Më në fund SHBA është në dorë të Berishës 

27 Shkurt 2023, 17:40Editorial Mero Baze

Në prag të mocionit për debat në Kuvendin e Shqipërisë rreth çështjes McGonigal, ka një zhvillim të rëndësishëm. Prokuroria e distriktit të Columbias në New York ka nxjerrë një urdhër mbrojtje për çdo informacion apo hetim lidhur me rastin McGonigal, duke theksuar se deri në fund të çështjes asgjë nuk mund të përdoret publikisht. Kjo vlen veçanërisht për Kongresin apo Senatin në SHBA, për t’i kufizuar ato në përdorimin politik të kësaj çështje.

Vendimi vjen dy ditë para mocionit për debat në Kuvendin e Shqipërisë dhe e bën edhe më të rëndësishëm këtë debat, pasi tani i vetmi vend në botë që mund të flitet për këtë çështje, është Shqipëria, ku Berisha po heton paralelisht me FBI dhe CIA për të zezat që Edi Rama ka tentuar t’i bëjë SHBA-së.

Me këtë që ka ndodhur, Berisha ka të drejtë të shtojë akuzat për Ramën, duke shtuar aty se ky nuk ka blerë vetëm ish- agjentin e FBI, por tanimë dhe Prokurorinë e New Yorkut, e cila i ndalon Kongresit dhe Senatit të merren me këtë çështje. Po ashtu dhe shtypit amerikan që të mos ketë akses në hetimin që po zhvillon Prokuroria.

Po ta shikosh nga ky këndvështrim, tani shpresa e vetme e SHBA në botë për të zbardhur këtë skandal është Sali Berisha. Ai është i vetmi aleat i SHBA në hetimin e kësaj çështje, tani që Edi Rama ka bllokuar dhe Prokurorinë e New Yorkut.

Ndaj për këtë shkak merr një rëndësi edhe më të madhe mocioni për debat në datën 2 mars. Shpresoj që kongresmenë dhe senatorë amerikanë të nisen urgjent nga SHBA të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dëgjojnë fakte që nuk i dëgjojnë dot në SHBA.

Po ashtu shpresohet që dhe shtypi botëror që merret me këtë ngjarje të zhvendoset më datë 2 mars në Tiranë, të dëgjojë të rejat nga goja e Berishës për këtë çështje.

Amerika, e cila e ka shpallur Berishën “non grata” për minim të demokracisë, për korrupsion madhor familjar duke shfrytëzuar pushtetin dhe shantazh mbi drejtësinë, tani është e gjitha në dorë të tij.

Përkushtimi me të cilin Berisha po përpiqet të shpëtojë SHBA nga Edi Rama është në një shkallë të tillë sa SHBA nuk e meriton me atë që i ka bërë. Por ai është i bindur se SHBA një ditë do t'ia vlerësojë këtë kontribut. Së paku të nesërmen e seancës t’i japë vulën në gjyq, që dhe mitingu të mos i shkojë kot. 

Është rasti kur SHBA duhet të mësojë dhe nga historia e Berishës. Sa herë ai ishte në hall dhe Prokuroria niste çështje kundër tij, siç qe 21 janari, ai ngrinte një komision hetimor kundër Prokurorisë për grusht shteti. Tani të nëjtën gjë do ta bëjë në Tiranë kundër Prokurorisë së SHBA.

Ndaj edhe pse duket si ters ky vendimi i Prokurorisë së New Yorkut, e bën më të rëndësishëm Berishën, pasi e bën atë të vetmin hetues transparent në botë për këtë çështje, duke transformuar kështu dhe motivin e revolucionit të tij, nga një revolucion për të mbrojtur Berishën nga SHBA, në një revolucion për të mbrojtur SHBA nga Edi Rama.  
Paç fatin e Berishës në këtë rast .

23 Komente

    1. L
      Lirie Bërisha hajdute nongrata

      Ky editorial eshte apo rubrika Antena ? lol Bravo Mero për ironine e thelle. Por sbesoj se Sali Kari te kupton (nga grope e mutit qe eshte zhytur thelle)

      1. L
        L.Xh

        Në vëndin tonë, Shqipëri, kemi një shprehje : “Paç fatin e kurvës”… Por ku është FATI, dhe KUSH ËSHTË KURVA ? Të shpresojmë që kurvit Sali, ti dali fati….

        1. M
          Miku i Donald Lu

          Një sarkazmë e hatashme për psikopatin Saleh! Bravo Mero!

