Mimika, stërmbesa e Sami Frashërit, që e njohim si gruaja e Ndrek Lucës 

21 Shkurt 2023, 19:56Editorial Mero Baze

Mimika, stërmbesa e Sami Frashërit, që e njohim si gruaja e Ndrek

Në një nga festat e pafundme të tij, Gjergji, më “dënoi” duke më thënë:

-Ti rri ulu andej nga fundi me Mimikën, se jeni nga jugu, s’keni punë me ne malokët. Se ajo andej i ka stërgjyshërit, nga ata bejlerët....

Në fakt dhe unë si shumë të tjerë, ngaqë Mimikën e lidhnim gjithmonë me Ndrekë Lucën, e dija se ishte nga Shkodra. Dhe aty nisi të më tregojë historinë e saj.

Nëna e Mimikës është mbesa e Sami Frashërit, familja e së cilës ka pas jetuar në Janinë, para Luftës së Dytë Botërore. U martua me një avokat që jetonte mes Janinës dhe Gjirokastrës dhe Mimika vet ka lindur dhe jetuar vitet e para të fëmijërisë mes Gjirokastrës dhe Janinës. Në kulmin e luftës italo-greke, babai i saj avokat vdes në Janinë nga një sëmundje e pashërueshme, në moshë relativisht të re.

Nëna e saj, një grua deri atëherë e përkëdhelur nga fati, mbeti befas me fëmijët e saj në mes të Janinës.

Mimika ma përshkroi shtëpinë e saj në Janinë, aty ku është sot komanda e Policisë dhe rreth 1 hektar tokë rrotull vilës. E futur në panik nga mbetja vetëm, nëna niset me fëmijët drejt shtëpisë së Gjirokastrës, ku kishte afër dhe njerëzit e saj.

Në Kakavijë rojet greke e paralajmëruan se po kalon në një shtet armik, pasi Shqipëria i kishte shpallur luftë Greqisë nën shtytjen e Italisë, dhe nëse zgjidhte Shqipërinë, duhet ta harronte Greqinë.

Nëna e saj vazhdoi rrugën dhe në pasaportës ju vu një vulë zbimi nga Greqia.

-Ushtari italian që na priti më dha çokollata, kujton Mimika, dhe na shoqëruan me një kamion deri në Gjirokastër.

Aty nisi drama. Shtëpia e tyre ndërkohë ishte bombarduar dhe rrënuar plotësisht. Gjithë gjërat ishin zhdukur. Ato nuk dinin asgjë. Befas mbetën pa shtëpi, me pamundësinë për t’u kthyer në Janinë dhe në mes të katër rrugëve, pa asnjë lek.

Të nesërmen udhëtuan drejt Tiranës dhe shkuan tek Toptanët. Krushqit e familjes Frashëri me Murad Toptanin kishin krijuar një miqësi që ishte shtuar në vite. 

Por aty ishte sërish pa fat. Shtëpitë e Toptanëve ishin mbushur me refugjatë lufte nga Jugu, për shkak të lidhjeve të tyre me familjet e mëdha të Jugut. Nuk kishte vend ku të rrije.

Dikush nga Toptanët u premtoi se do fliste me Qazim Mullletin.

Të nesërmen Qazim Mulleti e priti nënën e Mimikës dhe atë vetë në zyrë, dhe u krijoi mundësinë që Mimika të strehohej tek “Streha Varfnore e Nënës Mbretëreshë”, ndërsa nëna e saj të punonte aty si pastruese. Kështu do të jetonin bashkë.

Ishte si një mrekulli e rënë nga qielli.

Prej vitit 1941 e deri në mbarim të luftës qëndruan aty të sigurta dhe Mimika u rrit në një shtëpi fëmije me nënën e saj tek koka.

Edhe disa vite pas luftës qëndruan aty, derisa arritën të sigurojnë një banesë të vetën.

Vite më vonë Mimika u martua me Ndrekën dhe filloi jetën e saj.

