Ka një përpjekje për të demonizuar atë që e quajnë “paaftësi” të Partisë Demokratike zyrtare për të mos kandiduar në 61 bashki. Në fakt, ata që e thonë këtë nuk është se janë të dëshpëruar. Janë dukshëm të gëzuar, po aq sa Berisha.
Por e vërteta është se të gjithë ata që po e përdorin këtë si një argument kundër Partisë Demokratike, janë duke gënjyer për atë që ka ndodhur në Partinë Demokratike.
Qëndrimi i parë zyrtar i Partisë Demokratike ishte që të mbështesnin kandidatët e Foltores me kusht që ata të garonin nën logon e PD dhe jo të Ilir Metës. Me këtë thirrje u konsumua gjithë koha e përgatitjes për fushatë me kandidatët e tyre, deri një javë para afatit.
Kur Berisha refuzoi dhe pranoi t’i fusë të gjithë nën bodrumet e Ilir Metës, Partia Demokratike vendosi të hyjë në garë pa ata. Dhe këtu pati tre qëndrime, të cilat duhet të konkretizoheshin brenda një jave.
Qëndrimi i Partisë Demokratike që duhet të kandidojë në 61 bashki me kandidatë të saj ka qenë i kryetarit Enkelejd Alibeaj. Për mua është politikisht vendimi më i pjekur dhe më politik që i jep identitet Partisë Demokratike.
Grupi më i madh i drejtuesve të PD, duke qenë skeptikë për kohën dhe mundësitë në pritje të kandidatëve të Primareve, sugjeruan garë vetëm me Këshilla Bashkiakë. Dhe kjo ishte një betejë deri në minutat e fundit para zgjedhjeve.
Grupi i tretë, që në fakt më shumë shikojnë se çfarë ndodh, se sa bëjnë diçka, i refuzoi të dy opsionet dhe po përpiqet të marrë merita si grup që po tërheq kandidatët nga gara.
Pra Partia Demokratike nuk është se ishte e paaftë të nxirrte 61 kandidatë.
Në çdo bashki të Shqipërisë kanë qenë më shumë se dy apo tri kandidatë që donin të garonin për të.
Në pjesën më të madhe të lidershipit të saj Partia Demokratike nuk ishte e bindur se duhet të garonte. 19 kandidatët në fakt janë thjesht një listë e Enkelejd Alibeaj, i cili i qëndroi besnik vendimit të tij dhe u la hapësirë dhe opsionit të shumicës për të mos kandiduar.
Pra në qëndrimin e PD nuk ka një vendim unik, por kanë hyrë në zgjedhje me të dyja opsionet që kanë vendosur vetë, se ku do kandidojnë dhe ku nuk do të kandidojnë. Ka pasur debate konkrete për zona të lira për kandidatët e Primareve.
Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe të tjerë ishin partizanë të garës vetëm për Këshilla Bashkiakë dhe ata në në një farë mënyre kanë fituar me opsionin e tyre në shumicën e bashkive, dhe natyrisht do të jenë përgjegjës për rezultatin në ato bashki.
Alibeaj do të jetë nga ana e tij përgjegjës për garat ku është vendosur dhe kandidati për kryetar.
Pra PD nuk ka dështuar të vendosë kandidatë, PD ka dështuar të ketë një qëndrim unik për këtë çështje dhe ka hyrë në zgjedhje me dy qëndrime.
Nuk di nëse kjo e ndihmon apo e pengon dyshen Meta- Berisha, por nuk është Kryesia e PD ajo që dikton votën e elektoratit të PD. Kryesia e PD, siç e provoi, as në Kryesi, nuk merr dot një vendim të vetëm.
Por në bazën e Partisë Demokratike njerëzit janë vetë të qartë se kë do votojnë dhe aty ku nuk ka kandidatë. Ata mund të votojnë vetëm për këshillin, kandidatin Meta- Berisha apo dikë tjetër.
