Dy dëmet e verifikueshme të “revolucionit” ndaj opozitës 

19 Shkurt 2023, 20:12Editorial Mero Baze

Sondazhi i fundit i Euronews për garën e Tiranës tregojnë realisht dëmin që i ka bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta/j me revolucionin e tyre, opozitës. Shifrat 54 me 27 në favor të Veliaj, tregojnë se Sali Berisha ka përgjysmuar opozitën dhe ka dëmtuar kandidatin e tij Belind Këlliçi, i cili si për nga profili që ka, natyrisht që duhet të kishte më shumë mbështetje. 
Të dyja këto janë produktet më të dukshme të revolucionit të tij. 
Partia Demokratike ka një bazë elektorale të sigurt në Tiranë tek 40 deri 43 për qind, nëse i referohemi historisë së saj 30 vjeçare. Çuarja e kësaj shifre në 27 nga Sali Berisha dhe Ilir Meta/j, nuk tregon shkatërrimin e opozitës, por shkatërrimin e Berishës si lider opozite.
Kjo shifër tregon se kundërshtarët e Berishës kanë një hapësirë nga 15 deri në 20 për qind në Tiranë për të mbushur boshllëkun opozitar të prodhuar nga dyshja Berisha Meta/j. 
Pra nëse do të flasim për bilancin e parë dhe më të hidhur të revolucionit të Berishës, ai është ndarja e opozitës dhe përçarja e thellë e saj kundrejt Berishës. Një udhëheqës që ju turr partisë së tij si bishë, “në emër të bashkimit”, tani në prag të betejës së parë reale elektorale, provon se e ka përgjysmuar atë. Dhe do të mjaftonte vetëm ky fakt për ta konsideruar armik të egër të opozitës dhe aleat të madh të Edi Ramës. 
Produkti i dytë i këtij revolucioni, është dëmtimi i figurave që kandidojnë nën siglën e tij. Belind Këlliçi pa diskutim që do të kishte një rezultat tjetër dhe një perceptim tjetër në kryeqytet, nëse nuk do të ishte nën siglën e Sali Berishës. Shkuarja pas Berishës, me shpresë se do t'i krijojë biografi të mirë për të ardhmen, në fakt i dëmton të tashmen dhe të ardhmen . E njëjta gjë ndodh dhe me Carën në Durrës dhe Luçiano Boçin në Elbasan. Ata i janë bashkuar Berishës me arsyetimin banal se është më i forti, por në fakt, ai është më pak i mbështetur se vetë ata brenda opozitës, sikur të mos ishte konteksti i konfliktit mes dy palëve. 
Dhe mirë që i kanë dëmtuar, por tani dalin shpikin dhe sondazhe në faqet e tyre për t'i vënë dhe në gjumë, që të vdesin të qetë. 
Si përfundim i gjithë revolucioni i Berishës dhe Metës/aj, deri më sot ka forcuar elektoratin abstenues të opozitës duke rritur potencialin e mbështetjes për kundërshtarët e tyre në opozitë dhe ka dëmtuar kandidatët e tyre që në kushte të tjera do të ishin shumë më të mbështetur. Nuk di se kush mund t'i bëjë më shumë dëm opozitës se sa kaq. Edi Rama ngjan dembel fare, para këtyre të dyve. 
 

17 Komente

  1. A
    Adi Krata keshilltare i Berrishes

    Berrisha ka qene gjithe kohen lider i dobet ka boshllek intelektual bile mund te them pa frike qesharak i semure mendor . Ti bashkohesh nje non grate minues i demokracise dhe te kerkosh te beshe karrier ne politike eshte stupiditet , njesoje si bashkpuntoret e Putinit te pretendojne per paqe . Ne PD nuk eshte vetem non grata deshtak qesharak révolutionner komunist atje ka shume shume shume si ky duhet qe kjo parti te shbehet dhe te ndertohet nje e djathte e re me njerez te kulturuar me ide te reja Me Preshin me Salianjin me Bashen me Noken me Bilbilin me Kaposhin e Peqinit me Bardhen e te tjere nuk ka kuptim qe kjo parti te mbijetoje jo vetem qe nuk ka shance per te fituar por as qe duhet menduar te fitoje .......

