Ilir Meta/j, si zyrë e talibanëve në Qatar  

11 Prill 2023, 20:13Editorial Mero Baze

Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, po qëndron 24 orë në Tiranë, para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, për t’u dhënë një mesazh të qartë qeverisë dhe partive politike, lidhur me integritetin e kandidatëve dhe rëndësinë e standardit të zgjedhjeve. 

Pas takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, Escobar do të takohet nesër me përfaqësues të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, si dhe me Ilir Metën/aj, në cilësinë e kreut të koalicionit Berisha-Meta.

Në fakt, i vetmi lajm politik është takimi me Ilir Metën/aj. Është i vetmi lajm, pasi Ilir Meta ka qenë zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që kishte raporte problematike me SHBA gjatë karrierës së tij, sidomos në bllokimin në çdo hap që i bënte reformës në drejtësi e më pas në përplasjet direkte me ambasadorin Donald Lu e më pas ambasadoren Yuri Kim.

Ai bëri deklarata të papranueshme kundër raporteve me SHBA në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021, përfshirë dhe paranojat e tij se amerikanët do ta vrisnin në Malin me Gropa.

Por nuk është e shkuara e Ilir Metës/aj, që përbën lajm. E tashmja e tij është akoma një lajm më i rëndësishëm. 

Ilir Meta/j, është formalisht kryetari i koalicionit në të cilin garon Sali Berisha dhe partia e tij e mbetur pa vulë. Ai është strehuesi i partisë më anti-amerikane në historinë e Shqipërisë, dhe vet është dënuesi publik i dizajnimit nga SHBA të Sali Berishës si “non grata”.

Ai bashkë me Berishën, e shikon këtë fushatë elektorale, si një rast për t’i bërë karshillëk politikës së SHBA në Shqipëri me shpalljen e Berishës “non grata” dhe akoma më keq, me mbështetjen që SHBA jep për Partinë Demokratike të mbetur pas ndarjes me Berishën.

Natyrisht lajmi nuk ka të bëjë me faktin që i dërguari amerikan do të pajtohet me ta, por që po përdorë një person teknikisht të pandëshkuar nga SHBA për të folur me “talibanët” shqiptarë.

Ky është një favor i madh për Ilir Metën/aj, pasi jo vetëm që pastron të shkuarën e tij anti-amerikane, por po e bën fakt të kryer shkrirjen e “Foltores” brenda partisë së tij, duke u treguar se e vetmja rrugë që ata të kenë të ardhme në politikë është të kenë Ilir Metën/aj, kryetar .

Kjo jo vetëm që e bën bindëse retorikën e kundërshtarëve të dyshes Berisha- Meta/j, se ata tani janë nën komandën e Metës/aj, por pak nga pak e ndan dhe opozitën në dy rryma të qarta, në atë anti-perëndimore me komandant Ilir Metën/aj dhe komisar Sali Berishën, dhe në një pjesë tjetër që mund të organizohet nën siglën e PD, që të ruaj orientimin perëndimor të opozitës shqiptare.

Kështu  që e vetmja shpresë për Foltoren tani e tutje është të mbajë fort Ilir Metën/aj, që ta kenë si pikë kontakti me Perëndimin. Siç mbanin talibanët një zyrë në Qatar.

10 Komente

  1. P
    Populli

    Meta / j - një person teknikisht i pandëshkuar nga SHBA për të folur me “talibanët” shqiptarë! No comment!

    1. V
      Vezet Rehas

      Ilir Meta ,nese nuk Burgoset per Gjithe jeten ,athere Turp per Ameriken, dhe per Mua do te jete zhgenjim i madh nga Amerika. Amerika po degjenerohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Emri Amerik ngrihet lart vetem nese Burgosen Sali Berisha dhe Ilir Metaj.

      1. D
        DinPak

        Perfaqesuesit e Qeverise amerikane , nuk takojne apo komunikojne kurren e kurres me persona te shpallur "non grata" dhe forcat politike qe shkojne pas tyre. Politikanet dhe forcat e tjera politike qe nuk jane shpallur akoma "non grata", nuk ka aresye te mos i takojne, ne respekt te zbatimit te parimit institucional. Ne kete grup politikanesh hyn Ilir Meta. Edhe nje gje tjeter kam vene re une ne sjelljen e Qeverise amerikane: Ajo eshte aq e kujdesshme sa asnjehere nuk shpall "perssona non grata" ne prag zgjedhjesh. Prandaj, kush habitet pse e takojne Ilir Meten, apo kush eshte i paduruar se pse e kane veçuar ate, i keshilloj te presin edhe nja 2-3 muaj, sa te kalojne zgjedhejet e 14 Majit.

