Si Ilir Meta, po shpërbën fushatën e opozitës në javën e fundit

7 Maj 2023, 19:35Editorial Mero Baze

Ka një trend të qartë shpërbërje të fushatës së opozitës Berisha-Meta në javën e fundit të saj. Duke nisur nga Kukësi, duke vazhduar në Berat e pastaj sot mbasdite në Fier, Berisha dhe Meta të dy së bashku nuk arrijnë dot të mbledhin as 200 veta në secilin qytet. Dhe bëhet fjalë për takime që përfaqësojnë gjithë Qarkun.  
Nga ritmi i rënies së fushatës së tyre dhe në bastionet e tyre, duket qartë që ata kanë një problem me identifikimin e njerëzve me ta. Për ta shmangur këtë imazh të keq në fushatë, ata mund t'i bëjnë takimet dhe në salla të mbyllura, por me sa duket është vonë për tu tërhequr. 
Nuk jam i sigurt se opozita ka aq pak njerëz me të cilët identifikohet në shesh. Patjetër që ka më shumë. Por mungesa e tyre në sheshe, është një çështje që ka të bëjë me ngjizjen e aleancës Berisha-Meta në bazën e opozitës.  
Njerëzit janë gati të votojnë ose jo për opozitën, por duket se shumica nuk janë gati të shfaqen në krah të Ilir Metës. 
Bashkimi i tij me Berishën në të vërtetë është një aleancë shumë natyrale, pasi janë liderë me halle të përbashkëta, por elektorati opozitar i ish-PD dhe ai i ish-LSI, duket se nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Përveçse njëri është i majtë e tjetri i djathtë, ata ndahen nga njëri-tjetri dhe nga konsekuencat politike dhe historia e LSI në vite ndaj PD. 
Kjo duket se ka rritur ndjeshëm nervozizmin e Ilir Metës gjatë vizitës në Berat dhe Skrapar, ku sipas burimeve nga brenda opozitës, ai ka shkuar deri në konfrontim fizik me një pronar restoranti në Skrapar, duke e akuzuar se janë mosmirënjohës për të gjitha ato që Meta ka bërë për Skraparin. Përleshja ka qenë fizike dhe për pak ka përfunduar në një rrahje publike nëse nuk do të kishin ndërhyrë rojet e tij. 
Është pak a shumë si ai momenti kur në zgjedhjet e vitit 2021, shpërtheu ndaj rojeve të katit të parë të godinës ku gjendej partia “Fryma e re Demokratike” që mbante zyrat jashtë ligjit dhe ai donte t'i dilte zot si i fortë. 
Të njëjtat shenja nervozizmi, Meta po i shfaq dhe në takimet e tjera. Me sa duket ai po e ndjen se prania e tij po zbraz sheshet, dhe po përpiqet të bëjë si i fortë kundër Edi Ramës, që tu hyjë në zemër demokratëve. 
Akoma më nervoze e bën këtë situatë, kontrasti me shumicën në pushtet e cila po ngre një dallgë pjesëmarrje në mitingje shumë suprizuese, duke nisur nga Saranda në Vlorë e në vazhdim, fiks në javën e fundit të fushatës. 
Shpresoj se këto gjashtë ditë fushate që kanë mbetur të mos bëjë ato që bëri më 2021, që tua hedh tërësisht në erë fushatën.  
Këto skenat si i fortë duket se po i përsërit. Tani duhet dhe një shpërthim kundër SHBA që ta kompletojë skenën e 2021. Vetëm se këtë radhë, mirë është ta ndërrojë vendin ku mendon se duhet ta vrasin. Jo në Malin me Gropa, por në Skrapar, atje ku të gjithë i duken "besëprerë”. 
  
 
 

19 Komente

  1. D
    Demi

    E ke qare si gjithmone edhe pse ky deliranti nuk ka gje me te fortet, dhe kete e tregoi kur nuk reagoi në momentin qe ja nxine syrin Aleatit

    1. A
      Abilekaj analist i spiunit I.M

      Spiuni do kete qene i alkolizuar i dehur i ka folur rrykia . Spiuni ka kohe qe ka humbur influencen ne ate zone , banoret ndihet e ofenduar pasi shumekush i krahasone Skraparllinje me alkolikun Like spiuni nga veprimet e ketij debili pa harruar qe jane bastione i majte Kucove Ura vajgurore Poliçan Berati Skrapari dhe kur shikojne Like floririn ne krah te non grates Berrisha figura me e urryere ne ato zona eshte poshtersia me e madhe qe i behet atij populli