    1. L
      L.Xh

      Dhurata (peshqeshi) më e madhe që i është bërë PS-së ndonjëherë në historinë e pluralizmit shqiptar. Edhe në ëndrrën më të bukur, nuk do ta mendonin një “bamirësi” të tillë opozitare(leshi). Dhe pastaj thonë na vodhi votat Edi Rama !!! A ka bythë të rrijë ? Sikur gjela deti të kandidojë PS-ja, e fiton garën elektorale me këtë opozitë të “katandisur si kokoshi në gjysëm thele”. Në këtë gjendje opozitare, të paktën edhe dhjetë vjet do të jetë PS në pushtet.

      1. K
        Kosovare Rugova

        @L.Xh o mut serborus ta qift nonen Albin Kurti!!!!

        1. L
          L.Xh

          ……ha ha ha…….oj “koqevare…..” merru me gratë e koqevarëve që po bëhen “pronare” semaforësh në Tiranë, për sa thua, më vjen për të qeshur…… ha ha ha……

          1. Z
            Zot na fal cfare ke krijuar !

            Mbaje veten Kosovare RRUGAVARE !

            1. x
              xheJ. eN. Bi.

              Hahahaaa o kosovare... Albini nuk po shkërdhen dot gruan e tij Rita Knudsen Augestad dhe do ketë kohë për nënën e @L.Xh - ës ?O L.Xh ...me këta budallenj si kosovarja që mbështetin Berishën si mos katandiset kokoshi jo gjysëm ,po 1/4.

              1. L
                L.Xh

                Tung …..o…xheJ. eN. Bi…..

          2. r
            rrnofte sali snajperi

            E megjithate sali krimineli edhe me 27% fiton zgjedhjet,ilirfloriri del forc e pare. Sa te jene keta 2 vampiret rrugeve me kuaj,e cfurqe edi rama do jete ne pushtet,por cecenet akoma nuk po e kuptojne

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Problemi është se kandidatët e opozitës janë pa personalitet, shquhen vetëm për servilizëm dhe besnikëri ndaj Berishës. Sigurisht janë dhe AntiRama ! Politika e ndjekur nga Berisha ka patur si qëllim të mbajë rreth vetes votuesit fanatik të PD. Me këtë platformë nuk ka alternativa për unitet, por luftë për të qenë mbreti. E vetmja shpikje është marrë nga politika majtistë, Revolucioni.

              1. D
                Demokrati

                Ka shume epitete per Saliun dhe shpesh e quajne hajdut, kriminel, spiuni serbit apo komunist. Pervec ketyre epiteteve “sociale” ai eshte konvercial kur e krahasojne me kafshet. Mbeshtetesit e tij e quajne luan, tiger apo majmun cirku. Armiqte e tij e quajne dhelper, gjalper, akrep apo kuceder. Per mua ai eshte ari. Ariu ka te njejten cilesi si Saliu. Ai kur te perqafon me dashuri, te merr shpirtin. Eshte e njejta gje edhe me Saliun. Nga perqafimi i tij, PD-se po i merret fryma.

