Publikimi i listave për këshillat bashkiakë, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka një marrëveshje e cila praktikisht shkrin “Foltoren” e Sali Berishës brenda ish- LSI.
Dy të tretat e pjesës së mundshme fituese të listës së koalicionit të tyre në Tiranë janë nga ish-LSI, çka tregon se marrëveshja për koalicionin, ka funksionuar përmes një procesi poshtërues për demokratët e Berishës.
Argumenti se koalicioni u bë nga nevoja për “vulën” është qesharak. Koalicioni u bë nga nevoja që ka Sali Berisha që në këto zgjedhje të shkatërrojë çdo ishull opozitar në vend, duke e kthyer opozitën në monopol të dyshes Berisha- Meta/j.
Partia Demokratike zyrtare i ofroi Berishës pa e poshtëruar që kandidatët e tij të regjistroheshin nën siglën e Partisë Demokratike, duke ruajtur kështu dinjitetin e demokratëve. Ai jo vetëm që nuk e pranoi, duke e quajtur provokim, por i strehoi kandidatët e partisë gjoja anti-komuniste nën firmën e Ilir Meta/j, një i akuzuar për bashkëpunëtor Sigurimi, dhe i shiti atij dhe gjithë listën e këshillave bashkiakë.
Në Tiranë gjithë lista e mundshme fituese është me njerëz të LSI dhe pjesa tjetër me demokratë të Berishës, që janë nën kontrollin e Ilir Metës/aj. Askush që nuk e do Ilir Metën/aj, nuk është në pjesën fituese të listës.
Kjo është përtej shprehjes popullore që Berisha “për një plesht djeg gjithë jorganin”. Në këtë rast ai ka djegur gjithë demokratët vetëm që të bashkëjetonte me një plesht si Ilir Meta/j, dhe jo të kandidonte me vulën historike të Partisë Demokratike.
Dhe këtu ka një strategji që ka nisur prej kohësh. Qysh më 6 mars Berisha zgjodhi Ilir Metën/aj, si partner në koalicion, për t’i mësuar demokratët me idenë që ai do të jetë pasardhësi i tij. Gjithë fushata e 6 marsit bëhej nën thirrjet që të votohej PD në një fletë votimi ku partia e vetme ishte LSI.
Në këto zgjedhje është e njëjta histori. Sali Berisha del e flet në mënyrë të paligjshme në emër të PD, ndërsa kandidatët për kryetarë i ka futur nën firmën e Ilir Metës/aj, ndërsa listat ja ka shitur të gjitha atij.
Në fund të procesit, kur të llogaritet rezultati proporcional, marrëveshja është e tillë që do të quhet 50 për qind vota të Berishës dhe 50 për qind të Ilir Metës/aj. Kjo është shitja zyrtare e rezultatit të PD historike tek Meta/j.
Pra më 15 maj në rezultatet zyrtare, “Foltorja” e Berishës dhe Partia e Lirisë do të jenë dy gjysma të barabarta , pavarësisht se kush ka pasur peshë në atë rezultat.
Dhe kjo do t’i hapë rrugë për të ardhmen “Foltores” që ta pranojë Ilir Metën/aj, si pasardhës zyrtar të Berishës në atë parti, pasi është njeriu që trashëgon gjithë arsyet dhe problemet përse Berisha shkatërroi Partinë Demokratike për të bërë një bllok të ri opozitar, qëllimi kryesor i të cilit është të marrë monopolin e opozitës shqiptare.
Këto janë zgjedhjet më politike të tij, pasi në këto zgjedhje atë e shqetëson më shumë një kandidat dhe një votë për Partinë Demokratike, se sa 800 mijë vota për Edi Ramën.
Ai thjesht do që pas tij të mos ketë më PD. Dhe për të qenë i sigurtë dhe në varr, po u lë Ilir Metën/aj.
Qe Ilir Meta ka synuar qysh diten e pare te hyrjes ne politike PS, natyrisht me suportin e forte te Sigurimit te Shtetit e kemi ditur, por ai nuk e arriti dot, pastaj planifikuan PD dhe kete gje e kemi degjuar qe ne 2013. Saliu beri Kryetar Lulin e dobet qellimisht. Demokratet e kane ne dore te mos votojne per Ilir Meten, i cili eshte nje fytyre e diskredituar si bashkepunetor i sigurimit te shtetit, por jo vetem kaq...
JANE MIRE BASHKE ATY TROPOJANE E SKRAPARLI SE DHE SHKOJNE SHUME ME NJERI TJETRIN,katundare e karaduze.
Berisha - Metaj është linja e vjetër e agjenturës Ruso-Sërbe në Shqipëri. Kaq e thjeshtë është.
Sy larush o sy larush do te te qine si lepurush
Listat? 1300 Berisha,300 aleatet. Kjo eshte e verteta.
