Zgjedhjet pa zgjidhje në veri të Kosovës 

23 Prill 2023, 19:18Editorial Mero Baze

Kosova bëri sot një provë force për të zhvilluar zgjedhje legale në Veri të Kosovës, dhe ja doli t'i kryejnë, por pa votues. 
Zgjedhjet të cilat pasojnë krizën e nëntorit të vitit të shkuar, kur Albin Kurti tentoi të ndërmerrte një operacion policor ndaj veturave me targa jo legale të Kosovës, nuk i dhanë një zgjidhje politike problemit. Në atë kohë serbët u larguan nga pushteti lokal, sistemi i drejtësisë dhe policisë dhe kërcënuan se nuk do integrohen më në institucionet e Kosovës. Kushti i tyre për të rimarrë pjesë është formimi i Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe largimi i forcave policore të Kosovës nga Veriu i Kosovës. 
Të gjithë aktorët e tjerë politikë përfshi SHBA, dhe vetë qeverinë serbe, e lanë të lirë qeverinë e Kosovës të ushtronte autoritetin e saj, ndoshta për t'i treguar se  zgjedhje  ka rëndësi përfaqësimi real dhe jo procesi formal. Tani procesi formal u krye, incidente nuk ndodhën, por as zgjedhjet nuk prodhuan asnjë zgjidhje. Qeveria e Kosovës e harxhoi fishekun e vetëm që kishte për të vendosur pushtetin në Veri të Kosovës, por kjo “fitore” është humbja reale e saj.  
Pas kësaj më 2 Maj Kurti e Vuçiqi do të takohen për të biseduar për detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe qeveria e Kosovës si detyrim parësor ka nënshkrimin e Asosacionit të komunave serbe. “Bonusi” që SHBA i dha për të kryer zgjedhjet pa zgjedhës në Veri, është një akt politik që e fut qeverinë e Kosovës në borxh të nënshkruajë më 2 Maj për ngritjen e Asosacionit dhe të merret vesh me Vuçiq pas kësaj se kur do bëhen zgjedhjet reale në veri të Kosovës dhe kur do kthehen serbët në institucione. 
Zgjedhjet provuan qartazi se serbët në veri të Kosovës drejtohen nga Beogradi dhe zgjidhja vjen nga avancimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Serbët në veri të Kosovës dhe komunat e tjera me shumicë serbe, janë pengjet e Serbisë në Kosovë, të cilat qeveria e Kosovës as i çliron dot nga Serbia as i nënshtron dot me zgjedhje false. Ajo duhet ta zgjidhë problemin aty ku ka lindur.  
Zgjedhjet e sotme pa zgjedhës nuk janë zgjidhje. Ato janë një kurth për qeverinë e Kosovës, për ta paraqitur para syve të botës si qeveri autoritare, që përjashton serbët nga përfaqësimi real dhe që pas kësaj duhet të vihet nën presion tu jap serbëve gjithçka që buron nga plani Franko-Gjerman ku asosacioni është në krye të listës.  
Nuk di kush është i kënaqur sot nga zgjedhjet në veri, por askush nuk mund të jetë krenar për një paradë mburravecësh që u lanë të lirë të dukeshin sikur bënin zgjedhje.  
Në fakt nuk bën as zgjedhje as zgjidhje. Thjesht kaluan të drejtën në  anën e serbëve për tua bërë më të lehtë atë që nuk po e arrinin dot me forcën e tyre. Tani mund ta arrijnë me ndihmën e “zgjedhjeve” pa zgjedhës të Albin Kurtit në Veri, të cilat në fakt janë triumf i së drejtës për Asosacionin dhe pastaj për një palë zgjedhje të reja. 
 
 

19 Komente

  1. T
    Taulant

    O filozof zgjedhjet ne veri treguan fytyren e vertete te Beogradit. Tani Amerika dhe Europa e kuptuan me ke kane te bejn . Vucici u tall me ata prandaj edhe ata nuk i kerkojn dot me llogari Albinit.

