paska goditur trurin mis harro ilaçet se behesh keq dhe ngateron morten me dashnoren ( keshille ilacet mos i harro )

                              1. t
                                tetovari2

                                Prej cilin pavijon psikijatrik je shtruar?!!!!!!!

                              2. T
                                Tinto Brass

                                Ty moterqir Mero Kurva te pelqente ather doktori kur t linte deri telefonin e tij e sa gjoba ke ven ti mer kurv,mer te qifsha rracen ne emer te tij o bythqim privat. Tani ke mbledh i tuf kurvash e jepni opinione.

                                1. D
                                  Drin

                                  PKSH 2 - Balli Kombetar 0 Enver Hoxha keto dhe i vdekur i mund. Puna eshte pas pak kohesh te rrezohet dhe Sulltani i Surrelit, se vetem po i trash zullumet. Kur te kene ikur te gjithe, Shqiperia merr fryme.

                                  1. E
                                    Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                                    Aty ne bulevard u poshterua nje Pusht-shtet i degraduar ne zullume vjedhje e korrupsioni pa fund. Nje Pusht-shtet ku ne njeren nga shtepite e njeres prej cingieve te nje Ministri vidhen gjysem-milion Euro qe nuk i del askush per zot.

                                    1. P
                                      Per sali berishen ky degradues ......

                                      Rrofte shoku sali e ardhmja e vendit ,kashte jonxhe , mullari do hame po imperializmit anglo- amerikan nuk i nenshtrohemi perpara per fitorje te reja te shkaterojme cfare eshte ndertuar uurraaa parti sali parti sali . Eshte e trishtueshme te presesh zgjidhje nga nje i semure psiqike, non grata komunist, vrases ,vjedhes, spiun ,sherbetor i diktatures ,agjent i udb Serbe ehhh sinqerishte kjo tregone kulturen mjerimin mendore te asaj pjese qofte edhe 2.500 sa ishin mbledhur tipik enverista qe nuk jan lidhje me demokracine

                                      1. t
                                        tetovari2

                                        Kishte 5000 me gjithë hijet e tyre diç komentoi dje një komentues!

                                    2. P
                                      Po Juri ç'thotë?

                                      https://kohajone.com/paris-kjo-eshte-proteste/

                                      1. Z
                                        Zot na fal cfare Perbindeshi ke krijuar !

                                        Fisit Berisha ia ka SHERRIN tane e GJSKOVES dhe tash po ja shef tanr SHQYPNIA.

                                        1. F
                                          Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                          Opozites i duhen protesta qe ti therrase Qeveria, ku fjalen e hapjes e te mbylljes ta mbaje Edi Rama...ose te pakten njeri nga Balla ose Spirop...i! Keshtu do te quhej edhe e suksesshme dhe do merrte edhe bekimin e plote te te "pa varurve" te Anal-listes duke nis nga Mero e duke mbaruar me Frrockon.

                                          1. P
                                            Pyetje

                                            Mero ne kjo fotoja qe perseritet te editorialet pse i ke buzet me te kuq?

                                            1. T
                                              Tosi

                                              Një debil qe i ka ikue mëndja, turp per ata qe e ndjekin pas..

                                              1. q
                                                qytetar i Tiranes

                                                protesta qe nje gallate e madhe Na dhiven duke qesh qafpalaret e Salih Shpelles Mezi u mblodhen 3 mije vete dhe pse autobuzet i kishin te paguar nga ceceni i vucidolit Neser nuk do katandisen as 1/10 e tyre

