Deputetët që po ikin gjithë gëzim nga Parlamenti 

23 Mars 2023, 19:28Editorial Mero Baze

Dy deputetë të “Foltores” së Berishës, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi e kishin sot ditën e fundit në Kuvend. Të dy do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit në dy bashkitë kryesore të vendit, Tiranë dhe Elbasan. Një tjetër koleg i tyre me profil më të ulët poltik, Zef Hila u rikthye tek bastioni i vet ne Bashkinë e Vaut të Dejës.

Vendimi i tyre është një gjest politik për t’u përshëndetur, për t’u larguar nga një mjedis ku nuk ka më perspektivë politike dhe ku identifikimi me Sali Berishën, është një plagë që do t’i mundojë gjatë. 

Vendimi për bërë betejën e tyre nuk buron aq shumë nga shpresa që zgjon ndonjë fitore e mundshme në bashki, por më shumë nga dëshira për t’i ikur Parlamentit, ku tani pas humbjes së betejave dhe për vula e sigla, ata thjesht identifikohen si dy njerëz të Berishës.

Krahasuar me Partinë Demokratike zyrtare, ku ka më shumë deputetë dhe askush nuk merr guximin të garojë, fjala vjen në Tiranë, Durrës apo Elbasan, gjesti i dy deputeteve të Foltores është një akt politik i rëndësishëm, që do t’i lërë ata në një periudhë më afatgjatë në politikë.

Shkatërrimi i Partisë Demokratike për shkak të Sali Berishës dhe axhendës së tij personale, tani nuk është një hall vetëm i PD, por dhe i secilit deputet që bën pjesë aty dhe që përpiqet të notojë në këto kohë duke u përpjekur të mos bëhet pis nga Berisha. 

Nga ana tjetër ideja për të mos qenë politikisht aktiv në këto kohë, me shpresë që të bëhen të gjallë kur të qetësohen ujërat, tregon se çfarë stofi jopolitik kanë shumica e deputetëve të PD.

Kjo betejë nxjerr në sipërfaqe ata njerëz që kanë vetëdije politike në PD dhe ata që janë aty për të marrë rroga. Beteja do të provojë sa vlen secili, por aty më shumë vlerë ka një politikan që merr dhe pesë për qind, se sa ata që fshihen nga beteja.

Edhe më qesharake janë idetë që PD të kandidojë vetëm për këshillat bashkiake, pa nxjerrë kandidatë, me shpresë se mund t’i kërkojnë llogari Berishës më 15 maj pse humbi. Po ata Berisha nuk i llogarit që janë gjallë sot, që kanë dhe vulë, e jo më 15 maj, nëse nuk kandidojnë askund. 

Kriza në të cilën ka hyrë Partia Demokratike kërkon akte lufte për t'ia dalë përtej. Ata që janë me Berishën, më të mirën që mund të bëjnë është kjo që bëri Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi, që të shkëpusin betejën e tyre nga Berisha dhe të vazhdojnë përpara duke krijuar historinë e tyre. Ndërsa pala tjetër e cila formalisht është kundër Berishës, ose duhet të jetë realisht kundër Berishës, ose nuk vlen për asgjë. 

Është e pafalshme që asnjë nga figurat kryesore të Partisë Demokratike në Kuvend nuk i shkoi mendja të garonte për bashkitë e mëdha në vend, për të krijuar identitetin e tyre politik. Nuk e kuptoj se çfarë i duhet rroga e deputetit edhe për dy vjet një politikani të ri, të cilin aty ku është se e ka emëruar Berisha dhe tani shpreson të marrë rrogën dhe dy vjet duke bërë sikur është kundër Berishës.

Partia Demokratike do të ringrihet prapë një ditë pa Berishën. Dhe në atë proces ringritje, nuk do të jetë më kriter kush e ka pasur mirë me Berishën apo Bashën, por kush ka afirmuar veten këto kohë kur PD ishte duke u fundosur.

Nuk më duket se nga Partia Demokratike zyrtare do t’i vijë ndonjë emër dikujt në ndërmend, të shquar për diçka, përveçse përpjekjeve të mundimshme që dhe me Berishën të mos ishin, por dhe ai të mos i mbante inat. Kjo natyrisht nuk i lë atë më në politikë.

