Prova që Berisha po u jep të gjithëve, përfshi SHBA për korrupsionin e Familjes së tij  

12 Prill 2023, 17:27Editorial Mero Baze

Ka kaq kohë që Berisha, në përpjekje për t’u shpëlarë trurin militantëve të vet, lidhur me shpalljen “non grata” familjarisht nga SHBA, thotë se askush nuk gjen dot asnjë provë të vetme për të dhe familjen e tij, që është i korruptuar. 

Në fakt, nëse llogarit shpenzimet publike të Sali Berishës vitin e fundit dhe sidomos muajin e fundit, mund të llogarisësh një faturë të frikshme. Transmetimet live në së paku 10 televizione, sa herë shfaqet në një aktivitet, takime të organizuara me regji në çdo qytet të Shqipërisë dhe Tiranë, skena masive protestash, salla luksoze ku bën promovime, mbulim me regji qendrore të çdo takimi e shpenzime të tjera të padukshme, përfshi dhe pagesat për figurantë në takime, shkojnë sipas një llogarie të thjeshtë vetëm muajin e fundit mbi 1 milion euro.

Llogarisni vet, që ky ka këtë intensitet takimesh, së paku prej një viti dhe shpenzimet e tij totale shkojnë nga 10 deri 12 milionë euro vetëm këtë vit. Këtu nuk po llogaris spotet e reklamave për fushatë që do të transmetojë apo shpenzime të tjera ekstra në fushatën e tij elektorale, e cila formalisht është e pambështetur nga qeveria.

Të gjitha këto para paguhen nga familja e tij. Djali, një pronar në hije i televizionit të familjes, ka vendosur administrator një ish- drejtor të lojërave të fatit, që ka qenë evazori më i madh i financave publike në vend, ndërsa i biri sekseri më i njohur i çdo tenderi dhe biznesi në këtë vend.

Dhe kanë bërë aq shumë lekë, sa dhe 10 vjet pas ikjes nga pushteti jo vetëm që nuk u kanë mbaruar, por duket që i kanë shtuar gjatë opozitës në bizneset e tyre në ndërtim, anembanë vendit.

Kompanitë e ndërtimit të lidhura me Shkëlzen Berishën dhe ndërtuesit që punojnë në emër të tij, janë aq të njohur në Tiranë, që nga kulla e fundit e dhënë në mes të Tiranës, e deri tek ndërtimet pa fund në Tiranë dhe Durrës që kanë, duke kapitalizuar kështu dhe pronat që kanë pasur në emër të të tjerëve në bregdet.

Kjo nuk është thjeshtë një provë e korrupsionit të families Berisha, por një karshillëk publik i korrupsionit të familjes Berisha ndaj drejtësisë shqiptare, ndaj SHBA dhe ndaj gjithë atyre që bëjnë ndonjëherë si budallenj e pyesin, “ore po pse nuk ka prova për korrupsion për Berishën”. 

SPAK ka dy muaj që kontrollon çarçafët në vilën e ish- gruas së Arben Ahmetaj, për të provuar mos ka fjetur aty dhe ish- ministri, duke e marrë shumë seriozisht këtë rrugë të tërthortë provash, për t’i provuar përkatësinë mbi pronën. 

Por e njëjta drejtësi në fakt bën sikur nuk shikon se me se financohet partia më e madhe anti-amerikane në vend, lëvizja më regresive në historinë e Shqipërisë, që cënon dhe partneritetin strategjik të Shqipërisë me SHBA.

Nuk ka provë më ulëritëse, nuk ka karshillëk më të madh dhe mbi të gjitha, nuk ka turp më të madh për drejtësinë shqiptare, e cila me kompromisin e saj ndaj Berishëve, po sfidon dizajnimin e familjes Berisha si të përfshirë në korrupsion madhor. 

Nuk po flasim që nuk kanë hetuar asgjë nga çfarë kanë bërë, por bëjnë sikur nuk shikojnë lumenjtë e padeklaruar të parave që derdhen në skena dhe tribuna kundër SHBA, në emër të korrupsionit.

32 Komente

  1. (
    (E.Dantes)

    No comments Mero i dashur. Drejtesia ne ate vend ka vdekur. Mjere ky popull qe shushunjat politiqener po i heqin dhe skalpin. Te uroj gjithe te mirat nga USA ????????.

