Një lajm më shumë për njeriun që prishi institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri 

17 Prill 2023, 18:16Editorial Mero Baze

Zonja Glover, ekspertja e pamposhtur e zgjedhjeve shqiptare prej vitit 1996, ndoshta nuk do të ishte bërë aq e famshme sikur të mos ishte Sali Berisha në politikë. Vendosmëria e saj për të diskretituar zgjedhjet e vitit 1996 dhe rezistenca para presioneve diplomatike për të mos e rrumbullakosur dorën në raportin e ODIHR për zgjedhjet, janë në të vërtetë goditja e parë më e rëndë që Sali Berisha ka marrë në arenën ndërkombëtare, pas së cilës u izolua, derisa u largua nga pushteti në vitin 1997, duke djegur Shqipërinë.

Në stilin e tij alla shqiptar ai u përpoq të ndërtonte disa teori konspiracioni për të, por më e “forta” që gjeti Genc Pollo duke gërmuar nëpër gazeta, ishte se kishte punuar në fushatën e kandidatit për president Dukakis në vitin 1988 dhe meqë ai i përkiste lobit grek në origjinë, kjo anglezja quhej e rekrutuar nga grekët kundër Berishës. 

Ngjan shumë banale tani, por kaq arriti të gjejë. Përfytyroni dhe fytyrën tinëzare të Pollos kur ja shkruante në letra të verdha këtë “fakt”, duke llogaritur që Berisha do ta përdorte dhe ai do shijonte stuhinë mbi të.

Prej atëherë, sa herë në Shqipëri ka zgjedhje vendimtare politike për Berishën, zonja Glover shfaqet e heshtur, e hekurt dhe cinike në misionin e saj si vëzhguese e pamposhtur zgjedhjesh.

Por sot ka qenë një ditë dhe më e veçantë për të. Në kulmin e izolimit ndërkombëtar të Berishës, ajo i ka trokitur në zyrë. Mendoni për një moment, që njeriu i cili nuk i ka hapur derën numrit 2 të administratës amerikane Timotheu Ëorth në vitin 1996, për shkak të raportit të Gloverit, sot gëzohet që i troket vet armikja e tij e vjetër.

E dimë të gjithë që është një procedurë teknike takimi me aktorët e zgjedhjeve nga shefja e misionit të vëzhgimit. E dimë të gjithë po ashtu se çfarë mendojnë për njëri- tjetrin të dy bashkëbiseduesit. Nuk ka asnjë të panjohur nga një takim teknik, përveç cinizmit të një anglezeje, që gjen rastin të bëjë një lajm më shumë për njeriun që ajo i ka kushtuar gjysmën e jetës profesionale për t’ia bërë zgjedhjet makth. 

Natyrisht ajo nuk reagoi kurrë me emocion kur ky e sulmonte, e akuzonte, e shpallte agjente dhe armike të Shqipërisë. As tani nuk bën komente për të.

Duke i trokitur në derë, në ditët e tij më të këqija, i izoluar dhe braktisur nga ndërkombëtaret, në një përpjekje për të mbijetuar si anti-perëndimor përmes zgjedhjeve, natyrisht zonja Glover ka parasysh se vizita e saj e gëzon Sali Berishën, aq sa gëzon një kafshë të vetmuar në vathë, vizita e ujkut. 

Është një vizitë për të treguar se çfarë është pas 27 vjetësh nga vjedhja e parë e zgjedhjeve Sali Berisha. Është një njeri që vazhdon të vuajë atë që ka nisur 27 vjet më parë kundër SHBA, kundër ODIHR dhe mbi të gjitha, kundër sistemit të demokracisë në Shqipëri, si minues i madh i saj. 

Që ta kuptojmë këtë, duhet një vizitë si kjo e zonjës Glover, e cila duket se nuk ka ndërmend të iki nga kjo jetë, pa certifikuar çdo orë të keqe të Sali Berishës në jetën e tij politike. Si kjo e sotmja.

26 Komente

  1. u
    uskania

    Takohen dy pleqtë rrjedhur.

    1. S
      Sejmen Kuliçahmetbathorja

      Kësajë rradhe, do ti këndojë kulufruthin Sali Berishës dhe Ilir Metës.

      1. k
        koment

        Shqiperia nuk eshte Amerika latine ku Amerika gjeti shesh dhe beri pershesh. Nuk te dikton miku te dalesh nga shpia jote por te mos hysh ne te tijen dhe shkaku ishte korrupsioni Rama-Mekgonigal. Po ka bythe Edveri te gjej provat dhe te mos na caj trapin. Nese ky popull nuk del masivisht ne votime kunder kesaj klike hajdutesh neser mos u ankoni ku se paku bileta e urbanit behet 50 lek. Pastaj do thoni na hodhi siren Edveri si Enveri 45 vjet.

