Albin Kurti duhet të tradhtojë veten për Kosovën dhe jo Kosovën për egon e tij

18 Mars 2023, 18:52Editorial Mero Baze

Takimi i Ohrit, për nga rëndësia që ka për Kosovën dhe mbi të gjitha për nga nevoja e saj për të ruajtur aleancën me Perëndimin, është i krahasueshëm me Marrëveshjen e Rambujesë. Ultimatumi perëndimor kundër Serbisë nëse nuk e nënshkruan dhe ultimatumi kundër Kosovës nëse nuk e nënshkruan është i qartë, si në Rambuje.

Serbia do izolohet dhe Kosova do avancohet duke mos pyetur më për Serbinë, nëse Serbia refuzon dhe Kosova firmos. Nëse Kosova nuk firmos, ajo do prapësojë gjithë axhendën e saj perëndimore dhe do humbasë mbështetjen e Perëndimit. 

Albin Kurti, i cili pranon planin franko- gjerman, ndarazi nga ngritja e shoqatës së komunave serbe në Kosovë (asosacioni), në të vërtetë nuk është duke pranuar planin franko- gjerman, por është duke bërë propagandë. 

Plani franko- gjerman, pa ngritjen e shoqatës së komunave serbe në Kosovë, nuk është plan dhe nuk ofrohet ndarazi. Ofrohet bashkë me ngritjen e shoqatës. 

Ai plan ose pranohet i gjithi, ose refuzohet. Nëse pranohet i gjithi, Kosova bën një hap thelbësor drejt njohjes si shtet nga Serbia dhe heqjes së pengesave ndërkombëtare për njohje të mëtejshme. Ajo fiton njohjen nga pesë shtetet evropiane që ende hezitojnë dhe vendin e saj në OKB. 

Nëse refuzon, i humbet dhe këto që ka arritur.

Loja e Albin Kurtit, që bën sikur është dakord me një pjesë të planit, është fyerje për Perëndimin. Akoma më fyese kur bën sikur refuzuesi është pala serbe.

Se kush është refuzuesi i planit e di Bashkimi Evropian dhe SHBA që e ofrojnë. Albin Kurti nuk ka pse mërzitet nëse e refuzon Vuçiqi. Përkundrazi, ai duhet të bëjë festë nëse e refuzon Vuçiqi. Ai duhet të shqetësohet kur e refuzon vetë dhe Vuçiqi bëhet njeri i dashur i Perëndimit.

Sipas gjithë gjasave, nga burimet brenda Samitit të Ohrit, Kurti nuk pranon të nënshkruajë ngritjen e shoqatës së komunave serbe në Kosovë, i njohur si “asosacioni”, çka është refuzim i planit franko- gjerman. 

Po e bën këtë kur në Kosovë opozita nuk është refuzuese ndaj planit, por është kontestuese ndaj qëndrimeve amatore të Kurti rreth bisedimeve.

Alenca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Haradinaj, ka pasur qysh në fillim një qëndrim konstruktiv dhe të drejtë për planin, duke ofruar mbështetje për qeverinë, një gjest i papërfytyrueshëm për Albin Kurtin kur ishte në opozitë.

LDK, partia më e madhe opozitare pas zgjedhjeve të fundit, po ashtu është mbështetëse për planin, me disa rezerva teknike në zbatimin e saj.

PDK ka vërejtjet e saj, por brenda saj ka shumë zëra që e mbështesin planin.

Pra opozita në Kosovë, e cila mund të ishte problem për Kurtin, është më progresive se Kurti në këtë pikë.

Qeveria e Shqipërisë e mbështet planin pa rezerva dhe i ka bërë thirrje Kurtit ta nënshkruajë, si dhe partive opozitare të mos e konsiderojnë këtë si tradhti ndaj Kosovës, por si një hap përpara.

I vetmi që ka bërë thirrje që plani të mos nënshkruhet nga pala shqiptare është Sali Berisha. Edhe ai si Albin Kurti, bëjnë sikur janë dakord me planin, por janë kundër një pjese thelbësore të planit, që është asosacioni.