                1. B
                  Bardhyli nga Kosova

                  Mirë se vini në Propagandistan. Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda një shteti të varfër merr frymë edhe një vend  i quajtur Republika e Propagandistanit. Shtet brenda shtetit do ta quanin studiuesit, por për vendasit është shumë më shumë se kaq për shkak se çdo ditë përplasen disa realitete. Ju mbase e keni dëgjuar, mbase jo, por ky është rasti që jo vetëm të shuani disi kuriozitetin, por edhe të reflektoni për shumëllojshmërinë e sistemeve politike të jetëzuara në planetin tonë. Në Propagandistanin e bukur, prioriteti absolut i qeverisë është performanca në rrjetet sociale dhe ndryshe nga realiteti, aty njerëzit ndjehen të lumtur për mrekullitë që shijojnë çdo ditë duke i parë në Instagram, Facebook apo Tik Tok. Madje nuk ekziston velja, pasi duke parë urinë e madhe për t’u ushqyer me vizualitet, kuzhinierët e propagandës gatuajnë disa herë në ditë. Një ditë të bukur fundjave, lideri madhor i Propagandistanit, megjithëse ditë pushimi, mori mundimin, dhe i hodhi të uriturve një foto të një mjellme në liqen. E ndjente në çdo fibër të qenies së tij se ky postim do të bëhej viral, do të rrëmbente mijëra zemra Facebook-u dhe do të bëhej lajmi i ditës. Potencialisht ky postim mund të tërhiqte vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare. Intuita nuk e gënjeu, populli i tij nuk e zhgënjeu, strategjia shkëlqeu! Pa kaluar 10 sekonda, aq sa i duhet njeriut të lëshojë një psherëtimë, vërshuan like-t, share-t dhe komentet nga qytetarët entuziastë të Propagandistanit. Punonjësit e administratës, anëtarët e kabinetit, kryetarët e pushtetit vendor dhe të gjithë kuzhinierët e mëdhenj e të vegjël të kuzhinës së madhe të propagandës, nxituan të lavdërojnë liderin për këtë arritje personale, por mbi të gjitha të jashtëzakonshme për republikën. “Mrekulli”, “Të lumtë”, “Bravo”, “Vetëm ju e bëni këtë vend”, “Çdo ditë e më i lulëzuar Propagandistani”, “Me ju përpara do të lulëzojmë botën”, “Fat i madh që ju kemi”, “Ec përpara gjigand”, “Pavarësisht pengesave shumë është bërë por shumë mbetet për t’u bërë”. Ndryshe nga sa mund të mendohej, lideri nuk ra në kurthin e vetëkënaqësisë. Kurth ka kanë rënë të gjithë vdektarët e Propagandistanit, me përjashtim të liderit. Ai kurrë nuk kënaqet me pak, madje edhe kur është shumë thotë “është shumë por ka edhe shumë-shumë”.  Kështu që pas postimit të mjellmës, meqëllim dyfishimin e entuziazmit e për rrjedhojë edhe të lumturisë së propagandistanësve bëri një postim të dytë,  këtë radhë me dy mjellma. Rrjeti shpërtheu, më shumë se tritolet që herë pas herë shkundin ndërtimet që nuk lejohen në atë republikë. Mijëra like, mijëra share dhe dhjetëra mijëra komente vërshuan ashtu siç vërshojnë turmat e turistëve kur gjenden para një bukurie të pazakontë natyrore dhe duan ta fotografojnë. “Ja edhe një mrekulli tjetër”, “Vendi ynë, Propagandistani, kurrë nuk ka qenë më i bukur”, “Një goditje për të gjithë ata që ju kanë inat“, “Do t’i verbosh armiqtë e Propagandistanit dhe veçanërisht opozitën që nuk ka sy të shoh se çfarë mrekullie keni bërë  brenda pak minutash”. (Ky koment i fundit kishte edhe pëlqimet më të shumta të ditës). Të entuziasmuar nga fotot e mjellmave njerëzit lanë çdo punë tjetër. U anulluan dasmat, në bare dhe restorante nuk diskutohej asgjë tjetër veç fotove të mjellmave. Vendi u paralizua. Në qiell, në çdo qytet u ngritën drone me foto nga mjellmat. Një dalldi hareja ngërtheu Propagandistanin. Fotot e mjelljmave u bënë lajmi i parë i ditës në televizionet e shumta. Komentatorët analizuan gjerë e gjatë jo thjesht postimin dhe komentet, por edhe domethënien dhe mesazhin që përcillte Lideri në një ditë pushimi. Hashtagu #nukkakoheperpushim”, mbiu në të gjithë ekranet. Televizioni publik ndërpreu programin dhe nisi transmetimin e baletit “liqeni i mjellmave”. Një grup akademikësh propozoi që nga flamuri kombëtar të hiqej shqiponja dy krenare dhe të zëvëndësohej me dy mjellmat. “Tani po ecën pak” - tha Lideri, gjithnjë i vëmendshëm që vetëkënaqësia është armiku më i madh i vetes. Tani ka ardhur koha, tha që të bëj një postim me këmbë në toke. Në postimin e tretë lideri paraqiti një projekt 3D  ku mali nga sfondi që ishte në dy postimet e para vendosej në mes të liqenit. Mali kthehej në ishull. “Megjithëse kjo nuk ka qenë premtim elektoral, po e bëj”, - tha Lideri me vete. Dixhitura e projektit 3D: “Zemra mal, krenarë për të ardhmen e përbashkët!”, -nënvizoi lideri duke e shoqëruar me një nënqeshje nga ato që i shfaqeshin rrallë në publik. Ai e ndjente se kjo do të shkaktonte tërmet digjital, nga ato që në Propagandistan bien çdo orë të ditës. Gishti tregues që do të shtypte butonin në celular iu drodh lehtë, pastaj pa dorën të lëvizte si fshirëse e xhamit të makinës. Ç’ne unë me emocione? Brofi në këmbë. U përpoq të postonte në Facebook, por sërish ndjeu dridhje, këtë radhë nën këmbë! U zverdh se mendoi tensionin e lartë! U gëzua dhe u drodh sërish kur kuptoi që nuk ishte tensioni... “Ky qenka tërmet i vërtetë!”, -bërtiti me të madhe dhe i bëri me shenjë sekretareve për t’ju gjendur pranë. Lëkundjet  nuk po ndalnin. Megjithatë, lideri ja arriti të postonte projektin: “Zemra mal, krenar për të ardhmen e përbashkët’. Qytetarët e Propagandistanit, nën tmerrin e lëkundjeve të tërmetit nxituan të bënin liket dhe komentet e para… (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Rroftë Albin Kurti. Vdekje tradhtarëve. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                  1. I
                    Indinjata

