Një debat për të gjetur një alibi për dështimet opozitare 

1 Mars 2023, 17:44Editorial Mero Baze

Mocioni për debat me kryeministrin Edi Rama rreth lidhjeve të tij me ish- agjentin e antiterrorit të FBI McGonigal, është një rast i rrallë që bashkon gjithë opozitën, pasi kanë shansin të shpjegojnë dështimet e tyre me një ngjarje që po përpiqen ta paraqesin si misterioze. Në fakt, as ngjarja nuk është misterioze, dhe asnjë hall të tyre nuk zgjidh në finale ky debat, përveçse i jep shansin Edi Ramës të duket më i fuqishëm se sa është, qoftë dhe në lidhjet ndërkombëtare.

Debati, i cili në fakt do kishte pak më shumë kuptim sikur të mos kërkohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të shënjuar si udhëheqës të një fronti anti-amerikan në Shqipëri, nuk ua zgjidh dot atyre hallin që kanë. Hallin që ata të dy kanë e kanë me Departamentin e Shtetit dhe politikën e lartë amerikane.

Sekretari i Shtetit e ka dizajnuar Sali Berishën si minues të demokracisë, të përfshirë në korrupsion madhor familjarisht dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Të tre këto cilësi vazhdon t’i demonstrojë çdo ditë në rrugë. 

Shpresa e Sali Berishës për t’i shpjeguar foltoristëve të vet, se SHBA e ka manipuluar McGonigali, përmes Edi Ramës, është shpresa e një të mbyturi që shpreson ta nxjerrë në breg kapja pas një fije kashte.

Asnjë provë, asnjë shenjë, asnjë fakt dhe mbi të gjitha, asnjë akuzë e bërë për Sali Berishën nga Departamenti i Shtetit nuk kanë lidhje me McGonigal-in. 

“Minimi i demokracisë” është një proces politik i verifikueshëm publikisht dhe SHBA e ka verifikuar minimin e demokracisë prej Sali Berishës që nga arrestimi i Fatos Nanos, vjedhja e zgjedhjeve më 1996, shkatërrimi i shtetit më 1997, protestat anti-amerikane të vtiteve 1998- 2000, dhe më tej akoma me shantazhet mbi sistemin e drejtësisë në rastin Gërdeci dhe 21 Janari, përfshirjen e djalit të tij, vajzës së tij, dhe gruas së tij në korrupsion madhor, duke e drejtuar Shqipërinë si pronë private të një familje. 

Këto janë fakte publike dhe jo dosje nga CIA apo FBI. Nga CIA apo FBI mund të ketë lidhje të tjera me Al Qaidën, Al Zaëarin, trafikun e armëve dhe gjëra të tjera të zeza që ai i di vetë.

Ndaj McGonigali nuk e ndihmon dot Sali Berishën që t’i krijojë një alibi.

As Ilir Metën nuk e ndihmon dot. Ai ka histori të hidhura me SHBA, deklarata bipolare, që flasin ose për një president të çmendur, ose për një president anti-amerikan, kur flet për vrasje të tij në Malin me Gropa nga SHBA, apo kur refuzon publikisht dizajninim e Sali Berishës si person “non grata”.

McGonigal nuk e ndihmon dot. Madje ai ka tentuar ta ndihmojë përmes Agron Nezës, se e ka mik shtëpie, por ai nuk i ka premtuar gjë, se nuk e ndihmon dot. As tani me procesin e tij gjyqësor nuk e ndihmon dot. Nuk e ka zënë në gojë askund.

Ky mocion nuk ndihmon dot as Partinë Demokratike zyrtare lidhur me transaksionin prej 500 mijë dollarësh që është paguar tek një lobist i saj nga dy biznesmenë rus, në emër të saj. Fakti është bërë publik nga institucionet amerikane. 

Për aq sa McGonigal është investuar për ta hetuar, as ka ndryshuar pistën dhe as autorët. 

Mbetet ende në fuqi fakti që dy rusë kanë paguar 500 mijë dollarë në SHBA, në emër të PD, dhe po ashtu mbetet në fuqi shfajësimi i Lulzim Bashës, që kjo nuk është vepër e tij, por vepër e lobistit të tij. 

Raste të tilla i zgjidh drejtësia, nëse ka interes publik. Drejtësia jonë e pushoi çështjen. Ajo amerikane e ka në zhvillim e sipër, por nuk është problemi jonë. Basha, ashtu sikundër Rama, nuk mund të fajësohet pse një miku i tij në SHBA ka shkelur ligjin.

Ndaj i gjithë ky debat për të gjetur një alibi për dështimet opozitare përmes një historie filmash me një agjent të FBI, me dashnore të tij dhe tradhti familjare, janë standard i dëshpërimit të opozitës, por jo standardi i betejave parlamentare që ngrenë profilin e tyre.

Mua personalisht në gjithë këtë histori më ka zbavitur dëshpërimi i të dashurës së tij ilegale, dhe vendimi i saj që të mos flasë më pa e paguar. Duket që dhe ajo ka mësuar një gjë nga McGonigal, që duhet të fitosh diçka kur bën një punë, pasi shërbimet bëhen me para. Dhe i kapi nja dy- tre honorare nga televizionet e Berishës ne Tiranë. 

Problemi është se kjo puna që po bën opozita, është  shërbim pa lek për Edi Ramën, të cilit zoti i mbajt gojën nesër e të mos bëjë sikur ka në dorë FBI, CIA, Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe drejtësinë amerikane, dhe të gjithë punojnë 24 orë në 24 orë, se si të mos lënë Sali Berishën të vdesë rehat.