Është i njëjti qëndrim që Berisha mbante dhe ndaj Konferencës së Rambujesë. Ndërsa Konferenca ishte mbledhur për një marrëveshje brenda kornizave që kishte caktuar Grupi i Kontaktit, ku prioritet ishte prania ndërkombëtare në Kosovë, tërheqja e trupave serbe dhe një referendum pas tri vitesh, Berisha bënte thirrje që nëse Konferenca nuk njihte pavarësinë e Kosovës, të refuzohej. Pra tejkalonte në kërkesat e tij dhe vet kornizën e Grupit të Kontaktit mbi të cilën ishte thirrur Konferenca. Njësoj si sot.

Për ironi të fatit dhe atëherë në krah kishte vetëm Albin Kurtin dhe Adem Demaçin.

Sot në Ohër diskutohet të nënshkruhet plani franko- gjerman, i cili e ka brenda asosacionin, kurse Berisha bën thirrje që ai të mos nënshkruhet.

Ka të njëjtin qëndrim si Albin Kurti.

Berisha sot në fakt është në të njëjtat pozita si më 1999 në raport me SHBA. Dhe atëherë ishte i izoluar nga SHBA dhe BE, edhe atëherë donte të hakmerrej ndaj tyre pse e kishin izoluar dhe përdorte qëndrimin ndaj Kosovës për të tërhequr vëmendjen. Tani që i ka dhe më keq punët e SHBA i dizajnuar si “non grata”, bën të njëjtën gjë. 

Ajo që nuk kuptohet është pse Albin Kurti barazon qëndrimet e tij me qëndrimet e politikanit më anti-perëndimor në botën shqiptare.

Kosova do të vijë dita që do ta nënshkruajë planin franko- gjerman. Po ashtu dhe asosacionin, i cili është një mekanizëm garancie për serbët e Kosovës brenda shtetit të Kosovës. Refuzimi i tij, vetëm sa izolon Kosovën dhe nxit serbët të shpallin autonominë duke e komplikuar dhe më keq situatën dhe duke marr perisper standardet e një vendi antidemokratik. 

Është mirë që këtë plan ta nënshkruajë Albin Kurti, si detyrim ndaj qasjes së tij gjithnjë sfiduese kundër asaj që ka bërë Perëndimi për Kosovën. Ai thjesht duhet detyruar ta nënshkruajë, për të hyrë në histori si njeriu që tradhtoi veten për Kosovën dhe jo si njeriu që tradhtoi Kosovën për egon e tij. 

E sigurtë është që Kosovën nuk e merr dot me vete në rrugën kundër Perëndimit. Nuk është thirrur në skenë për ti ikur përgjegjësisë për Kosovën, është thirrur për ti shërbyer asaj. Dhe jo Serbisë.

30 Komente

  1. L
    Ladi

    A jane trushpelare apo jane vetem tradhetare: kete kushdo me dy pare mend ne koke e ka shume te qarte

    1. L
      L.Xh

      Të shpresojmë të mos e firmosë Albin Kurti, se gati është plani, që Kosovën t’ja aneksojnë Shqipërisë, duke kethyer Tiranën në epiqender të shqiptareve, ku seicila komunë, kalon në varesi direkte të kryeqytetit të Sjqipërisë. Bile, bile, nga muhabete tek kafenetë në Ohër, po flitet që edhe Serbia është dakord me këtë opsion.

      1. L
        L.Xh

        Të shpresojmë të mos e firmosë Albin Kurti, se gati është plani, që Kosovën t’ja aneksojnë Shqipërisë, duke kethyer Tiranën në epiqender të shqiptareve, ku seicila komunë, kalon në varesi direkte të kryeqytetit të Sjqipërisë. Bile, bile, nga muhabete tek kafenetë në Ohër, po flitet që edhe Serbia është dakord me këtë opsion.

        1. I
          I Madhi Morricone

          Ja dhe nje prostitute si L.XH me mentalitet si te saliut , zapto dhe rrembe! Te na falesh moj qelbesire po komuniteti nderkombetar ka ligje qe studiohen dhe bien ne dakortesi, te pelqen ty apo Jo , si I thone rrugeve , qiu ne mamuras. Po te ishte aq e lehte zaptimi I territorreve te shteteve te tjera , ai shalgjati qe eshte ne gjyq nderkombetar per detin e sarandes, ta anulloje gjyqin dhe tja fale grekut dhe jo vetem detin por edhe token e vorioepirit sipas pretendimeve te grekut deri ne himare tek fredi bejleri dhe vasil bollano , si thuaj ti krimb muti, je dakort! Ne vend te ndihmoni, percani.

