Drejtuesit e Partisë së Lirisë i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të shënojnë Sali Berishën si kryetar të koalicionit, në përpjekje për të shmangur vendimin e pritshëm të KAS, që detyron KQZ të shënojë emrin e Ilir Metës si kryetar të koalicionit.
Duke e parë të pashpresë situatën dhe duke llogaritur që në fletën e votimit do ishte udhëheqës Ilir Metaj, drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë”, pranuan si e keqe më e vogël emrin e Sali Berishës, në raport me atë të Ilir Metaj.
Po përse gjithë kjo fobi nga demokratët e Berishës për emrin e Ilir Metaj?
Nga pikëpamja politike e gjitha lidhet me vet ndërgjegjësimin që mbështetësit e Berishës dhe vet Berisha e Metaj kanë për alergjinë e elektoratit të PD për Ilir Metaj. Duke qenë një aleancë e cila lidh fort Berishën me Metaj për hallet e tyre personale, por jo dhe mbështetësit respektivë të tyre, ajo është një aleancë krerësh, një marrëveshje okulte e dy njerëzve për hallin e tyre, që duan të përdorin një fushatë elektorale për të rezistuar ndaj problemeve që kanë.
Kjo aleancë logjikisht është një aleancë që dominohet politikisht nga Berisha, pasi Berisha është i pranueshëm për pakicën e Ilir Metajt, por Ilir Metaj është i papranueshëm për shumicën e Berishës. Por problemi ligjor që ka Berisha me mungesën e një logoje partie po e detyron atë për pirueta të tilla, duke e dorëzuar identitetin e forcës së tij politike tek Ilir Metaj.
Nga pikëpamja juridike kërkesa e Partisë së Lirisë është e pambështetur dhe e papranueshme në asnjë formë.
Me gjithë përpjekjet e Celibashit për t’i çoroditur me procedurë dhe për t'iu referuar marrëveshjes së koalicionit si e ka përcaktuar Berisha, situata juridikisht është e qartë. Kodi Elektoral të detyron të shprehesh në marrëveshje për partinë udhëheqëse të koalicionit dhe emri i kryetarit të partisë udhëheqëse shënohet në fletë sipas një vendimi të unifikuar të Kolegjit zgjedhor.
Berisha nuk është parti, është komunitet politik. Ai nuk ka asnjë logo zyrtare dhe asnjë vulë zyrtare të ndonjë subjekti. Ai shpresonte të merrte me dhunë logon dhe vulën e PD, por e humbi në gjykatë. Kështu që ai përfaqëson një komunitet elektoral, që është i papërfaqësuar ligjërisht. Ligjërisht ai përfaqësohet nga aleanca mes Ilir Metës dhe Vangjel Dules.
Edhe nëse Celibashi nuk e ka shfuqizuar nga marrëveshja praninë e Sali Berishës si kryetar partie, e bën lehtësisht KAS me një vendim. Ata nëse duan, mund të shpallin parti udhëheqëse dhe Vangjel Dulen dhe ta vendosin emrin e tij në fletë, nëse u vjen turp nga Ilir Metaj, por Sali Berishën nuk e vendosin dot, se nuk është askush ligjërisht.
Është pikërisht ky realitet që Berisha e Metaj e njohin mire, që i ka detyruar të depozitojnë dhe ata në KAS një ankesë për heqjen e logove të partive nga fleta e votimit, sipas parimit, meqë e dimë që nuk e duan logon tonë, mos të keni as ju të tjerët logo.
Gjithë shqetësimi i tyre është se njerëzit mund t’i tërheqë logo e PD dhe të votojnë atë. Por kjo natyrisht kërkon ndryshimin e Kodit dhe nuk është një vendim që e merr KQZ apo Kolegji Zgjedhor.
Bezdia që kanë demokratët nga emri I Ilir Metajt dhe logoja e koalicionit të tyre është një problem që ua ka krijuar Berisha, nga pazari personal që ka me Ilir Metajn. Ai ka vendosur të bëjë me të martesë për letra. Tani koalicioni “Bashkë fitojmë”, i ngjan një burri që është martuar me Ilir Metajn për letra, por tani pasi ka mbaruar punë do t’i heqë emrin nga letrat. Nuk është aq e lehtë. Edhe martesat për letra kanë koston e tyre.
