Zëdhënësja e Sali Berishës reagoi sot ndaj vendimit të djeshëm të KAS në KQZ, mbi vendosjen e emrit të Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke e quajtur vendimin “një përpjekje për të minimizuar staturën e drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z.Sali Berisha...".
Deklarata nuk lë shumë vend për hamëndësim. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e quajnë as më shumë, as më pak, por thjesht një përpjekje për të fyer Berishën dhe për t’i ulur atij staturën në public, duke vendosur emrin e Ilir Metës.
Reagimi është i sinqertë dhe i besueshëm për të gjithë ata që e dëgjojnë. Në perceptimin e të gjithëve, vërtet Berisha është më i rëndësishëm dhe më i fortë si politikan se Ilir Meta.
Por zgjidhja që ka bërë KAS është ligjore dhe jo politike. Vendimet që merren aty, nuk merren në bazë të performancës politike, por në bazë të certifikimit juridik.
Por nga ana tjetër deklarata e zëdhënëses së PD lë për të dëshiruar sa i përket lojalitetit që Meta ka treguar me Berishën në gjithë këtë histori.
Së pari, Meta pranoi të mos nxjerrë kandidatë në zgjedhje por të mbështesë kandidatët e Sali Berishës të nxjerrë nga procesi i primareve. Vetëm në katër qytete Meta ka infiltruar kandidatët e tij, çka përbën një shenjë të fortë lojaliteti me Berishën.
Së dyti, Meta nuk hezitoi të bëjë koalicion me Berishën kur ai mbeti pa vulë dhe pa legjitimitet politik, duke sakrifikuar listën e këshilltarëve bashkiakë që kishte përgatitur për zgjedhje, sipas kontratës fillestare me Berishën.
Ndërsa aleatët e tjerë Duka, Mediu dhe Shehi, ruajtën listat e tyre dhe po mbështesin kandidatët e Berishës, Meta përgjysmoi dhe listat e këshilltarëve bashkiakë me të.
Së treti, Meta ndryshe nga aleatët e tjerë, ka marrë qëndrim kundër SHBA dhe çdo aleati perëndimor që sulmon Berishën, përfshi dhe Britaninë e Madhe. Ai ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve që janë vendosur nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Berishës dhe familjes së tij si familje e korruptuar, duke rrezikuar shumë nga reputacioni i tij, edhe ashtu i njollosur rëndë nga skandalet e veta.
Praktikisht Meta është aleati jo vetëm më besnik i Berishës, por dhe njeriu që nuk ka komplekse të njehësohet me të.
Edhe në procesin e kontestimit që KAS pati ndaj fletës së votimit, Meta u tregua shumë luajal. Ai pranoi të mos kishte emrin e vet dhe më pas të vendoste dhe emrin e Berishës. Thjesht nuk ja doli dot për shkak të korrektësisë ligjore të KAS.
Tani Berisha ka plot arsye të ndjehet i zemëruar me KAS, të ndjehet mirënjohës ndaj Celibashit, por jo të ndjehet i fyer se Meta ka zëvendësuar emrin e tij në fletë të votimit. Ky është një proces ligjor që Berisha ja ka ditur fundin qysh kurse e ka nisur shkatërrimin e PD. Thjesht ka besuar më shumë se ç’duhet tek fuqia dhe pushteti i tij.
Tani të paktën të bëjë kujdes të mos fyejë të vetmin njeri që i ka qëndruar besnik në këtë histori. Ilir Meta/j.
Plotesisht dakord kete rradhe, nuk eshte emri i koalicionit qe krijon apo zgjidh probleme. Dhe Meta eshte treguar shume korrekt deri me sot.