          1. T
            Tafut Derirrëza

            Qënke i madhi MorrBythe or ti palo mut haleje….

            1. I
              I Madhi Morricone

              Ta fut e sta nxjerr mo! He mo kurvicke e vockel cfare ste pelqeu , injoranca qe the apo e verteta e kafeneve ne shkup. Se me thashetheme u ka ik jeta per lesh.

          2. M
            Mendimi im

            Meqense eshte muhabet kafeneshe, kuptohet qe eshte e sigurte! Kur do zhduket kjo injorance e pa cipe qe di shqip?

        2. B
          Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

          Nuk kam rrespekt per bolshevikun e vetefundosjes Mullah Omarin Kurti por edhe kjo loje e europes qe behet ne kurrize te atij populli te vuajtur eshte e pa pranueshme . Te te gjitha vendet kane kuptuar gabimin ne Tv française e pranojne hapur si gabim fatale bombardimin e Beogradit dhe dhe shkeputjen e kosoves dhe kerkojne te gjejne nje zgjidhje qe kosova te jete brenda Serbis me nje status te veçante. Nese i thua je i pamvarur atehere jepi pamvarsi te jetojne si te pamvarur . Te gjithe e dime qe kosovaret nuk jane per lufte 0.4 % e popullsise mori pjese ne lufte raste i ralle ne bote ku mesatarja shkone deri ne 4 % e popullsise per lufte. Çfare asosaciaoni duan Serbet apo etnite e tjera kur ata gezojne te drejta me shume se ne vendet e zhvilluara te europes . Duhet thene hapur ne karten OKB jeni pjese e territorit Serbe dhe askushe nuk ka te drejte te kerkoje shkeputje unilaterale. Sot Serbia eshte drejte hyrjes per ne familjen européenne nuk ka me diktature Milloshevici iku se sa i degjenerojne duke i ndryshuar flamure hymne tani ka dale dhe nje pseudo filozofe filo Serbe nje fare Spahiu Spahiu kerkone te krijoje kombin koqevare . Edhe drejtuesit tribale ne kosove duhet te dalin hapur jane per bashkjetese me Serbet apo duan bashkim me token e tyre Shqiperine pasi kosove shtete nuk ka dhe nuk per te pasur eshte illusion , çeshte kohe ku Serbet presin momentin per déclenché nje lufte dhe do ti mjaftoje 24 ore shikoni konfliktin Armeni - Azerbaïdjan per nagorni karadak mbas 30 vite rifilloje lufta . Duhet nje zgjidhje kurrajoze e drejteperdrejte nga klasa politike por deri tani ne kosove nuk ka pasur lider por disa kllune qe shikojne vetem tribune e vehte ... Duhet kerkuar referendum ne Serbi e kosove ku te pyetet popullsia : A jeni dakorde per shketutjen e ketij territori ....

          1. I
            Ishi i ZaKarovës

            O Svetllana....lene politikën se ju mongolët sja thoni po hec e na boj noi fyt amon

            1. H
              H.Berisha

              Me viene keq, por ty tu paskan perzie kablat siq thom ne Kosovaret.Po mos te kishte qene Kosova, Shqiperia kurr nuk ishte pavarsue me njerz te ngjajshem me ty!!!

              1. B
                Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

                H.Berrisha haa idiot jam prishtinali me gjyshe e babegjyshe o idiot e jetoje ne prishtine mua me tregone trimerit e shqiptarve te kosoves ? Kur te permendesh Shqiperine laje gojen se kane bere dy luftra boterore pa ndihmen e askujt .

                1. D
                  Drenicak 100%

                  H.Berisha shko tako Gani Geci qe e konsideron veten bajraktar njeri i epokes se gurit spiun udbashe dhe merja valles me sharki ne odat e cajit leri pordhet se nuk ka trima tek ne ne kosove ne jemi spiune te lindur

              2. k
                kirurg

                Mero, këtë sapo e kam thënë në një koment tek Iliria..., që takimi i Ohrit ngjan me Rambujenë... Por ti shkon shumë larg, kur e përshkruan Kurtin si proserb. Mos e tepro.