Nëse dikush prej tyre do garonte, nëse e ka hallin tek rroga e Kuvendit, ajo i vazhdon dhe tre vjet. Por personaliteti i politikanit, nuk formohet me rrogë. 

Ndaj sot Belindi dhe Luçiano janë të gëzuar që ikin nga Kuvendi dhe bëjnë betejën e tyre jo se janë doemos fitimtarë, por se shpëtojnë nga damka e “non gratës” dhe bëjnë historinë e tyre. 

17 Komente

  1. d
    dane pilafi

    Belindi dhe lucianua do te fitojne ne 36 maj.

    1. S
      Shkullaku keshilltar i Vetfundosjes

      Berrishes nuk i intereson as fitorja e as humbja atij i intereson te qendroje ne politike per interesin e familjes se tij kriminale ata qe i shkojne pas haaaa jane pjese e krimit jane te detyruar ndryshe non grata i shete shume shpejte te gjithe te inkriminuarit presin vdekjen e tije nuk kane zgjidhje tjetet

      1. M
        Mero ziu

        O Mero na thuaj diçka për Adriatik Doçin dhe Carlon, po ti ke vënë ndonjë gjobë?

        1. S
          Shqiptari i Ilirisë

          Megjithatë, Boçi dhe Klliçi e kanë përlyer vehten aq keq me Sali non gratën sa damka e Berishizmit do i ndjekë gjithë jetën. Ata janë produkt i shkollës Berishiste që edhe ta shajnë Berishën me mënyrën si flasin dhe bëjnë politikë të kujtojnë vetëm kriminelin hajdut Sali Berisha!

          1. V
            Vranakonti

            Luçiano Boçi dhe Belind Kerriçi,jo vetem qe nuk do fitojn por humbasin dhe postin e deputetit te cilin nuk e gjene dot me. Ata nuk do fitojn se jane nga non grata,Sali Berisha. Saliu sot eshte me i urryeri.

            1. B
              Beli19% Luci 24%

              Si Luciano edhe Belindi per te fituar kot i genjen mendja se eshte e sigurte humbje por me nder ndersa per te shpetuar nga Berisha ata e kane marre damken ( si puna e kuajve qe ja u vene ne bythe ) mun ne balle si perkraes te nongrades jo ne bashki te shkojne po edhe ne hene ajo damke nuk u hiqet .

              1. A
                Albi

                Nuk mendoj 100% si Mero ne kete rast. Une mendoj se nje pjese nuk e le mandatin per te garuar pasi ai deputet qe u merr vendin nga lista e PD me shume probabilitet eshte me Berishen.

                1. D
                  Demotakercita

                  Duhet pare me qarte.Largimi tyre nga Kuvendi ,eshte thjesht perdorimi i nje shansi per te vazhduar te shtojne pasurit e tyre.Ne keto vite "demotakercita"bashkiaket jane ata qe kane mundesi me te medha per fitime.Ata te dy apo edhe te tjere jane thjeshtinteresaxhinj te pangopur.

