Nëse Rama do fliste në Vlorë dhe Sarandë si Berisha në Tropojë 

6 Maj 2023, 20:38Editorial Mero Baze

Edi Rama ishte dje dhe sot në Sarandë dhe Vlorë, që janë dy qytetet simbol të jugut të Shqipërisë. Në Sarandë promovoi Oltion Çaçin, një biznesmen të suksesshëm turizmi, menaxher i Hotel Flower, i cili është i pari që ktheu në klientë të rregullt të turizmit shqiptar gjermanët, suedezët, polakët, ukrainasit, serbët dhe maqedonasit. Ndërsa në Vlorë, Ermal Dredhën, një diplomat karriere prej 15 vitesh, që rikthehet në qytet si kandidat për kryetar bashkie, pasi ka shëtitur gjithë botën.

E gjithë retorika e Edi Ramës në jug të Shqipërisë është zhvillimi i turizmit dhe investimet publike. E thënë kjo në Vlorë dhe Sarandë, dy qytetet më të lakmuara nga turistët e huaj, por dhe të rajonit, e bën dhe më të nevojshme kthimin e Shqipërisë në një shtëpi me dyer të hapura për çdo turist nga çdo cep i Shqipërisë nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe më tej nga Evropa Lindore e Perëndimore.

Turizmi po e shndërron realisht Shqipërinë jo vetëm në një destinacion udhëtimesh, por dhe në një vend më mendje hapur, më mikëpritës dhe më me pak komplekse ndaj të huajve.

 Saranda vazhdon të popullohet dhe në dimër nga qytetarë perëndimorë, ndërsa qytete kryesore të Shqipërisë me det nga Vlora në Velipojë janë qysh tani të vizitueshëm nga turistët e huaj.

Përballë Edi Ramës në veri të Shqipërisë, në Tropojë, Sali Berisha i bëri thirrje tropopjanëve të mbetur në Tropojë, të votojnë në bllok kundër Edi Ramës, si njeri, që sipas tij nuk e do Veriun. 

Kuptohet që është thirrje e një njeriu të dëshpëruar, i cili nuk shikon më asnjë shans fitoreje, por do së paku të mbajë një geto të vetën në very, që të qëndrojë në politikë në Tiranë.

Kuptohet po ashtu se ndjen rreziqe reale për humbje në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe, Dibër etj. Pra qartazi Veriu nuk mbetet geto e Berishës, por një hartë elektorale normale, siç duhet të ishte gjithë Shqipëria po të mos ishte Berisha.

Berishën nuk po e diskriminon Jugu i Shqipërisë, por Shqipëria urbane. Berishën po e izolon kryeqyteti dhe qytetet e mëdha të Shqipërisë, ato që janë më të ndriçuarat. Ato qytete që votuan të parat më 1991 Partinë Demokratike.

Veriu po reagon normal si një territor elektoral ku ish- Partia Demokratike ka shumicën.

Por do të mjaftonte ballafaqimi i dy modeleve, i asaj se çfarë kërkon dhe ofron Edi Rama në këtë fushatë, duke u përpjekur të paraqesë një Shqipëri mendje hapur për ta bërë atë shtëpi të turizmit dhe për rajonin dhe Evropën, dhe çfarë ofron Sali Berisha, për ta bërë Shpellën e Dragobisë shtëpi të tij, për të kuptuar pa u lodhur sloganin e socialistëve.

 Të cilin fatkeqësisht për Berishën, ai ua shpjegon më mirë shqiptarëve se Edi Rama, me ato që thotë përditë!

25 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

    Te lumte pena Mero suksese ..

    1. M
      Mire

      Unë besoje se po të ishte edhe Rama, në kepucen që ështe Saliu, sote,do të bënte të njëjtën gjë.. Se pse siçe thotë edhe Mero, Saliu tani ështe në një moment deshprimi. Për pushtet dhe para Të gjith ullheqisit tane që nga Enver Terroristi dhe deri tek Ky që kemi sote, jane në gjendje që të bëne çdo gjë, të bën ndarje fetare, veri - Jug, a po ta izelone Shqiptare komplet nga përendim. Unë besoje se në thelb Rama, Saliu, Meta jane njësoj si Enver Terroristi.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Po Rama ne Vlore nuk ka ca te flase ne Vlore pasi aty eshte vete PS-ja qe drejton ka 20 vjet . Aty Rama flet vetem kunder Kryetarit te Bashkise se tanishem Lelit, qe nuk e lejoi Ramen te vidhte ne tendera me ate Nen- kryetarin e komunduar nga Tepelenji .

        1. R
          Raimond kari me gunga

          O Raimond , e mori provimin motra ore ?? Mori karin e Likes , ja derdh ne goje Like palla motras tende prandj je bere fans i terbuar i Ilir hajdutit Metaj ...

      2. L
        Ladi

        Hahahahahahaha fantastik Mero si perhere hahaahaha

        1. r
          robi

          Exelent o smart brain, o Mero je njesh. te admiroj pa fund.

          1. y
            ymer karagjozi

            Nëse halla do kishte ......si qo e quanin? Sahanlepires i ndyre mos nxit vllavrasje se kta debilat qe komentojne jan ne ajer

            1. M
              Maloku

              Rama nuk është idiot, siç është Berisha dhe ca komentues puçrranjosë që nuk dijnë apo kuptojnë historine mijëravjeçare të kesaj toke. Sali Berisha është përsoni më i ulët që ka nxjerrë ndonjëherë kombi i vjetër Shqiptarë.