                1. K
                  Kot

                  Edhe ne rambuje ishte FAT I MADH qe nuk firmosi Millosheviçi , se sot Kosova di ishte vetem me Autonomi substanciale !

                2. p
                  pinoku

                  Mero, edhe në këtë pamflet manipulon, mashtron dhe gënjen opinionin publik këtej dhe andej kufirit, ashtu siç e ka zakon. Ai nuk shpjegon psh fare se çdo të ngjasë (për Kosovën) nëse Prishtina dhe Beogradi, e firmosin që të dyja marrëveshjen ?! Kush i tha Meros, apo ku është shkruar se: « Kosova bën një hap thelbësor drejt njohjes si shtet nga Serbia dhe heqjes së pengesave ndërkombëtare për njohje të mëtejshme. Ajo fiton njohjen nga pesë shtetet evropiane që ende hezitojnë dhe vendin e saj në OKB - në rast se nënshkruan marrëveshjen ?! Kush e tha dhe ku gjendet e shkruar kjo thagmë ?! Apo spekullime dhe mashtrime siç e ka zakon Meroja ?! Po ashtu për Meron asosacioni qënka një mekanizëm garancie për serbët e Kosovës brenda shtetit të Kosovës. Vërtet ?! Pse kushtetuta e Ahtisarit nuk mjaftonte për të garantuar serbët, apo u dashka edhe një autonomi speciale për ta, që ia kalon në shumë drejtime edhe republikës serbe të Bosnjës ! Mero i « kujton » Kurtit se ai nuk është thirrur në skenë për t’i shërbyer Serbisë !Sa për të qeshur. Ai nuk është thirrur në skenë nga askush. Pêrkundrazi. Ai është vendosur në skenë kundër dëshirave të Meros, Ramës e kompani nga më shumë se gjysma e bashkëkombasve që i kanë dhënë atij më shumë vota sesa të gjitha partive të tjera kosovare të mbledhura bashkë. Sa për t’i shërbyer Serbisë, Mero le ta gjejë te miku i tij dhe i Vuçiçit. Albin Kurti e ka nisur luftën kundër Serbisë që kur ka qënë student i Universitetit të Prishtinës. Çudi bën fakti se Mero mbron pa rreshtur kolaboracionistin me damkë Rugova dhee sulmon nacionalistin Kurti ! Shqiptarët shumë herë gjatë historisë kanë shërbyer si mall këmbimi në pazarllëqet që Perëndimi ka kryer me fqinjët në kurriz të trojeve tona. Duke përjashtuar këtu vetëm vitin 1999. Sot duket se duan të marrin përsëri me të mirë Serbinë qe ajo të largohet nga Moska. I gënjen mëndja. Prandaj nuk duhen marrë kurrsesi seriozisht bythëlëpirjet e neveritshme të Meros.

                  1. K
                    Kanina e ismailit

                    Mero kacurreli ,penda jote ha buken e Shqiptarit dhe ben duvan e Beog'rames se ata ta mbushin trasten....Mos u merr shume me kalorsin si i varen kembet sepse krahina e Kosoves i ka djemte e saje historikisht Kapedane !

                    1. K
                      Kanina e ismailit

                      Mero kacurreli ,penda jote ha buken e Shqiptarit dhe ben duvan e Beog'rames se ata ta mbushin trasten....Mos u merr shume me kalorsin si i varen kembet sepse krahina e Kosoves i ka djemte e saje historikisht Kapedane !

                      1. B
                        Biku

                        VETEM TI MERO MOS BEJ GABIM TE TRDHTOSH RAMIUN ASHTU SI TRADHTOVE SALIUN.KUSH JE TI QE VETEM BYTHE POLITIKANESH KE LEPIRE GJITHE JETEN QE TE VENDOSESH SE KUSH ESHTE DHE NUK ESHTE TRADHTAR.HAJDUT SI RAMA DHE SALIU NUK ESHTE ALBINI DHE PRANDAJ DHE E DO POPULLI O KOKE DAULLE.

                        1. S
                          Shqipo

                          Dita e sotme eshte vendimtare per fatet e kosoves dhe shqiperise, e qelbesira mere prap me diarrete e tij buthlepirese.