                                                1. P
                                                  Përkthyes profesionist Anglo-Sakson

                                                  Non Grata, Doctor Rrumpalla, Sekretari Partisë i Shëndetësisë, Mjeku personal i Hysni Kapos, Simon Stefanit dhe i grupit të mjekëve të diktatorit Enver Hoxha, me Ilir Meta_jn (Sekretarin e Rinisë dhe Spiunin e shokëve në Fakultetin Ekonomik në 1988) dhe ata 5000 a shumë shumë 7000 veta në Bulevard totalisht trushpëlarë e provinciale 99%, shpresat për të mbrojtur e shpëtuar veten, djalin, vajzën, dhëndrin, Super Hajdutë familjerisht e jo pak edhe pjesë e vrasjeve në Shqipëri që nga 1991, bën sikur është trim dhe ka Popull me vete, por faktet ka një MUT më. Sali Berisha dhe Ilir Meta_j me trushpëlarët që u shkojnë pas, janë pakica e pakicës së Popullit, dhe më keq do katandiset, sepse janë dy Super Monster që la pas Partia Punës (Komunizmi) dhe Sigurimi Shtetit në Dhjetor 1990, për të mos u bërë kurrë Demokracia e vërtetë në Shqipëri. Kërcënimet e Doctor Vdekjes dje duke u shfaqur sa tek dyert e Ministrisë së Brendshme, Bashkisë dhe në murin e Bankës së Shqipërisë 10-metra përballë Selisë së Partisë Socialiste, teksa shoqërohej nga 100 veta kryesisht roje ish Gardistë, ish Policë, ish SHIK_sa të kohës së Tij në Pushtet, shumica e tyre PARAMILITARË të thekur të familjes Berisha e PD. Idjoti plak 80-vjeçar gaboi rëndë me çfarë demonstroi duke sharë, shpifur e kërcënuar të Majtën shqiptare, Edi Ramën dhe Popullin shqiptarë në shumicë dërrmuese që nuk i beson më Atij kanibali komunisto-mafjoz dhe portalit Nr.1 malokut tjetër Ilir Meta_j, duke bërë xhiro nëpër Bulevard në dyert e institucioneve VIP të Shtetit. Në çdo vend të BE dhe Perëndimit në përgjithësi, ky veprim ekstrem do ishte fundi i Tij me BURG dhe i cilitdo që do i dilte në mbrojtje. Në asnjë vend të Botës pakica si tek Ne në Shqipëri nuk arrin deri këtu, të kërcënosh shumicën qeverisëse që ka shumicën e Votës së Popullit dhe drejtimin e Shtetit, në dyert e institucioneve VIP të Kryeqytetit dhe Shtetit, sepse përfundon në Haxhi Dajak dhe pas Hekurave në burg. Shteti në Demokraci ka Ligje dhe Rregulla të përcaktuara, që nuk mundet askush ti nëpërkëmb e të bëj vinin ku të dojë e si të dojë. Dy gazetarë anglisht folës që ndoqën gjithçka Dje, që ishin prezentë dhe në xhiron provokuese me fjalime kërcënuese ekstremisht të Super Monstrës aktuale në Shqipëri që nga Dhjetori 1990, pa ndrojtje i thanë përkthyesit shoqërues se; E Majta juaj është shumë tolerante deri dhe në shkelje të Ligjit, sepse prej sa kemi ndjekur prej vitesh çfarë bën pseudo e Djathta si në Pushtet dhe në Opozitë, në çdo vend tjetër të Europës e më gjërë, nuk do lejohej deri këtu Opozita. Ne dimë gjithçka për Berishën familjerisht dhe bashkëpuntorët e Tij si dhe për Ilir Meta_j familjerisht e çfarë ka bashkëpuntorë (gjithçka me detaje të vjetra entë reja, si dhe Median që është totalisht me t'a, ku fatkeqsisht kjo Media është e përfshirë pothuaj tërësisht në korrupsion e skema mashtrimi të jo pak krimeve të ndodhura prej 3-dekadash), ndaj Non Grata Amerikane dhe Angleze është shumë pak për Berishën dhe familjarët e Tij, si dhe për Meta_jn familjerisht që shumë shpejt do shpallet Non Grata si nga Amerika dhe Anglia. Sistemi Drejtësisë vazhdon të caktojë se është totalisht i kapur e i kontrolluar nga Berisha dhe Meta_j, dhe për këtë kemi dhe Ne (njerzit tanë specialistë të Ligjit) gabimin e madh, që bëmë Reformën në Drejtësi me disa pika lëshime që sot Berisha e Meta_j i shfrytëzojnë me njerzit e tyre në Sistemin e Drejtësisë, që fatkeqësisht janë pothuaj të gjithë të kapur e korruptuar që nga 1992.

                                                  1. E
                                                    Eni

                                                    Po pse donit gjak ju....jeni mesuar me gjak e boje si ne 21 janar....me vote brenda vitit.....

                                                    Lini një Përgjigje