PD nuk duhet t’i dorëzojë “kokën në sini”, Berishës

14 Mars 2023, 18:38Editorial Mero Baze

Komisioneri i Zgjedhjeve, hodhi poshtë për herë të dytë kërkesën e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhje, për shkak të mos pranimit të dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe regjistrimin me drejtuesit e rinj, që janë në krye të PD prej një viti.

Vendimi është i bazuar qartazi tek vullneti politik i komisionerit, i shprehur dhe publikisht se legjitimiteti i PD i takon Sali Berishës. Pastaj vullnetin e tij ai e ka ilustruar me detaje proceduriale nga zhvillimet brenda PD. Kjo është taksa që duhet të paguajmë gjithnjë për lobimet politike që zgjedhin komisionerin e zgjedhjeve. Dhe Celibashi në këtë pikë i është mirënjohës Sali Berishës. 

Tani ky nuk është më një debat ligjor, por politik. Shtigjet ligjore ku do të gjarpërojë kjo çështje mund ta lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve. 

Nga ana tjetër, Sali Berisha, i cili është i pashpresë të marrë vulën e PD, po përgatitet duke mbledhur firma të hyjë në koalicion me dy parti të veta. Pra përtej pretendimeve se është përfaqësues i PD, Berisha nuk ka turp ta konsiderojë teknikalitet faktin që nuk ka marrë vulën dhe po gjen zgjidhje për t’u futur në zgjedhje.

Të njëjtën gjë duhet të bëjë gati dhe Partia Demokratike. Unë uroj shumë që KAS apo Kolegji Zgjedhor ta hedhin poshtë vendimmarrjen politike të Celibashit, por kjo nuk mund të diktojë vullnetin politik të Partisë Demokratike. 

Partia Demokratike duhet të demonstrojë që ka qëllim dhe objektiv të hyjë në zgjedhje dhe të konkurrojë. Dhe ky qëllim duhet të predominojë mbi gjithë kulisat për ta lënë atë jashtë zgjedhjeve.

Natyrisht që duhet ndëshkuar Celibashi, madje duhet kërkuar dhe shkarkimi i tij, por qëllimi i këtij procesi nuk është lufta me Celibashin, por beteja për t’u përfaqësuar në zgjedhje.

Vendosmëria e Lulzim Bashës për të mos e konsideruar veten kryetar i PD është legjitime, ashtu siç është legjitime kërkesa e Alibeajt që të konsiderohet kryetar i PD. Por kjo gjë nuk vlen si qëllim në vetvete. Nuk vlen për histori, nuk vlen për muzeun e PD. Ajo vlen vetëm nëse ata arrijnë të përfaqësojnë si të tillë PD në zgjedhje. 

Nëse KQZ ua bën të mundur pjesëmarrjen në zgjedhje, bazuar mbi këtë status të pretenduar të tyre, ata duhet të zgjedhin nëse duhet të ruajnë gradat e tyre formale për të vënë në muzeun e PD, apo të ruajnë përfaqësimin e PD në zgjedhje dhe të hyjnë në zgjedhje. 

Truket teknike me të cilat duan t’i lënë jashtë zgjedhjeve, eliminohen po me truke teknike, nëse ata kanë vullnet të marrin pjesë në zgjedhje. Mbi të gjitha, ata duhet të mos i dorëzojnë “kokën në sini” Celibashit, për t'ia servirur Berishës si trofe. Pas 14 majit, nuk vlen më asgjë, nëse nuk futen në betejë.

30 Komente

  1. I
    I pakapshem

    Po bashistet nuk kane kandidate o Mero jo votues qe jo e jo. Per cfare koalicioni flet ti? Ama Celibashi ishte fantastik kur u tha qe dihet boterisht qe Bashi ka dhene doreheqjen po jo ligjerisht, ashtu si dihet boterisht qe Saliu eshte kryetar po jo ligjerisht. Fantastik Vella,!

    1. S
      Shaqo

      ...deri tani u tallet me Lulin, tani e ka radhen ai te tallet me te gjithe. I ka dale gjumi.

      1. H
        HeadQuarterTema-Peshtan AL

        PD duhet te dorezoje koken vetem ne sinine e Ramazon McConigalit - Ymerobazetari nga Peshtani

        1. d
          durrsak 24 karat

          Pirdh,pirdh, se ke me u lirue!

        2. S
          Salivirusi ppsh

          O Mero po c'thua , çfare do di kushtonte Lules te vinte dhe te firmoste ?