    1. K
      Ka shume për tu bëre

      Një shkrim shum i vertet, por problem ështe se 98%, e të gjith këtyre me emrin (politikan) ose më mire thëne kriminelat Saliu me familje e ti, Rama me njerzit e ti në Shqiprie dhe në vendet si Turqija, dhe ilir Meta, janë njësoje. Që të gjith të korruptume dhe të lidhur me krimin. Prandaj drejtesise nuke po veprone.

      1. T
        Tuna

        Eh te pshurrsha trute ty dhe krejt bythecave te Meros. E para mire qe Mjero qyqari e pranon “skena MASIVE protestash “ thote mjero qyqari. Se kur beheshin protestat as dymije vete thoshte sjan ?!. Sa per mediat o qyqare ato VIHEN NE GARE per te transmetuar Salen . Ska nevoje fare per pagesa !! Po nje keshille e kam edhe per mjeron edhe per qyqaret qe pijne pordhet e tij. Pse thoni nje milion ne muaj , futjani more 10 apo 100 milione se vete ne dore e keni . E besojne bythecet me mire .

    2. A
      Atdhetari

      Ky Dumani qenka me i koruptuar nga familja Berisha me shume se Llalla ,Kraja ,habitem me popullin qe si mundet me durruar kete qe po ben ky Dumani ,duke sfiduar Ameriken e mazhorancen ,populli dihet te ngrihet te kerkoje drejtesi per kete e per gjithe SPAK un,te shkoje tu djegi vilat ketyre prokuroreve , cohu Shqiptare sa nuk eshte vone

      1. D
        Dakord

        Atdhetar avash mor burre!!! Dumanit i ra per pjese periudha para zgjedhjeve. Duro edhe nje muaj e pastaj shaj se do shaj dhe une si ty nese nuk leviz spak as pas zgjedhjeve.

        1. F
          Faremiu

          Altin ti je bir? Po ty Saliu te ka shkly qe ne fare!

      2. I
        Ikir

        Ha Mjero ha. Ai e ngriti Opoziten ne kembe ne gjithe Shqiperine dhe demokratet zgjodhen ate dhe jo Kimeten dhe Pablo Escobaret.

        1. A
          ABC

          Po pse more IQir, as emrin tend s'e shkruan dot tamam.

        2. K
          Kartela e marrezise Rames - gjoba e Bekettit

          Prova me e fresket qe Edi Rama u jep te gjitheve (perfshi edhe Mero Bazen ndonese e ka zor ta pranoje) se eshte sa i korruptuar aq edhe i idiotizuar eshte ajo flete-Gjoba e kripur 111 milion Euro e Becchettit qe i faturohet Buxhetit te Shtetit.

          1. M
            Mondi

            Nuk na the si fillim a eshte hajdut dhe kriminel shpellari yt I vicidolit o bythqire shpellash .Kujton se duke permend beketin mbulon mutin e kopilit te sheqeres,ate mut ku ti ushqehesh cdo dite.

            1. E
              Edi

              Mondi, bythqir shpellash do zotrote? E ke brenda Ministrise Drejtesise ate Ullsi malokun, e po nuk te doli cap e shiko ca ate Biben ne krye te Parlamentit te bindesh se je ne halene e duhur, ate me emer Rilindje.

          2. D
            Draper dhe Çekan

            Me hapat qe ka marr dumani per te kapur te korruptuarit kam frike se do na marri malli per llallen .

            1. D
              Drejtësia

              Po Kuvendi i Shqiperise, nuk ka fuqi per ta rregulluar ligjin ne ate menyre, qe Dumani te mos i hipi ne zverk Kuvendit dhe Popullit, por Kuvendi dhe Populli t'a tredhin Dumanin ?!?! Sepse Dumani mbase cmendet, apo mbase eshte i paguar qe te veproje keshtu, apo mbase ka frike nga partia qe e ka derguar, a kushedi. Atehere, Shqiperia do mbetet peng i Dushmanit?

              1. M
                Monika Putanova

                SPAK=KAK

                1. D
                  Doreoleci Duman

                  Dumanit mos I bini ne qaf kot. Eshte duke u mare me ndonje kanal fshati. Spakaret dhe bkharet e k..it!

                  1. F
                    FCB

                    Merrooo....Fiqua i vores mbi 1 milion euro, Kastrati , Zamir Mane, Salillari , te gjithe jane kollit Merrrooo ...pse jane kollit ? Sepse e dine qe Sali Berisha vjen ne pushtet ! Nje falenderim gjigand per Kimeten e cila me paditurine e saj beri qe Opozita Shqiptare te ringrihet perseri , Kimetja i boni llogarite gabim , zgjoi Gjigandin nga gjumi se Lylbrava desh na mori me qafe me bq llekun e vet duke u shit tek Rampalloshi , Shqiperia ka shprese Merrooo....dhe shoresa eshte Prof.Doc. Sali Berisha !

