Për të dytën ditë radhazi, Sali Berisha dhe mbështetësit e vet janë angazhuar në fushatë elektorale jo kundër Edi Ramës, por kundër SHBA. Në fillim Sali Berisha, pastaj sejmenë të tij, sulmuan me një fjalor rruge ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza të pështira për korrupsion, prona të paligjshme, “këste pagesash” etj, të cilat dëshmojnë dhe standardin e të “vërtetave” të Sali Berishës.
Sulmet pasuan një intervistë të ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila u bëri thirrje shqiptarëve të mos votonin politikanë dhe kandidatë që SHBA i ka dizajnuar si “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Ajo përmendi me emër Sali Berishën, si simboli i politikanit që nuk duhet votuar, por nga ana tjetër paralajmëroi dhe politikanë të tjerë “non grata”, afër pushtetit, që po mbështesin të afërm të tyre në këtë fushatë.
Po përse gjithë kjo egërsi e Berishës ndaj SHBA?
Së pari, Sali Berisha mendon se beteja me SHBA i unifikon mbështetësit e tij, duke i bërë më radikalë dhe më të pandikueshëm në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar.
Duke qenë një politikan pa perspektivë politike për pushtet në Shqipëri, e vetmja shpresë e Sali Berishës, është të formojë një elektorat që është armiqësor me Perëndimin, që të mos ndikohet prej tij.
Dhe prova për këtë është beteja me ambasadorin e radhës së SHBA, siç ka qenë me të gjithë ambasadorët e mëparshëm të SHBA në Tiranë.
Kushdo që jep prova se është gati ta sulmojë ambasadoren e SHBA në këto momente, ka perspektivë të jetë afër tij dhe në të ardhmen, pasi është një inkriminim bashkëpunëtorësh kundër SHBA, që i jep atij qetësinë e duhur.
Është kjo arsyeja që ata njerëzit më pa të ardhme brenda grupit të Berishës dalin vullnetarë kundër ambasadores, për të hedhur një gur që të jenë të besuar të Berishës.
Së dyti, beteja me SHBA pak nga pak përgatit dhe alibinë e humbjes së thellë të Berishës dhe Metës në këto zgjedhje.
Duke e nisur fushatën me polemika të ashpra me SHBA, shumë herë më të egra se sa me Edi Ramën, Berisha dhe Meta janë duke përgatitur alibinë e rezultatit negativ të 14 majit, duke lënë të kuptohet se kanë humbur prej SHBA.
Kështu në rreshtimin arsyeve që ata do të bëjnë për humbjen, duke akuzuar Ramën se u “ka vjedhur zgjedhjet”, do të përdorin si alibi faktin që ata u përfshinë në betejë me SHBA dhe kjo favorizoi pushtetin.
Së treti, fushata me SHBA është dhe një paralajmërim për kandidatët laramanë të opozitës, të cilëve nuk u pëlqen kjo betejë.
Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër e ndonjë tjetër, nuk është se janë të lumtur që partia e tyre e ka nisur fushatën me SHBA, para se ta nisë me Edi Ramën.
Thellë thellë ata nuk janë aty si besnikë të Berishës, por të përdorin votat e Berishës për të marrë mundësisht një copë pushteti. Dhe Berisha e di mirë këtë ndaj pret që dhe ata të zgjedhin, ose me SHBA, ose me atë. Ndryshe kur të humbasin nuk do kenë as alibi SHBA.
Nga ana tjetër, dhe vet SHBA ka qartësuar deri në fund gjuhën ndaj Berishës, si një kundërshtar i SHBA në Shqipëri. Dhe SHBA nuk kompleksohet nëse Berisha fiton apo humbet vota nga kjo betejë me SHBA.
SHBA nuk e ka betejën me Berishën, por ka aleancën me Shqipërinë si prioritet. Dhe duke pasur aleancën me Shqipërinë si prioritet, ajo thjesht është duke paralajmëruar shqiptarët për rreziqet ndaj vendit të tyre nëse votojnë Berishën dhe shokët e tij, dhe jo për rreziqet që ka SHBA prej tyre.
SHBA as i llogarit që janë gjallë ata që ka dizajnuar si “non grata” në Ballkan. Ajo i shikon ata thjesht si problem të Ballkanit. Siç shikon Rusinë e Putinit.
