Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë? 

19 Mars 2023, 18:37Editorial Mero Baze

Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet. 
Fakti që të dy udhëheqësit politik, ai i Kosovës dhe Serbisë, nuk guxojnë të nënshkruajnë planin evropian, tregon se ata duan të fitojnë kohë për të vazhduar gënjeshtrat e tyre, me shpresë se dikush do humbasë rrugës. 
Për këtë arsye plani perëndimor parashikon fillimin e menjehrshëm të zbatimit të planit, që do të thotë se Kosova duhet të fillojë urgjent krijimin e asosacionit, e cila ka ndryshuar tre herë emër, por jo përmbajte. Tani quhet vetë menaxhim. Në fund ka për tu quajtur ashtu siç ka qenë dikur në kohë të Titos, “vetadministrim”. 
Argumentet populiste të Albin Kurtit shpërndarë përmes militantvve të tij, se “po qe se ai do ta kishte pranuar asosacionin, Vuçiqi do firmoste”, janë banale. Vuçiq e ka shpjeguar pse nuk ka firmosur. Ai nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje juridike me Kosovën palë, pra ka pengesë atë që në fakt është njohje finale.  
Nëse e kthen në të kundërt pyetjen, atëherë do të pyesim: -Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo marrëveshje, nëse Vuçiq ka pranuar de facto Kosovën, nëse ai nuk e ka formuar asosacionin dhe nëse ai i ka plotësuar ëndrrat e tij për reciprocitet, atëherë pse ai nuk firmosi? 
Nuk firmosi, pasi asnjë nga gënjeshtrat e tij nuk është në plan. Në plan është një ofert serioze perëndimore, e cila realisht i bën mirë Kosovës dhe e çon përpara axhendën e saj shtetformuese, por i bën dëm një politikani që gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi një fabulë të ndryshme nga kjo me të cilën po përballet. 
Por nuk ja vlen të humbasim kohë me gënjeshtrat e Albin Kurtit pas çdo përballje të tij me dështimet e tij.  
Gjëja më e mirë që ka plani perëndimor për Kosovën është axhenda, kalendari i akteve që duhet të realizojë Kosova dhe Serbia. Ato po përcaktohen me afate konkrete, dhe përmbajte konkrete. Ato nuk duan negociata, duan vetëm nënshkrime.  
Nëse Kosova e përmbush axhendën perëndimore për Kosovën, ajo e kalon provimin. Nëse jo, as SHBA e as BE nuk ka kohë dhe nerva të merret me tekat e një politikani, i cili ka më të rëndësishme broçkullat e tij populiste se axhendën perëndimore të Kosovës.  
Kosova dhe Serbia thjesht do braktisen dhe izolohen. Por ndërsa Serbia është mësuar me izolim dhe sanksione dhe mbijeton, pasi nuk është një komb që e ka të lidhur të ardhmen deomos me perëndimin, Kosova, thjesht vdes dhe rikthehet në pikën zero, pa mbështetjen e Perëndimit. Falë Albin Kurtit! 

30 Komente

  1. M
    Monika Putanova

    Z.Baze. Lexo analizen e Daniel Serwer per marreveshjen. Serbia eshte perfituesja me e madhe pavaresisht refuzimit te Vucic te nenshkruaje. https://www.peacefare.net/2023/03/19/smoke-and-mirrors-make-confusion-not-peace/

    1. R
      Regjep Guzilla

      Albinit ti rruaç karin dhe ti hash munë ti Monika Putanova.

      1. P
        Papi

        E frikshme se sa UDB-ash kemi mes nesh! Duke filluar nga Mero...se as per te skam me pike dyshimi... Ka 5 vjet qe nuk i del nje çerek fjale e mire nga fyti per Kosovën e shkrete. Te kishte pas nje pike dhimbsurie do i kishte dale me zor nga shpirti çerek fjale e ëmbël prej vëllai...qofte edhe gabim... Po qofte edhe serb me rrënjë e me degë të kishte qenë. Po HIÇ....asnjë çerek fjale