        2. G
          God bless America

          Charles McGonigal ish shef ne FBI eshte nen hetim per dy akuza : Njera per ryshfete nga nje mik oligark i Putinit, tjetra per afera me zyrtare te pushtetit Edvinit. Ky i fundit eshte madje edhe i vetmi kryeminister ne glob qe e ka pritur ne Tirane ate Charles McGonigal, e si mos mjaftoje kjo e ka percjelle mikun amerikan me Damian Gjiknurin nga pas per ta dekoruar me medaljen "Mirenjohja Tropojes" (se ku qendron "kontributi" i Charles ne Tropoje kete e di Damiani). Hetimi ne Amerike behet i mbyllur, por faktet jane hapur. Po hapur do dale edhe vendimi pas hetimit (atje avokatia per Ramen neper faqe gazete e njefare Mero Baze nga Tirana ka vleren ZERO)

          1. r
            robi

            ha pak te thate ne vend te darkes se me te njome qenke ngopur o hunderr, gjithe bota po tallet me perbindeshin e vucidolit dhe po pret fundin e tij te pashmangshem.

            1. A
              Aron

              "Mirenjohja e Tropojes" i eshte dhene nga Agron Neza, dhe jo nga PS o toc kuklle, se Agron Neza eshte Tropojan.

              1. S
                Sadik Kuçana

                I nderuar Aron, Kryetari i Bashkisë Tropojë, që i jep GoneKalit katundarin e nderit të Tropojës, është,safi djali i tezes se Sali Berishes. A do më për Belulin ?

              2. M
                Muzaka i Ri

                Ha ti ha se ka dhjere berisha per te gjithe ju qe i shkoni nga pas.

                1. D
                  Drejtesia

                  Ha mut o good bless se ne te sateme do shkoni ju o plehrat e Sali neperkes!

                  1. A
                    Ai

                    ???? ???? ???? Futi nje fasule plako. Rrofte Saaaaaaaliiiiiii Beeeeeeerrriiissshhhhaaaaa!

                    1. H
                      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                      O ti koqe kandari God Bless America Ç'hyn Rama ketu mor pallë? E kujt i plasi per Ramën? Ty t'i ka thare trutë Saliu dhe nuk mbush me. Rama edhe sikur nesër të ikë nga politika, të jape doreheqjen, PD e dhjere Steve dhjere mbetet. Prapë nuk fiton dot. Do iki Rama do vije Veliaj. Jo.muti po kaka. Dhe ju prapë do filloni avazin Nano-ik, Rama-ik, Veliaj-ik. Prapë do filloni me idiotesitë regjimi i Veliajt". Pse? Po sepse Berisha e ka kthyer PD-ne ne një parti zorraxhinjsh, qe merr vetem votat e rrumpallave si puna jote. Pra edhe nje here, ç'hyn Rama te fakti që Saliu ka shkaterruar PD-ne. Lere Ramen o.kungull. Jeni bere si ai vëllai i kurvës, që e ka motrën prostitutë, pernatë e nxjerr burri ne semafor, por inatin e ka me ata qe i japin lekë asaj. "Jo, unë e kuptoj qe ajo është kurve dhe që burri i vete e nxjerr ne semafor, por ata pse shkojnë me të? Ata jane të pandershem." Ja, kaq trapa zalli jeni ju. Saliu e ka nxjerre PD-ne ne semafor dhe e ka shkerdhyer mbarë e mbrapsht, ti akoma me Ramën. Rrumpalla mbetet gjithë jetën o të shkretë.

                    2. S
                      Sky

                      Me nje fjale te enjten nuk do kemi interpelance. Cfare fatkeqsie! Doktor mortja ka dhe fatin kundra. Kur te vjen e keqja, hapi deren. Hahaha, te enjten o bablok futi nje dore domino me Mulin, gjithmone nese keni lozur ndonjehere.

                      1. C
                        Coli

                        Hahahaha Mero je fantastik

                        1. B
                          Bushati SALIUT nipi Hysniut

                          Nje tufe budallenjesh ku Rama talle bythen me Sançopancon dhe Sançopançot e tjere . Non grata jetone akoma ne vitet Liri -Demokraci haaa . Ka gjetur keshilltar te mire Lubonjen Fevziun Bushatin Krasten ndersa Lelen e ka per pjesen artistike kur te iken truri njerzit tallin Gencin. Revolucioni vazhdon ideologe i perdhunuari ne burgjet e Enverit psikopati Lubonja

                          1. G
                            Gimi

                            Ha ha ha,Mero je gazetari me legen qe ka pasur shqiperia.Keshtu shkruaje dhe per Salehun sa here ishte ne hall,na e beje Skenderbe dhe kur vriste njerez ne 97ten.Tani ben te njejten gje per kete plehren tjeter.Nuk behet e zeza e bardhe mero,sado qe te te paguajne.

                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Berisha bën si thotë koka, tani ai ndihet "më i fortë" për të shpartalluar të korruptuarit,në Amerikë,Evropë dhe Shqipëri. Data 2/03/23 do t'a zbusë këtë "trimosh" ,do ulurijë në Kuvend dhe në datën 03/03/23 për 24 orë do shkojë në wc 24 herë.