          1. S
            Shqiperia nuk ka me shprese te ringrihet.

            Mero, çuditerisht, askush nuk shqetesohet per organizaten ilegale te perbere nga perfaqesuesit e ish Bllokut Komunist dhe struktures se Sigurimit te Shtetit, te cilet veprojne si nje strukture unike qe nga viti 1989 e qe morren nen kontroll te gjitha leyizjet antikomuniste dhe sot drejtojne me dore te hekurt fatin e Shqiperise e Shqiptareve, ku natyrisht deri me tani jane identifikuar Berisha, Meta, ish komunistet ekstremiste si dhe nje numur i madh bashkepunetoresh te Sigurimit te Shtetit. Edhe Çelibashi nuk eshte kot aty, i biri i Hydai Çelibashit, ish kryetarit te Deges Puneve te Brendshme Gramsh, ish shef i Sigurimit dhe i Policise sekrete te Komunizmit, apo te gjithe ata femije te ish Bllokut Komunist qe ne me shumice ndodhen ne krah te PD qe nga viti 1989 kurfilloi organizimi sekret i kesaj strukture ilegale e cila sot eshte shume e fuqishme dhe po avancon hapur dhe ka arritur deri diku te zbehi shume influencen amerikane ne Shqiperi. Kjoi eshte arsyeja kryesore dhe e vetme pse njerezit po lejne Atdheun sepse nuhasin me te drejte nje perplasje te ashper civile te cilen po e pergatisin Berisha e Meta.

            1. P
              Populli

              Komplimente per komentin e komentuesit: "Shqiperia nuk ka me shprese te ringrihet". Shume i sakte. Anatomik. Nese mund te shtohet: kjo situate nuk mund te zgjidhet me "truke" e me "trake" - sic thote Mero. Mbajtja e metejshme e PD ne lojen politike te Shqiperise, me cfardo mut-vule qofte, eshte rivrasje e demokracise shqiptare. Pike.

            2. a
              ana

              Celibashi ka te drejte. Nese Basha ka dhene dorreheqje duhet ta kishte bere me shkrim dhe ta depozitonte ne gjykate. Edhe keshtu edhe ashtu nuk ka! Bravo Celibash!

              1. K
                Kritiku

                Mero provinciali qe nuk u qyteterove kurre, mos shkruaj idiotesira. Ti je si shumica qe kujtone qe dine se si jane ligjet dhe si te interpretohen ato. PD-ja eshte nje grumbullim shpellares dhe qe jane shume larg qyteterimit. Kur ishin ata ne qeveri shaterruar shtetin e ndertua me aq mundim per 45 vjet me rradhe dhe vendosen rrumpallen si metode jetese. Rrumpalla si karakteristike e PD-se nuk mund qe te kuptoje se si veprohet ne nje shtet me ligje. Pasi Basha u largua nga drejtimi i kesaj bande qe quhet PD, drejtuesi i ri duhej qe te regjistrohej si kryetar i ri. Kjo nuk u be sepse asnjeri tek kjo bande nuk di se si veprohet sipas ligjit, por i ben punet me ane te stilit te tij shpellar. Nese do te kishte nje regjistrim te rregullt te kryetarit te PD-se atehere asnjeri nuk do te ishte kunder regjistrimit te PD-se ne zgjedhjet e tanishme. Mos ia kerkoni fajin Celibashit por kerkojani rrumpalles PeDe-iste. Ti Mero, je shume larg kuptimit te kesaj gjeje, prandaj mos shkruaj idiotesira duke thene qe veprimi ishte politik. Kjo tregon nivelin skandaloz te vetequajturve juriste qe jane tek kjo bande cubash malesh. Nese gjerat behen sipas ligjit, nuk do te kishte guximin asush qe te merrte vendime ne kundershtim te ligjit. Pika qe nuk ju bie ju te vetequajtur gazetare qe e mbytet lexuesin shqiptar me injorancen tuaj.

                1. M
                  Millo

                  Jo po thonne se "Rama i ka kapur te gjitha!", duke lene menjane kapjen e te gjithave nga vicidolasi Sali Berishe Kerma, duke filluar me stacionet TV, pervec SYRIT te Zen Eunukut, si edhe gjithologet berishiane duke filluar me Fatos Lubonjen e deri tek neperka Abilekaj, e mjekercjapi Qim Peka. Megjithate, te gjitha keto dhe te gjithe keta nuk e ndihmojne dot neverine kombetare te quajtur Sali Berisha, i cili eshte duke bredhur rrugeve te Shqiperise si hebrenjte ne shkretetire. Rrugeve ka mbetur si qen dhe rrugeve do te ngordhe!