Nje koregjim vetem: nuk eshte se ka patur PD, qe te mos kete PD. PD, si emer, ka ekzistuar, por ka qene njesi paramiltare, cka e ka demonstruar qe ne 2 Prill 1991, ne '97, ne 21 Janar, etj.
BASHKE SKRAPARLINJ E TROPIJANE MIRE JANE. Kokemushka dhe karaduza. Gje e eger.
Gjithe Jugu eshte kthyer ne Vullnetaret e Saliut! Sa turp! Pse gjoja shkel me kembe veriun dhe hani e pini ju per shtate pale qejfe si 50 vite me Haxhi Llesherat!!
Po i qani hallin saliut dhe metes tani?! Po shkoni ore pirdhuni
Populli po te doje i le me gisht ne goje qe te dy, si Meten edhe Saliun pa u dhene vota, ose te votojne per parti te tjera te vogla, edhe nqs nuk duan te votojne per PD me vule, por fatkeqesisht ata i njohin ndjekesit e tyre injorante dhe nga kjo perfitojne.
O Merushe engjellushe. KE KOHE QE NUK NA FLET PER SHBA si expert qe je. Jo se ka lidhje me k'te shkrimin tend, futja kot se fajin e ka Saliu , po e mesuan dhe ate se c'far plere je. Kot po te pyes. e kalon dot oqeanin? Te lutem pergjigju
Shoku qe i do te miren Gazetarit me profesionist qe ka Shqiperia, kujdes me diversionet!!! Ketu nder komentuesit, nuk ka nga ata budallenjte militante, qe presin nje vend pune per te rrjepur popullin.
Komentuese pse kercenon komentuesin, apo te ka vene ambasadorja te spiunosh. Tematiket kane nje te mire fale Meros: shprehen lirisht. Ndaj mos na caj menderen. Dhe mos shaj militantet se shumica jane shqiptare te ndershem e hallexhinj e jo koketula si ti.
Erion Veliajt do t’i bjene poturet kete here me duket. Belindi eshte i ri,me mendje te hapur,me i drejtperdrejte,me i besueshem. Erioni skuth.E shkateroi Tiranen bashke me ate te gjatin qe mbeti maje avionit.Nuk i voton Tirana kete here.
Belindi eshte Bruti me thike ne dore. Ai nuk e tradheton Ameriken...Salih edhe Ilir jane shah mat!!!
Shko e rri te Rrapi treshit prit sa te vije autobuzi falas i atij koke gjyles dhe shko ha nje ashtu...akullore ne kombinat. Mbrekulli ore qe me 15 maj.
Popull shqipetar: Mesoje ne se nuk e di ,se PD . ne shqiperi as ka pasur as ka dhe as do te kete.Kjo eshte e vertete si drita e djellit. Ajo qe ju nje pjese i thoni parti demokratike eshte vetem nje tufe kreminelesh dhe brgaxhinj te mbetur ne kohe dhe ne hapesire pa ide dhe pa qellime perveç idese dhe qellimeve si te vrasin si te shkaterrojne akoma shqiperine dhe se si ta varrosin kombin shqiptar per te lulezuare berishizmi dhe ilirizmi ekstrem i pa pare ndonje here ne shqiperine tone .Mjafte me me PD PD ,ju gazetare te vertete duhet ta fshini kga shkrimet tuaja kete term me emrin Parti demokratike se nuk ehziston ne te vrtete,ç"eshte berishizmi studjoheni dhe sqaroni brezat qe do vijne .Eshte e keqia me e rende dhe me e madhe qe i ra per pjese shqiperise tone ,dhe kjo i erdhi ketij populli nga humbja e vigjilences per te mbajtur te paster kombin tone nga sulmet dhe nderhyrjet brutale dhe gjithmone Jugosllave etj.Lexoni intervisten e gazetares Xhunga dhe pastaj nxirrni konkluzione se çfar ka qene shqiperia dhe si u be nen regjimin berishist jugosllav.etj..etj...etj.. i dini vete ju gazetare shqiptare dhe jo Pekrat me shoke.
Per aq kohe (gati 15 vjet) sa Berisha eshte jashte hekurave te burgut, gazetat analistat, mbushin kilomentra te gjata me shkrime opinione! Truri yne eshte i ngopur aq shume sa eshte i lodhur sa mund te thuash " ne dreq vafshi te gjithe! " Si duket "lufta kunder Berishes" ka fitime te majme nga gazetaret mediat boset e tyre, ndaj nuk pushon! " ne djall vafshi dhe ju, bashke me Berishen!" -
Pasi shume kohe shkroi e shkroi se Ilir Meta po divorcohet nga Saliu (kur e ftonte Yuri Kim ne takime), tani Merushes i ka mbetur te ktheje Pllaken e gramafonit : Meta na qenka caktuar pasardhes i Saliut! E shkreta Merushe, prej gadi 30 vitesh gdhihet e ngryset me hunde e veshe neper breket e opozitareve. Dje te Saliut e tashme te Ramiut. Me detyren konstante - Ti sherbeje atyre qe jane brenda kryeministrise duke bere te vetmen gje qe mund tu sherbeje : Opoziten e opozites.