E pyeta se çfarë i ka mbet peng si artiste gjatë komunizmit. Aq më tepër si gruaja e një aktori që edhe pse luante kryesisht role negative, ishte shumë popullor.

-Më ka ngel peng brenga e nënës, tha. Ajo nuk e pranoi kurrë atë që bënim ne. Dhe gjithë jetën ndjehesha keq për të vërtetën që percillte arti jonë.

Mimika tregon kur kishte ftuar nënën të shikonte komedinë “Prefekti”. Nuk ishte versioni i Robert Ndrenikës, por i aktorit Mihal Popi. Pas tij e luajti rolin dhe Nikolin Xhoja.

-Shkuam në shfaqje dhe pas dhjetë minutash nëna uli kokën mes gjunjëve dhe nuk e ngriti derisa mbaroi shfaqja. E ndjeva se ishte fyer dhe zemëruar.

Kur mbaroi shfaqja dhe dolëm në korridor, shfryu ndaj meje.

-Të të vijë turp, më tha, që më sjell të shikoj si talleni me njeriun që na ka shpëtuar jetën mua dhe ty.  Dhe u nda e zemëruar me mua dhe Ndrekën.

Për shumë kohë e kishte atë ngjarje pengun e jetës...

-E di Gjergji këtë, i thashë?

-E kemi treguar disa here, tha, por dhe ai qesh si gjithë shqiptarët kur i kujton komedinë “Prefekti”. Vetëm mua më vjen për të qarë akoma kur kujtoj nënën.

Pashë nga Gjergji.

- A e di se çfarë po më tregon Mimika, i thashë? Historinë e nënës me Qazim Mulletin. 

Dhe Gjergji ja futi të qeshurës së tij si bubullimë përsëri.

 

31 Komente

  1. J
    Juli

    Ja futi të qeshurës si [email protected] kanari që është :)

    1. R
      Rajmona vlonjati

      Koqe kanari je ti more njeri i poshter i pashpirte.

      1. J
        Juli

        O Trap e njef këtë Gjergjin ti !!!!! Për atë e kisha komentin. Cudi me tyre je dhe sali QENIN, Gjergji është me PS !!!!!! Paske kthyer more TEVEQEL VLORE.

    2. L
      L.Xh

      I ndrihtë shpirti atje lart ku ka vajtur, për tu bashkuar me Ndrekë Lucën. I lehtë qoftë dheu kësajë zonje të nderueme, që njesoj si i shoqi, u ka lënë fëmijëve, Rozafës dhe Gjergjit, “EMRIN E MIRË DHE TË NDERUAR”. Ngushellime familiarëve. Zoti i bekoftë. Amin o zot.

      1. A
        Aferdita Gashi

        Po ti L.Xh shiko se po te shkerdhejne teteme per vete, Krimb i shpifur te shkerdhefsha cte mban pragu. Rrofte Albin Kurti. Ja hongsh karin Albin Kurtit.

        1. A
          Aferdita Gashi

          Po ti L.Xh shiko se po te shkerdhejne teteme per vete, Krimb i shpifur te shkerdhefsha cte mban pragu. Rrofte Albin Kurti. Ja hongsh karin Albin Kurtit.

          1. n
            nuk eshte fare Kosvare por nji Plehr

            "Aferdita Gashi" nuk eshte Aspak nji Kosovare ,por Manipulon me Nofken /Masken qe del ktu . Mbas ksaj Maske e nji gjuhe te tille pej Shkerdhate , ne nji Teme kaq te Nderuar ,,mundet te fshihen vetem Armiq te Kombit Shqiptare qe duhet te jen ;_____________________________ 1 ) Krimbat e Janulles qe zvarriten ksaj Haleje dhe_______________________________ 2 ) plehrat e shpellarit ,dava injiorantesh e kashfeshesh primitive ,prej te cileve nuk mundet me prit asnji sjellje Njeriu !

          2. A
            Aferdita Gashi

            Po ti L.Xh shiko se po te shkerdhejne teteme per vete, Krimb i shpifur te shkerdhefsha cte mban pragu. Rrofte Albin Kurti. Ja hongsh karin Albin Kurtit.

