Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje 

20 Mars 2023, 19:02Editorial Mero Baze

Partia Demokratike ka një javë kohë të përzgjedhë 61 kandidatët e saj për bashki, pasi Sali Berisha refuzoi bashkëpunimin me ta. Ai nuk lejoi që kandidatët e primareve të mbështeteshin prej PD. 

Vendimi i Berishës, i cili pranon të futet në çdo vrimë, por jo nën siglën e PD, tregon se ai betejën për jetë a vdekje nuk e ka me Edi Ramën, por me “armiqtë e brendshëm” në PD, të cilët nuk pajtohen me axhendën e tij anti-perëndimore.

Në këto kushte, Partia Demokratike gjendet para faktit të kryer të një ndarje historike me Berishën dhe mbështetësit e tij, dhe prej tani duhet të mendojë veten si një parti që duhet të mbijetojë në spektrin politik shqiptar, si trashëgimtare e PD dhe anti-berishizmit njëkohësisht.

Pasi i doli borxhit kandidatëve të Berishës për t'iu ofruar logon zyrtare të PD dhe mbështetësit anti Berishë të opozitës, tani PD nuk ka më përgjegjësi për rezultatin e tyre. Përkundrazi, ajo duhet t’i bëjë ata të ndjejnë se cili është çmimi i përçarjes që Berisha ngjalli në opozitë dhe pse duhet ta paguajnë dhe kandidatët e primareve këtë çmim.

Përpjekjet e Berishës për t’i kompleksuar si fajtorë për humbjen e tij, nuk pinë më ujë. Berisha provoi se ai ishte i interesuar për përçarjen dhe e bëri atë fakt të kryer. Tani ai duhet të marrë përgjigjen në zgjedhje për këtë akt të tij.

Nuk ka rëndësi sa për qind të votave merr PD në këto zgjedhje. Këto nuk janë zgjedhje në të cilat PD u përgatit të hynte e ndarë. Janë zgjedhje ku ajo deri javën e fundit luftoi për bashkimin. 

Por çdo rezultat i këtyre zgjedhjeve, është një leksion për bashkimin e PD pas zgjedhjeve, pasi elektorati i Berishës të kuptojë se mes fitores së pushtetit apo "fitores” së Berishës, duhet të zgjedhin marrjen e pushtetit.

Nga ana tjetër, këto zgjedhje janë dhe një garë e re brenda Partisë Demokratike për të provuar figurat e reja që do të kontribuojnë në këto zgjedhje.

Pas zgjedhjeve, PD do të bëjë riorganizim për lidershipin e ri të saj, dhe këto zgjedhje do të jenë dhe një mundësi për të kuptuar se kush ka stofin e politikanit të ri opozitar, jashtë shkollës së Berishës.

Që pas zgjedhjeve të ketë një bilanc të qartë, PD duhet të hyjë në gare në çdo bashki dhe duhet të provojë që është një organizëm funksional, i cili do të ristrukturohet pas zgjedhjeve, duke pasur parasysh dhe aftësinë që do të dëshmojë në këtë fushatë secili politikan në qendër apo kandidat në bazë.

E vetmja rrugë për të bashkuar PD në të ardhmen është rezistenca e tanishme e PD për të shërbyer si një digë që mban të bashkuar elektoratin e zhgënjyer nga Berisha. 

PD nuk do të mund të bashkohet kurrë dhe do mbetet përjetësisht një çetë e Berishës, nëse PD zyrtare në këto zgjedhje nuk reziston, nuk funksion dhe nuk provon që ka një elektorat të saj, pa të cilën e ardhmja e PD është e vdekur.

Vetëm kështu ata mund ta detyrojnë Berishën të ndalë aventurën e tij për të përdorur elektoratin e PD si çetë talibanësh kundër Perëndimit dhe ta detyrojnë të shkojë aty ku e ka vendin. 

