Sulmi barbar mbi redaksinë qendrore të Top Channel, nuk është i rrezikshëm vetëm se mori jetën e një njeriu të pafajshëm dhe rrezikoi dhjetëra të tjerë.
Sulmi është barbar, pasi më shumë se sa një njeri të vuajtur, ka vrarë frikën për të sulmuar televizionin më të madh në vend, dhe vjen nga bota e krimit.
Shtypi natyrisht që është gjithnjë në qendër të sulmeve politike apo dhe debateve shoqërore, por ekzistojnë disa tabu për mos prekjen e lajmësit, të cilat në të vërtetë janë shkelur vetëm në Shqipëri nga politika.
Kjo është hera e parë që një bandë sulmon publikisht një ndërtesë televizioni, pa bërë kujdes të maskohet.
Po përse sulmi ndaj Top Channel është më i frikshmi dhe më i rrezikshmi në historinë e shtypit shqiptar?
Në historinë e shtypit shqiptar pas vitit 1990 ka pasur ngjarje dhe më tragjike nga sulmet fizike mbi redaksi. Më 3 mars 1997, badigardët e Sali Berishës dhe disa oficerë të Shërbimit Informativ Kombëtar sulmuan me urë zjarri në dorë redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, duke masakruar një gazetar dhe dëmtuar rojet e godinës. Dhe ata përdorën urë zjarri, armë dhe plumba, për të përdhosur redaksinë që po bënte betejë me Sali Berishën. Dhe e bënë atë në shenjë triumfi ditën që Sali Berisha u rizgjidh në një parlament ilegjitim.
Ngjarja ishte po kaq barbare, por me adresë të qartë. Të nesërmen në mëngjes të gjithë e njihnin dhe dinin vrasësin. Ishte Sali Berisha. Për këtë arsye ai u rendit si një nga dhjetë armiqtë botërorë të shtypit, në krah të Koresë së Veriut, Kubës, Milosheviçit dhe Ajatullahëve të Iranit.
Sulmi ngjallte neveri dhe tërbim kundër Sali Berishës, por jo frikë. Të gjithë e njihnin armikun.
Në përmasa më të vogla por po kaq agresive ka qenë sulmi brenda një jave ndaj meje dhe redaksisë së gazetës “TemA”, në kulmin e betejës për denoncimin e aferave të familjes Berisha në pushtet. Ata dogjën makinën para shtëpisë duke e hedhur në erë dhe rrethuan redaksinë me police, për të mos na lënë të merrnim as xhaketën, pasi sipas Berishës, po rrezikonim sigurinë kombëtare.
Por prapë frika nuk ishte aq e madhe. E njihnim vrasësin tonë dhe ishim në betejë me të. Nuk na frikësonte dot. Ishte Sali Berisha.
Sulmi ndaj Top Channel është më i frikshëm jo se është më barbar, por se tani nuk bëhet direkt nga Sali Berisha siç ndodhte më parë, por bëhet nga banditë të frymëzuar nga shkelja e vijës së kuqe kundër shtypit.
Sulmin mbi Top Channel nuk e ka porositur Sali Berisha, por ai ka bërë më shumë se kaq. Ai ka hequr frikën dhe ka thyer tabunë për mos prekjen e shtypit, duke ua kthyer në normalitet çdo banditi sulmin mbi gazetarë.
Ndaj ata banditët që mund të kenë qëlluar në emër të ndonjë interesi të cënuar nga gazetarët e Top Channelit, nuk kanë pasur frikë, por përkundrazi kanë pasur kurajë të qëllojnë haptazi duke vrarë dhe një qytetar të pafajshëm. Dhe ata janë anonimë derisa të zbulohen.
Ne nuk dimë se ku do ndalet tani frymëzimi i tyre për t’i mbyllur gojën shtypit me armë.
Ndaj sulmi ndaj Top Channelit, është më i rrezikshmi, më barbari, dhe mbi të gjitha frikësues për të ardhmen e lirisë së shtypit në një vend, ku tani banditëve u ka dalë frika të ngrejnë armët dhe ndaj një redaksie.