Aty do të shikojmë se sa është reflektuar ndarja në bazë, jo tek vendimi me dy qëndrime i Kryesisë.
Po aty do të shikojmë se kush kishte më shumë të drejtë, ata që donin vetëm garë në Këshilla Bashkiake apo që donin kandidatë në 61 bashki.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për partitë e tjera të vogla opozitare, sidomos ato që deklarohen kundër dyshes Meta- Berisha. Edhe pse elektorati i tyre është i palexueshëm, qëndrimi i tyre publik ndaj kandidatëve të dyshes Berisha- Meta dhe kandidatëve të PD ka rëndësi për të kuptuar sa sinqerisht e kanë qëndrimin kundër dyshes Meta- Berisha.
Të gjithë ata që i luteshin Partisë Demokratike të mos vendoste kandidatë tani brohorasin që ata nuk ishin të aftë të vendosnin kandidatë.
Kjo tregon se sa “sinqerisht” e kanë pasur përgjërimin për të mos vendosur kandidatë. Pasi mendojnë që i përdorën dhe tani kanë shpëtuar nga rreziku, duan dhe t’i poshtërojnë.
Por aty në Kryesi 20 vetë votojnë. Në Shqipëri janë disa qindra mijë. Dhe kur do të marrësh hak, nuk të hyn në punë për kë do votosh, por për kë nuk do votosh.
Kam nji pytje: a asht e vertet se burrat e Tropojes e qijne edhe pelat ne livadhe? Ju lutem me ndihmoni.
mos i egzagjeroni gjerat me pelat,tropozhanet e humbin virgjerine me dhite se nuk ka pela,edhe saliu,kerkonte dhine qe i humbi se e kishte dashnore
Qe shqiperia drejtohet nga 1 bande , kjo nuk do shume mund per ta pare. Mjafton vetem fakti qe karagjozet e alibashes, qe lideri global ju dha me dhune vulen, jo thjesht nuk kane elektorat ,po nuk gjejne dot 61 veta per ti kandiduar. Te tjerat jane muhabete qe kenaqen vetem delenxhinjte e rilindjes.
Kadal bre ben! Alibasha,Brava etj emra që thuhen sot janë investimet e Saliut në PD.. Kush i njihte ata,kush donte të dinte për ta më parë? Mos t'a bëjmë si hajduti që thotë "nuk vjedh unë,dora ime vepron vetë".... Ju shikoni objektivin kryesor ,rrëzimin e Ramës që do t'a bënit për 6 muaj. Nëse nuk arrini këtë ,mos gllamisni kot; nuk ju mjafton më të mundni vetëm Alibashën, sot prova është Edi Rama.
Kush shkon pas non gratës,është sigurisht me të meta të theksuara mendore.
Pirdh ...pirdh ...se lirohesh Merro....filloi dhe shperberja ne listen e Alibraves per keshillat bashkiake ne Tirane , po dorehiqen nje nga nje.
Gara e PD-ve është si gara e qenve që kanë shpëtuar nga zinxhirët: i turren të huajve po aq sa edhe njeri-tjetrit.
Do kete abstenim ne shumice te votuesve te djathte, ose "antikomuniste", sic per fat te keq e quajne veten.
Je shume i sinqerte Mero kur thua se ti je me mendimin e Alibeajt. Pak rendesi ka se shumica e PD se vules ishte kunder tij. Si tha Rama, do futet ne zgjedhje PD se ka cecua bicak. Prit dhe do te shohesh se pothuajse ne te gjitha bashkite Alibasha do kete kandidate per kryetar. Ka kaluar afati per KQZ, pir komisionet zonale i ka Rama Alibeu dhe ato do te gjejne emra qe ti regjistrojne dhe do thone i kishim regjistruar me kohe por smundem to dergonim ne KQZ. kAS thote kjo eshte OK. Pra kundershtaret e Alibeut mbeten me gisht ne goje. Si tha Ramiu ka cecua bicak.
