Belindi më në fund po merr zvarrë Berishën 

26 Prill 2023, 18:12Editorial Mero Baze

E di që gishti i mesit ka tërbuar gjithë dynjanë, por më shumë duket i tërbuar Berisha dhe rrethi i tij i afërt.

Gishti i mesit i Belindit i ka futur në kurth, në kulmin e zemërimit të tyre me të. Duke shpikur një ngjarje që është në kufijtë e një skandali etik, Belindi ja doli që ta zhvendosë debatin nga historitë e diplomimit në SHBA, tek të qenit djalë i sjellshëm apo djalë rrugaç.

Dhe nga taktika elektorale duket që është një këshillë e PR për t’i ikur një beteje që sa më shumë zgjatej, aq më shumë e bënte pis.

Por suksesi më i madh i Belos në këtë histori është që arriti të tërheqë zvarrë pas vetes në këtë betejë të tij Berishën dhe rrethin e tij të afërt, të cilët ishin dukshëm në një luftë të ftohtë qysh pas hapjes së fushatës.

Madje në rrethe të ngushta dhe biseda me gazetarë konfidentë, Berisha ka shprehur dhe rezerva për gabimin në zgjedhjen e kandidatit të Tiranës.

Me ‘ofensivën” e djeshme me gishtin e mesit, Belua detyroi sot Berishën dhe njerëzit e tij t’i dilnin në krah.

Berisha dukej shumë zemërthyer, as emrin nuk ja përmendi në deklaratën e tij, por ama shprehu solidaritet se ai në vend të Belos do t’u nxirrte dhe ndonjë gjë më të rëndë.

Shpresoj të mos e ketë pas ne mendje të zbërthente pantallonat, se në këtë moshë nuk është ide e mirë. Rama e ka pas bërë kur ishte i ri.

Por sidoqoftë Belindi e tërhoqi deri këtu zvarrë. Atë dhe njerëzit e tij që kishin filluar mërmërisnin kundër tij.

Me gishtin e mesit ai i vuri para sfidës, ose të qëndronin me të deri në fund të fushatës, ose ta lëshonin dhe të bëheshin aleatë të heshtur të Veliaj.

Dhe ja doli t’i tërheqë zvarrë qoftë dhe në një budallallëk, që është shpikur për të mbuluar një debat më të keq se ky.

Dhe kjo i duhet njohur për meritë deri më 14 maj. Pastaj me të parë e me të bërë, se as Berisha nuk është se do t’i ketë punët si humbës, më mirë se Belindi.

16 Komente

  1. P
    Patrioti cam i M...Bazes

    Mero mba veth ne vesh : Ne kete vend dy rruge ka - ose NE do ti nxjerrim Gishtin e mesit Korrupsionit, ose KORRUPSIONI do vazhdoje ti tregoje Gishtin e mesit NE shqiptareve duke i detyruar ne mase te marrin rrugen per te kerkuar Azil neper Europe. Zgjidhe vete o Mero ke Gisht zgjedh, ate tendin drejtuar KORRUPSIONIT apo ate te Korrupsionit te drejtuar shqiptareve.

    1. I
      Idioti

      Po ca thoni u trushplare.. Belua ti fus gishtat ne bythe sepse e ka te korruptuarin me vule nga Amerika kryetar dhe i lepihet nga pas. E ka emrin ne fleten e votimit nen siglen e Ilir Metaj nje te korruptuari tjeter. Te dy te shpallur publikisht te korruptuar. Nuk dua te mbroj as Ramen dhe as Veliajn, sepse te dy kane pergjegjsi qe i lene te lire keta te korruptuar te dale nga mendja sepse e dine qe i kane votat e siguruara.

      1. e
        eDRAMA

        Idioti, ti e perligj plotesisht pseudonimin tend!

      2. B
        Beratasi

        O leshko nuk bëhet politika me gishtat lartë e sidomos nga jevgjit lëpirës të Sali bastardit

      3. E
        Esmer nga natyra ose Gabel

        Qe ky Gabel nuk eshte intelegjent dihet menyra se si qendron si reagone ka nje qendrim fikse boshe nje djale 35 vjec nuk mund ti shkoje pas nje non grate nje komunist e sekretar i PPSH pa harruar vrases dhe minues i demokracise prodhues i 1997 qe edhe sot ne Lezhe po vuajne pasojat e hakmarrjes por kjo historia skandaloze e posterit tregoi qe perveç mungeses se intelegjences ky Gabel eshte dhe i paedukuar pervers djale . Nese ka pak karrakter ky Gabel duhet te largohet nuk duhet fsre te shkoje ne zgjedhje . Shembull : ish premier ministre français François Fillon per dy kostume qe i kishin dhuruar dy jave para zgjedhjeve u largua ehhjj ky Gabel i ka treguar gishtin e mezit gjithe Tiranes duke u justifikuar me korrupsionin haaa c'lidhje ka kryetari bashkise me goditjen e korrupsionit ,korrupsionin e godet dhe e denone gjykata prokuroria qe nuk ka lidhje me bashkine . Megjithate si Gabel lekure zi cfare do ti nxihet te gjorit .