Nuk ka të të ardhme të bashkuar të PD, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje. Çdo gjë tjetër nuk do të jetë bashkim në të ardhmen, por dorëzim para Berishës. 

Dhe ka mijëra demokratë që në vend të dorëzimit para Berishës, zgjedhin të rrinë në shtëpi apo të shikojnë veten në parti te tjera. E vetmja rrugë që ata t’i mbash të bashkuar dhe në dispozicion të bashkimit të PD në të ardhmen, është t’i mbash në garë jashtë Berishës.

12 Komente

  1. N
    Next level

    Kjo eshte te grish sallate kot deri diten qe do ngordhe Berisha, bashke me te, idjotet e vules qe la prapa dhe turma e tij haxhiqamiliste se partia e tij fshatarake, hajvane dhe antishqiptare vdiq para copave te mutit qe e mbyten po vete dhe tani po japin edhe spektaklin e fundit te moterqirllekut, hajvanerise dhe kafsherise.

    1. S
      Saliko Çepanllari

      Më mirë DJEPI BOSH, se sa SHEJTAN LUGATI SALI BERISHË BRËNDA.

    2. E
      Evisa

      Korrekt. Eshte e vetmja rrugë. Harram u qoftë atyre që mendojnë ndryshe nga Berisha dhe nuk bëhen të gjallë për të mbajtur në këmbë Partinë Demokratike jashtë çdo influencen të komunistëve të konvertuar në demokratë me porosi të Ramiz Alisë. Do ishte me vënd që të bëhej e qartë në popull se Berisha pas zgjedhjeve nuk do linte gurë e kusur për t'a gllabëruar totalisht PD, i vetmi qëllim për të cilin ai rronë tashmë në këtë botë. Ai do të paraqes me hile çdo votues hajdutë të Ilir Metajt sikur janë përkrahës të tij. Eshte kjo e vetmja arsye që ai bashkëpunon me Ilirin në këtë rast. Por dhe Iliri nuk do lërë gjë pa bërë që të gllabërojë PD, pasi nuk mundi t'a realizonte këtë ëndërr në PS.

      1. 6
        60 vjec

        evisa...partia demokratike do te kete te ardhme...ska lidhje me te kaluaren...do e kete rrugen pak te gjate, por te sigurt...

      2. U S A

        Mero trimi bashkimi i pd mori fund qysh ne 8 janar vetem se ndarja jo e fisme jo tamam si e ka wejf Sali efendiu ta kishin cuar deri ne fund marrezine . Saliu ne nje fare menyre ka te drejte do te shpetoje veten dhe familjen po cudia eshte me qorrat qe e ndjekin prapa , po eshte nongrada more qorra dhe injorante a e shihni qe nuk e takon njeri lere Amerikane e Angleze po ate se duan as Europianet o tezinj mos shikoni Flamur Noke E Cim Peken me ca idiota .

        1. 6
          60 vjec

          mos ki merak...perjashto ata pa tru fare, te tjeret e shohin rrokullisjen, por nuk shprehen...ata syte ne balle i kane...e shohin sa njerez nxjerr ne rruge foltorja...