        1. N
          No komenti

          Ti "koment", të ka mbetur ora tek Enveri që ka 4 dekada që ka ikur nga kjo botë . Shqipëria është vendi më pro amerikan në Europë dhe nuk ka ndërmend të shkojë pas mendjes së sklerozuar të Sali Viçidolit . Ti që të pëlqen , përkëdhele sa të duash dhe ku të duash , po në emër të shqiptarëve për interesat e Saliut nuk të shkon të flasësh , jo për ndonjë gjë po do të të barazojnë me 'të . Ai e ka prerë biletën , po të pëlqeu shkoj mbrapa .

      2. L
        Ladi

        Qe Saliu e ka humbur marredhenien me perendimin: kjo eshte mese e sigurt.. Zonja qe i dha grushtin e pare, tani luan me te ashtu siç luan macja e ngopur me miun gjysem te ngordhur; dhe kjo ben mu, nuk do as mend e as kalem.

        1. E
          Evisa

          Ju e torolisni sipas interesit politik të momentit, zoti Baze, por zonja Glover vepron ashtu siç duhet të veproj çdo njeri me nder dhe ndërgjegje në detyrën që i është besuar. Ajo ngjan si një mjek, i cili qoftë edhe përballë armikut të tij më të madh, bënë detyrën, e ekzaminon me kujdesin më të madh për t'a shëruar. Kaq është e gjitha kjo, çdo qëndrim tjetër ndaj veprimit të zonjës Glover është thjesht një përpjekje dhe tendencë për t'a zhveshur nga morali këtë qëndrim. Këtë bëni dhe ju zotëri, mundoheni për arsye politike t'a zhvlerësimi qëndrimin e saj. Natyrisht, nuk e bëni hapur, por me sofizma mundoheni të mbuloni pezmin tuaj pse zonja i lejoi vehtes të takohej me një të përdalë si Berisha.

          1. E
            Engjell

            Mero pordha, glover nuk eshte shqiptare. As ke per ta kuptuar ndonjehere ti dhe jashteqitje te tjera qe te ngjajne ty se cdo te thote te besh detyren me profesionalizem.

            1. 1
              1234

              Engjell, komenti jot shume profesional, mban pak ere fekale por rendesi ka qe ti i perzjen mire opinionet me pordhet.

              1. L
                Latif Dreqi.

                "Engjell"! Ashtu me profesionalzimin qe shkelqen tek Sali pordha.

              2. F
                FCB

                Qeke merzitur shume qe Glover paska takuar Salen Merroo...mos u cudit, do degjosh shume , e deklaru AI merro, pervec kimetes e cila spo le gur pa levizur per ta takuar Salen , te gjithe te tjeret mund ta takojne , megjighese varet dhe nga Axhenda e Komandantit , mgjth ti e njeh mire merro se i pastroje kepucet cdo dite :))

                1. M
                  Maria

                  Nuk kane te mbaruar Haxhiqamilistat dhe salibanet ne Shqiperi: maloke tribale te pagdhendur!

                  1. F
                    FCB

                    Maria shpirt , edhe pse nuk jam qe sdo e kisha fare problem edhe sikur te isha si " malok " si "lab" , komenti yt tregon qe ti je nje rilindase rraciste injorante , te gjithe jemi Shqiptare por ti nuk ke si e kupton kete sepse je e varur nga 400 mije lekeshi i rroges qe merr ne muaj dhe une ta qaj hallin se te duhet per te jetuar . Ka plot pergjigje te tjera pershembull per komentin tim , por ti kaq di e kaq thua , ose te mungon argumenti sepse je e paditur ose ke nicke te tjera dhe ske kohe tu pergjigjesh te gjitheve me argumenta dhe pa fyerje , nejse se u zgjata pak si shume por te dhashe te kuptosh qe ti dhe disa te tjere qe paguheni nga rilindja per komente duhet te dini se jeni bere qesharake .

                2. R
                  Realisti

                  Zonja erdhi e I tha ...Ç'kemi Salë? A më mban mend? Jam unë non-grata jote. Kam ardhur të çertifikoj zgjedhjet si dikur kur më përzuri ti. Veçse tani kam ardhur edhe me një mision tjetër. Të çertifikoj fundin tënd në politikë.

                  1. T
                    Ton

                    Po mire o Mero..ai e prishi jam dakort...po ju pse nuk po e rregulloni...kuj ju ndalon?

                    1. T
                      TafuS KUTDUSHI

                      O Engjëlushkë, vetëm “engjell” siç e shkruan nuk je. Je çdo gjë negative që mund të jetë, që nga jashtëqitjet e deri tek sonilmeçane, andbushat’huni, toslubopordha apo mutsihanet e tjera si satelitë të poshtëruar të Sali Berishes dhe Ilir Metaj.