        1. c
          ce

          exelent , Mero je i papare, ja corre masken Belo gernetaxhiut te grupit te Myslim Leles. Tani Belua po mendon per shpikjen e radhes, thone se tek sheshi Skenderbej ne mes te tij ai do ndertoje anijen kozmike per ne Mars dhe nga ai shesh ai vete do fluturoje drejt Marsit per te ndertuar dhe atje nje jete te re per njerzimin qe do filloje me autobuzin falas dhe 2 tunele qe do shpoje tej per tej gjithe planetin. E lum ne cfare kandidati kemi kesaj radhe , do beje zgjedhje politiko kozmiko fizarmoniko alikomiko .

          1. S
            Sara

            Do ngushëllojnë njeri tjetrin, do ja hedhin fajin Edi Ramës që vodhi zgjedhjet, dhe votuesve që nuk e votuan nga padituria. E ka përgatitur fjalimin. Në 14 maj thjesht do e lexojë .

            1. S
              Shega

              Dy vo t'miat, dy t'magarit, ja hangsh Albinit majen e karrrit.

              1. B
                Beratasi

                O sllavë rropdërr ti dhe albini je një me rroçkën e magarit

            2. P
              PD nuk ka qene kurre parti

              Nuk eshte harruar genjeshtra e diplomes or mik, thjesht e hengren edhe mutin e rradhes si gjithmone.. ashtu edhe per gishtat, per nenkalimin, per korsine e bicikletave, per autobusin falas e budalleqet e tjera qe do nxjerr nga goja. Sa afrohen ditet aq me i peshtire behet. Saliun do ta njoh pas dates 14 Belua.

              1. K
                Korcari

                Ky eshte ezmer cakerr dhe thuthuq, qytetar i fundit jo I Shqiperise, por dhe i Egjyptit dhe Indise bashke. Tamam gabel Tirone. Zgjedhje tipike qe mund te beje vetem i ardhuri nga Vicidoli ne kryeqytet, me valixhe druri. Ku je Tirona!!!

                1. E
                  ErVelia - Miss Demagogjia

                  1* Tirana uje 24 ore dhe 2* Transport urban falas per qytetaret e Tiranes - jane vetem 2 nga ato shume premtime te bera ketu e 8 vite te shkuara nga ky qe sot kerkon akoma edhe ca vite tjera ne Bashki duke shpresuar qe qytetaret e Tiranes te votojne per rrena tjera.

                  1. E
                    Epopeja e Rilindjoteve

                    Per nje poster antikorrupsion qe del ne Tirane, Shqetesohet shume Pushteti kudo anembane / Fort te shqetesuar jane dhe Kazani mediatik, nga Frrok malokhania der tek ky Mero analitik / Lebetia qe mediatiket ne Uturakun e qeverise kane , tregon se Korrupsioni e Pushteti si vellezer Siameze jane /

                    1. Q
                      Qytetar i Tiranes

                      Erjon Veliaj fshin bythen me kete jevgun Belinda Do jete humbje e thelle per Foltoristet dhe Salih Berisha do diskreditohet me keq se ku eshte

                      1. S
                        Saliu do te vdesi ty

                        Çdo dite qe kalon, me çdo opinion qe boton Merua , kushdo qe ka dy pare mend , e shikon se ai ka kaluar ne Salifobi dhe flet perçart. Je bere per gjynaf Mero.

                        1. s
                          shifra e fakte

                          Ndersa Mero sheh enderra me marrje zvarre te Saliut nga Belindi, kjo Qeveria Rama qe Mero nuk ka mandat ta shohe po merr zvarre shqiptaret duke i imponuar cmimet e energjise me te lartat ne krejt rajonin (sipas Eurostat te botuar sot neper tjera gazeta qe nuk struken tek WC e kryeministrise)

                          Lini një Përgjigje