Të gjitha sulmet e tjera më parë në këtë vend, që vinin kryesisht nga Sali Berisha, nuk ishin kaq frikësuese, pasi ne e njihnim armikun tonë. Kurse kjo barbari prodhon më shumë frikë dhe pasiguri se çdo rast tjetër, pasi autori i saj nuk është më një emër, por një fenomen.
Sulmi nuk eshte per fjalen e lire, por per pislliqet dhe gjobat qe vendos familja Hoxha dhe stafi
Na thuaj ndonje gjobe qe vendoskan kta o koke loqe
je nje der I eger qe shok ke vehten o kar me syze
Kar je vete o peder travestit
ty te vjen keq per kurvat e top qenefit o Kar, o bythemut, kush ti qiu kurva?
Ok mbasi u shfryve trego kujt i ka vene gjobe Top Channel ?? Te lutem tregome!
E verteta ështe se jane dy lloje, kadogorishe njerzish, që nën pushtetin e Edi Rames, në Shqiprie, kane kohe që bën çfare tju doje qefi. Dhe këto kadogorie jane islamiket, ose më mir thëne njerzit e Turqise dhe ate të Erdoganit, dhe bandat kriminale.
Ti me psudonimin "Shumë keq" , qenke një injorant funksional që nuk te punon fare logjika por që edhe nuk di të shkruash shqip.
Medias shqiptare nuk ka nevoje t'i mbyllet goja me plumba,se ate goje e ka te mbyllur vete media qe eshte vene ne sherbim te armiqve te Shqiperise,te ndare ne dy pjese:-ca ne sherbim te qeverise si Tema, Dita etj dhe ca te tjere ne sherbim te PD-se! Ju ua keni mbyllur faqet e gazetes qytetareve qe te ngrene probleme kunder qeverisjes antipopullore te diktatorit Rama se ju duke zbatuar politiken e mbeshtetur ne sloganin se "Rama ka punuar me shume se Berisha" ju keni hequr dore nga denoncimi qe shtypja dhe shfrytezimi i eger qe qeveria Rama po u ben shqiptareve!
Po dhe ktu Berisha?? Ca bëri top qenefi kunder doktorit asgjë!! Vec i bën qoka lali fikut
Pa u denuar non grata në mënyrë më shëmbullore të tilla gjera do të kete , më therëshin mua nqs nukë është ky kërma non grata mbas këtyre gjërave..!!
Vdekja e rojes eshte e rende per familjen dhe nuk duhej te ndodhte.Pergjegjesia kryesore eshte e autoreve por edhe top chanel ka pjesen e fajit sepse po luan me sentimentin njerzor te bbv 2.Jo per faktin kush hyn e kush del por te manipulimi i votimit nepermjet sms qe ju merr para njerzve qe votojne.Arbana Osmani thote votoni votoni votoni dhe thote me pas qe publiku ka vendosur keshtu por ne fakt ketu qendron edhe problemi dhe zanafilla e ketij akti te shemtuar qe duan ta mbulojne me agresion ndaj fjales se lire.Eshte e kunderta eshte mohimi i fjales se lire te publikut qe manipulohet nga top chanel.Organet ligjzbatuese duhet te verifikojne dhe kete sepse top chanel po luan me ndjeshmerine e publikut pavaresisht se kjo nuk duhej te ndodhte.Te pyeten zonjushat Hoxha boll u tallen me njerzit se po vjedhin njerzit.
UNE JAM E SIGURT SE BBV 2 DO TA FITOJE BURRI I OLTES, SI E QYSH E TEK E DI SARA HOXHA.
Eshte shpejt te dalesh ne konkluzion duhet te presim ishte hakmarje ndaj rojes , lidhje e pronarin me krimin , associé qe humben gjyqin me top channel kane paguar vrasese , ndaj nje gazetari te ketij televisioni , ndaj ndonje emisioni qe ka prekur dike , konkurenca midis kazaneve ndaj fjales se lire duhet te presim mos nxitohemi per te dale ne konkluzion .