              1. V
                Von wegen

                Edrama s‘po le varre pa ju permend ne jug. Do cohen gjysherit nga varri po votuat kete (Saliun), te cilin mero mendjehapuri e sheh me shpi ne Shpellen e Dragobise (kinse shpellar Saliu). Artikull derdimeni

                1. D
                  Dhe ne do te kemi Don Kishotin.

                  Pas ketyre zgjedhjeve SB nuk i ngelet gje tjeter,vecse nen shoqerine e Agushit te bej nje turne neper Shqiperi si Don Kishoti me Sanco Pancon.

                  1. m
                    meshirojeni ushtarucin Mero

                    Rama eshte pare e degjuar se c'fare brrockullash leshon si lopa bajgat kudo ku vete (mjaftojne ato qe leshoi ne Himare te bindesh). Edhe Mero i ka pare e degjuar por i pelqen e i shijon era e bajgave i mesuar te struket neper by...pushtetesh prej 30 vitesh.

                    1. G
                      Gjergji

                      Mero kur të vdesë Berisha ti do mbetesh pa punë.. Tërë talentin tënd po ja kushton një figure tashmë qesharake,të mbaruar , por nëse vërtetë e urren Saliun duhet t'a nxitësh të vazhdojë në këtë rrugë derisa ti mbarohen paratë që ka vjedhur dhe pastaj të vejë në të sëmës.

                      1. L
                        Ladi

                        Nëse Rama do kish koqe Benet Beci do ishte shtatzënë për të tretën herë...

                        1. c
                          cEndriFuga e felliqesirave

                          Uturaku mediatik ku menderoset perdite pushteti Rama hodhi para ca ditesh kete njoftim - '"Komuniteti Musliman Shqiptar denon posterat e Belind Kellicit me gishta drejtuar korrupsionit..." (e botoi se pari edhe gazeta TemA) Dje Komuniteti Musliman Shqiptar deklaroi se nuk ka bere kurrfare deklarimi kunder ndonje posteri te Belind Kellicit (kete deklarim gazeta TemA nuk e botoi). Nga zelli madh per ti sherbyer diarreve te pushtetit Rama, ky Uturaku i tij mediatik po punon me kapacitet te plote...

                          1. q
                            qerosi

                            ik o qeros, ik, si ti je qelbesire me e madhe se ata. Letyre tepelene

                            1. F
                              Fasada skandaloze

                              https://sot.com.al/politike/therrisni-edi-edi-duartrokisni-pas-cdo-fjalie-deputetja-e-pd-se-plas-sk-i587103

                              1. G
                                Gabriel

                                Çfarë do thoshte Rama në Sarandë! Që Bërisha bëri rrugën e bregut që ishte copë-copë, rrugën e Ksamilit, 3 lote të rrugës për Sarandë, autostradën Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Rrogozhinë -Fier, Durrës-Rrogozhonë etj. Këtë do thotë Rama?

                                1. T
                                  Tersi

                                  Edi rama në vlorë duhet të fliste me të njëjtën gjuhë si gjarpëri sali përdor kundër të majtve për 30 vite! Hë hëëëe ka lujt bukur kërma kartën e përçarjes veri-jug... ka mbledh dhe vazhdon të mledh vota injorantësh tē pafajshëm por më së shumti votat e llumit të shoqërisë! Çirrjani maskën vrasësit!.

                                2. S
                                  Socialisti i vertete

                                  O sahanlepires! Nuk e degjon ti se si flet piktori Rama? Fjalor me te piset qe perdor ky kryeminister, qe ska asgje te perbashket me socialistet.

                                  1. N
                                    Nardi

                                    Po kur Rama thote ne Shkoder qe po nuk me votuat mua nuk do ju jap asnje fond,dmth,do ju konsideroj si qytet armik apo jo Mero servili.Ku eshte ndryshimi nga ato qe thote Saliu.Te dy nje mut jane,njeri me I thate dhe tjetri me I njome.Mjere ne.

                                    1. m
                                      mirel

                                      Nuk ka shqupis qe mund ta shpetoi Salikufomen nga kallja perfundimtare. Bravo Mero.

                                      1. P
                                        Papa

                                        Kryt si kar ti qifsha krejt mero muti nje vend i vogel hala merreni jug veri mir e ka pas enveri ju ka qi prej sarande deri nshkoder

                                        1. K
                                          Korabi

                                          Ju qifshin nanat e motra Maloket e malsoret Te parit Mero gelbazes, po do tja qimi

                                          1. H
                                            Hamza

                                            Ne qofte se njeri gabon nga pa dija,nga formimi ideologjik nga pa dituria dhe cfaq sjellje te pa hishme ne rrjetet sociale me gjuhen e ofendimit te cdo menyre,nje i mençur e i ditur i pergjigjet me te njejtin monedhe tregon se eshte ne te njejtin nivel me te parin dhe ne qe kemi nje gjuhe nje gjak nje prejardhje asnjehere skemi per tu bashkuar e per ti thene botes qe jemi dhe nje komb i perparuar..Rrespekte per patriotin qe na bashkon.nga nje pensionist.

                                            1. p
                                              paemer

                                              Mos fol si lepires por fol si duhet ore llapaqen .se dhe edi me gjuh te ndyre po flet gjithandej Apo po te pelqen kjo lloj lepirje

                                              Lini një Përgjigje