        1. S
          Sqepar Cekici

          I dashur Papi Mbeshtese fjaline tende te pare kur thua: E frikshme se sa UDB-ash kemi mes nesh, por jo dhe permbajtjen e shkrimit. Me lejo te te pyes ku fle lepuri qe Albini nuk firmosi? Ky ishte nje rast i paster qe Albini te bente "ndarjen" perfundimtare me politiken e bashkepunimit me Vuciqin. Deri me sot ai gjithmone ka ndihmuar Serbine per te dale e "lare" ne armiqesine me perendimin per problemin e Kosoves. Ne kete pune armiqesore te tij ka pasur "fitore" por edhe deshtime. Deshtimi i tij i pare ishte ne Rambuje dhe Serbia u bombardua sepse perendimi nuk degjoi Albinin. Ai pati fitore kunder perendimit me teorine e "reciprocitetit" sepse sabotonte bisedimet qe eshte strategjia e serbit dhe rusit ne Ballkan. Pavaresisht se pati sukses, perfundimi i tij ishte se u rrezua nga pushteti. U ngrit prape si peshkaqen dhe populli e vuri prape ne pushtet....Qe te mos vazhdoj me histori po mundohen te them mendimin tim per rastin e fundit. Besoj se ti e di qe plani perendimor kete rradhe ishte "merre ose lere". Ai qe pranonte do shperblehej dhe ai qe do refuzonte do denohej. Po te ishja une, besoj se po te ishje edhe ti, ne vend te Albinit, meqe e pranon planin, do ngulnim kembe qe ta firmosnim qe ta linim Vuciqin "bythezbuluar". Kete Albini nuk e beri. Une nuk e di si mendon ti por une mendoj se Albini dhe Vuciqi punojne se bashku per te sabotuar planet perendimore. Po te mos ishte kjo e vertete Albini do e shfrytezonte kete rast per fitime maksimale nga perendimi per Kosoven dhe diskreditimin e plote te Vuciqit. Aq me teper do detyronte perendimin te ndeshkonte Serbine dhe te mendonte per menyren efikase te futjes se Kosoves ne Evrope dhe per njohjen e saj nderkombetare. Albini e ndihmoi Vuciqin sepse e barazoi vehten me te dhe me kete rast tregoi se ai eshte dakort me Vuciqin per te luajtur mbrapa kraheve te perendimit. Ne kete kuptim ne perendimi nuk na ka faj sepse kete "karamele" serbe ne pelqejme....Me fal se u zgjata shume por po te them edhe dicka. Edhe Rama di "dicka apo di shume" per kete loje. Ai u shpreh se "shejtani eshte ne detaje", por nuk foli se kush eshte shejtani. Fakt eshte se Kurti dhe Vuciqi bejne sikur zihen me detajet por ne thelb bejne punen e shejtanit. Ne fund po te shpreh pesimizmin tim duke te thene se cdo popull meriton ate qeveri qe zgjedh. Pra dhe Kosova meriton Albinin qe synon ta fusi prape Kosoven nen Serbi. Ndoshta nuk e ben sepse eshte "psikopat" dhe nuk do shqiptaret, por sepse serbi ja ka zene "koken me dere".....Me nderime....

          1. R
            Regjep Guzilla

            Po ty more bythqire greku Sqepkar bolja ta ka pru komkryq ne Shqipni Vuqken e Serbine kopili i Krstaq vllehut e ti han mut kunder Albinit. More bagel greke ti qifsha e vorret e t'deknive. Qen i biri kudres. Shka i shkines. Fashist muti.

            1. S
              Sqepar Cekici

              I dashur Regjep. Ne rradhe te pare meso te shkruash emrin tend sepse ne shqip shkruhet Rexhep. Me fal te te them por e ke ndikim nga serbishtja qe nuk ka germe "xh". Qe te jesh i qete une nuk jam me asnje dhe nuk kam ndonje respekt per Ramen. Po te ishja une ne vend te Rames, nuk do bisedoja me Vuciqin per Ballkanin e Hapur, pa u akorduar me pare me Kurtin, sepse ne kete menyre Rama e ka vene vehten ne mes te serbeve dhe spiuneve te serbit. Rama eshte naiv i math dhe ne kete rast duhej te akordohej fillimisht me Kurtin. Kurti me marifet serbi po e shfrytezon "Ballkanin e Hapur", per te percare shqiptaret. Pra Rama eshte nje naiv dhe teoricien i pavlere, por kjo nuk e ben Kurtin burre me te mire se sa ato qe shkruaj me lart. Persa i perket grekut, familja ime fatkeqesish eshte ne armiqesi me greket sepse na kane vrare....