I madh je Mero... ti ja merr ne goje Rames. Mire Elisa se e ka detyre funksionale, po ti or bir?!
Gabimi i PD zyrtare është i pashembullt. Votuesit, kur nuk kanë për kë të votojnë, normalisht nuk shkojnë në zgjedhje. Pra, bëjnë atë që bënë herën e fundit, kur drejtuesit e PD morën vendimin e papërfytyrueshëm, bojkotuan totalisht zgjedhjet. Edhe ky vendim i kësaj rradhe është i njëjtë, është thjeshtë mos pjesëmarrje në zgjedhje, por i sheqerosur pak me "pjesmarrjen për këshilltarët". Natyrisht, Bardhi, Tabaku, e të tjerë që ngulmuan për të mos paraqitur kandidatët e tyre në zgjedhje nuk bënë asgjë më shumë se atë që bënë në 2019. Ata mund të justifikohen se zgjedhësit kanë mundësinë të shkojnë në votime për këshilltarët, por kjo është një naivitet i pashoq. Ose për të qënë fare e drejtpërdrejtë, kjo është një poshtërsi e pashoqe, pasi as që mund të mendohet se dikush mund të shkojë në zgjedhje kur nuk ka një individ për kë të votoj. Me këtë që bënë ata praktikisht minuan pjesmarrjen në zgjedhje të pjesës kundërshtare të Berishës duke u dhënë me këtë rast mundësi votimi vetëm përkrahësve të çiftit Berisha-Metaj.Kjo nuk është politikë, kjo është tradhëti ndaj përkrahësve të t'u. Qëndrimi i Bardhit dhe Tabakut është ku e ku më i fëlliqur (se të patru nuk mund ti quash) në raport me strucin që fut kokën në rërë për t'u fshehur, kur Struci e bënë thjesht sepse aq tru ka. Përfytyroj Berishën dhe Metën me nga një gotë verë në dorë duke ngritur dolli për Bardhin ,Tabakun dhe gjithë ata që ju shërbejnë, për këtë ndihmë të pakursyer që ju dhanë në këto momente të vështirë për t'a. Turp dhe faqja e zezë që ju dhanë frymëmarrje dhe jetë dy prej figurave më të diskredituar në shërbim të ligësisë në këtë vënd.
Mos u merzit , eshte e perkohshme , te gjithe ketu (tek Sala ) do te vini skeni ku shkoni , edhe Merrua ,sapo ti premtoje Sala nje BMW te re ketej do vije :))
Evisa! Eshte akoma heret per te degjuar tringellimen e gotave te dyshes mafjoze, sepse ka te ngjare te filloje vala e dyte e 'non grata'...
Po e saktë, FLUTURA. Në mesin e muajit Prill shpallen Non Grata_t e radhës, që janë po familje burrë e grua, por dhe 3 të tjerë po nga Opozita. Dhe jo vetëm nga Amerika por dhe nga Britania e Madhe dhe në Qershor, edhe BE bën unifikimin me Amerikën për Non Grata_t e çdo kohe. PRISNI, PRISNI SE S'KENI PARË GJË AKOMA. MJERË çifti Berisha-Meta_j sa do paguaj për sa i kanë bërë shqiptarëve (këtej e andej kufirit), që nga Dhjetori 1990. Tashmë dokumentat dhe dosjet janë hapur e s'ka Burrë nëne a Burrë kurve ti ndryshojë.
BRVAO! e madhe Elvisa! Ky eshte qendrimi me i sakte ndaj bojkotit te PDz !. Sa per 61 kandidatet e "bicakut te Cecos"...nuk do te kete as Ceco, pa le me bicak.. Salut!
Për të parë se kujt ja dorëzoi foltoren Saliu, mjafton t’i referohemi sondazhit të mbrëmshëm të Pripolit. Ilir Meta ka vetëm 1% mbështetjen publikut shqiptar. Se Ilir Meta mund ta çojë opozitën në fitoren e zgjedhjeve, beson vetëm 1% e votuesve opozitar.