Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

30 Mars 2023, 18:44Editorial Mero Baze

Dorëheqjet nën presion të disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, vlejnë vetëm për të kuptuar mënyrën se si Sali Berisha kërkon ta nënshtrojë ish- partinë e tij. Nuk vlejnë për asgjë tjetër.

Nuk vlejnë nga pikëpamja politike, pasi vet Partia Demokratike ka dy qëndrime të ndryshme për kandidimin me kandidatë për kryetarë bashkie. 

Një pjesë janë dakord të kandidojnë vetëm për këshilla bashkiake dhe Alibeaj për të kandiduar me kandidatë edhe për kryetarë bashkie. 

Për të shmangur një përçarje në mes të fushatës, kanë rënë dakord të bashkëjetojnë me të dy opsionet. Kështu që politikisht Berisha nuk është se fiton ndonjë gjë, përveçse përpiqet t’i japë më pak të drejtë Alibeajt dhe më shumë atyre që janë për kandidim vetëm në këshilla bashkiakë.

As nga pikëpamja elektorale nuk fiton gjë.

Ata që janë ndarë me Sali Berishën dhe e kanë ndarë mendjen që nuk votojnë Sali Berishën, nuk e votojnë atë, pavarësisht nëse kanë apo jo kandidatë për kryetar bashkie.

Ata ose rrinë në shtëpi, ose shkojnë votojnë PD për këshill bashkiak dhe abstenojnë për kryetar. Ose votojnë dikë tjetër. 

Berisha nuk e merr dot votën e tyre. Ai ka plot shanse të marrë votat nga Kryesia e PD, por jo nga elektorati anti Berishë i opozitës.

Elektorati anti Berishë i opozitës është një elektorat që ka mbërritur përmes një bindje të brendshme tek ai qëndrim dhe nuk lëkundet nga pazare apo shantazhe kandidatësh.

E vetmja gjë që fiton Berisha nga procesi i shantazhit dhe presionit mbi kandidatët e Alibeajt, është mesazhi që u përçon demokratëve, se ai ose i poshtëron dhe i detyron të dorëzohen kundërshtarët, ose është gati të shkatërrojë gjithçka. Është ajo që bëri që nga fillimi i këtij procesi përçarës.

Me këtë rast ai thjesht forcon identitetin e tij si përçarësi i Partisë Demokratike dhe si njeriu që nuk pranoi të negociojë me PD të garonin kandidatët me logon e saj, por kërkon që, ose të jenë armiqtë e tij, ose të mundurit e tij.

Për kaq vlen e gjithë kjo histori, e cila Berishën nuk e ndihmon të fitojnë kandidatët e tij, por e ndihmon të duket që ka ende fuqi të shantazhojë apo që ka ende para të blejë kundërshtarët e tij. 

E dimë që i ka ato. Por votat pro tij nuk do t’i ketë më kurrë. Thjesht po përpiqet që më mirë t’i marrin armiqtë e tij, se sa këta të PD.

17 Komente

  1. G
    Goca Tropojane

    Edvin pasha o faqezi ti je plak s'munesh mem qi se tu ka bo luci kamxhi pasha mujin e ramazanit m'ka xan gjumi n'kar t'jaranit n'kar t'jaranit qatij djali t'ri dej n'bole ma ka shti gunga gunga sa i qyski

    1. E
      Evisa

      Shkruan Mero në editorial: ....."Ata që janë ndarë me Sali Berishën dhe e kanë ndarë mendjen që nuk votojnë Sali Berishën, nuk e votojnë atë, pavarësisht nëse kanë apo jo kandidatë për kryetar bashkie.Ata ose rrinë në shtëpi, ose shkojnë votojnë PD për këshill bashkiak dhe abstenojnë për kryetar. Ose votojnë dikë tjetër." Natyrisht, Mero është mbështetës i qeverisë aktuale dhe për këtë nuk kemi vënë re që ai të ndihet i kompleksuar. Ai, po të vësh re citimin e mësipërm e thotë hapur se nuk i vjen keq që mbështetësit e PD humbasin mundësinë për të votuar dikë, i cili do të ruante në këtë rast identitetin e Partisë Demokratike, meqë Bardhi dhe Tabaku duan të votohet vetëm për këshilltarë. Që për PD, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve, thjesht nga ky veprim ka për të qënë mjeran, kjo nuk do as mënd dhe as kalem. Por Mero është "zemërgjërë", ai u propozon mbështetësve të PD nëse duan pa tjetër të votojnë për kryetarë bashkie, (kjo për "kënaqësinë e tyre shpirtërore dhe estetike"), Lali Erin dhe të ngjashmit e tij aty i kanë, t'ja japin votën atyre. Mjerisht, tani ekzistenca e një PD mbi bazën e parimeve për të cilat ajo lindi është në dorë vetëm të pesë apo gjashtë burrave dhe grave në kryesinë e saj që akoma ju vlon në gjak idealizmi dhe sidomos nderi. Të shohim se çfarë do bëjnë Alibeaj, Roland Bejko, Fitimi, Flutura e ndonjë tjetër që kanë mbetur në kryesi. Por të mos kujtojnë se janë pak, ajo që i shumon dhe u jep vlerën e duhur është e vërteta, nderi dhe drejtësia. Me këto tre armë dhe me mbështetjen nga pas të miqëve tanë të mëdhenjtë, që kurrë nuk ja kanë dashur të keqen këtij vëndi, të jenë të bindur, se pa tjetër do ja dalin. Ata janë në rrugën e duhur për të bërë bashkë gjithë ata që janë sakatuar pse kanë ëndërruar për një Shqipëri demokratike, të orientuar drejt qytetërimit perëndimor të cilit shpirtërisht i përkasim si popull dhe si komb.