                    Bardhyl jam i bindun qe ti se ndjen vehten shqipetar por "komb vosokar"!Na thue dhe populli "im" hajde humor serbi hajde!

                    1. Z
                      Zot na fal Tosin prej Kosovet. cfare ke krijuar !

                      Tos ! Merr ilaçet !

                    2. K
                      Kronisti

                      Për me e sha duhet me e pa. Por, kur ta shaj në publik, njerëzit më pyesin kush t’ka shti me e kqyr! Është bukur hipokrizi me e kqyr çdo epsiod të qati Big Brother-it edhe me pasë qëndrim negativ ndaj tij. Puna kryesore është mos me humbë kohën t’u kqyr emisione të pa vlera përderisa nuk e ke për detyrë atë punë. Edhe diçka tjetër, a ka ardhë puna vetëm të Big Brother? Nëse po, atëherë ne i paskemi punët për merak! Por e vërteta është shumë e hidhur. Pjesa dërmuese e kulturës sonë që prodhohet sot është e bërë nga autorë mediokër që të vetmin qëllim kanë daljen nga anonimiteti, ose bërjen e parasë me gjerat për të cilat nuk kanë dije, apo nuk kanë talent. Në këto rrethana kulturore, imponimi i një Big Brother të pavlera nuk është befasi, por është fare i pritshëm dhe i natyrshëm. Problemi shtohet edhe më shumë kur kritikuesit e Big Brother janë ”big brothers” vetë. Për vete ju garantoj, se emisonin Big Brother nuk do ta kritikoj kurrë për faktin e thjeshtë se deri në vdekjen fizike nuk kam për ta shikuar ndonjëherë. Ju kuptoj edhe juve që ju imponohet, sepse e kqyrin gruaja, vjehrra, nusja, djali, vajza, nipi, mbesa… dhe ju s’keni mundësi të kapni një kthinë për ta lexuar një liberth (?!), prandaj përfundoni në tripat e big brathers. Shumë keqardhje për juve vërtet.

                      1. m
                        meshirojeni ushtarucin Mero

                        Ja pra dhe :"Direktivat:" e Meros per opozitaret, meqe i qan zemra te shkretit si kundershtar i ashper i ketij pushteti Rama qe eshte! Dhe rreket tu mbushe mendjet opozitareve dhe nderkaq tu kenaqe ca shpirterat e trazuar te idhtareve te pushtetit duke u thene se protestat e Sali Berishes kunder qeveerise Rama e kane pakesuar opoziten...qe paskesh qene e forte kjo opozite dhe solide pikerisht (sipas Merobazerise)...kur Flinte gjume ( PER 9 vjet te Lyl Bashes ne krye te opozites, nga Rama tek Bazeja perdite u shqyen duke u ankuar se "Luli fle gjume") KONKLUZIONI : Mero Baze tere jeten u ka puthur by..pushteteve e ka kafshuar by...e opozitave me rradhe, ndaj behet qesharak kur gjoja "i qan hallin opozitarizmit", pasi e ben kete vetem nga nje pozicion - I bythlepiresit te Pushtetit rradhes!