    1. M
      Mal Cori

      Zgjedhjet në veri të Kosovës treguan qartazi se veriu drejtohet nga Beogradi, thotë Mero.......... . Unë do të thosha, se Veriu tashmë i përket Serbisë........... . Kur qeveria e Kosovës aty nuk ka asnjë autoritet, kur serbët nuk paguajnë taksa, as energjinë e ujin, dhe kur administrata vendore, mësuesit, mjekët, deri tek policët, paguhen si nga qeveria e Kosovës, si nga Beogradi, leri fare të bëjnë çtë duan. Të paktën nuk shpenzon nga taksat e shqiptarëve të Kosovës.......................................................................................... . E degjuat Vuqiqin sot. Dita e sotme tregoi se serbët nuk e pranojnë pushtimin, dhe Beogradi do të vahdojë të paguajë rrogat për nëpunësit, do të vazhdojë investimet, për rrugë, ura, kopështe, shkolla, qendra shëndetsore, qendra tregtare, për zhvillimin e bujqësisë dhe industrisë në veri të Kosovës....................................... . Pra, praktikisht siç bën në çdo pjesë të Serbisë............... . Dhe kur Thaçi e Rama bindën Vuqiqin për ndërrimin e Veriut me Luginën e Preshevës, të gjithë gjoja patriotët ju vësulën gati ti shqyenin........................... . Na tani, Veriu ju iku. Dhe bashkimi me Luginën as bëhet fjalë të ndodhë............. . Bile me politikat që ndjek Beogradi, Lugina po shpopullohet nga shqiptarët......... . Në fakt Medvegja dhe Bujanovci, këto 20 vjet është shpopulluar. Ka mbetur vetëm Presheva, i cila për rreth 20 vjet e humbet edhe ajo shumicën shqiptare................................ . Ja pra politika e keqe e patriotëve shqiptarë, të cilët nuk dinë të përfitojnë nga rrethanat e krijuara.

      1. M
        Mal Cori rrespekt

        Mal Cori ke bere nje komente qe as presja nuk levize ..bravo per analozen

        1. K
          Kristo Themelko

          Mal Kari mua mi hengsh bolet sic ia hengret Komandantit per 45 vite me rradhe. M'bahu NANE ti moj Shqypni, se ke djemte n'sllavo-mongoli, labo-vlleheve te Toskenise, na u prin Edvin Dushan Vuçiqi i sllavonise.

          1. A
            Albina

            Ti edhe po nuk qe komunist e bir komunisti, patjetër që do të jesh spiun e bir spiuni.......... . Përse të gjithë duhet të kenë një mendim si i joti dhe nuk lejohet të ketë mendim ndryshe?............. . Përderisa je ndjekës i flaktë i sekretarit të partisë komuniste SRB, të komunistëve Edmond Spaho e Tritan Shehu, të birit të sekrerarit të partisë komuniste të ministrisë të industrisë, Edi Paloka, të bijve të komunistëve Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji dhe që dënon të përndjekurin politik Enkelejd Alibeaj, kështu do të flasësh ....

          2. V
            Visi

            Mal Cori,ajo që bëri Thaqi e Rama ishte një naivitet i madh ,pra një kurth i Serbisë për të zhbërë legjitimitetin e shtetit të Kosovës para aleatëve,sepse kufijtë nuk ndryshohen pa luftë. Ndryshimi mund të të fillonte në Veri e askush nuk d di se ku do të përfundonte. Në atë kohë Ivica Daçiç pati deklaruar se Serbia nuk kërkonte vetëm Veriun por edhd Anamoravën. Nuk e di sa e njeh gjeografinë e Kosovës por Komunat Serbe të Novobërdës dhe Ranillugut i ndan vetëm një brez i ngushtë prej Një kilometri që i takon Komunës së Kamenicës të banuar me shqiptarë. Nëse do të bashkoheshin Ranillugu dhe Novobërda atëherë Serbia do të zbriste në rrugën qarkore të Gjilanit ndërsa komuna e Kamenicës do të izolohej . Prandaj para se të mendohet për ndryshim të kufijve duhet të bëhen gati për luftë me Serbinë Shqipëria bashkë me Kosovën gjë as që i shkon ndërmend "aleatit strategjik të Serbisë,Edi Rama.

            1. K
              Kush kend

              @Mal Cori - Kush të tha se Rama dhe Thaçi bindën Vuçiq-in të shkëmbejnë territoret? Ka ndodhë e kundërta: Vuçiq-i së pari bindi Ramën dhe Rama bindi Thaçin.

            2. T
              TAO TAO TAULANT

              Po kur nongrata Berrisha dhe spiuni I.M nuk moren pjese ne votime treguan fytyren e vertete te Beogradit ?

            3. K
              Kur mendon se je I zgjuar dhe je...trap

              Po pra.Se ti me Saliun nuk ishit pro shkembimi teritoresh por donit qe dhe Presheven dhe Mitrovicen ti administroje Beogradi.Tani ta ka fajin Kurti. Kurti ne thelb ne nje linje me ty dhe Sali Serbin ishte.As presheven se kerkoi dhe as Mitrovicen se ka.