              1. a
                ana

                hahahahah tamom shpellar, a je rrujt ndopak or regjep. Sa shume fuksa paska rekrutu UDB-ja tek ju or taj!

              2. R
                Ramosi

                meqense krejt po din diqka e shume po shkrujne po spo thon gje prej gjeje po du edhe une ta mas dijen me juve, ndonse nuk metoj te them se di diçka e as sa ju qe keni shkru roman… Mero Baze tashme dihet qysh moti se ku ka bazen dhe nuk do merrem me te e as me Ramen se Rames nuk i han per Kosove e aq me pak per Albinin. Rama e ka hallin e tij dhe per ate hall ai i lepin pjaten vucicit por nuk edhte çudi qe ti lepij me von edhe b****in..!! Ky plan shihet qartazi qe eshte plan amerikan pa shkopinje per serbine per shkak te ndikimit rus dhe aspektit gjeostrategjik e qe nuk edhte plan qe e zgjidh problemin e KS. Por KS perfiton per shkak se leviz nga qorrsokaku ku e ka fut vellau i vogel i Rames qe po sodit prapa grillave e qe dikur po ky Baze i thurrte lavde te nje lideri qe mund ta zgjidh punen me serbine… Shkurt kur Baze te lavdron smund te jesh i mire per shqiptarine e kur te kritikon mire eshte puna…

          2. L
            L.Xh

            Tërli e vërli, e vërli e tërli. Ku ishe Albin, hiç gjëkundi, e çbëre, asgjë. Një vërrë në ujë ke bërë Albin e Vjosë. A mund të firmoset më ujë ? Aty në Ohër, Albin Kurti, mori gishtin e mesit, në bythë, të lyer me shëllirë….

            1. E
              Ela Puka

              O te shkretet Ramallar shkuat per byth dhe hengret kar, thote populli i Piçkashit. Ja hongsh bolet Albin Kurtit.

            2. A
              Alfred

              Nga e ditke se Serbia mbijeton me sanksione e izolim?! E provoi ne vitet '90! Kapitulloi pa e shkelur kembe ushtari! Serbia enderron fitoren e ruseve qe te ushqeje endrren per hegjemoni ne Ballkan! Vetem kur rehatohet ne preherinve vellait te madh sllav, Serbia ndjehet "gjalle"'!....

              1. X
                Xhaxhi

                Albini dhe idiotet e dobishem ne Kosove duhet te kuptojne qe gjeopolitika eshte prioritet numer 1. Te tjerat jane detaje. Shqiptaret dhe Serbet do bejne marreveshje sepse ka ardhur koha dhe me kryesoria i interson Serbise sot ta heq qafe Kosoven. Nje marreveshje do shtyje hyrjen bllok te rajonit ne BE brenda 5 vitesh. Gjeopolitika thoshte xhaxhi Enver eshte ajo qe komandon dhe udheheq boten.

                1. K
                  Kristo Themelko

                  Edhe Xhaxhi robqiri i bashkohët propagandës serboruse kundër Kosovës.Ose sloganit meroist të boshllëkut: Rrimë që rrimë, a e hapim një vrimë!’ Robt ku t'i keni. Rroftë Albin Kurti!

                2. S
                  Satër

                  Nuk ka pasur marrveshje! Do ngrihet vetëm një komision i be-së qê do detyrojë qeverinë kosovare të plotësojë kërkesën e radhës së serbëve për të krijuar minishtetin serb brënda kosovës! Vetëm kaq!

