Përpjekja për t'i injoruar mesazhet e SHBA për Shqipërinë 

13 Prill 2023, 20:39Editorial Mero Baze

Një ditë pas vizitës së të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka një lloj përpjekje për tu tallur me mesazhet e SHBA nga dyshja Berisha Meta. Meqë Meta e priti në takim të dërguarin special të SHBA dhe nuk e ka lirinë të bëjë deklarata fyese për të, përveç mimikës së nxirë pas takimit që nuk e ndryshonte dot, Berisha e ka këtë liri, pasi bën si i “informuar” nga Meta dhe injoron gjithë axhendën e tij. 
Sot në takime me gazetarë Berisha përpiqej të bënte “të kënaqurin” nga vizita e Escobar, edhe pse Berisha ishte një nga problem kryesore të axhendës.  
Financimi i paligjshëm nga grupe kriminale i partisë së tij, vazhdimi i sulmeve poshtëruese mbi ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza sa qesharake aq dhe fyese për dinjitetin e shtetit amerikan dhe mbi të gjitha të bazuarit e fushatës elektorale tek sfida ndaj SHBA, për shkak të vendimit ndaj tij, janë çështje bazike në viziten e të dërguarit special të SHBA në Tiranë. 
SHBA nuk është se ndikohet nga sulmet poshtëruese mbi ambasadoren apo nga retorika e dhunshme e Berishës, por kur kjo bëhet për të forcuar një politikë antiamerikane në Shqipëri, natyrisht që kanë punë me protagonistët e kësaj politike. Mbi të gjitha SHBA nuk ndikohet nga aksioni politik kundër saj, për të ndryshuar mendje për sanksionet ndaj Sali Berishës. Gjunjëzimi i SHBA përmes betejave elektorale, është një atavizëm marksist i Berishës. Kundër SHBA votojnë miliona njerëz në vende islamike apo komuniste, por kjo nuk ndryshon mendimin e SHBA për udhëheqësit e tyre. 
Berisha i di të gjitha këto. Meta, pak më shumë, se ai, pasi i ka dëgjuar dhe sy më sy qëndrimet e SHBA për këtë çështje. 
Por fakti që edhe pse e dinë, përpiqen ta relativizojnë vizitën dhe mesazhet e përfaqësuesit zyrtar të SHBA dhe akoma më keq të devijojnë mesazhet e tij, tregon një lloj përpjekje për tu tallur dhe për të injoruar mesazhet e SHBA për politikën e Tiranës. 
Dhe më qartë se kudo, kjo shfaqej tek këmbëngulja e Berishës për të mos deklaruar fushatën e tij prej milioneri kundër SHBA. I pyetur se ku i gjen paret për fushatë, Berisha dha pak a shumë të njëjtën përgjigje që jepnin dhe talibanët kur pyeteshin për financimet e luftës së tyre. Ata thoshin “me ndihmën e Allahut, i kemi gjetur armët”, ndërsa Berisha tha me frymën e zotit, PD po e financon fryma e fitores.  Një lloj fryme e shenjtë “alla Berisha”. Puna është kur të rezultojë që nuk ka pasur frymë fitore por frymë humbje, çfarë do themi për financuesin? Vetëm po të thotë Meta që kam shkrirë floririn e fundit që kam pasur për këtë fushatë. 
  
 
 

10 Komente

  1. P
    Pandofla e Saliut

    Duman..., Duman...? Alooooo...alooooo...

    1. D
      Dardan

      Vellezerit siameze Duman Llalla dhe Arben LLalla ju bejne te fala nga Argjentina; Shqiperine ia kane lene ne dore Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-ruse ne Tirane, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berishes.

    2. A
      Arta

      Baton Stanishiqi nga Drenica. E kishin zgjidh Baton Stanishiqin nga vargonjt. Kërcëllonte dhëmbët e ngërdhucej, shkumonte e zhurmonte ata që donin të nxirrnin në pah krimet e pasluftës. E kërcënonte “Horrin” në një televizion paçavure, sepse ia paska nxjerr të palarat dikur. Ia kishte ndërsyer disa herë hijet e natës. Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshtte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi. Baton Stanishiqi nga Drenica prapë është në siklet të madh: të pastron të palarat e shefave të vet.  Por po çatallohet si bulldog kur po merr zjarr. Lidheni, o burra, pjellën e Stanishiçit se, mos e kafshon dike në vend të keq. Jau qiftë robtë Albin Kurti. Arta

      1. V
        Vranakonti

        Sali Berisha dhe Ilir Meta jane me te pasurit jo vetem ne shqiperi,por me te pasurit e globit. Ata, nuk lan gje pa vjedhur sa ishin ne pushtet.U bene me te pasurit e botes dhe sot ata nuk pyesin as per Evropen as per Ameriken.Jane me te forte ekonomikisht se Trampi,Jon Beden,Bill Gajtes i mikrosoftit etj.Prandaj fushaten nuk e kane problem fare per ta paguar nga xhepi tyre.

        1. G
          Galaxia

          Hajde rrote kari hajde Me te pasurit ecrruges se qumshtit thuaj.

        2. M
          Miradije Hoti

          Na hangsh biren e mutit o Eskokar e ta shkerdheft grun Albin Kurti.

          1. a
            astrit

            Berishizmi nuk ka injorim por ka mllef dhe shprese dhe i luten Zotit qe ishalla eshte ender!

            1. T
              Trotski

              U Lodhem nga Llafet Pa Bereqet.Presim me Padurim Prangosjen e Super te Korruptuareve Non Grata dhe Prag- Non Grata

              1. L
                Luman Ormëni.

                Mero ke të drejt !Po Berisha s'të dëgjoi kur të kishte në paradhom ejo tani që të vlerson si kundrshtar. Mero;shkruaj një artikull me permbajtie që të anoj ndopak na arma e të shikosh se si do të citoj në ç'do fjali."Siçko thën z Mero" .

                1. T
                  Tepelenasi

                  Jo Mero Baze. Nuk te beson njeri. Me parate e genjeshtrave ke vile ne fshatin tend. Ke dhe te punesuar. Populli vuan ti mbush xhepat. Shqiptaret po braktisin vendin, ti i kendon tallavase. Juve jeni mafia e vertete ne kete vend. Sahanlepires dhe pa moral.

                  Lini një Përgjigje