              1. S
                Shqiperia e Dhjere

                Albini eshte vlere ,o kar! Ti je nje plak komunist servile qe jeton ditet e fundit larg atdheut gjer sa te japesh shpirt.Cfare i dhe ti Shqiperise,mer Kar?! Ti ishe spiun dhe ke shkerdhyer plot shoke me spiunlliqet e tua. Ti akoma enderron ate kohe,o koqe i vdekur atje larg ne mergim. Te kame dhjer m'u ne koment o bole kandari.

                1. N
                  Nul Moka

                  Dikur budallën e njifte vetëm fshati apo lagja..... . Tani e njef gjithë bota.......... . Po pse shan o rob i perëndisë? Të mori fund llogjika dhe truri. Mjerë ti dhe ata që ke pranë...........

              2. V
                Vetefundosje organizate terroriste

                Ne nje qender votimi prej 7000 mije votues kishte vetem nje vote dhe ai ishte shqiptare ...

                1. a
                  astrit

                  Ne demokraci eshte vota qe vendos se kush do drejtoje. Qeveria e Kosoves e kreu detyren e saj ne kete pike. Qeveria e ka per detyrim kushteteues te administoje mbrenda ligjeve te veta kete teritore te Kosoves. Serbet le te bejne zgjedhje qe ju pelqen. Bota rotullohet edhe pa Serbet!

                  1. B
                    Bimi

                    Pra zgjidhja e veteme paska qene kembimi i territoreve... ok. Le ta bejne tani.... si thua ti mal cari?

                    1. M
                      Ministria e Jashtme

                      Or Mal-Corrja budallaqe, vetem po te doje Daj Sami behen ato shkembime territoresh, pandaj leri ato traplliqe "...Rama me Thacin paskan bindur Vucicin per te bere shkembime territoresh..." Ne Ballkanin perendimor edhe fryme kur thithin edhe pordhe kur nxjerrin marrin leje tek Aleati Strategjik. Per ta besuar kete shikoni ate Thacin pas hekurave atje ne Hage...

                      1. p
                        pinoku

                        Albini bëri një gabim të madh. Ai kërkoi të vendosë sovranitetin e shtetit të Kosovës edhe në komunat serbe në veri të Mitrovicës. Pra që serbët në këto komuna të njihnin autoritetin e Prishtinës. Dhe kërkoi që në automjetet e serbëve targat serbe të zëvendësoheshin me ato kosovare. Dhe e kishte mirë. Parafytyroni një çast që shqiptarët e Maqedonisë t'i pajisnin automjetet e tyre me targa të Shqipërisë apo Kosovës. Shkupi do kishte bërë masakër mbi ta. Por Albini nuk e kuptoi se kohët kanë ndryshuar. Se politika e Perëndimit sot bazohet në afrimin e Serbisë në vathën e tij. Siç bënë edhe me Ukrainën. Por i rren mendja. Jo Serbinë që nuk e afrojnë dot me Perëndimin, por do humbasin edhe mbështetjen e shqiptarëve si komb. Tani po i kërkojnë Albinit të njohë edhe pavarësinë e komunave serbe në mbarë Kosovën nga Prishtina! Si dhe pavarësinë e Kishës Ortodokse serbe me gjithë pronat që ajo zotëron. Kosova pak nga pak po humbet atë që fitoi më 1999-tën. Shikoni ku ndodhen sot udhëheqësite UCK-së?! Albini u tregua jo i mprehtë që nuk i kuptoi këto trende dhe kthesa të Perëndimit.

                        1. F
                          FCB

                          Cmund te na thote Ymerr Baze per Ujin e Mezhgoranit ?

                          1. n
                            një ish punonjës i UNMIK në vitet e para të Pavars

                            Një BRAVO super të madhe për Ty Mero Baze. Një analizë e saktë në tërë linjën e saj, por bashibuzukët trushpëlarë të Albin Kurtit dhe të Sali Berishës janë fatkeqsi kombëtare e tër kombit tonë. Zgjedhje me shtim shifrash që raportohen 3.70% pjesëmarrje ku ka as në Afrikën qendrore, ku Lufta Civile mes palëve vazhdon prej dekadash. Edhe atje kur bëhen zgjedhje ka mbi 35% pjesëmarrje në situatën më të vështirë të mundshme.

                            1. A
                              Ardian

                              Kshu esht kur jena mesuar zgjidhje pa zgjedhje

                              Lini një Përgjigje