                        1. S
                          Shqiptari

                          Revolucioni i Sali Berishes po shoqerohet dhe me kauzat,ligjerimet,thirrjet dhe problemet qe shqetesojne sot PD(Foltoren).Pra idete e liderit Se pari:PD eshte Foltorja,Berisha medoemos !! Kush do te jete me PD duhet te njohe Berishen Lider,te njohin Foltoren,Primaret dhe te jene kunder Alibashes,Reformes ne Drejtesi dhe te bashkohen ne levizjen revolucio.Berisha-Meta. Nuk ka asnje ide per parimet kryesore akute te Demokracise,per problemet e Negociatave me BE,probleme dhe strategji prioritare te zhvillimit te ekonomise,perballimit te krizes nga lufta,te zhvllimit strategjik te ekonomise,mbeshtetjen e shttresave ne nevoje dhe zhvillimin e forcave te punes,probleme te rritjes se prodhimit,energjis Se dyti:Rama ka korruptuar Ameriken dhe ka paguar qe Berisha te shpallet Non Grata kot. Berisha eshte politikani me i ndershem,nuk ka bere korrupsion dhe akuzat ndaj tij nga Blinken jane hartuar nga Kim,Mcggonigall dhe Rama !! Kim ka ardhur pasi Z.Lu dhe administrata Trump e kishin plotesuar dosjen e tij me fakte. Nuk jep asnje shenje se cilet jane partneret strategjike,si do i normalizoje raportet me Ameriken dhe me BE,problemin e non grates. Se treti:Basha dhe Alibasha mbajne vulen krejt padrejetsisht se Zhukri (shoferi jurist i PD) ia ka dhene vulen Foltores dhe Apeli nuk ka me pune Rama eshte bandit dhe koka e inceratoreve ndaj duhet te arrestohet e te veje vete ne burg.Nuk flet asnje fjale per akuzat ndaj tij,Zenit,dhenderrit dhe Argites.Nuk jep asnje spjegim per Gerdecin,21 janarin dhe akuzat. Se katerti:Revolucioni Berisha Metaj nuk do ndalet derisa te rrezohet Rama,te rreformohet nga e para drejtesia,te çlirohen parlamenti,bashkite,policia,tatimet dhe zyrat e shtetit nga socialistet dhe pinjollet e Bllokut... Cilat jane reformat,nismat,ndryshimet qe do beje,njerezit me te cilet do beje Revolucionin dhe do vije ne pushtet(apo me Mulet e Spahot) Cilet jane aleatet,mbeshtetesit,Meta dhe Mona Se pesti:Pushtet do merret me Revolucion pasi Ramen nuk emundim dot me zgjedhje e votime Revolucion bejne vetem komunistet.Shqiperia eshte vend i NATO—s dhe kandidat per ne BE dhe keto organizma nuk i pranojne revolucionet Se gjashti:Do u tregojme vendin ambasadoreve te korruptuar dhe te degjeneruar seksualisht dhe do i kthejme vendit autonomine e humbur. Si do ua tregosh vendin,duke i perzene si Enveri ne 1946 kur perzuri Angloamerikanet nga vendi Keto jane idete strategjite dhe taktikat qe do perdori lideri historik i Foltores me te cilat do beje revolucionin dhe do marre pushtetin. Revolucioni Berisha Meta nuk do te ndalet dhe kauza e tij do triumfoje pas vdekjes se tij.

                          1. m
                            mos thoni se c'bej une, thoni si them une

                            "Ta bejme si ne Tunizi" sokelliu pak dite para 21 janarit 2011 Edi Rama ne opozite, duke ndersyer socialistet me nje video Meta-Prifti ku permendeshin 700 000 Euro. Tani ne pushtetin e Edi Rames, aq Euro vidhen ne njeren nga shtepite e njeres nga velinat e Arben Ahmetajt...dhe Zonja Rilindase nuk e di te kujt jane ato Qindra mijra Euro ...dhe opozita e sotme nuk paska te drejte as te protestoje (!)

                            Lini një Përgjigje