Nuk ka gje me te keqe per demokracin e nje vendi sesa goditja e shtypit. Persa i perket rastit me Top-Channelin duhet te jemi shume te kujdeshem. Mund te jete ndonje lufte gjobash brenda llojit . Keto kanale televizive jane simbole te krimit ne Shqiperi. Jane pergjegjese per gjendjen e krijuar ne vend. Pagohen prej politikaneve te korruptuar dhe oligarkeve. Manipulojn informacionin dhe oponionin publik. Nuk duhet te behet krahasimi me djegjen e gazetes 'Koha Jone' Ishin kohera te tjera kur shtypi dhe media nuk ishin shnderruar ne nje 'grup te strukturuar kriminal'.
me te vertete sulmi eshte barbar,por vritet nje nevojtar qe punon per buken e gojes,por nxites te kesaj barbarije jane ata qe bejne thirrje per revolucion,per kryengritje,per terheqje zvarre.cfare do presesh nga lubonjat,bushatllinjt(qe jane te shumte ne cdo tv e cdo nate)nga sonila me buze te fryra etj etj.keta jane te etur per para dhe drejtus tv drogaxhinj ,hajdut e pushtus pronash,qe u sherbejne klaneve mafioze te politikes,i paguajne miliona ketyre haleve dhe keta te fryre me para e vila kerkojne gjak e vritet hallexhiu qe ruan keta maskarenj.cdo krim ka emrin sali
Mungojne gjykatat! Njeriu që vertete ja beri gjemen vendit me hapjen e depove edhe për 100 vitet e ardhshme vazhdon I qete jeten e tij !!! Shpresojme një dite të kemi drejtesi! Ku politikanet ,biznesmenet e te gjithë kategorive (perfshire shtypin), te gjithë Pa perjashtim te jene te barabarte para ligjit!
Për sa kohë do kemi armë në duart e njerëzve, të shpërndara masivisht nga nongrata, krimi do gjejë rrugën të godasë. Prandaj parandalimi kërkon mbledhjen e këtyre armëve me aksione blic, parandalimi kërkon të frenohet gjuha e urrejtjes që na e bëri nongrata dhuratë mbas 90-ës. Ulërimat e tij në kuvënd ndaj kujtdo, u bënë rutinë, dhe pastaj krimet që Mero përmënd, e që askush s’është ndëshkuar, janë këmbanë alarmi që krimi kërkon të dalë mbi shtetin. Ngushëllime familjes të së ndjerit!
Prsh Z Ilir, per sa aludoni per manipulim votash te BBV2 mendoni se zgjidhet me plumba dhe vrasje te pafajshmish? doja tju thoja se njerezit votojne per te preferuarin e tyre qe mund te mos jete i preferuari juaj, ne nuk kemi se si ti dijme keto shifra, disa shprehen haptas per njerin banor ndersa te tjere thjesht votojne. Jo te gjithe shprehen neper rrjete sociale, pse behen agresore ata te cileve nuk u plotesohet deshira, cdo ndodhte sikur te merrnin armet te gjithe? Nuk jemi ne mesjete, larg kercenimeve, dhunes dhe vrasjeve.
Per te ardhur keq qe humbi nje jet njeriu! Mero ne 97 ti jo vetem ishe me Berishen por dhe shefi i propogandes se tij deri ne 2008 kur ste dha cfare i kerkove....pasi kish tre vjet qe vetem te jepte dhe ti nuk ngopeshe. Normale se kishe dhene shum dhe kishe vuajtur dhe me shum, sipas metrit tend. Topi sot eshte nje media qe perfaqeson me se miri fytyren e politikes tone dhe sidomos asaj ne pushtet. Sa para merr Topi ne muaj nga Lali Eri e dine sot nje pjese e mire e shqiptareve, ti po se po. Po keshtu Topin e ushqen dhe Rama. Topi prap nuk ngopet se Lorit i kushtojne ne nje muaj breket sa jane pagat e gazetareve. Pyetja sot eshte kush jane pronaret e vertete te Topit dhe jo kush qelloi mbi Topin???! Kjo e vertete shqeteson me shum shqiptaret sesa kush qelloi. Bile nese kane qelluar se Topi po na tregon standardin e moralit qe duhet te kemi paskan ber shume mire se duket qe plumbat paskan shanc te perdoren per mire neser. Nese kane qelluar se doli jashte bg Kiara atehere ju anal-istet me moral te kulluar do ta perdorni pa fund dhe pse atentatoret do jene gjetur dhe do jene ne burg.