Ska probleme martese ktu mer pis mashkull. U munduat me gjithe metodat qe PD e Berishes te mos LEJOHEJ te futej ne zgjedhje dhe tani qe Berisha ja u dhjeu gjithe skenaret, gazetaret bythlepirsa te rilindasit me ne krye Meron jane terbuar fare qe nuk ju dolen parashikimet e bera neper studio dhe kane humbur çdo lloj profesionalizmi duke shkruar marrezira.
Zbrit nga pema o shpellar
Shqiptare "Trima". Ju qe e keni kaparosur nje vend pune ne administrate apo ne bashki. Ju qe kontot bankare i keni bere kukurec dhe punet ne keto dite kiameti po ju ecin jo keq. Ju qe kur ju bie halli ne dere i keni do pare me shku te Higjiia apo te Amerikoni. Ju qe i keni kalamojte nder cerdhe e shkolla private. Te gjithe juve qe lehni portaleve ne mbrojtje te dobicit te Anadollit Edver Rama turp t'ju vije. Ju nuk jeni shumice. Ju jeni pakice e shitur per placke e jo per Shqiperi. I mbai uturakun Edverit derisa te kete nevoje. Te lindur per uturak dhe jo njerez me shpirt te lire. E kam votuar Edverin kur mendoja qe do sillte ndryshimin por nje dobic ne tru nuk mundet te beje ndryshimin.
Haa- haa ,ti që je vet për një kontroll te psikiatri . Kjo puna e Bërishës është si martesat fiktiive që bëjnë emigrantët për të marë nënshtetësinë e vëndit ku kanë emigruar. Si u katandis i ziu Bërisha ,që ta mëshirojë i korruptuari ( si e ka akuzuat Bërisha) dhe t'i bëj një "çelibrim " në zyrat e Gjëndjes Civile që quhet KQZ .
Jo vetem zbrit nga pema shpellar, por shko tek bythe e fikut se po lind dobiçin sheqere kurva qe i poftisi vendit kete gjalles antihumane kriminale!
Berisha i ka vënë me doren e vet Alibeajn , Bashën e të tjerë. Statutin dhe rregullat e partisë demokratike i ka bërë vet. Tash ai bërtet kapeni hajdutin nderkohë që bëhet fjalë të respektojë rregullat dhe ligjet. Po mjaft me këto gomarlliqe. Është ai hajduti.
Sa kar qe je o i shkrete. Ti dhe t'gjithe katnaret debila qe kujtoni se e rrun njeri per Berishen dhe gjasme po e pengojne te marri pjese ne zgjedhje. Sa shume rendesi i jepni vetes...
Krahas shprehjes bukur se Berisha eshte martuar per letra me Meten ,e pelqyeshme eshte dhe shprehja qe ju thoni (citoj)Berisha është i pranueshëm për pakicën e Ilir Metajt, por Ilir Metaj është i papranueshëm për shumicën e Berishës.(fund citimi) * Ajo qe me tremb me shume eshte marifeti I votave te gabuara ne kutite e mallkuara te Arvizuse me menge te perveshura te majit 2011 qe I fituan 2 vrases me magjine e Arvizuse kur gjaku ne boulevard ishte I pathare akoma ..po sot ? . Nuk eshte rastesi qe fill pas takimin me Damen Plake Glover shikojme qe Salihi po tenton te arrije dhe shkallen e fundit te disinfektimit te te tij nga Non Grata e dyshimte e 2B-ve te WDC. . Fabula e komentit tim eshte; Nese ne 8 maj 2011 fitoi Bash kriminel Berisha i burrit te shtetit te te ziut Arvizi me vota te gabuara ne kuti te mallkuara..as zoti vete nuk e ndalon me Usaliun te arrije ate qe eshte vendosur prapa kuintave te bodrumeve te ambasadave apo sherbimet inteligjente tentakulat e te cileve jane futur neper media dhe komisione zgjedhore.Si qytetar amerikan jam pambarimisht I befasuar nga Non Grata e Biden-Blinkenit qe ne nje fare menyre ose plaku Saliu po I sfidon bashkmoshataret e shtepise bardhe ose eshte loje e WDC me Usaliun e tyre..
Po tallin menderen si Celibashi ashtu dhe Metaj , ne duam të t’ë ndihmojmë , po ja që s’na lejoka ligji !
Përpjekjet e fundit të Berishës dhe Meta/j për të "hequr non grata", ku Berisha të futet në zgjedhje me miratimin e tij. Bashkimet mekanike të dy partive nuk funksionojnë.
Mero je i madh, por kush është burri nga këta të dy, se asnjerit nuk i punojnë. Duke bërë letrat e kurorëzimit, dy ngrihen dy palët e fëmijëve për të ndarë pasurinë.