                    1. R
                      Rrnofte LEXHENDA !

                      ABC kujdes se te pushon zemra nga gezimi per ringjalljen e PERBINDESHIT te shqpitareve.

                    2. w
                      w

                      Sinqerisht me dhimbset artikullshkruesi te gjeje prova kilogramshe per korrupsionin e Zombies Viqidolit ne keto votime ne nje kohe qe atij nuk I rruhet “luli” per Ameriken dhe kur pranuar me ze dhe figure krimin e 21 janarit 2011 duke thene per here te pare te studio Sokol Balles ne 6 mars 2018.. Po une kam urdheruar vrasjet sipas Kanunit Leke Dukagjinit dhe do vrisja dhe Edi Ramen me doren time nese nuk do vritejnga garda… . Pra qe ne 6 mars 2018 duhej arrestuar ne flagrance sapo pranoi zytarisht autoresine e krimit te 21 janarit si URDHER PERSONAL I TIJ Pra qe ne 6 mars 2018 ambasada AMERIKANE dhe seksioni qe merrets Shqiperine ne WDC duhet te denonconte kete terrorist me kollare dhe jo te mjaftohet me Non Grata Gallata . Ne kete prizem …qe ti biem shkurt muhabetit ne artikullin e djeshem 12 Prill 2023, 09:31 nje komentues shprehte ne menyre te sakte kete Aksiome si me poshte (citoj) Amerika nuk eshte as Simbol as Tempull Demokracie si mund ta idealizojne akoma ca naive sot. Amerika tere historine e saj ka qene e do mbetet KONJUKTURE.(fund citimi) Prolog: Nuk eshte absolutisht mungesa e provave per krimet shumedimensionale te Salih Rom Brishes sepse ato jane bere vargmale tashme..Problemi eshte Pse kjo Amerika ime dhe e Bidenit toleron kete monster te krijuar prej saj ne katakombet e Beogradit ne vitet 80-90 qe ne ate kohe ishte vendkomanda e tyre per shembjen e komunizmit vdekur ne Shqiperi dhe sot po e mbrojne ne menyre inteligjente me kete Non Grata qe e kam denoncuar si “Dirty Job” qe kur doli nga zyra e 2B-ve te Washingtonit. .Keq ardhje per artikullkruesin qe ne vend te denoncoje ‘Biberishet” e Amerikes merret me Salihun e Trampojes

                      1. Z
                        ZHEJI KOKE PA LARI QE LAHET NJE HERE NE DY VJET

                        Kjo tregone qe shqiptaret nuk jane trima ndaj mos e gjykoni diktatorin Hoxha nuk ka qene faji i tij por i popullit frikacak..... Non grata dhe familja e tij kriminale tregojne hapur qe jemi koka e krimit dhe drejtesia ka frike ...

                        1. L
                          Lanabregsi

                          ASPAKU do mbahet ment per vigjilencen qe tregoj ne kapjen e sardeleve,nuk eshte pak nje arke sardele ne rrjeten e Spakut te Sali-Metes!!!

                          1. K
                            Koli

                            “kulla e fundit e dhënë në mes të Tiranës„, kjo është e vërteta më e rëndësishme e këtij editoriali. Pra, që pushteti Rama Veliaj është bashkëpunëtore, ortake dhe pastruese e parave të pista të familjes Berisha.

                            1. a
                              am

                              Mesadi une kulla i ka komt ne prone private.

                            2. N
                              Nga fshati titit

                              O mero mire e ke qe po harxhohen shume leke po kush ta beje .DUMANIT dhe te tjeret qe ka ne nen vete ne SPAK dhjesin gjak nga saliu dhe iliri,me thuaj kush po flete per kete pune ku eshte pano sako qe vajti te syri pa dhembe dhe tani eshte me dhembe dhe na cane trapin neper tv.po llapaj ku po fle qe ngrinin popullin ne protest dhe mire benin po keto qe tregon ai shikojne po analistet e famshem ku jane po investigatoret ku jane apo meren me koburet ne porte po pozita e zotit rama po a miza mjere ne se po na ndonje halle spaku te tregon dhembet te saliu,iliri,rama bejne shuren ne brrrrrrek.