                          1. O
                            Open Ballkan ose New Yugoslavia

                            Kuptojeni qarte nje gje - Mero etiketon Albin Kurtin si pro-serb ngaqe mban per anti-serb Edi Ramen aty strukur poshte tavolines se Open Ballkan! Per ta besuar kete kujtoni nese mundeni nje here te vetme ta keni lexuar neper Editorialet e Mero B... emrin e Sander Vuckos, mikut ne bashkepronesi te Putinit dhe Edvinit.

                            1. P
                              Per idiotin open ballkan

                              Po europa e bashkuar cfare eshte ? Apo nuk ka gje boll mos te jete inisiative shqiptare nese eshte ide gjermane eshte e mire haaa na mbyten idiote e pa shkolluar çfare i beri interneti dynjase nese deri dje idiotet kane qene te kamufluar se nuk exprimonin mendimet e tyre sot dalin hapur .

                              1. O
                                Open Ballkan ose New Yugoslavia

                                Per ty Idioti - Europa e Bashkuar nuk eshte Open Ballkan. EU e njohin ashtu si eshte, ate Open te Vucic-Rames nuk e njohin pa qene 6 shtete, e kane thene edhe Amerikanet edhe Europianet disa here...kaq qe mos vdesesh Idiot.

                                1. F
                                  FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

                                  Bubi ...qe je idiot kuptohet qe je i pa shkolluar kuptohet te keshilloje nese je katundar puno token nese je i pa shkolluar shko ne shkolle nese je i pa pune gjeje nje pune nuk i kupton gjerat ne kosove thone patriot me bateri por ti je parriot me bateri te rena. Nuk ka pse ta njohi Serbia kosoven si shtete se eshte pjese e territorit te saj Por ti Bubi nuk e di qe edhe buka qe hane koqevaret eshte me mielle Serbe . Ehhhh cfare mund te thoshe per Benelux ku kuptone ti ti je thjeshte nhe artopolande i komunistit Berrisha .. Te fala mamit pyete pse me ke bere antikap mentale qe nuk i kuptoje gjerat

                                  1. U
                                    Une

                                    Mamin tend e pyes moj Nevojtore por thote se te ka ngjizur me spermatozoid serb...prandaj e ke Nevojtoren ne tru.

                                    1. ?
                                      ?./

                                      O nevojtore me mut dhe pa tru. Po çdo të thotë mor gomar "artopolande"?! Mos do të thuash altoparlant?! Po antikap?! Antikapitalist? Apo do të thuash handikapat?! Sa i shkolluar qënke o zgjebe serbe! "Nuk ka pse ta njohi Serbia Kosovën si shtet se ajo është pjesë e territorit të saj"! Ti meriton plumbin mor "antikap"!

                              2. K
                                Kosova

                                Po mundoheni me e ul Albinin, por Albini nuk është Sala dhe sidomos kosovarët nuk janë dele. Nuk mjafton një fajin e ka Albini dhe jemi ok. U bë kryeministër dhe tha pretendoj njohje reciproke, u tha u bë. Të tjerat janë lepirje ndaj Ramës që nuk arriti kurrë nivelin e bacës.

                                1. U
                                  USA

                                  Albin Kurti eshte vetem nje idiot provincial me te cilin Vucic tall karin

                                  1. R
                                    Ramalluku i Surrelit

                                    Sa here te perqafuar me Vucic te me shikoni, per Sali e Albin SERB te shkruani saken se harroni / Se Porosi te nene PPSH kemi ne mend perher, qe Kopilet tone te tjereve t'ja vene ne preher /

                                    1. K
                                      Kritiku

                                      Cili ti shkruan keto shkrime o Mero? Nese je ti atehere qenke bere njesh me kosovaret dhe shkruan ne shqip si analfabet funksional. Nese eshte ndonje kosovar qe e ke punesuar atehere prape ben gabim ne publikimin sepse eshte komplet jashte rregullave drejteshkrimore por edhe ne llogjike. Turp, sepse e keni kthyer gazetarine shqiptare ne kazan me plerera te pariciklueshme.

                                      1. T
                                        Turi

                                        USA ti do jeshe nga ata qe I pi shurren Bidenit dhe I ha mutin Rames o legen.

                                        Lini një Përgjigje