Me demek, Mona eshte nje prostitute, ta quajme , nga Teksasi . Vicidoli, nga Vicidoli, si non grada , martohet me Mona Meta/j , ben celebrimin dhe keshtu behet me letra amerikane. Sipas ligjit ate s'e pengon askush te hyje ne Amerike. ( Nuk po vazhdoj me tej t'i mesoj si mund te shpetojne nga nongrada. Le te me paguajne me pare ).
Salikadavra refugjat, shpreson te legalizohet duke u martuar me Like kokelopen
Kryetarin e nje koalicioni ne zgjedhje u dashka ta emeroje KQZ? Marrezia nuk ka fund ne kete Rilindje Arnaudistani. Kryetar i nje koalicioni eshte ai qe koalicioni regjishtron ne zgjedhje. Nese shkohet der aty sa te emerohen kryetaret e koalicioneve nga nje ish-minister i pushtetit me detyre Kryetar i KQZ, kjo eshte sa qesharake dhe turpshme bashke.
Ti ligjerishti!! Nuk po e cakton as KQZ dhe as KAS kryetarin e BF-se. Duhet ta caktojne ata vete, por duhet te jete kryetari i njeres nga partite pjesemarrese te koalicionit, dmth ose Ilir Metaj ose Vangjel Dule sepse saliu nuk njihet LIGJERISHT meqe deshe te flasim LIGJERISHT.
Ti "dakord"...meqe do te flasesh ligjerisht, atehere meso se Ligjerisht nuk ka asnje detyrim percaktimi per koalicionin se ke te kete Kryetar. Dhe kur Ligji nuk e thote ate qe ti shkruan, pra qe Kryetari koalicionit te jete detyrimisht edhe i nje Partie, atehere lejon qe koalicioni e zgjedh vete Kryetarin ate qe ai do.
Kjo na kujton kohen e Enverit, qe per te bere pashaportizimin ne qytet ishe i detyruar te martoheshe me nje putane qe banonte ne ate qytet qe ti deshironje te shkoje.
Mero , nje pyetje - Po ai te cilit dikur i ke botuar ate Kartelen e Psikopatise si u martua me Ilir Meten ne 2013 kur ne 21 janar 2011 me nje video Meta-Prifti nderseu tere malokerine e sjelle me pagese nga Tom Doshi mbi gardhin e kryeministrise? Sa per ta freskuar kujtesen - Ai qe e zgjodhi me pas Meten per Kryetar Kuvendi e ...President te Republikes! Pra AI si u martua me Meten meqe sot paske marre persiper punonjesin e gjendjes civile.
bjeri anash se drejt nuk ke aftësi për ts kuptuar.Politika është si shahu.Do falësh ose do sakrifikosh një figurë për të bërë mat. Mësoje shahun të kuptosh dhe politikën.
J
J
Mero Baze, si u bo ajo pune e asaj "Dosja I.M." qe plaset duke thene se eshte e Ilir Metes? Ku vajti gjithe ajo pordha madhe me "Ilir Meta ish-spiun Sigurimi me ate Dosja I.M. "? Sepse dreqi ta haje parlamenti beri edhe ligj qe ndalonte ato ish-SPIUNET me dosje qe te ishin Kryetar Partie. Tani pra qe Ilir Meta u regjistrua ne zgjedhje si Kryetar partie, ose nga Rama i pari e der ti i fundit ja keni fut pordhes kot, ose Pordha e madhe e juaja, ajo "Dosja I.M." ka grisur breket e veta...
J and B - Loja e Shahut nuk ka asnje lidhje me qendrimet pro-Meta e anti-Meta te Edi Rames. Ato kane emer tjeter, quhen bythperdredhje.
Mero, meqe sot ke shkruar per Martesat, neser shpejt nje shkrim per Divorcet...(si p.sh. ate Divorcin mes Edi Rames me Matilda Makocin kur sic ke shkruar dikur edhe ti vete, ka patur si shkak atesine e Grigorit...)
Mero ka filluar filtron komentet, po ben censure si Bolino. Shenje è keqe per ripjelljen, do mbeten me lopata ne dore
mero je nje ipaguar keq kete edin shqiptaret mir, por etika per te shkruar nuk duhet ta ndryshosh un jam nje qytetar qe nuk thye dot njeri por ti more burr e meriton çdo gje qe ka fjalori yne .surrati juaj e jep mir se kush jeni ne te vertet ndaj mbaje pak veten se ....................,.