            1. L
              L. Xh

              O Aferditë Gashi, nga emri, dukesh kosovare. Të paktën, kur ka vdekje, ka heshtje, dhe nuk flitet për punë të tjera. Se çka Albin Kurti, me këtë rast vdekje, sikur është pa lidhje - thoni ju kosovaret/ët. Sa për Albinin dhe Vjosiçkën, bëju të fsla, mbasi në tetor-nentor, nuk ka më “republika e kosovës”, por ka “krahina e kosovës në Republikën e Shqipërisë” dhe ata dy, do të jenë THJESHT qytetarë të Shqipërisë. PIKË. Të fala kush të të pyesë.

              1. Y
                Ylli

                L.XH MOs iu pergjigj ,ai qe shkruan nuk di shqip.mund te jete serb qe perkthen ne google shikoje sa pa lidhje e ka mendimin,nga artistet tek Albini.

          3. M
            M"hill Lepusha

            Bukur shume, sa terheqrse e sa prekese. Njerez te vuajtur dhe artiste te medhenj. Lum si Gjergji per prinder qe ka patur! Ngushellime te sinqerta per zonjen e nderuar. Ky shkrim dhe ai i Frokut me shtuan mallin per ate Shqiperine time qe e dua shume....

            1. N
              Nik

              Bukur Mero , Njerezore,kjo vlene te dihet..,se pershkrimet e vleres artistike e njerezore I dime ose I kemi degjuar. Ngushellime families se Gjergj Luces.

              1. N
                Nino

                Praktikisht ne akoma nuk e dime historine tone ashtu sic eshte. Tregouani te pakten femijeve tane te ashtu sic ka qene Mero. Keni nje mision fisnik...

                1. S
                  Sara

                  Megjithëse paskan qenë një nga veriu e një nga jugu ishin pershtatur aq mirë sa ne nuk e dallonim që ishte nga jugu. Kjo është edhe meritë e Mimikes. Që të dy ishin aktorë të spikatur dhe të dashur për publikun. Ngushëllime familjes për humbjen! Por publiku do ta ketë gjithmonë pranë Mimiken pasi ajo e ka skalitur personalitetin e saj në rolet që ajo ka luajtur. Ne jemi rritur me figurën e saj dhe do na shoqërojë gjatë gjithë jetës sonë.

                  1. E
                    Elton

                    Ngushëllimet me te sinqerta familjes Luca!!Histori shumë e bukur.

                    1. A
                      Artan.

                      Ngushellime families . U shua edhe nje ikone e kinematografise Shqiptare.

                      1. G
                        Goni

                        Por nga babai nuk e morem vesh se si e ka mbiemrin...

                        1. R
                          Rexhina

                          Ngushellime familjes Luca.U preft ne paqe.Iku fizikisht por per popullin mbetet e gjalle me rolet e saj.

                          1. L
                            L.Xh

                            Zonja Mimikë, ndjesë pastë, ka bërë vetëm një GABIM TË MADH në jetë: është dashur ta abortojë Gjergj bolen, karlepirësin e Edvin katallanit dhe Vuçiq shkjaut. Zoti e bekoftë Sali Skenderbeg Berishën. Amin o zot.

                            1. L
                              L. Xh ( i vërteti)

                              Turp të keni. E para është vdekje, ku heshtet. E dyta, është turp, të vjedhësh “nick namen” e tjetrit. Ju përgënjeshtroj o i turpëruar.

                            2. M
                              Monda

                              Me hidheroi lajmi per ikjen e Zonjes Mimika Luca. Ngushellime familjes! Kisha simpati te madhe per te si figure shume e dashur. Nuk e dija, qe ishte nga jugu po ashtu prezantohej me gjuhen e ngrohte dhe po ashtu gjuhen e trupit. Diti te krijonte personalitetin e saj ne art, edhe pse ne krah kish nje aktor qe do kish eklipsiar kedo grua. Ngjarja qe tregohet ketu, shume e dhimbshme, por edhe nje borxh ndaj mikpritjes se kryebashkiakut. I paharruar kujtomi i Saj!