Berisha duhet te mbledhi Kryesine e Foltores dhe te marri nje vendim politik ndaj Ambasadores se SHBA-se dhe ndaj vete SHBA-se. Mund te miratoje nje rezolute, me votim te hapur te Kryesise per ta shpallur Non Grata te Foltores, Ambasadoren e SHBA-se. Aty mund te kete dhe diskutime, dhe te shprehet gjithsecili anetar i Kryesise se Foltores per Aleancen me SHBA-ne. Ambasada ishe e qarte, kush sulmon Ambasadoren, sulmon politiken e SHBA-se. te zgjedhurit ne Kryesine e foltores dhe ne keshillin Kombetar te Foltores duhet te shprehen qarte dhe me rezolute, per qendrimin ndaj Anglo-Amerikaneve. Pra gjithcesicili ne Institucionet e Foltores duhet te mbaj qendrim te qarte, pro ose kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, jo te fshihen si struci.
Te perndjekur politik thirrini mendjes, ndahuni perfundimisht nga Berisha, ky komunist bolshevik, nuk ka turp me te madh sesa vota per te. Nese jepni voten per bashkimin e ketyre mbeturinave komuniste, dhe nuk e jepni per PD e vertete, ate qe po reziston ndaj presionit te ketij barbari mesjetar, atehere kjo eshte e njejte sikur ti hapesh varrin ketij vendi, i cili ka 32 vjet qe po ripet nga te dy zgjyrat komuniste, Rilindje dhe Foltore. Ndoshta nuk fitojme brenda kesaaj kohe te shkurter, por fitojme dhe na hapen syte per te ardhmen e afert. Ndaj le te mblidhemi te gjithe rreth PD zyrtare, te shporrim prej saj veglat e felliqura berishiste dhe te ngrejme me se fundi nje PD qe i perket botes se sotme, pa lidhjen me te vogel me falangat arkaike komuniste, te provuara per 78 vjet qe vec gjemen i kane bere ketij populli dhe ketij vendi.
Jam dakord me ty 100%. Ti therresim mendjes, te largohemi nga Berisha dhe te bashkohemi sa me shpejte me Ramiun. Nese nuk e bejme kete do ta pesojme nga Ramiu me keq se ce pesuam nga Enveri ne 45.
Ku e shikon ti i 'non gratës' që ky i 'Alibashës' bënë thirrje t'i bashkohemi Ramës? Pse, prandaj na ka bërë, siç thuhet, kashtë e koqe Berisha neve, për të fituar kundër Ramës? Ai të thotë fitorja si e Berishës edhe e Ramës është fitore kundër nesh, ti vazhdon me marrëzinë e provuar 100 herë që Berisha mund të mund Ramën? Ti ironizon vëllain tënd ideologjik që ka bërë aq sa ka mundur kundër komunizmit që 20 vjet para shembjes së tij dhe bashkohesh me plehra si Marko Dajti, Ilir Metaj, Sali Berisha, Edi Paloka, e qindra fundërrina komuniste, me shpresën se do bësh shumicën dhe do zësh një pozitë sado të vogël për të vjedhur shtetin. Ti shkon ëndrra me sy hapur për rikthim të Berishës në pushtet, ngaqë do "më mirë një vezë sot se një pulë mot", kur ai të thotë se një shtëpi që ndërtohet brënda ditës siç mashtron Berisha, shëmbet dhe i zë të gjithë brënda, ashtu siç komunistët ndërtuan socializmin, një godinë që u shëmb dhe na zuri të gjithëve brënda. Thirri mëndjes, nëse vërtetë je i përndjekur, mos bridh pas Berishës, Ilirit dhe Dajtit duke sharë nga mëngjesi në mbrëmje Amerikën, mbrojtësen më të flaktë të lirisë dhe përparimit. Apo të ka mbushur mëndjen Berisha se ekzistojnë dy Amerika, ajo republikane dhe ajo demokratike? Dhe Berisha na qënka me pjesën Republikane? Vetëm për psikologjinë përçarëse të të marrit tonë ekzistojnë dy Amerika, kur si Republikanët dhe Demokratët luftojnë së bashku për një Amerikë të ndritur dhe të begatë. Kur komunistët më psikologjinë e tyre dhe devizën 'përça e sundo', e kanë kthyer këtë vënd njëjtë me nevojtoret publike në kohën e komunizmit, në të cilat duhet të zije hundët për të hyrë brënda, sepse nuk kishte as ujë për t'i larë.
Kjo qimetja pse si kerkon Dumanit ta zgjidh ket pun njeher e mire.