                  1. S
                    Shqipe-Etnike

                    Nje Gje Nuk kame "Kuptuar" une Populli "Idjote":Pse Qeveria e Kosoves me 2011-2013 ten NENSHKROJ Nje Marreveshje per Krijimin e Komunave Njeetnike me Popullsi Serbe??? 1-Dihet se Marreveshja me sa duket u Nenshkrua nga Isa-Mustafa,dhe Presidnt ishte Hashim Thaci..pse u Nenshkrua nje Marreveshje e tille ANTIKOMBETARE??Dhe nje "Serbcka Rebublika" E DYTE, por kesaj Radhe do te Quhet me Emerin e Asocjonit?? 2-Albin Kurti, nga do qe te Kthehet e ka ne "By..thet"..themi ne Mileti qe nuk kemi habere nga Politika.. 3-Kur kjo Marreveshje quhet ANTIKUSHTETUESE sipas Kushtetutes se Kosoves athere pse u dashka qe te jete ne Tryezen e Bisedimeve??Apo thjeshte se e Kerkon SERBEIA?? 4-Nga do qe te rrotullohemi,Serbet Jane ne Avantazh, dhe si Eu-ja si dhe SHBA-ja..thjeshte duan nje Serbi "Kunder Rusise", se pari ne gjasme Sanksjone... @@Mjere Shqipetaret se nuk kane ASNJEHRE MIQE TE VERTET::por "Miqe per Fiqe"...lol

                    1. a
                      adi

                      Sepse edhe pse e kishte shkel ne plot 23 pika kushtetuten e Kosovet as njerit as tjetrit si hyri as ne therr ne kemb per qeta mu pas burgos Mutstafa edhe Thaqi ki pas te drejt mi hudhe pasht at nenshkrim kaq ne jemi popull ku se tradhtari si patrioti ne fund jan heroj

                    2. S
                      Sara

                      Besoj se edhe Albin Kurti do jetë i gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen. Thjesht po kërkon kohë për të përgatitur strategjinë e tij. Përndryshe ai e kupton se ika ditët e numëruara në pushtet. Të shpresojmë që të mos humbasë shumë kohë për ta kuptuar këtë.

                      1. M
                        Mondi

                        Mero, edhe në këtë pamflet manipulon, mashtron dhe gënjen opinionin publik këtej dhe andej kufirit, ashtu siç e ka zakon. Ai nuk shpjegon psh fare se çdo të ngjasë (për Kosovën) nëse Prishtina dhe Beogradi, e firmosin që të dyja marrëveshjen ?! Kush i tha Meros, apo ku është shkruar se: « Kosova bën një hap thelbësor drejt njohjes si shtet nga Serbia dhe heqjes së pengesave ndërkombëtare për njohje të mëtejshme. Ajo fiton njohjen nga pesë shtetet evropiane që ende hezitojnë dhe vendin e saj në OKB - në rast se nënshkruan marrëveshjen ?! Kush e tha dhe ku gjendet e shkruar kjo thagmë ?! Apo spekullime dhe mashtrime siç e ka zakon Meroja ?! Po ashtu për Meron asosacioni qënka një mekanizëm garancie për serbët e Kosovës brenda shtetit të Kosovës. Vërtet ?! Pse kushtetuta e Ahtisarit nuk mjaftonte për të garantuar serbët, apo u dashka edhe një autonomi speciale për ta, që ia kalon në shumë drejtime edhe republikës serbe të Bosnjës ! Mero i « kujton » Kurtit se ai nuk është thirrur në skenë për t’i shërbyer Serbisë !Sa për të qeshur. Ai nuk është thirrur në skenë nga askush. Pêrkundrazi. Ai është vendosur në skenë kundër dëshirave të Meros, Ramës e kompani nga më shumë se gjysma e bashkëkombasve që i kanë dhënë atij më shumë vota sesa të gjitha partive të tjera kosovare të mbledhura bashkë. Sa për t’i shërbyer Serbisë, Mero le ta gjejë te miku i tij dhe i Vuçiçit. Albin Kurti e ka nisur luftën kundër Serbisë që kur ka qënë student i Universitetit të Prishtinës. Çudi bën fakti se Mero mbron pa rreshtur kolaboracionistin me damkë Rugova dhee sulmon nacionalistin Kurti ! Shqiptarët shumë herë gjatë historisë kanë shërbyer si mall këmbimi në pazarllëqet që Perëndimi ka kryer me fqinjët në kurriz të trojeve tona. Duke përjashtuar këtu vetëm vitin 1999. Sot duket se duan të marrin përsëri me të mirë Serbinë qe ajo të largohet nga Moska. I gënjen mëndja. Prandaj nuk duhen marrë kurrsesi seriozisht bythëlëpirjet e neveritshme të Meros.