                              1. M
                                Mali

                                Ju falemi nderes Z. Baze për informationet interesante Ndonëse dic më thotë se dicka ruani në xhepin tuaj, normale për një gazetar me pervoje sikundër jeni ju Ne gjithsesi ju jemi mirenjohes...

                                1. D
                                  D.Didani

                                  Ndreka,Mimika, Gjergji, Naim Frasheri....Te gjithe njerez te nderuar te Shqiperise! Histori shume e bukur. Mimika e mrekullushme iku tek Ndreka! I ndrit emeri dhe shpirti!

                                  1. E
                                    Elbasanasi

                                    Bravo Mero, ja ke borxh Gjergjos kete shkrim si administrator i "Rozafa Fish City" ne pronesi te Edi Rames ne Elbasan.

                                    1. L
                                      Liri

                                      E nderuar Zonja Mimika. I paharruar kujtimi i yt. R.I.P.

                                      1. M
                                        Mimi

                                        Ngushellime! Por ky tregim e ben te qarte sa bukeshkale sillen ca njerez ndaj atyre qe u zgjasin doren dhe i ndihmojne kur jane ne veshtiresi.

                                        1. Y
                                          Ylli

                                          Dikur Enver Hoxha urdheroi retushimin e firmetareve te dokumentit te Pavaresise dhe e beri ate Baba Cenin njesoj si Ismail Qemal, sot Mimiken e bejne Ster-mbese te Frasherllinjve! Asgje e re, fallsifikimet jane ne ADN e te konvertuarve ne socialiste.

                                          1. B
                                            Babaxhan

                                            Nuk di te lexoje,kush nuk di te degjoje.Pse humbni kohen duke share e denigruar.Nese ste pelqen lere mos e lexo.artistes i vafte shpirti ne xhenet

                                            1. I
                                              Istor Jani

                                              Gjerat nuk duhen pare bardhe e zi. Qazim Mulleti, shqiptar ka qene, ka ndihmuar edhe miq, shoke e te panjohur. Por, i udhehequr nga ideologjia fashiste, i hypi trenit te gabuar dhe ka bere shume krime. Prandaj qeshim me komedine "Prefekti". Nena e Mimikes kishte arsye personale-familjare te mos e pelqente "Prefekti"-n. Secili ka pervojen dhe qendrimet e veta.

                                              1. E
                                                Erdogan

                                                Samiu,Naimi,Abdullahu (Abdyl "shqip"),Ismail bej Vlora etj perse shkuan ne Stamboll ne vitet 70-80 te shekulit te 19te kur populli Vella Greke me te ashtuquajturit Arvanitas ne krye kishin rreth 5-6 dekada we luftonin per tu cliruar nga Osmanet? Kjo si mbesa e Samiut nuk ka faj se Samiu kishte parashikuar qe ky Pashallek do behej pjese e Perandorise Osmane kur thote per Arnautine. Lum kush "te rroje" ta shikoje Zonje. Ja keta ishin "Epirotet" te vetequajture Skiptare qe kane per "Hero" te tyre nje Greke Orthodhokse te quajture Jeorgios Kastriotis qe u convertua ne Katolike per aresye "politike dhe strategjike"! Te pakten keshtu thote "historiani" i famshem Xhufi. Imagjinoni you kur thote hufi qe ne ate kohe nuk kishte lindur akoma Ndergjegja Komvetare! Po simboli i Zeusit ne Perkrenaren e Kastriotit ne jene cfare tregon? Si nuk u bete Jerez o te Mallkuar.

                                                1. n
                                                  nje 60-vjecar

                                                  gjergj luca qendron me lart se ndreka dhe mimika...a nuk eshte kjo endrra me e bukur e cdo prindi ?!....ndreka dhe mimika ndertoi keshtjella ne film, kurse gjergji i beri te verteta ne jete....te jemi krenare per kete familje shqiptare...

                                                  Lini një Përgjigje