12 Komente

  1. L
    Luani

    Je i papare..!!!!

    1. D
      Dakord

      Hahahahagahahaha nona fare eshte!!! O zot ku e ka katandisur veten saliu nga kriminel ne lolo e gazi i botes

    2. B
      Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

      Qesharake eshte per mos thene absurde te besh debat ne parlament per nje histori qe nuk e lidhe as Shqiperine e as kryeministrin por pse u permend 14 here emri jot ne dosierin e funksionerit te FBI eshte catastrophe nuk eshte opozite qe i sherbene votuesit eshte ti japesh kohe kryeministrit per punet e pa bera dhe te fokusohesh te dicka qe nuk i interesone askujt. Po shikoni mo te marre spitalet , shkollat infrastrukturen brenda qytetit ,trotuaret, pusetat qe naten mund te biesh e thyene kembet. uk ka nje permendore ne sheshin skenderbej po ngelet me ate skupture demode te heroit kombetar aspak artistike ku mbrapa eshte nje lulishte grope nuk gjene nje trotuar te shtruar bukur e uniforme me nje cilesi médiocre ka shume shume shume probleme qe te theritet kryeministri e te japi llogari e jo per nje histori qe nuk i interesone askujt veç kryeministrit per te mare kohe . Mero Baze ka shume te drejte kur thote qe vetem opozite nuk eshte , turpe per ata qe i kane votuar te tilla specie

      1. L
        L.Xh

        KM - Rama, si kryeminister, ka lindur me këmishë. Ju kujtohet kur Sali Berri, me të vetë, nxorri fotot nudo të Ramës, para zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, me kundershtar, Olldashin rahmet pastë ? Në ato votime, fitoi Rama, me shumicë derrmuese kunder Olldashit, me gjithë foton nudo të shpërndara nëpër Ish bllok e Tiranë. Kjo histori po përseritet me GoneKalin… Po Saliu dhe Iliri, si katundare që janë, e kanë harruar që prapa KALIT mos rri, se të gjuan me shkelm, dhe shkon në p…..të sëmës. Besoj, i mjaftojnë këto shkelmat e GoneKalit, që të hanë mut e të fryhen.

        1. S
          Shoqja Myqereme

          Albin Kurtit ti rruaç bolet ti bajga patronazhiste L.Xh. Lëpi myqet dhe egzemat e këmbëve fshatar plehu.

          1. U
            Urë e Lanës tek PD-ja

            Shoqja Myyyyyqerreee…… Ai për të cilin e ke llafin zotrote, është kryetari i kryesisë së patronazhistëve, dhe paguhet mirë nga PD-ja e foltores, për t’ja futur PD-së së vulës. Ok ? Prandaj, pak e ke sharë. Edhe njëçikë më shumë duhet. Sa për bolet e Albin Kurtit, e ke gabim zotrote, mbasi ai (Albini) nuk ka më bole, e nuk ke çi rruan, sepse ja prenë amerikanet dhe europianët, dhe kështu që, Albini vetë është bole e kryebole tashti. Dakortë ? Kujdes bythën e Myyyqqqeerrreeed….kujdes pasqyrën……se ta këllcasin e kur ta marrç vesh, të ka hyrë deri ku nuk të mban më as kërthiza….

        2. r
          raul

          Artikull exelent. Mero me le pa fjale. Je smartbrain o pende e ndritur. Ja bere nekrologjine politike Hu Xhintaos se vucidolit qe cdo dite po fundoset si gjahtari kur shkel ne kenete te panjohur. Perbindeshi i vucidolit dhe spiuni i pazarit te ri qe te keput ne mes ne ditet me te zeza , ne mjerim te plote dhe te braktisur masivisht nga populli i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise qe presin me padurim 14 majin per ti dhene goditjen apokaliptike ketij sekti mix foltore e vucidolit dhe leshelija e haremit te Jales dy partickat me superhajdute ne 32 vjet demokraci qe me ne fund e kane marre rrugen e mutit drejt gropes septiko politike qe i ka pergatitur populli shqiptar me 14 maj dhe pastaj ne 2025 ne konfirmimin per here te 4 t te Edi Rames kryeminister te Shqiperise.

          1. 1
            1

            Foltorja nuk e do kete interpelance dhe per kete do bindeni neser kur te fillojne te kerkojne gjera te parealizueshme.Do shikoni qe Saliu do zaptoj foltoren bashke me te tijte deri sa do detyrohen te mbyllin punimet e se enjtes dhe te akuzojne PS se nuk donte interpelance.Do bejne shume zhurme se nuk kane dhe cfare te thone.Neser do bertasin per komision hetimor po dhe kete nuk e duan.Ata duan te mbajne te karikuar trushplaret me kete teme deri ne zgjedhjet vendore

            1. H
              Hajro Cini

              Mero, je gjenial.

              1. q
                qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                Qeveria Rama krejtesisht e deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes, Ekonomi, nuk i le asnje lloj shtegu tjeter Meros vecse te kerkoje alibi per deshtime opozitare. Nuk eshte deshtim opozitar Borxhi Publik aktual me katastrofiku i 32 viteve i rritur vit pas viti qe me ardhjen e Rames ne pushtet. Shpopullimi i Shqiperise ne keto vite ku kushdo i ri a e re mendon vetem largimin eshte nje realitet qe nuk e fshehin dot Mjeranet e qeverise duke u marre me alibi te deshtimit opozitar.

                1. L
                  Lenci

                  te lumte Mero Baze !

                  1. g
                    goni

                    Fshataret ambicioze se ky vellai i kurves(Merua) e kane marre ne qafe fjalen e lire ne Shqiperi.

                    Lini një Përgjigje