                              1. N
                                Nga fshati titit

                                O mero mire e ke qe po harxhohen shume leke po kush ta beje .DUMANIT dhe te tjeret qe ka ne nen vete ne SPAK dhjesin gjak nga saliu dhe iliri,me thuaj kush po flete per kete pune ku eshte pano sako qe vajti te syri pa dhembe dhe tani eshte me dhembe dhe na cane trapin neper tv.po llapaj ku po fle qe ngrinin popullin ne protest dhe mire benin po keto qe tregon ai shikojne po analistet e famshem ku jane po investigatoret ku jane apo meren me koburet ne porte po pozita e zotit rama po a miza mjere ne se po na ndonje halle spaku te tregon dhembet te saliu,iliri,rama bejne shuren ne brrrrrrek.

                                1. S
                                  SHBAisti

                                  O merushe sylarushe. Te kam pyetur disa here, per ke SHBA e ke fjalen? Se per ate qe njoh un si rruhet as per eskobar as per zonjen qe ha bar

                                  1. L
                                    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                                    Kete enigmen e parave te saliut qe nuk mbarohen,nuk po e zgjidh edhe karian cani

                                    1. D
                                      Dumani i korruptuar

                                      Nje milion euro per Salihun jane pare xhepi Ai ka vjedhur me shume se cdo politikan ne Europe dhe llogaria e tij permban mbi nje miliard euro. Shiti per skrap gjithe industrine,ushtrine ,enertgjitiken dhe cfare i ra ne dore SPAK nuk merret me kete hajdut kriminel po merret me gjera fare te pa rendesisshme

                                      1. H
                                        Hallah hallah

                                        Sic na e shpjegon ti Mero duhet te behemi me merak se ku i gjen parat Rama me Lalin qe i kane dhe me te shpeshta takimet, mitingjet, daljet ne TV etj! Apo qeveria dihet qe vjedh, do thoshe dhe ti. Qe femijet e Saliut nuk i lane kusur periudhes 2005-2013 kete e di dhe bufi si i thon fjales. Vodhen, plackiten dhe vrane sa u desh qejfi dhe gjemb su hyn ne kembe. Se sic duket i mbron pikerishte Rama qe u jepka dhe leje shumkatshesh, sic pohon ti vete. Derisa ndertuesit e tyre marrin leje dhe me e fundit qenka dhene per njerin prej tyre i bie qe Rama qenka bashke me ta. Dhe ben sens, biles shume….!

                                        1. M
                                          Muhamet Veliu- Fantazma e Kievit

                                          Mëro I Pështanit !! Mos harro editorialin për Bejkon sot. Ka lezet Tema. Ymeri I bën gojore Lulqimit, Alibythës edhe Bejkooo karit. Aferim Ymer Gël Baze

                                          1. M
                                            Mulla Mercedesi

                                            Baton Stanishiqi nga Drenica. E kishin zgjidh Baton Stanishiqin nga vargonjt. Kërcëllonte dhëmbët e ngërdhucej, shkumonte e zhurmonte ata që donin të nxirrnin në pah krimet e pasluftës. E kërcënonte “Horrin” në një televizion paçavure, sepse ia paska nxjerr të palarat dikur. Ia kishte ndërsyer disa herë hijet e natës. Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshtte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi. Baton Stanishiqi nga Drenica prapë është në siklet të madh: të pastron të palarat e shefave të vet.  Por po çatallohet si bulldog kur po merr zjarr. Lidheni, o burra, pjellën e Stanishiçit se, mos e kafshon dike në vend të keq. Jau qiftë robtë Albin Kurti.

                                            1. K
                                              Komunistet follco

                                              Ore ne i dim skemi ctju bejm PO TI PSE NUK SHKRUA DHE PER PYKEN APO JA LAN BREKET

                                              1. L
                                                Lapa Zone

                                                Keto artikuj kunder Berishes jane bere boze ku mbidhen vetem miza qe bej mut dhe jo mjalt! " Po he do thoni ju- ku keni qene ? Une ketu kame qene dhe ketu do te jem edhe pas vdekjes do te thote Berisha dhe sa i sha gjalle, me hengeret mootin! Edhe une sa i sha gjalle Enveri i hengra mootin dhe i piva shurren! do thote Berisha! Morali ? -Ky stan kete bulmet ka! Ju befte mire torta e 100 vjetorit te Panvarsise tek Pallati i kultures! Skeni turp as nder as burreri, as intelekt per tu ber si europian!

                                                Lini një Përgjigje