        1. w
          wp

          Kam frike se eshte e kunderta..pra dalja e Metes ne mejdanin e votimeve si dollibash te gjysmes PD Saliut me shume ngjan me menget e perveshura te Arvizuse ne maj 2011 i cili me votat e gabuara ne kutite e mallkuara i dha fitoren jo vetem nje ministri killer por dhe nje humbesi qe fitoi nga Hysni Milloshi..

          1. l
            lali

            Mero ka pas qen nje kenge e vjeter dikur ne veshet e shqipetareve ndigjohej "pirdhni ju nikolla end bar"!

            1. c
              cEndriFuga e felliqesirave

              U shfry dhe tollumbacja "Spiuni i Dosjes I.M." qe aq shume u pompua nga cEndriFuga e pushtetit! Dhe kete shfryrje e tregon fakti se edhe pse ky Parlamenti i mbledhur me urgjence beri nje ligj qe ndalonte ish-Spiunet e Sigurimit te ishin kryetar partie e te regjistroheshin ne zgjedhje, Ilir Meta eshte ne krye te partise dhe i regjistruar ne zgjedhje. Plus pastaj qe edhe ky Escobari vjen dhe e takon ate Spiunin e "Dosjes I.M." mbetur neper sirtaret e zyrave te Rilindjes duke e zhytur ne depresion te thelle Mero Bazen ne pozicionin e puthabythsit te pare te atij qe dikur i ka botuar Kartelen e Psikopatise....

              1. X
                Xhuliano

                Shum më mirë që meta/j është në kualocion me berishën, që SHBA të kuptojë se mea/j është një delemxhi burrë dhe që është ai i vërteti, dhe SHBA s’duhet të tolerojë e të bisedojë me të. Ai është i denoncuar për vrasje, shantazhe, korrupsion dhe kërcënime, kështu që Eskobar nëse do e takonte këtë plerë meta/j, do ishte zhgënjim për pjesën që presin daljen para drejtësisë të këtij killeri dhe paterice që veç të keqes që ka vet, po mban dhe të keqen tjetër. Duhet ti ndajë SHBA, o meta/j është apo sështë legen, se kjo sjellje e tyre sikur lusin meta/j, nuk shkon.

                1. G
                  God bless America

                  Amerika nuk eshte as Simbol as Tempull Demokracie si mund ta idealizojne akoma ca naive sot. Amerika tere historine e saj ka qene e do mbetet KONJUKTURE. Si e tille, pra KONJUKTURE, ka pas mbajtur ne preher Bin Ladene, Gaddafe, Sadame, Pinocete, Ortega, Noriega, per ti hedhur me pas kur i nderron Konjuktura, si Armiq te Demokracise (!) Shembullin konkret se sa KONJUKTURE eshte ky qe sot e quajne "Aleati Strategjik" e kemi ne ate Kampin e Manzes ku disa mijra opozitare Iraniane, ose MEK (numrin e tyre askush nuk e tregon sakte) mbahen e ushqehen nga Amerika ketu tek ne se helbete, nuk ka asnje pellembe vend ku ti strehoje ne ato territoret e saj pa fund ne Arizona a Dakota. Dhe pra para disa vitesh kete MEK (opozita iraniane) kjo Amerika e mbante ne vendin e pare ne Listen e Organizatave Terroriste...Keshtu e ka pra Amerika. Sot te mba, neser te shet. Dhe te shet atehere kur kujton se e ke miqesine me te shume solide...

                  1. s
                    shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti

                    Meqe Mero Baze shkon der ne Qatar, do bente mire te hidhte nje sy ketu ne Europe. Me sakte ne Mbreterine e Bashkuar ku sipas statistikave te zyres britanike te Emigracionit jane 16 000 shqiptare qe kane kerkuar Azil ne Britani ne vitin qe lame pas 2022. Shifer rekord e tere viteve nga ardhja ne pushtet e Rames. Ky eshte nje tregues i qarte i nje strategjie shpopullimi nepermjet varferimit te ketij vendit tone nga kjo qeverisje Rama krejtesisht e deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes, ne Ekonomi. Kerkesat rekord per Azil te shqiptareve neper Europe jane fakti qarte qe e vertetojne kete.

                    1. Z
                      Zalla

                      Ti i ke bere orale berishes, tani po i ben Rames e neser do ja besh dhe metes. Madje kellicit mund ti lepish dhe bolet. Ja ky je ti mero Ehh si do ta dredhesh ti mor shemtaraq

                      Lini një Përgjigje