      1. A
        Albi

        Shume mire e ke analizuar Mero. Une do te shtoja qe terheqjet e ketyre kandidateve e kane bere mese te qarte qe ky peshtira ka kapur strukturat e partise e te shtetit bashke se ndryshe nuk do te kishte patur fuqine te bente kete qe beri.

        1. k
          koment

          O njerez te mire, mos komentoni me se Mero Baze Sharlatani as nuk i lexon komentet tuaja por si nje budalla hedh gurin ne lume dhe ju o te mencur mundoheni ta nxirrni. Mos komentoni me tezat e sharlatanit Mero qe nuk iu mbyll vrima e gojes tash 10 vite. Ky pseudo gazetar qe mision te vetem ka parane duke mbajtur ne pushtet Edvin Ramen. Votoni ndryshimin se ka me mire se nje rroge e mire sot. Kush e pengoi Edvin Kafshen te ngrinte rrogat 5 vite me pare por 1 muaj para zgjedhjeve del me bordero ne dore dhe tall trapin. Ta flakim ne koshin e plerave kete pinok qe e votuam bashkarisht.

        2. M
          MOKRARI

          SHUME KEQ TE PASKA VAJTUR MENDJA PER K AR O GOCA TROPOJANE .TE FALA NGA AMERIKA.

          1. N
            Nori

            Mero ke pjerdh nga zilia dhe inati

            1. F
              Flutura

              Super analize! Nuk kam cfare t'i shtoj

              1. K
                Kosovarja

                Nga Kosova qenkan 6 nongrata ne listen e USA: 1) Ramush Haradinaj - AAK. 2) Memli Krasniqi - PDK. 3) Lumir Abdixhiku - LDK. 4) Behgjet Pacolli - AKR. 5) Fatmir Limaj - NISMA dhe 6) Goran Rakic - Lista Serbe.

                1. A
                  Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                  Mero djali,mos i bjer më kësaj daulles së PD-së. PD-ja ka vdekur,është si puna e asaj barcaletës,mbreti vdiq rroftë mbreti. S.B.-ja e ka tredhur atë klan që në vezë. Dhe diçka tjetër,kjo ndarja e PD-së është informale. Në fakt ata kanë qenë dhe do të vdesin bashkë! Ishte vetëm një lojë e S.B.-së për t'ju hedhur hi s ve SHBA-së. K'të lojë bëjnë çiftet në gjermani ndahen me letra dhe jetojnë bashkë,për të marë ndihma sociale! Të gjitha indiciet të çojnë në kokluzionin,që fijet i tërheq poshtë skenës S. B. Fashizmi berishist,nuk dorëzohet kollaj.

                  1. A
                    Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                    Ah,se për pak harrova: "Ndarja" e PD-së është një inskenim alla hollivudjan,që do inspiroj ske aristët dhe regjisorët në mbarë botën. Po qe se kjo "ndarje do ishte serioze,Basha sot do t'i kishte kth er patkonjtë nga dielli. Vetëm një gjë duhet thënë me objektivitet: Pushteti i S.B. ndaj gjithçka që ka pushtet ekzekutiv apo legjislativ ë Shqipëri,është absolut. Imagjinoni,gjyqsori nuk arrin të japi një forëm të prerë të vendimit,për " Salihanin" regjisorin a "Babales" Ose më e qartë bëhet panorama kur Gazmendja as nuk thirret në gjyq si dëshmitar okular, në të vërtet si organizator,apo nxitës i kësaj vrasjeje të pastër politike! Si udhëheqës i strukturave paramilitare naziste PD-iste! Mero djali,n.q.s. ndarja do ishte reale,Gazmendja do ishte sot në burg,por joooo,Gazmendja është kali i Trojës i S B. Më e qartē bëhet tabloja po të marësh parasysh,sjelljen e PDsë "zyrtare"me rregjisrimet në zgjedhje,dhe shpalljen e kandidatëve. Gabimi më i madh që po bën jo vetëm politika por edhe shoqëria civile sot është nënvlerësi i që i bëhet S .B.së. "AI" është dhe do mbahet mend si e keqja mē e madhe,që ky vend njohur ka! Fatkeqësit natyrore si tërmetet dhe vullkanet,"AI" i bën të duken qesharake. Forca shkatëruese dhe asfiksuese e këtij përbindëshi është e pashterëshme! PS:Mero djali,ēshtë vdekjeprurëse në jë de lkraci ungesa e opozitës, pooor më vjen keq që po përsëris për të mijtën herë,më mirë djepi bosh,se sa shejtani brenda!

