Po bëhet e qartë publikisht se Sali Berisha dhe grupi i tij, kanë pasur një marrëveshje jo publike me drejtues të Partisë Demokratike, konkretisht Gazmend Bardhin dhe të tjerë, që Partia Demokratike të hynte në zgjedhje në garë vetëm për këshillat bashkiake. Këtë e ka konfirmuar ndërkohë dhe një deputet i PD nga Lushnja, i cili në këtë rast nuk ka bërë shaka.
Në gjithë këtë histori ka dy probleme morale.
Problemi i parë është marrëveshja jozyrtare e drejtuesve të PD me Berishën dhe njerëzit e tij, për t’i hapur rrugë kandidatëve të Berishës në këto zgjedhje.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe që i janë ofruar këtij opsioni. Nuk është fundi i botës të dorëzohesh në një betejë dhe t’i hapësh rrugë kundërshtarit. Problemi është që marrëveshjet në emër të partisë, duhen bërë publikisht dhe duhet qartësuar për këtë, vet Partia Demokratike.
Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku apo kushdo tjetër që kanë qenë pjesë e këtyre bisedimeve, sipas njerëzve të Berishës, mund ta kishin shtruar këtë zyrtarisht në Kryesinë e PD si opsion i Berishës, e jo si opsion i tyre. Ndoshta dhe kishin fituar.
E para, ata kanë bërë sikur kanë pasur një ide të tyre duke fshehur pas saj Sali Berishën, dhe e dyta, që kanë çorientuar Partinë Demokratike, ku shumë vetë brenda saj ndoshta janë dakord dhe për këtë opsion, por ta dinë që po ja bëjnë nderin Sali Berishës.
Fakti që ata nuk e kanë parashtruar këtë në Partinë Demokratike si një opsion i dakordësuar me Berishën, tregon se ata kanë pasur frikë se nuk fitojnë dot brenda PD si njerëz që kanë bërë marrëveshje me Berishën, dhe e kanë paraqitur si opsion të tyre.
Kjo është krejt e pandershme, madje e shëmtuar, pasi për interesa tërësisht private manipulon një parti politike. Nuk është fundi i botës të shkosh me Sali Berishën. Do dhe ai akt një lloj guximi. Por të mos kesh guxim të shkosh me Berishën dhe nga ana tjetër të mos kesh guxim as të jesh kundër Berishës, është më keq se gjithçka.
Dëmi i dytë moral, ka të bëjë me retorikën e Berishës kundër Alibeajt, të cilin po e demonizon ai dhe njerëzit e tjerë në PD, pse nuk nxorri dot 61 kandiatë për kryetarë bashkie.
Po si të nxirrte, në një parti e cila gjithë natën bisedon me Berishën si të mos nxjerrë kandidatë, dhe në mëngjes i kërkon Enkeljd Alibeajt, pse nuk ka kandidatë?
Pra Berisha dhe njerëzit e tij në PD edhe janë investuar vetë që PD të mos nxjerrë kandidatë, dhe të njëjtin bilanc e paraqesin si dështim të Alibeajt. Nëse Alibeaj do ta dinte që këta kishin folur me Berishën për këtë çështje dhe të bënte betejë publike me ta, mund të kishte nga 2 kandidatë në 61 bashkitë, pasi do ishte betejë politike, jo kurth politik.
Pra gjithë investimi i Berishës ka qenë jo vetëm të rekrutonte drejtuesit e nivelit të dytë të Partisë Demokratike, por marrëveshjen jo publike ta paraqiste si dështim të PD.
Dhe kjo është edhe më poshtëruese. Për më tepër që interlokutor kanë pasur Edi Palokën, pasi Berisha as ka denjuar të përfshihet vetë në bisedime me ta.
Në këto kushte është e qartë përse nuk ka 61 kandidatë nga Partia Demokratike dhe përse nuk ka në fakt një lidership në Partinë Demokratike. Duket se aty janë një grumbull njerëzish që secili kërkon të bëjë pazarin e vet me Berishën. Dhe kanë keqkuptimin, që ai do t’ua dijë për nder.
Berisha erdhi në politikë 32 vite më parë si një element i rrjetit personal të diktatorit Hoxha të udhëhequr nga Ramiz Alia. Mbi këtë eksperiencë ai ka krijuar në të gjithë vëndin një rrjet të tij sekret. Por ndodh që edhe zbulohet si në këtë rast, pasi nuk janë të njëjta kondita si ato të periudhës diktatoriale. Rrjetin ai e përdor për ruajtjen e pushtetit personal. Termi "Qytetari dixhital" është thjesht maskim i funksionimit të këtij rrjeti. Bardhi, me këtë që bëri, arriti me shumë sukses të fitoj urrejtjen e të dy krahëve në PD, njëjtë me Salianjin e të tjerë spiun të Saliut. Po ç'të bësh, kjo është mënyra komuniste e të bërit politikë. Berisha në këtë rast nuk ka bërë asgjë më shumë se një transmetim eksperience në brezin e ri, fidanishten e Partisë.
Mua ma hengsh karin mi Evisa sic ia hengret komandantit per 45 vite me rradhe.
Evisa , thuaj meros , se nga 1990 e Deri me sot asnje parti e djathte e majte, apo dhe me te dyja (pl) partia e likes nuk kan pasur moral. Personat me moral ne shqiperi jane te persekutuar politike.hane fara kungulli ne trotuare.
PD u krijua që në 1990 ME PAZAR: do t’i jepej pushteti dhe do ta linin në pushtet, për aq sa të shtypte, deri edhe me gjak, kapacitetet historike demokratike të popullit të Shqipërisë. Këtë mision e shfaqi në formën më virulente në 1997 dhe më 21 Janar 2011. Pazaret që bën fjalë z. Mero janë të papërfillshme moralisht dhe qesharake për editoriale.