                        1. H
                          H.Berisha

                          Ne Kosove i themi per diken si ti: asnjehere nuk por te pret sakica ne nje vend!

                          1. a
                            astrit

                            As Albini e as Vuçiçi nuk e firmosen sepse te dy mbrojne interesat e popujve te tyre dhe jo e kunderta.Te dy jane nen presionin nderkombetar mendoj se Kosova e ka peshen me te madhe si ma e vogel e ma e dobet qe eshte ne krahasim me Serbine. Gjithsesi do arihet qe te dy ti nenshtrohen vendimit te fuqive te medha, keshtu ka ndodhur perhere me popujt e vegjel.

                            1. T
                              Trotski

                              Cdo gje do te veje si duhet ndoshta pa Vuçiçin dhe pa Albinin.Bota perendimore do Rregull dhe Paqe.Marreveshja eshte ne dobi te dy popujve.

                              1. L
                                Lymi

                                Se lun as topi ...ata bejne ligjin.. Thjesht ne shqiptaret na kishte genjyer mendja se me ne fund gjetem nje mik te sinqerte tek SHBA...po keto dite kane dhene prova mjaftueshem per ti futur edhe ata ne te njejtin thes me kurvat plaka te Evropes... Na mjaftonin Evropiqirat per te bere pazare ne kurriz tone....sna duhej nje sekser tjeter. JEMI VETEM! MUND TI ZEME BESË VETEM NJERI-TJETRIT! Sa me shpejt ta kuptojme aq me mire...

                              2. K
                                Kulaku

                                Pse se firmos ? Pergjigja !. Marveshja vetem me firmen e tije.....eshte e pa vlegshme...ja kaqe thjeshte eshte. Jave te mbare te dashur miq.

                                1. l
                                  lexuesi

                                  Nje analize me kembe ne toke dhe pika mbi "i"!Te dy palet kane mbeshtetjen e dy fuqive te medha respektivisht Amerikes dhe Rusise ,ku nese Serbia eshte me afer planit Rus per "asosacionin"(pra duke ngulur patkoin e kalit ne teritorin tashme te marre de facto),Al Bini eshte kunder planit Amerikan me mendimin se po doli triumfues tek targat e mjeteve levizese Serbia e ka vetnjohur Kosoven "de jure",duke harruar qe politikat kurve europiane e kane lene ne kete derexhe.Te mos harrojme qe Serbia gjithnje ka aleate te dukshem e te padukshem ne kontinentin Europian ,ndersa Kosova nuk ka asnje pavaresisht presioneve te medha te Amerikes.Po prishi edhe kete balance Al Bini ka dy rruge ose te jap doreheqjen duke e çuar Kosoven drejt njehojes dhe pavaresise se vertete ose te futet ne BBVip Kosova, se kam bindjen qi ka me kenun fitues i ketij edicioni !