                  2. M
                    Martin

                    Me shume se nga Sali Sheqere Vuk Berisha, PD-ja zyrtare eshte e rrezikuar nga Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Dhurata Cupi. Alibeaj nuk di te beje politike: nuk eshte Edi Rama armiku kryesor i PD-se, eshte Sali Berisha, prandaj duhej bere aleance me PS-ne kunder Nongrates.

                    1. t
                      thirri mendjes o rrote

                      Ahahahaha...te bejne Aleance me Ramen! Po pse kush ja dha ate Vulen e PD atyre Tabakeve mor Martinmatufi, apo mos valle pret qe ate Aleance ta shohesh ne kandidatura te PD te prezantuara nga Gaz Bardhi me Taulant Ballen se bashku? O zot, c'rrace budallenjsh mba brenda ajo WC e kryeministrise.

                    2. F
                      FCB

                      Merro , kishte mbledh grupin parlamentar sot ky Alibej basha , ne 9 vete ishin katandisur Merroo , ca mund te na thush noj gjo. Rrofsh per ndihmen qe po i jep Berishes Merroo .

                      1. r
                        redaktori

                        Keta qe dorehiqen nga gara nuk i terheq Saliu por i shtyn ne terheqje nje kufome politike me emer e mbiemer Enkelejd Alibeaj. I pa zgjedhur nga demokratet per Kryetar, pa vizion e me kryesorja qe llogaritet ne politike : Pa njerez rreth vehtes e pa takime me njerez perballe. Nje njeri qe perdite e me shume i sherben Sali Berishes per ti treguar shqiptareve nje Manekin lakuriq te ketij Pushteti me Vule PD varur ne qafe.

                        1. D
                          Demokrat ne shpirt.

                          Balua ishte qeni me i forte i cobanit. Papritmas Balua filloi te hante bagetite dhe kafshoi dhe te cobanin. Cobani nuk pati zgjidhje dhe e lidhi Balon tek bytha e rrapit. Balua filloi te lehte dhe te kafshonte vehten. Cobanit i vinte shume keq qe qeni u katandis dhe fundi dihet... Duke e qare qenin, cobani e qau me vargje si qajne leberit : O balo te hengri tenja se e kishje te keqen brenda... Eshte e njejta histori me PD. O PD te hengert tenja se ke Saliun brenda!

                          1. V
                            Vilajet Qyrku

                            Ja pra o Demokrat Shpirterori! Per ti hequr te keqen brenda PD, (pra Saliun) u angazhuam fort si pushshtet dhe ja lame ate PD (pa Saliun) atij Alibese me Vule e me VKM. Pra ndihu i lumturuar qe me se fundi e ke ate PD ashtu si e do ti dhe ne, pa Sali pra brenda, ndaj mos u qaj kot por lumturohu. Ta gezoni PD pa Sali, pra...apo e doni edhe me Edi Ramen si Kryetar qe te keni qetesine shpirterore prej Demokrati te vertete? Edhe ate jua bejme qe te bini rehat nje here e mire aty ne oborri i kryeministrise.

                          2. D
                            Demokrat ne shpirt.

                            @Vilajet Qyrku e ke kapur me mua qe jam nje njeri indiferent ne kete bote! As e caj buthen per asnje, sidomos per Kryeministrine, por te them te verteten me vjen turp si shqiptar kur shoh nje "zgerdalle" si Sali Berisha qe na tregon perralla plot me te vrare dhe te vdekur nga dora e tij. Une jam demokrat ne shpirt sepse jam i lire dhe bej si me do bytha, por qe Sali Berisha nga komunist ortodoks u kethye ne demokrat liberal, eshte nje ofendim per mendjen njerezore. Tani po na hiqet me ballist se Alibeja! Pra Sali Berisha i ben "te tona". Kjo ma heq trurin mua se juve qe i veni nga mbrapa nuk keni respekt per mendjen njerezore. Faleminderit.

                            Lini një Përgjigje