O mero ti me doktorrin u prishe per nje tender o vella. Mos bej si me integritet
Jane parate e pista dhe gjobat qe vendosin qe i mbajne ne kembe ato media. Jane thjesht banda kriminale dhe eshte normale qe do kene perplasje. Por te thuash qe eshte lufte ndaj lirise jane fantazi. Ne kohen kur u dogj "koha jone" gazetaret e saj merrnin buk me vete ne redaksi ndersa sot gazetaret i ke me biznese, pallate apo aksionere ne qendra tregtare. Gazetare e analiste qe deklarojne hapur qe kane miliona euro pasuri te bere me pune ne media. Askujt ne publik nuk i vjen keq per TCH por per njeriun qe vdiq se ishte ne pune.
Se ska shtet,tatime,gjykata normal qe behen gjerat trashe fare.....fajdja edhte sheshit e leket jepen me fjale...politikanet vete keshtu I punojne leket...ke bisnesmenet....por dhe nje here ska shtet se normalisht cdo pasuri duhet justifikuar....ne Shqiperi kjo ska lidhje
Ashtu si u shpall non grata Berisha edhe ky fenomen shumë shpejt do të jetë i padëshiruar dhe do të zbardhet nga organet ligj zbatues. Te shpresojmë që të ndodhë sa më shpejt. Ngushëllime familjes.
Po po do zbardhet o Sara. Na thuaj nje.krim.qr eshte zbardhur. SE Di.ku jeton po ska.per Tu zgjidh asgje. E Ka fajin saliu SE hapi depot thone keta lepurushet.pro qeverise. Kush do te vrase gjen Armen kollaj . Pastaj ka.12 vjet ne.pushtet PS,pse SE Denon saliun?? Normal qe Jo SE. plehra si berisha e meta mbajne ramen ne politike.
Pse vrane rojen hallexhi qe s'ka te beje fare me kupolen ?
Mero keta jane te gjithe bashke Rama Berisha Meta keta kujtojne se do ti bejne presion amerikaneve per destabilizim,ku pjerdh SHBA-ja per keta plera ,qeveria e ze kudo lepurin me qere dhe jo ketu ku qytetet te gjithe jane me nje Rruge kryesore Kamera dhe urdher policise te hap zjarr si kudo ne bote po nuk u binden ndaj urdherit te autoriteteve dhe kuptohet burg si ne cdo vend te botes ketu me nje ndryshim rojet lart burgjeve mundesisht mercenare nga Amerika Latine ose Azia Mos ta kursejne mitrolozin.
Po prap Saliu o Mero....o zot
Pse u ka dale frika o Mero? Na e thuaj...se jane ne pushtet ne qeveri, kuvend....I di mire ti e normal qe nuk pyesin...Saliu ka fajet e veta po ktu ja fute kot po kot fare
Kur ka sulm mbi nje medie anti-qeveri eshte gjithmone me i rrezikshmi. Se sa per sulme mbi medie Uturake ku dhjet perdite qeveria e ku pronaret e ketyre medieve jane ne simbioze me kriminelet, atyre as duhet vene rendesi fare.
Fort e ka zene frika e qenka sekelldis ky Mero djali, per nje atentat aty tek Top-Kanali / Sikur gjysmen e ketij halli ta kish per ket popull ne varferi, do kishim vertet Medie sot ne Shqiperi / Media qe i qajne hallet popullit ne fukarallek, jo Media qe i ushqen Pushteti me maskarallek /
Mediat jane banda kriminale duke filluar TCH, KLAN, ORA, News 24 e shume te tjera.. Sulmin dje e lidhen me big brother dhe sot po e lidhin me viktimen. Vetem per te heq vemendjen nga e verteta qe jane ne shenjester per gjoba e prishje pazaresh. Jane lavatrice parash te pista. Ishte neveritse ti shikoje mbreme ne darke qe ju digjte shpirti per fjalen e lire dhe per gazetarine. Te gjithe e dine qe nuk eshte politike , eshte lufte brrylash dhe do zoti na shtohen "deshmoret e demokracise"
SULMI ME ARME KUNDER TOP CHANNEL ESHTE I FRYMEZUAR NGA SULMI VERBAL I KRYEKRIMINELIT DHE KRYEHAJDUTIT SALI SHEQERE VUK BERISHA.