Ali -beu i duhet pune ne rradhe te pare duhet te débarrasse nga funksionet Bardhen dhe Tabakun ti zevendesoje me te rinje qe duan karriere e jo me karrierist duhet te beje ate qe ka bere Rama ne PS kur i flaku qe nga islami deri te Beni llakatundit deri te Nano Por nuk besoje qe Ali- beu ka forcen duket njeri i trembur i pa ambientuar me Tiranen .
PD-ja per 3 dekada jo vetem nuk ka qene asnje dite 'subjekt politik' por thjesht nje bande terrorriste e ngjirisur nga agjenturat BBB.Biberaj-Beograd-Berishe! Fatkeqesi per ate elektorat ,progresist,'moderuar','ìdemokrat qe per 30 vjet ka qene i mashtruar dhe qe si 'hakmarrje' duhet te bejne gjene mese normale jo vetem ata por dhe tere elektorati shqiptar mbi 50 perqind qe nuk voton:TË VOTOJNË BEJKON E KESHTU RITHEMELOJNE NJE 'P....?SUBJEKT POLITIK TE VERTETE DHE BRENDA 6 MUAJSH E SIGURT QE VINE NE PUSHTET!
Te gjithe keta mender te PD zyrtare,me perjashtim te pak kokrrave,jan si Salianji,qe ne 8 Janar e priti me hu Saliun,dhe me vone ju ul ne preher. Jan njerez pa dinjitet dhe pa karakter,ndoqa ate koqen,Saimir Korreshin te Cani,a mund te quhet deputet nje karagjoz i till????
Lider nuk te ben vula. E futi Sala apo jo ne kurth si plas njeriu.
PO SA PA MORAL JANE TREGUAR GAZ BARDHI ,JORIDA TABAKU SI E DJATHTE QE ESHTE ETJ.PRANDAJ ALIBEJ TE BEJE ZGHJEDHJE DHE TI PERJASHTOJE KETO VEMJE.JAM NJE DEMOKRAT I OREVE TE PARA NGA POGRADECI POR NUK E KAM MBESHTETUR ASNJE HERE SALI BERISHEN SE AI ESHTE LIDHUR ME ISH SIGURIMSAT E SHTETIT.
Problem eshte se PD analizohet si nje formacion normal politik, ne thelb eshte nje grupim njerezish me mendesi e sjedhje mafioze. Secili ka interesin e tij personal dhe per te i bejne te gjitha veprimet e mosveprimet. Berishizmi eshte mafja politike e PD.
Amerikanet lidhen kot me keta te PD.Keta duhet lene ne meshire te fatit, e shume shpejt njerezit do largohen nga te dy palet .Do te mbeten vetem militantët si ne LSI e para dy viteve .Partitë demokratike jane shuar pothuaj kudo ne Europe .
Eshte per te ardhur keq, që kjo të ndodhë. Por fatkeqësisht qënka e vërtetë. Nuk mund të dijë per nder Berisha per askënd. Ata jo vetëm që nuk kanë zhvilluar publike të tilla negociata, por me një qëndrim të tillë kanë zgjedhur zgjatjen e agonisë në PD. Minimalisht duhet të jenë të ndershëm midis tyre në zbatimin e marrëveshjes ndryshe janë të të destinuar të dështojnë me sukses qoftë si parti qoftë si grupim politik.
replike me “Evisa” Habitem si ka shqipfoles qe akoma mendojne se Berisha erdhi si element I rrjetit personal te Enver Hoxhes..Argument fuqi plote eshte 31 marsi 1991 ku Partia Enver-Ramizit me Nanon fitoi ne menyre plebishitare kurse Salihi dhe pse kishte Ameriken pas kurrizit humbi thelle..pikerisht si sot ne 1 prill 1991 sipas Izet Haxhise shkon te PD I plotfuqishmi Amerikes Elez Biberaj dhe jep urdher te mos njihen votimet edhe pse bota
Njerez palaco
Po ke pazaret e Rames me Ahmetaj dhe Gjiknutit a shef ndonje problen o Mero apo cdo gje eshte vaj.
Shume i demoralizuar Mero petlla sot pas enderrave horror qe ka pare me diversion te Berishes mbi PD e Vules se Rames...jo per gje por se i qan xhani per te pare te bashkuar demokratet (perballe Berishes e jo Rames, larg qofte)
Mero kjo ndodh kur vula shkoi te ai qe nuk i takon.
Alibytha pat thene dikur qe Merot e mediave I vë në rradhë me një fishkëllimë bythore. Paska pasur të drejtë.
Ore Mero, vertet i beson keto qe shkarravit? Sa goxha klasi qe ke mo njeri kur ben editoriale. Ju po e helmoni perdite mendjen e shqiptareve ne emer te se vertetes Tuaj, e sipas jush! Jeta po na iken dite pas dite, dhe ju vazhdoni po te njejten gje: Te hidhni porcionin e radhes te helmit ne mendjen e shqiptareve. Goxha pune te mbare ke zgjedhur o njeri. Nuk do ta pranosh se Berisha eshte nje realitet. Me afer gjysmen e shqiptareve qe e ndjekin pas. Te mire apo te keqinj ata jane gjysma juaj qe s'e keni pranuar kurre se edhe ata kane te drejten te jetojne ne ate qe ju e quani Atdhe, por qe doni ta keni vetem per vete. Ja u shisni shqiptareve dashurine fallco per Atdheun, dhe ja merrni vetem per veten Tuaj te gjitha te mirat materiale te Atdheut te perbashket. Dashuria per atdheun eshte malli me skarco qe u shitet shqiptareve. Ne kembim ju e merrni Atdheun ne perdorim.