                                  1. V
                                    Visi

                                    Ooo Mero lesh kryecullaku,fajin e ka shefi yt Ramë Leshi që në momentin kyç historik që iu ofrua shqiptarëve,kur filloi lufta në Ukrainë,në vend se shqiptarët të flisnin me një zë, Rama iu vetofrua Serbisë si avokat i saj, më çdo takim në çdo intervistë ai mbronte qëndrimet e Serbisë dhe mikut të tij Aleksandër Vuçiç. Në vend se të luftonte për izolimin e Serbisë ai e mbronte atë në momentin kur ajo nuk përkrahej ,së paku,publikisht nga asnjë politikan europian,ishte i vetmi Edi Rama që në vazhdimësi shprehej për mirëkuptim ndaj qëndrimeve të Serbisë ndaj Rusisë. Përveç Ramës një pjesë të fajit sugurisht e ka edhe opozita në Kosovë,bashkë me disa anal-istë, që në vend se të përkrahej Albini gjatë gjithë kohës e sidomos kur takoheshin me Eskobarin pajtoheshin për çdo gjë me të dhe e akuzonin Albinin për antimarikanizëm. Dhe në këtë pjesë sigurisht as Albini nuk është i pafajshëm në momentin kur refuzoi kërkesën e Blinkenit për shtyrje të lejëqarkullimit me targat e vjetra me çka ra në kurthin e Serbisë me të dyja këmbët. Serbia e shfrytëzoi këtë me mjeshtri duke i tërhequr serbët nga institucionet ,si pasojë e së cilës ndërkombëtarët kërkojnë zbatim të menjëhershëm të asociacionit për ti ikur ndonjë konflikti të paparasgikueshëm me serbët.

                                    1. P
                                      Predatori

                                      O Mero Bazja o shoku Dodikut. Ti që sulmon pa fund Albin Kurtin që nuk pranon te firmosë apriori zajednicën. Albini po bën përpjekje maksimale të mos e shndërrojë një pjesë territorit të Kosovës në Republika Sërpska, ndërsa ti me lehjet e tua o Mero, si zagar rilindas kërkon që toka shqiptare të bëhet lesh arapi.