Gjithe faji eshte i Bashes, Alibeut , Tabakut Bardhes , Gjekmarkajt nuk duhet ti kishin lene hapsire per tu rikthyere duhet ta godisnin ta mbanin nen presion nuk e bene ( la raison ) e dine vetem ata .
Duhet te jene te marre ose shume te kercenuar ata deputete, qe i shkojne mbrapa S.Berishes. Nese eshte kjo e dyta, le te kerkojne strehim politik ne Ambasaden Amerikane. Ama nese duan te shpetojne nga drejtesia duke shkuar pas Saliut, ata jane tashme te vdekur.
A ju kujtohet ajo puna e barit qe e tha Ambasadorja ne 2021.Tani o do hame bar me Berishen ne krye e duhet ta hedhim perfundimisht ne plehra kete plere.
Beri eshte prodhim UDB CIA ore rrush qe pasi perfituat gjithçka prej kesaj bishe spihunazhi tani kerkoni ta hidhni ne plehra!Mirpo Shqiperia e pas 90-tes ata qe mbeshteten kete monster jane te gjithe Berishe ose njerez pa atdhe sepse nen urdherat e tij ,vodhen ,perfituan,dogen dhe vrane e sot duan ta shesin si komunist!Ndaj ore plehra ai eshte soji i Juaj ndaj mbaheni fort sepse eshte perfaqesuesi me i denje i Juaji si pjese qe shperbete shtetin Shqipetar ne ate fare feje sa s'ka bir kuve qe e ve ne binare.E djathta nuk duhet te perfaqesohet nga revanshiste sepse historia ka treguar se ku e keni vendosur gjithnje vedin!Ju vetem nje gje dini te beni mire bashkepuntor me fashizmin dhe okupatorin duke u vene ne sherbim te tij si Saliu ne vitet 82 .Se fundemi te persekutuar politik sot nuk jeni ju kolaboracionistet por "komunistet e qelbur" siç i etiketoni Ju plehrat e ketij vendi qe rrembyet plaçkitet pervehtesuat e dogjet ato qe ndertuan ata per 45 vite.
Rrenjet e pergjigjes ndaj pyetjes "Përse fushata elektorale e Berishës, filloi si fushatë kundër SHBA" jane shume me te thella: Berisha eshte misionar franko-rus dhe, rrjedhimisht, antiamerikan.
Ka patur me shum te burgosur ordinjer sesa te burgosur politik. Ma gjej nje hajdut te denuar ne komunizem qe nuk eshte deklaruar si I burgosur politik. Ashtu siq u deklaruan shumica e komunisteve te persekutuar pas 90ts. Mjaft me keto hypocrisi.
Turp per ty sot o Mero Baze sinqerisht, qe po e shperfill Edi Ramen paturpesisht / Si ore nuk po na thua sot dot dy fjale, per ate "Sihariq" qe na solli ai djale ? Ate 111 milion Euro ne xhepat e Becchettit, te marra pra nga BUXHETI SHTETIT / Me urdher Surreli e vendim qeverie, ju dha shkelmi i fundit kesaj te vdekur Ekonomie / Dil Mero Baze nga strofkulla e qeverise, ti besh ca avokaturen Shtatmarrezise / Hajde Mero Baze e leri sot perrallat me Sali, dil e na lavdero ca kete te Rames Cmenduri !
O rapsod.. po mirë mo ,ja e the ti ,pse duhet ta thotë edhe Merua.Ne e lexuam nga ti dhe do nxjerim konkluzionin. Edhe ti për këtë punë paguhesj.
Fushatë antiamerikane o Ymer Efendi !? E ke fjalën për Vin Llapën që e hodhi flamurin amerikan si te ishte urdherburgosje ( shih youtube) apo qe korruptoi McConigalin sikur me qene Ed Shalsi I qumshtit pluhur. Pirdh Ymer pirdh. Nuk lirohesh dot.
Mero shkerdhata, kur do e nxjerresh dhe ti flamurin serb me Kosoven brenda? Se Ramuti e ka nxjerre hapur
Ky Saliu po e kruan si shume me Ameriken, por ka rrezik ta pesoje me keq se Noriega i Panamase, i cili bente si trim dhe kur e nxorren nga frima e miut ku ishte fshehur rrinte si m... i lagur.
Saliu e filloi fushaten elektorale si fushate kunder SHBA, kurse Ramiu nuk mbeti pas... filloi fushaten elektorale si nje fushate me konkrete akoma : Kunder Shqiptareve me ate gjoben e Becchettit d.m.th. rrasur ne Buxhet te Shtetit!