Mos jini mendje lehte. Nuk eshte ceshtje tifozlleku. Iliri dhe Saliu jane pro ruse. Ne nuk duam luftra ne ballkan, por europe te bashkuar....
Fluturake, qe te mos kercesh kot perpjete me pro-ruse, luftera ballkanike, etj ! Me pro-rusi ne kete Ballkan eshte Aleksander Vucic, miku i ndersjellte i Putinit e i Edvinit d.m.th.(...qe te mos llajthisesh here tjater)
Saktesisti! qe te mesosh nga Flutura, qe e ka koken plot, Lufta e Rames eshte, qe Vucici te njohe Kosoven edhe bashke me Serbine, kosoven e gjithe trojet shqiptare te futen ne Europe. Sepse fryjne erera lufte ne Ballkan. Kuptove ndonje gje?
Kristovski perkthyesi i Fluturakes me koken qe na e paska plot, kuptova qe zotrote paske aftesine te shihke enderra ne diell me filma me lufte te Rames aty poshte shaleve te Vucicit ne tavolinen e Open Ballkan.
Iliri ka deklaruar vet qe eshte spiun i rusit, kur per te kercenuar Ameriken tha: "Raketa ka dhe rusi".... Saliu eshte spiun i Vuciqit dhe zyrtarisht eshte paguar nepermjet rusit ne "off shoret" Amerikane. Nje nga keto afera eshte edhe "zbulimi" ne "Mother Johnson" ku del qe PD eshte financuar nga KGB ruse. Saliu ne shumen prej 500000 dollaresh me destinacion tere spiunet e rusit ne PD, ka marre 100 mije. Pikerisht, lidhjet me Rusine, jane arsyeja kryesore qe Amerika e shpalli ate "armik te demokracise", sepse nuk i thonte dot "spiun i rusit".Ti saktesisti flet per Ramen, qe per mua eshte nje trap, sepse mundohet te merret me dipllomaci, ne Shqiperi qe duhet "hekur i nxehte" per te hekurosur pantallonat....
Gjeli eshte i plotfuqishem ne kotec te vet, por si i behet halli plakut te dalldisur qe ngeli pa kotec. Likja i pranon pulat e foltores me kusht qe te mbledh vezet per kater vjet. Dole gjel fare Like!!! Klliçi po pate klloçk Saliun je vez me dy te verdha, si ne futboll.
Diversion! Kur genjen gjithmone, gjithmone, gjithmone,..., ato qe genjen te duken te verteta. Keshtu ndodh me Mero Bazen. Berisha ka bere nje koalicion me Meten. Meta eshte nje njeri real. Mero Baze ka bere koalicion me djallin. Dhe vetem mundohet t'u shese te tjereve boten qe e sheh me syte e djallit. Kush eshte me i mire? Berisha apo Mero Baze?
O Bozhigradi, ti ben pyetjen "Kush eshte me i mire? Berisha apo Mero Baze?" dhe une po te pergjigjem: Mero eshte as ne krahasim me Saliun. Saliu u ka mbetur ne dere ca te hallakaturve qe nuk dine se ku te shkojne, ndersa Mero eshte gazetar qe di ta vere gishtin ne plage per hallet e miletit.
Krim te rende paska bere Saliu qe paska shitur tere listen e Keshilletareve bashkiake tek Ilir Meta! ...kurse Edi Rama qe shiti bythen tek Ilir Meta dhe e beri Kryetar Kuvendi e President te Republikes fill pasi organizoi 21 janarin 2011 me nje video Meta-Pruifti, na paskesh qene konseguent e i perndershem absolut (sipas Bazese)
Po sigurisht! Edi Rama " e beri" President per ta katandisur me 4 deputete. E fshiu nga harta e parlamentit! Ndersa Salih e beri aleat, i dha gjysmen e qeverrise, ndane placken e vjedhur edhe vrau 4 fakire per te. Lexo me syze!
Luance, qenke per ilace mor Patronazhist budall qe edhe kur ju fut Rama Bajga ne goje ulerini se "po na jep mjalte"
Ty Arbenke te pelqejne bajgat tu befshin mire.....
ilir meta eshte pasardhes i Berishes .Dhe ky se shpejti do jete non grata si Salih Karaxhici
Hi ho ho, e leshoi merua PORDHEN e rradhes dhe tifozet e Rilindjes te dehur nga qelbja u turren te komentojne kush e kush me pare!
Vallahi e besoj kete Mero Bazen per gjithcka shkruan...qe kur ka publikuar ate Kartelen e Psikopatise se Edi Rames!
Po pse mor jepni ide si te bashkohen? A e dini se po beni tradheti ndaj atdheut? Le te thyej qafen fara e keqe.