                                      1. B
                                        Bardhyli nga Kosova

                                        Dymbëdhjetë orë bisedime. Gjysma prej tyre dyshe, Serbi-BE dhe Kosovë-BE. Gjysma tjetër e kohës bisedime në grup ose treshe, me një tutor (Escobar) nga mbrapa! Thonë se Albin Kurti ishte në avantazh, ishte më aktivi, më argumentuesi, më i “afti” në ato bisedime. Por njerëzia nuk e panë, nuk e dinë tamam të vërtetën. Nëse ka ndodh kjo, atëherë duhet besuar se vjen nga fakti se Kurti e pranoi marrëveshjen e imponuar nga euro-amerikanët, ndërkohë që rivali i tij nga Serbia e kundërshtoi atë. Pra, presidenti i Serbisë nuk e pranoi atë. Jo se nuk e nënshkroi. Kjo është njëra anë, është ana e dukshme e mospranimit. Por se ai edhe nëse do ta nënshkruante, nuk do ta pranonte këtë marrëveshje. Vuçiç nuk e pranoi marrëveshjen gjoja se nuk do që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. E quan këtë vijë e kuqe në qëndrimet e tij. Por në fakt ai e di se pranimi i Kosovë snë OKB nuk varet nga firma e Vuçiç Varet nga firma e Vladimir Putin dhe e Xi Jinping. Në këtë kuptim duhet qëmtuar fakti se Viçiç po tallet. Parasëgjithash me Bashkimin Europian. Ndërsa amerikanëve u ka thënë se “Nuk kam gjë me ju, ju jeni miqtë tanë. Por janë këta europianët që ma kanë sjellë në majë të hundës”! Në fakt ai nuk e pranon se pranimi i marrëveshjes shkon kundër interesave të Rusisë. Ndaj dhe mund ta quajmë një marrëveshje në favor të Serbisë e në dizfavor të Rusisë. Prandaj Vuçiç nuk e nënshkroi atë. Kishte frikë nga Kremlini. Ping pongu vazhdon. Në avamtazh me pikë është Beogradi. Prishtina, edhe pse ka rritur numrin e pikëve, është në dizavantash. Edhe për faktin se arbirtri tashmë nuk është me Kosovën. Është me Beogradin. I duhet ta tërheqë Serbinë nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s. Ndaj dhe presidenti Vuçiç, duke e ditur këtë, bën xhonglerin. Thotë se vjen në drejtim të perendimit e në fakt shkon ende drejt lindjes. Drejt Moskës e Rusisë e çojnë erërat e forta dhe stuhitë e aleancës së përhershme midis dy shteteve. Megjithatë SHBA dhe BE nuk duan që në Europë të ketë një Siri, një Iran apo një Bjellorusi tjetër. Sepse kjo është e rrezikshme. Aleksandër Vuçiç bën sikur është i dashuruar me këtë joshje me donacione, konferenca donatorësh, integrime europiane etj. Ndërkohë kalin e ka lidhur në grazhdin e Rusisë. Edhe është me Perendimin, edhe është me Rusinë. Edhe e dënon luftën në Ukrainë, edhe flet për sovranitetin e Serbisë në Kosovë. Edhe voton kundër Rusisë, edhe refuzon t’i vendosë sanksione asaj. Një bythë në dy karrige. Klasike është kjo. Dhe nuk ka si ai të bëjë ndryshe, edhe pse Christopher Hill dëshiron ta shpërblejë Serbinë me asosacion e territore të Kosovës! Vuçiç nuk e nënshkroi marrëveshjen, edhe pse i bënë presion të dy palët, Brukseli dhe Uashingtoni. Presion! Aq sa mund të quhet presion. Se në fakt ata vazhdojnë ta ledhatojnë e t’i thonë “Mos bën kështu, na dhe një lugë tjetër, haje dhe këtë”! E ushqejnë Vuçiçin perendimorët si nëna beben. Dhe ne kujtojmë se në këtë dialog të Ohrit fitoi Kosova! Asgjë Kosova nuk fitoi. Por ama as nuk humbi në raport me atë që kishte humbur. Kosova është aty jo për faj të Albin Kurtit. Por Albin Kurti është aty ku është, për ta rikthyer plotësisht në pozicionin e një zgjidhjeje të drejtë. Është heret të flasim se çfarë epilogu do të ketë zbatimi i marrëveshjes. Nuk mund ta dimë se si do jetë ai “vetëmenaxhimi” i famshëm. Teorikisht për mua vetëmenaxhimi është koncept i funksionimit të disa strukturave në zbatim të kushtetutës dhe ligjit, sepse nuk ka të bëje me vetëqeverisjen, e cila do të ishte kompetente të bënte ligje e të lunate funksione ekzekutive. Por duhet parë në praktikë se si do të konceptohet e si do të funksionojë kjo lloj autonomie për serbët. Praktika është ajo që do na bindë se për çfarë bëhet fjalë. Aty do t’i shohim edhe aftësitë dhe zotësinë e Albin Kurtit. Eshtë herët të thuhet nëse Kosova fiton apo humbet me politikat e zotit Kurti. Për mua ai ka bërë një hap para në sensin pozitiv. Gjithnjë krahasuar me paraardhësit e tij, sidomos ish-presidentin Thaçi. Gjithçka sillet rreth asaj që quhet autonomi e serbëve në Kosovë. Nëse me autonominë e vetëmanixhimit të çeshtjeve arsimore e kulturore serbët integrohen në jetën politike e institucionale të Kosovës, atëherë do të kishim një sukses. Nëse kjo lloj autonomie e forcon pozitën e Serbisë në Kosovë, atëherë do të kemi një Kalë Troje brenda Kosovës dhe do të shkohet drejt ndarjes së saj. Këtë llogari duhet ta bëjë politika. Jo vetëm Albin Kurti, por edhe opozita. Në Ohër është hapur Kutia e Pandorës, nuk është mbyllur ajo. Të jesh optimist euforik është e gabueshme. Të jesh dyshues dhe skeptik është më mirë sesa të jesh euforik. Të jesh realist është akoma më mirë sesa të dyja të parat. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Rroftë Albin Kurti. Vdekje tradhtarëve. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                        1. M
                                          Miku yt.