                  1. B
                    Bureto

                    Në këtë gjëndje që është sot opozita në tërësi dhe ajo që përfaqësohet nga PD në veçanti, ngado që ta vërtitësh, në 14 maj ajo del e humbur. Ndaj në këto kushte ajo PD që ka mbetur, nga lufta e brendshme që zakonisht, por gabimisht, e quajnë "zyrtare", krahas fushatës për vete, duhet të tregojë një distancim pa mëdyshje dhe pa komplekse nga dyshja (tandemi) i pështirë Berisha-Meta. E di që do t'i akuzojnë për bashkëpunim me Ramën, po pikërisht kësaj nuk duhet t'i tremben, pra dhe nuk duhet të kompleksohen prej saj. Është lojë e dëshpruar e foltoristeve te Salehut. E sigurt është që nëse PD i trajton njëlloj të dy palët si dyshen Berisha-Meta si Ramën si kundërshtarë të tyre, të jenë të sigurtë që do marrin në shumicë votat e elektoratit gri, që njëlloj nuk duan as Ramën, por po aq në mos më shumë pikërisht atë dyshe që urrehet nga shumica e shqiptarëve. Duke u sjellë kështu, as mish e as peshk, me drojën se humbasin votat e militantëve dhe mintigashëve të Salehut, gabojnë rëndë. Si me e votat e tyre, si pa to, të humbur janë, ama në këtë mënyrë, duke treguar se janë ndryshe, do rritin aksionet e tyre politike për zgjedhjet a ardhshme parlamentare, nëse do duan atëhere të vijnë në pushtet. Politika, veç të tjerave, kërkon vendosmëri, pavarësisht disa kostove afatshkurtëra. E ardhmja ka më shumë rëndësi. Dhe e ajo e PD-së, pa berishizmin do jetë e sigurt. Bindeni elektoratin për këtë, por duke vënë gishtin fort në plagë, duke u thënë shqiptarëve se për ta, Berisha dhe berishizmi është e keqja më e madhe e tyre. Jo se nuk e dinë, por kjo e thënë nga ju, jo vetëm do ju rritë kredencialet, por do ndriçojë dhe mendjet e ndjeksave të tij, që të arrijnë të kuptojnë dhe ata se me "non grata"-n nuk kanë të ardhme.

                  2. T
                    Tironsi

                    Eshte qesharake pretendimi i fshatarit nga Shpati Luciano Boci qe do te fitoje ne Elbason. Ate e njohin si hipokrit e llapazon qe rrjedh nga nje familje komuniste e nomenklatures se Partise Punes. Ka vene pasuri qe duhet te verifikohet nga SPAK vetem me nje rroge pedagogu e merrte 200 euro per cdo provim. Por me ironike eshte pretendimi i Belind Kellicit i cili mbaroi studimet ne shba me parate e mamase se tij me nam Zana Kellici ish drejtoreshes se Inspektoriatit Shteteror te Punes nje hajdute e paskrupullt dhe qe ne cdo sherbim jasht shtetit flinte me shefat e saj. Qe te dy jane beniamine te Foltores antiamerikane te nongrades.

                    1. P
                      Po

                      Bravo Mero, pjeserisht dakord me ty per dy deputetet. Dhe po ke te drejte, te tjeret do harrohen. Po harrove qe disa prej atyre te heshturve kane paguar fizikisht Bashen per te qene deputet, e kane investim, nuk mund ta djegin pa marre gjithe perfitimet.

                      1. E
                        Elbasanasi

                        Per ndonje Tironc rrenc prej Puke - Luciano Boci eshte qytetar elbasanas i lindur e rritur i tille e ne 14 maj ka perballe nje Kufome qe ai i famshmi Lal Qazo e mba nder shale si ai Llatje ngordhalaqja. Mero, po ai Be-be-ben Beci i Rames a iku me gezim e me hidherim nga parlamenti, se ti coku i mba ison pas bythes tyre d.m.th.?

                        1. T
                          Tironsi

                          Ti Elbasanasi nga Bradasheshi je ti are daj ? Pyet are katunar nese eshte familje nga Shpati apo jo. Sa per ate nese jam tirons ( jo tironc) me ngaterron me vehten jam denbabaden 10 breza. Ju hajdutet e foltores antiamerikane nongrada vertete mendoni se do te fitoje Luciano ? Po mori 20% do te jete sukses ndersa Kerrici nuk do te kape as 20%. U ba cu ba lina ma.

                          1. p
                            per ty pseudo-Tironsi leshit

                            Mos u sforco kot o bythec se me ato shprehje gjoja-tironse te shkruara nallbrance tregon me qarte se je derr-katunsi me brire te vena ne balle, or budalle.

                          2. B
                            Booo

                            Eh more Mero! Mendja jote edhte kthyer ne nevojtoren me pjellore te gazetarise!

                            1. F
                              FCB

                              Keta Alibashet Merro nuk po duan me dale me Kandidat per zgjedhjet e 14 Majit , duan te dalin vetem per keshilla bashkiake, di gje ti Merro pse ?

                              1. S
                                Stockholmi

                                Atyre nuk iu ka shkuar asgje nga ato qe thua ti o Mero. Ata jane thjesht ushtare dhe kamikaz te Sali Berishes.

                                Lini një Përgjigje