                              1. B
                                Bardhyli nga Kosova

                                “Rama për situatën Kosovë – Serbi: Superfuqitë t’i kapin për veshi sa herë që zihen”. Kjo është gjuha e kryeqenit të Shqipërisë sot, në një ditë të vështirë për Kosovën, në një ditë me shumë të panjohura. Është gjuhë e turpshme, aspak atdhetare, gjuhë grindaveci e ngatërrestari, gjuhë që më shumë përdoret në kafene të lagjes, gjuhë që barazon Kosovën (viktimën) me kasapin (Serbinë zyrtare). Sa i përket “kapjes së veshit”: momentalisht gazetat e rëndësishme amerikane dhe gazetarët më të rëndësishëm amerikanë janë duke publikuar lajme e raporte të gjata me akuza të rënda ndaj kryeministrit të Shqipërisë mbi lidhjen e tij të dyshimtë me një ish-zyrtar të FBI i cili është arrestuar për shkak se ka punuar për rusët dhe për shkak se ka marrë mbi 200 mijë dollarë nga një ish-zyrtar i shërbimit sekret komunist të Shqipërisë. Momentalisht mediat perëndimore janë duke shkruar për skandalin e kamerave në Shqipëri: mbi 500 kamera të instaluara nga grupet e krimit të organizuar janë zbuluar në qytetet e mëdha të Shqipërisë. Përmes këtyre kamerave bandat kanë mbikëqyrur policinë dhe rivalët në bizneset e paligjshme. “New York Times” shkroi pardje për qytetarët shqiptarë të cilëve u janë vjedhur të dhënat (madje edhe bankare) pas një sulmi kibernetik nga Irani. E ky sulm, sado i padrejtë dhe terrorist, ka ardhur pasi një grup i ashtuquajtur opozitar iranian, i strehuar në Shqipëri, ka organizuar hapur aktivitete kundër Iranit. Ideja e pranimit të tyre (me lutje të SHBA-ve) ka qenë të shpëtojnë kokën në Shqipëri dhe jo ta rrezikojnë Shqipërinë. Përmes aplikacionit “Aktiv1st” partia në pushtet (PS) dyshohet se po shantazhon punonjësit e administratës. Prej tyre pritet të shpërndajnë sa më shumë propagandën qeveritare në mediat sociale dhe varësisht nga “rendimenti” edhe do të kuotohen nga “nëna parti”. Kjo është një formë e mikro-targetingut që i ngjan romanit “1984” të George Orwellit. Kryeministri që me partinë e tij e ka kapur shtetin (Shqipërinë) nuk është në pozicion të këshillojë botën për të kapur për veshë politikanë të Kosovës. Në 10 vitet e fundit kryeministri i Shqipërisë ka ofenduar, ka kërcënuar me padi dhe ka intriguar kundër së paku 3 kryeministrave të Kosovës. Deklaratat e tij lidhur me Kosovën në të shumtën e rasteve kanë qenë të papërgjegjshme, provokuese dhe polemika të ulëta, përfshirë këtu edhe tentimin e tij për t’i dhënë hov idesë për copëtimin e Kosovës. Nga një politikan premtues që gëzonte simpati edhe në Kosovë, ai sot është një politikan i vetmuar, i cili mund të sillet vërdallë botës dhe të jap këshilla që s'ia kërkon askush, por në Kosovë ka pak njerëz që e marrin seriozisht. Disa karriera nisin furishëm dhe zvetënohen tmerrësisht. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Rroftë Albin Kurti. Vdekje tradhtarëve. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                1. M
                                  Mjeku

                                  Sali Berisha rrot kari ka qene qe kur qe student po tani eshte bere bole fare dhe tallin karet shqiptaret me te

                                  1. K
                                    Kent

                                    Nashi Amerikes i erdhi te dera engjelli mbrojtes qe i ka munguar per shume dekada. Sa per McGonigall,nuk ma do mendja se ka lindur ndonji burre shqiptar pushtetar te mos e pres e ta degjoj,aq me teper qe kishte ne linje agjenturen e ndikimin rus edhe ne Ballkan.

                                    1. 3
                                      3 mars

                                      Kur ti.kerkoj SHBA falje ca do thoni mer te pa lar

                                      1. K
                                        Kristi

                                        EPO cfare shans derri kane keta te foltores.. Gjykata Amerikane.. jua lehtesoi procesin e interpelances......qe te mos hardallosen ne idiotesira.. Nese kane ndonje cike tru...,mund ta shfrytezojne qe te dalin disi te lare.. "Do benim namin....,por ja po respektojme vendimin e gjykatas amerikane".. Kur je me fat je.. Keshtu mire e ke Mero!

                                        1. a
                                          arqile

                                          BERISHA KRiminel.Vetem keshtu duhet ti thirret kudo ku shkon sala.Kuvendi i shqiperise duhet te shpalle referendum per arestimin e denimin e bershes dhe familjareve tr djalit te lirise vajzes dhe dhendrit jane tr gjithe kriminelle .Perendia do i jPe kesaj familje ate we meriton si kriminele.Poshte gjykatat dhe prokurorite e sotme jane nen urdheratr kriminelit sale.

                                          Lini një Përgjigje