                                          Bardhyl, eshte e para here qe shkruan dhe tregon se kush je. Per kete 'kethese" te falenderoj. Sidoqofte je zgjatur shume me Vuciqin, Evropen dhe Rusine, por nuk je marre me pyetjen qe shtrohet: Pse Albini veproi si Vuciqi dhe nuk nenshkroi marreveshjen. Cte keqe per Kosoven do ishte qe ai te firmoste pavaresisht nga Vuciqi. A nuk do ishte me mire per Kosoven qe ne marreveshje te ishte vetem firma e Albinit? A nuk do ishte kjo nje "kurth" kunder Vuciqit qe te ndeshkohej nga perendimi, sic kishin premtuar? A nuk do ishte kjo edhe nje test per Evropen se sa i mban fjalet????Etj. Ne kete kuptim pershendes kethesen tende, por nuk me pelqen fakti i detajeve pa rendesi qe permend. Faleminderit.

                                          1. B
                                            Bardhyli nga Kosova

                                            Përshëndetje 'Miky yt'. Lexoje komentin e 'Shtimjani', e paska sqaruar me korrektësi dhe aty gjeni edhe përgjigjen që do merrnit nga unë. Kam vetëm një plotësim: Në vitin 2006 janë zhvilluar disa muaj negociata për statusin e Kosovës nën potronazhin e OKB e kryesuar nga Ahtisari. Serbia ka marrë pjesë deri në fund në negociata, ka futur në plan të gjitha pretendimet e saj dhe të pakicës serbe dhe në fund nuk e ka nënshkruar Planin e Ahtisarit, mbi bazën e të cilit duhej të shpallte Kosova pavarësinë e saj. Kosova, me këshillat e "aleatëve dhe "miqve ndërkombëtarë", e ka pranu dhe nënshkru njanshëm, e po ashtu e ka futur në kushtetutën e saj dhe edhe sot e zbaton njeanshëm atë Plan. Janë bër koncesione të tmerrshme në favor të pakicës serbe dhe në dëm të shtetësisë së Kosovën, si 10 vende të rezervuara për deputetë të pakicës serbe që përben vetëm 4%, pastaj vota e dyfishtë e deputetëve serbë, formimi i 10 komunave serbe qoftë dhe me nga 1000 banorë, statusi i gjuhës serbe si gjuhë e dytë zyrtare etj. Ndërsa Serbia, sot e asaj dite nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe e përdorë pakicën serbe si levë për ta shantazhuar dhe sabotuar së brendshmi shtetin e Kosovës. Pra nuk bëhet fjalë për të drejtat e pakicës serbe se s'ka shembull as në Evropë që të gëzojë ndonjë pakicë të drejtat që kanë serbët në Kosovë, por çështja është se serbëve dhe Serbisë u pengon Kosova SHTET. Ndaj, duke mos mundur që ta zhbëjë si shtet ushtarakisht, Serbia angazhohet më tërë brutalitetin politik e diplomatik për të defunksionalizuar shtetësinë e Kosovës përmes bosnjëzimit të saj. E kujt i duhet një shtet defunksional si Bosnja, kujt i duhet një dodik republikë brenda Kosovës! I duhet vetëm Serbisë fashiste putiniste dhe ky është qëllimi jetik i saj. Prandaj, nuk duhet ndihmuar as lejuar Serbinë që ta realizojë këtë qëllim fashist. Kryeministri Kurti pikërisht këtë gjë po e bën. Nuk po nënshkruan njëanshëm marrëveshje që të obligohet Kosova t'i zbatojë njëanshëm. Për çdo marrëveshje duhet të jenë sëpaku dy palë, nuk ka marrëveshje njëpalëshe. Nëse e nënshkruan Vuçiqi e nënshkruan edhe Albini dhe e kundërta.

                                          2. S
                                            Shtimjani

                                            Pse nuk e nenshkroi (vetëm) Kurti? Çfarë pyetje idiote! Sepse marreveshje parashihte obligime deridiku te balancuara per te dyja palet. Obligimet qe i ngarkohen Kosoves, jane kerkesa të Serbisë dhe anasjelltas, obligimet qe i ngarkohen Serbise jane kerkesa dhe interesa te Kosoves. Logjikisht Kosova nuk mund te nenshkruante njeanshem qe te obligohej njeanshem te permbushte kerkesat e pales serbe, pa marrë ne këmbim permes nenshkrimit zotimin dhe gatishmerine e pales serbe te permbushte kerkesat e Kosoves.

                                            Lini një Përgjigje