        2. S
          Shpresa vdes e....

          Mero ti merru me Salen sa te duash, po PD qe mendon ti nuk jane Alibejt, ata jane njerez qe po mbajne me thonj pozita qe nuk u takojne, deputetllekun per te cilin kane investuar financiarisht, dhe pa dyshim te ndikuar dhe nga pozicionet e ambasadores te nderuar. PD jane ata njerez qe nuk shpresojne me se vendi yne mund te behet, jane ata qe jane plackitur nga cdo qeveri e tranzicionit , ata qe shohin njerezit e pafytyre te pasurohen ne menyre te frikshme, ata qe jetojne diktaturen e kapitalizmit pa mundur te shpresojne se ndoshta... Saliu beri c'beri iku, ishte e keqja me e vogel por dhe me e madhe e ketij tranzicioni te tmerrshem, ishte e keqja e vogel sepse ate me te madhen e kemi para syve tashme prej nente vitesh. E keqja me e madhe sepse dogji disa here mundesite me te medha per kombin tone. Gjithsesi Saliu iku, PD qe la eshte e shperfytyruar e mbi te gjitha pa shtylle kurrizore, pa tru e pa atribute te asnje lloji. Po hiri eshte nje fertilizant i perkryer, te shpresojme qe nga hiri i endrres tone 30 vjecare te gjelberoje dicka me e mire per shqiptaret sesa zotesia socialiste per te mbreteruar me cdo mjet shtetin e drobitur shqipetar. P.s. dikur Tema ishte medie e djathte, ka vite qe eshte majtosur, gjithsesi nepermjet komenteve na lejon te shprehemi lirisht. Ndryshe nga mediet e kulturuara psh ato te Bolinos ku censurohet komenti dhe lejohet vetem nese eshte denigrues dhe banal per opoziten shpellare.

          1. M
            Maluqi

            Sali Kerma nuk e ka kuptuar akoma se Ilir Meta (spiuni i sigurimit te shtetit), do t’i fuse gushtin ne bythe Saliut, por ky trap ka lindur dhe trap do te ngordhe! Ilirit i ka ardhur lepuri ne shteg, dhe lepurin ia coje Saliu vete! Iliri qe ka komisioneret e PL votat per kandidatet e Saliut do t’ia kalojne PL, apo partive te tjera te kolaucionit me ne krye PL e Ilir Metaj! Saliu do mbetet me gisht ne bythe dhe pastaj te shikojme sa trim do te jete!

            1. D
              Drejtësia

              Pa dënuar ’97-ën, Gërdecin dhe 21 Janarin 2011, krime masive të nivelit genocid, të kryera me tërë ushtrinë e Shqipërisë, nga pushteti i PD-së, ose nuk ka për të patur PD, ose çdo PD që do vijë në pushtet, do t’i përsërisë.

              1. P
                PD nuk ka qene kurre parti

                Kot lodhesh o Mero, nuk ka qene kurre parti por nje sekt krahinor dhe kriminal qe perfaqeson llumin e shoqerise. Vertet ka edhe njerez naive dhe cinik brenda saj qe nuk jane llum por jane te gjithe viktima te sektit. Ti e kuptove dhe e hoqe bythen shpejt dhe shpetove. Te tjeret jane vrare apo perdhunuar familjet. Leri te rrihen edhe nje here me njeri tjetrin ne mes te Tiranes me gure e hunj. Te gjithe sektet kane te njejtin fund tragjik, asgje e re. Prit kur te ngordhe kryetari i sektit.

                1. T
                  Tani

                  Mero ti je fetyra me e poshter e nje gazetari te rilindjes nje pervers i pa cipe the I pa moral per njeri.

                  1. o
                    opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                    'Pasi u doli borxhit kandidateve te Primareve per te garuar me logon e dhene atyre nga Edi Rama, Alibeajt nuk mbajne pergjegjesi per rezultatin e tyre' - thote me fjale te tjera Mero Baze! Po mire : Po keta te PD "zyrtare" a kane e a duhet te mbajne pergjegjesi qe ajo PD e tyre e Zyrtarizuar nga Pushteti Rama do marre nje rezultat qe do ta fundose si nje parti e njejte me ate Unitetit Kombetar te atij Avokat leshit Idajet Beqiri dikur? "Nuk ka rendesi se c'rezultat mer PD "zyrtare" ne keto zgjedhje" e shtyn me tej budallallekun Mero! ...duke e thene kersisoj qarte e sakte eshde desghiren e Pushtetit se pse ja vari ne qafe ate VULE te PD atyre ca mjeraneve qe as nuk shkojne dot tek selia e partise se i kapin me shkelma si dordolece ne sherbim te nje maskarade Pushteti.

                    Lini një Përgjigje