                      1. S
                        Sara

                        Takimi i Glover me Berishën i jep atij mundësinë për ta shfrytëzuar si takim me përfaqësues ndërkombëtare. Ai e di mirë se çfarë është por për propagandë e shet si ti interesojë Berishës. Duke treguar që nuk eshte i izoluar...

                        1. K
                          Kristos Pidhiaqisos

                          PS-ja eshte serbe dhe ju jeni si puna e mizave te bytha e kalit. Mos më keqkuptoni sepse nuk jeni as mizat dhe as kali por ajo lënda te bytha e tij. Por qe nejse keto qe thashe une jane te koklavitura dhe plot Kontradikta edhe per mendjet me gjeniale te kesaj toke, nuk jane per ju qe e mbani koken tere diten tek bytha e Rames.

                          1. U
                            UNE

                            Me shume se zonja Glover, je ti Mero, qe po ja nxin jeten kafshes se Vicidolit. Bravo !

                            1. p
                              per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                              Meqe po shoh se paska permend ate djegjen e Shqiperise ne 1997 - "...rrebelimi komunist qe dogji Shqiperine ne 1997 u drejtua kunder nje qeverie legjitime ..." jane fjalet e ketij qe sot ka kete arnuar kete editorial, natyrisht atehere kur i mbante mollaqet ne tjeter preher pushteti.

                              1. L
                                Luani

                                Më shumë se të gjithë o Mero djali, kanceri i vertete i non grates je ti me artikujt e tua cinike , mëse te verteta , me fakte panumërta, të shkruara me përçmim ndaj harbutëllëkut, vulgarizmit, barbarit, qe edhe bukë hs me dore, i filmuar disa here .. keep going , sa të çmëndet me adhapë..!!

                                1. S
                                  Sotiris arqidhjaqis megale elpidha

                                  O Z MERO .... PO ME KETO KOPILA QE KA NXJERRE PLAKU MENDERE SI KLONIM SE JANE BERE SHUME SI DO VEJE HALLLI ... I BIE QE DHE STERNIPAT E TU E TONET DO MEREN ME KETE FARE TE KEQE QE KA RRENJET THELLE NE KET VEND. DUHET QE TE NA VIJE NJE PROFET TE NA HEQE KETE MALLKIM SE NDRYSHE DO SHPERNGULEMI TE GJITHE KETU E TE HARROET KY VEND E KY POPULL.

                                  1. q
                                    qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                    Pas 10 vitesh te Edi Rames ne pushtet absolut kur Shqiperia ka anembane varferi e shpopullim e Ekonomia eshte ne vdekje klinike, c'do perpjekje akoma per ta fshehur kete realitet me ate parrullen e vjeter "Fajin e ka Saliu" eshte sa qesharake aq dhe pa vlere.

                                    1. K
                                      Kristi

                                      Mero si gjithmone i sakte...

                                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                        Zonja Glover është nga ato pak gra të fuqishme që nuk e trëmb asnjë kurth i ngritur nga ustallarët e politikës. Ja ku jemi të dy ballë për ballë,ti i fshehur me fytyrën e Metës, unë me parimet e demokracisë perëndimore.

                                        1. T
                                          Tuti Kani

                                          Berisha eshte katandisur si kafshe e ngordhur, takimi i zonjes Glover me Sali malokun pas kaq vitesh pa u pare eshte domethenes ! " Ja ku jemi o dhelper plak, ku jam une dhe ku je ti!" Pas ketyre zgjedhje do shkosh ne Hale! Te kam paralajmeruar qe votat nuk vidhen!

                                          1. B
                                            Bozhigradi

                                            Zoteri Mero, Berisha eshte sot nje faktor ne politike. Dhe Ju dhe te gjithe si puna jote po ju mban me buke. Qenka shume i forte. Dhe i madh, natyrisht. Ai eshte ne loje. Ju jeni ata qe e komentoni. Dhe merrni racionin e dites duke e komentuar Berishen. Une nuk jam berishist. Une jam nje shqiptar i zakonshem qe e respektoj Berishen per ate qe eshte. Ashtu sikurse e respektoj edhe Ramen qe eshte sot per sot kryeminister i popullit tim te dashur shqiptar. Edhe i sulmuar padrejtesisht nga deejtime te ndryshme, Berisha si vetem Berisha, po u ben te mira shqiptareve. Eshte futja e tij ne lojen politike qe e detyroi zotin Rama te beje premtimin e dyfishimit te rrogave pas nje viti. Vetem kaq me mjafton te them qe Berisha eshte shume i dobishem per shqiptaret.

                                            Lini një Përgjigje