      1. I
        I Madhi Morricone

        Tallu me liken ti por kur te vij ai ne pushtet do beje transparence te gjithe do japin llogari para tij , vendi I punes them se do e kaloj 5000 euro personi, eshte burre qe e mban fjalen shkerdhata, Jo si saliu qe shet lirine dhe familjen per cik pushtet. Duroni Deri 14 maj

        1. I
          Iken iliri del monika

          ky ilir sanco panco i donkishotit sali,ben mire te mare edhe monen si dylqinja e tobozes te hipur me ndonje gomar

          1. E
            Engjell

            Problemi eshte qe kur mero qerosi i ligu te shohe rezultatin qe Pd plus PL do fitojne ne tere veriun me perjashtim ndoshta te Malesise se Madhe ku eshte Tom Doshi krimineli faktor, dhe do fitoje edhe ne Sarande e disa bashki te tjera ne jug, plus elbasan e durres do harroje cfare shkruajti se ska as cipe, as shtylle kurrizore, as dinjitetcaa integritet. Eshte thjeshte nje vemje e ndyre qe do te kape pagesa nga Rama

            1. Z
              Zot fali !

              Engjell behu Sheet an.

            2. T
              Tirana

              Termi "opozite" ketu, eshte krejt i pagoditur. Berisha dhe Meta/j nuk jane opozite, por diskreditimi i cdo vlere te opozites.

              1. F
                Flutura

                Super! ????

                1. B
                  Bato

                  Like koqja me Saleh kriminelin do fitojne mbolet e Qamushit.

                  1. T
                    Timi

                    Po ik o mero ha persheshin e rames

                    1. L
                      Liridona

                      PS-ja eshte parti serbe, dege e Vuçiqit ne Shqiperine e mbetur si krahine e Serbise. Ndersa ju socialistat jeni si puna e mizave te bytha e kalit. Mos më keqkuptoni sepse nuk jeni as mizat dhe as kali por ajo lënda te bytha e tijë. Por qe nejse keto qe thashe une jane te koklavitura dhe plot Kontradikta edhe per mendjet me gjeniale te kesaj toke, nuk jane per ju qe e mbani koken tere diten tek bytha e Rames. Jau qifte nonen Albin Kurti.

                      1. S
                        Salehu, dhëndër i serbisë

                        "Liridona" dhe këtë fjalor ??? Apo je mashkull-pelë ????

                      2. T
                        TafutI PPSH

                        Prandaj Rama e do shume mbesen e Kadri Hazbi vrasesit,e ka bere milionere Belinda kurven.Kur populli eshte dele,pse jo.

                        1. V
                          Veterani demokrat

                          O ti që ta kanë futur të gjiihë anëtarët e PPSH ! Kur ke dalë në dritë nga plaçka e sat ëme ? Po për deri sa di të shkruash shqip , nuk duhet të jesh dhe aq i vogël . Nuk e di vëndin ku ke lindur , po nga shkrimet më dukesh se ke lindur në shpellë në mes të xhunglës dhe nuk ke patur mundësi informimi për situatën e kaluar , për byronë politike dhe njerzit e saj . Të kanë treguar ca gjëra por janë tallur me ty o i mjerë , prandaj herë tjetër mos shkruaj kodra mbas diellit.

                        2. T
                          Titvasil shkollëshumi

                          Tartuf, mos bëj komente në mesnatë se atëhere nuk punon truri dhe kështu ngatërron Beqir Ballukun me Kadri Hazbiun!!

                          1. N
                            Nemesis

                            Rama me fushate tere dallge? Jane cunami, jo dallge. Cunamet e administrates publike, te shkollave, dhe te majtisteve te thekur me nje kembe buze varrit. Keto dallge e kane shplare me se miri Shqiperine, ka 80 vjet qe e bejne. Te keni turp gazeta Tema qe nga gazete e djathte jeni kthyer ne nje gazete papagalle e pushtetit Sinister (malinj) te barkthareve barkderra.

                            1. N
                              Nemesis

                              Rama me fushate tere dallge? Jane cunami, jo dallge. Cunamet e administrates publike, te shkollave, dhe te majtisteve te thekur me nje kembe buze varrit. Keto dallge e kane shplare me se miri Shqiperine, ka 80 vjet qe e bejne. Te keni turp gazeta Tema qe nga gazete e djathte jeni kthyer ne nje gazete papagalle e pushtetit Sinister (malinj) te barkthareve barkderra.

                              1. S
                                Shallvaret

                                Opozita eshte komplet e shkaterruar dhe ne dt 14 maj do haj grushtin e fundit Salihu me Ilir Meten do shkojne per lesh kari

                                1. S
                                  Shallvaret

                                  Opozita eshte komplet e shkaterruar dhe ne dt 14 maj do haj grushtin e fundit Salihu me Ilir Meten do shkojne per lesh kari

                                  Lini një Përgjigje