Qenke rende fare....gjinah...
Ai që ka hapur zjarr ndaj rojes së objektit, ka qenë profesionist. Autovetura dhe shpërblimi kapin shuma të mëdha. Ato nuk i bën porosi një qytetar i thjeshtë.
Shum guxim dhe detaje te Grida degjova dje . Nga xhepi i paska ra edhe nje 5 qindarkshe , cudi . Do i kete rene ne pjese kjo pjese .
Media si cdo institucion eshte thellesisht e korruptuar dhe mafioze. Dy bucet pronare te mediave, lojtare te renda kazinosh dhe perdoruese te kokaines, nuk diket ku i kane futur hundet e qelbura te tyre.
Si gjeli maje plehut ky Rama dikur u mburr : "Baste sportive nuk do kete me kurr"
Z.Mero qe kur ka ven kemben ne presidence sali berisha ky vend nuk po gjen derman. I thone qe nga 1992shi e dere tani qe jemi ne 2023 jo Shqiperia, por gjithe trevat Shqiptare jane te rezikuara nga grupi berisha meta.Dhe ju mbeshtes kur ju thoni se ky vrau friken, po po e vrau friken qe ne 1992 kur ju thoshte Shqipetareve ndertoni ku te doni, dhe ja ku mbritem, eshe bere Shqiperia lesh arabi.Eshte ojo shprehja Shqiperi te rente tenja e ke "murtatin"sali meten brenda.Kur te zhduken keta qafire ne da ham me luge floriri. Z.Mero Baze Respekte.
Shko mor kërcikuq, që na shkruan se sulmin nuk e ka bërë Berisha! Berisha e ka bërë o Mero kapsollia, o Mero mavria që na hiqesh si kopetent. Berisha me bandat e tij...Tani që po e ndjen se po i afrohen prangat, bënë gjithçka për të krijuar anarki, terror, frikë; ashtu si kafsha e plagosur që egërsohet kur ndjen fundin e saj lufton majtas e djathtas për të mbijetuar...Thojeni more të vërtetën, si është, dhe mos luani vallen e llumit Berisha...Dilni more nga këneta e së keqes, nga këneta e gjarprinjëve...se vjen një ditë që edhe po nuk ja u paguani gjynahet njeriut, do t'ja paguani Zotit...
Nuk kam prova por mendoj se ky nuk ishte sulm terrorist ndaj Top chanal, por paralajmerim ndaj tij(roja nuk ishte objekti). Ky sulm eshte bere nga pjestare te policise se shtetit ose te reparteve speciale qe punojne per Berishen, prandaj dhe nuk kane per tu gjetur kurre. Pronaret e televizionit e dine shume mire kete, por ato nuk kane kurajon ta tregojne kete se e dine qe Berisha i zhduk nga faqja e dheut me gjithe soj e sorollop. Dihet nga te gjithe qe trimat e Berishes jane ne qeveri, gjykata, prokurorira, ne ushtri, presidence, polici , dogana, repartet speciale, drejtorite e burgjeve, kadastrat e ne te gjitha pikat kyce. Ata jane nje qeveri e pashpallur qe drejtohen nga Berisha. Kryeministri i bie legenit kot se ne fakt rolin e vertete ne Shqiperi e luan Berisha me trimat e tij. Asnje gazetar nuk ka kurajon t'i beje qofte edhe nje pyetje pa pasur me pare miratimin e tij, kurse kryeministrin e shqyejne si ujku delen. Gjithcka e keqe ne kete vend ka filluar me Berishen dhe vazhdon e do te drejtohet nga ai.
Po, akt kriminal pa diskutim se i mori jeten nje njeriu, por dhune ndaj medjas, ahhh. Po a ka media ne vendin tone ??