                  1. E
                    Evisa

                    O Mero, ja po supozojmë siç propozon ti që të firmosi Basha, po e ke të qartë se po të firmosi Basha ata do e çojnë çështjen fare paturpësisht në gjyq dhe Basha do të dënohej si dikush që merr atribute të cilat botërisht i ka dorzuar? Çuarjen në gjyq të Bashës nuk do t'a bëjë Celibashi por Berisha, ai mezi ec pret që Basha të firmosi. Dhe do kishte të drejtë, sepse në këtë rast Basha shkel hapur ligjin. Kjo është me çelaz, si ajo puna me gomarin, që po i dhe ujë të ftohtë e fotove dhe po i dhe ujë të ngrohtë e ngrohe. E vetmja zgjidhje është rruga ligjore. Dhe po u ndoq pa mëdyshje zbatimi i kësaj rrufe atëhere PD do jua djegie përfundimisht kartat. Po ashtu Rama duhet të lërë diversionet duke ndërsyer patronazhistët të thonë se Alibeaj dhe Bardhi nuk duan të hyjnë në zgjedhje se do humbasin thellë. Qëndrimi i tij është përkrahje e hapur dhe e fëlliqur në mbështetje të Berishës. Sepse kot nuk e thonë emisarët e tij që ne na intereson të kemi përballë Berishën. Me këtë ata tregojnë hapur se ju intereson më shumë pushteti se shteti, pasi po tu interesonte shteti kurrë nuk mund të deklaronin hapur diçka të tillë.

                    1. S
                      Shefik Ormëni

                      Mero, kjo ka vetëm një zgjidhje, Basha të dalë dhe t'i kërkojë ME SHKRIM, theksojmë: ME SHKRIM, Celibashit, se po t'a firmosi siç ai kërkon, çfarë garancie i jep ai që Berisha dhe kushdo qoftë nuk do t'a hidhnin në gjyq që merr përsipër një veprim prej të cilit botërisht ka hequr dore duke dorzuar sipas çdo rregulli të gjitha kompetencat?

                      1. D
                        Draper dhe Çekan

                        Kaq vite qe ankohen shqiptaret qe PD nuk duhet te ekzistoje, parti terroriste, dhe tani qe qelbashi ua plotesoj deshiren, ankoheni! E papare.

                        1. I
                          Iso

                          Mero! Mendoj se keta klyshe qe kane mendesine e sales dhe sumen e ngjeles nuk duan te futen ne zgjedhje.

                          1. G
                            Gjergji

                            Kot i mundoni të gjorët! Jepjani vulën Berishës,të hyjë në zgjedhje me siglën e PD dhe të humbasë përseri me 1 milion vota diferencë Ky do ishte shpëtimi i PD, sepse pas kësaj nëse vërtetë PD ka njerëz( druaj shumë se jo), ata do t'i shkërdhejnë brekët Berishës me langot e tij

                            1. P
                              Partia

                              Njerëz PD e Bashës? E ku janë, kush e do atë që shiti partinë dhe u bë palë me pushtetin. Pse mendon se kanë ik 500.000 vetë, s'ka alternative.

                            2. T
                              Tolja pjell, Baris mallçall, Nikallai, nagoi kaçal

                              E ç’pret nga një Grua QIRË si Celibashi ? Deri sa e mban për grua, një të damkosur publikisht, si grua që shkon me burra të tjerë dhe për më tepër, e di mirë këtë fakt që ja ka dredhur e shoqja, dhe përseri e gëlltit këtë fakt duke patur plënc në vënd të stomakut, nuk je më burrë, por je bubububurec pa karakter.

                              1. M
                                Mbylle

                                Burreria ashtu si kurveria jane cilesi personale. Celibashi e deshmoi burrerine e tij. Dhe ti deshmove vogelsine tende duke u marre me thashetheme qe nuk kane asnje lidhje me ceshtjen ne fjale. Bile po te duash e shtjellojme dhe kete, te falesh gabimet e dikujt tregon shpirtmadhesi. Te vesh gishtin ne plage dikujt eshte kurveri me e madhe se keto qe permend ti.

                                1. B
                                  Byber Elez Mustafaj

                                  O Mbyllje - hapje, një pyetje direkte për ty. Po të të shkonte gruaja jote me të tjerë, bile edhe në skandal publik, a do të vazhdoje ti ta kishe akoma për grua. Jemi në Shqipëri, ku të mbetet epiteti “GRUA QIRË” ose “BYTH QIRË” që mban një grua të tillë. Mbase edhe ti je një si puna e Celibashit, dhe do të ngushellosh vehten. Edhe në Europë, këto lloj skandalesh, kanë pasoja. Pranda, moralizime të tilla, bëja vehtes tënde, bile pa u ndjerë, se pastaj, gojët e publikut nuk mund ti mbyllësh. Të fala kush tl pyesë.