Nuk ka si te jete Berisha kryetar i koalicionit sepse ai nuk ka parti prandaj i takon Metes
Çudia do të ish sikur Metajt t'i hapnin dosjen para datës së zgjedhjeve! Vërtetë do të ishte shumë interesante të merrej vesh se si do të reagonin foltoristët pas një veprimi të tillë. Nëse nuk do të kishte fare ndikim, atëhere mund të thuhej me plotë gojën se ndjenja e lirisë as që ekziston në dejet e këtij populli. Sidoqoftë hapja e dosjes së Ilir Metajn as që mund të mendohet se do të hapej ndonjëherë, kjo ka për të qënë thjesht një utopi përsa kohë PS drejtohet nga Edi Rama.
Berisha e kishte shumë të lehtë për të shkruar emrin e tij. Të regjistrohej në gjykatë si parti politike dhe do të kishte edhe vulën edhe logon e partisë. Atij thjesht nuk i interesojnë dhe tani ben si i viktimizuar.?!
I nderuar zoteri Mero. Me menyren si po beni diversion te qellimshem per te dobesuar njerin krah ne interes te krahut tjeter ne politiken e brishte ne Shqiperi, ju po i beni atentat me menyren tuaj demokracise shqiptare. Ju po helmoni perdite mendjen e shqiptareve qe ju besojne dhe lexojne gazeten tuaj. Kjo eshte armiqesore, jo aktiviteti politik i opozites. Fale zotit i shoh gjerat si i jashtem, dhe me vjen keq per ata shqiptare qe genjehen me editorialet e tua. Dhe helmojne mendjen, sigurisht. Ne qofte se veme ne balance te keqen e Berishes dhe Metes nga nje ane, dhe te keqen qe ju dhe si puna juaj qe helmojne me qellim mendjen e shqiptareve, mua me del qe e keqja juaj eshte shume me e madhe.
Të keqen e Berishës e kanë parë jo vetëm shumica dërmuese e shqipëtarëve por edhe SHBA, Britania e Madhe që e kanë shpallur Non Grata dhe Eurapa, që praktikisht ka ndaluar çdo lloj mardhënie me të. Më vjen keq për ty, pe Bozhigradi, që i shikon gjërt "si i jashtëm", dhe nuk e ke parë të keqen e tij. Ti qofsh!!!
O timo, nuk e kupton apo bën sikur nuk e kupton!? Gjykoje që nga emri, Bozhigradi, i cili është puro sllav apo Jugosllav, andej nga Saliu dhe gruaja e tij kanë genet. Pra çfarë mund të presësh prej tyre?
Te keqen e mendjes bozhigradi,si i jashtem qe je te rujt zoti
Aaa..mos e vrit menjen per kete , bashke me adminet nuk e lexojne me shume se 25 vete ne dite , keshtu qe pervec se veten e vet ska ca me helmu tjeter .
Zgjedhja qe ka bere KAS nuk eshte aspak ligjore por eshte politike qe e dekonspiron ate KAS si vegel nen urdhera te qeverise. Shko e lexo ligjin e aty do shohesh se kryetarin e nje koalicioni e zgjedh vete ai koalicion e jo aspak KAS dhe nuk ka kurrfare kushti ligjor qe ai kryetar koalicioni te jete kryetar i nje partie. Frika nga Sali Berisha po e ben sa paranojak aq dhe qesharak kete pushtet.
eshte Salih Beriha qe ka frike o kokloqe jo pushteti Eshte Salih Berisha non grata dhe pa vule e pa logo jo pushtet Eshte Salih Berisha qe ka vjedhur e vrare jo pushteti..
20 dhjetor 2020 dita nderkombetare e Rinise dhe ne Tirane Policia e Edi Rames vrau pas shpine duke e ndjekur per ne shtepi te riun 25-vjec Klodian Rasha. Pastaj per turpin e saj i vuri nje arme prane qe me pas u vertetua se nuk ishte e tij. Per kete u detyrua nga protestat te dorehiqet ai maloku minister LLESH Sander Lleshi . Ja, ky eshte ai pushteti i Rames qe ka vrare e ka perdhosur edhe kufomen pas vrasjes qe te bindesh or ti Gerti patronazhisti