                                  1. M
                                    Mbylle

                                    Se c'bej une eshte puna ime, sec ka bere celibashi eshte pune e tij. Ne duhet ta na interesoje puna e atij, dhe jo krevati i tij, ne krevat njeriu ben cte doje me ke te doje dhe si te doje ndaj mbylle

                                  2. D
                                    Dauti

                                    Jo mo jo ti kozmopolitan! Nuk na thua, sa hehe e ke falur ti gruan si shpirtgjere qe je? Ik ore debil, kurva eshte kurve 100 hehe ta falesh, 200 here do kurverohet prape.

                                2. S
                                  Shote Galica

                                  KTO PARTIT FAMKEQE E TRADHTARE PDK, LDK, AAK PER 21 VJET RRESHT KAN PUNU VETEM.ME SHERBIM TE SERBO RUSVE SE JON KAN TE PAGUARA NGA SERBO RUSET PER TA HEQ KOSOVEN NGA PAVARSIA E SAJ. KTO PARTIT E PISTA LDK PDK AAK KTO DO TE SHUHEN PERFUNDIMISHT. KUSHDO QE TE I BLEN SIKUR QIFTIN E DOORSA SHPIHUNKES . E SHQIPE PUTINKES, NUK KAN VLER KJO PARTIA E IS PUTINIT NE KRYE ME LUBOMIR ABDAGJIKUN KJO E TE TJERAT PARTI DO TE SHUHEN, E KURR MOS U PERMENDT EMRI KTYRE PARTIVE FAMKEQE E SHPIHUNAZHE PER KOSOVEN TON. RRNOFT VV ALBIN KURTI E VJOSA OSMANI. POSHT OPIZITA SERBORUSE PDK, LDK, AAK DHE PARTIA SERBE (PS) E EDI RAMES. VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT.

                                  1. K
                                    Kosovari Romantik

                                    Nji thanja e meqme kosovare: E kom karin sa gunin e komes m'qifshin tana qikat e Tirones.

                                    1. x
                                      xheJ. eN. Bi.

                                      O kosovar leshi..shkruaje komentin sërbisht në gjuhën që e shkruan dhe flet mirë se shqip nuk di të shkruash.Po e shktuajte sërbisht do ta përkthejmë me translate dhe do kuptojmë ç'do të shprehesh ,se këto që ke shkruar nuk ka Zot që t'i kuptojë.

                                    2. G
                                      Gogo Nushi

                                      Jo zotri deri sa eshte Edi Rama ne pushtet dhe partia e tij PS serbe kurre nuk do behet mire as per Shqiperine e as per Kosoven sepse dihet hapur qe Edi Rama po punon kunder shtetit te Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi. I biri i Kristaq komunistit po del hapur ne te gjitha qarqet nderkombetare ne favor te Vuçiqit dhe Serbise ndersa tradhton Kosoven dhe akuzon Kurtin. T'i rruani koqet Albin Kurtit.

                                      1. K
                                        Kristo Themelko

                                        Dje grushti i një hajni i porositur nga Rama e goditi Berishën, sot grushti i Shqipërisë po e godet Edi Ramën. Të vetmen zgjidhje Shqipëria e ka që të bashkuar si asnjëherë më parë ta ndjekin këtë Ramovič hajdutin dhe rrethin e tij, si shitës të interesave shqiptare nga pushteti dhe rrethi i tij. Urime fitorja e madhe Sali Skenderbeg Berisha.

                                        1. L
                                          Lugu gjat

                                          Bureria kurveria Mbylle. Ketu behet fjale vetem per kurveri dhe tradheti. PD lindi me kancer, tani me ajo ka vdekur. Te roni vete.

                                          1. F
                                            FCB

                                            Kush PD merrooo ? Nga fshatar pisanjos ke fillu me u bo dhe kopil zgjebs.

                                            1. S
                                              Sula

                                              Ne fund te kesaj historie (qe me siguri duhet te mare ruge nga KAS ) ose Celibashi ose Rusmail duhet te perfundoje ne burg. Madje Celibashi e ka te konfirmuar nje pjese te "zullumit" pasi ka lene "pending" dhe regjistrimin e PD-së Berisha qe ka vendim gjyqesor negativ

                                              1. F
                                                Falje per fjalorin

                                                Rrohte FATMIR GERDECI ! POESHTE PEDE

                                                Lini një Përgjigje