Berisha po përpiqet të mbajë gjallë zemërimin kundër SHBA, duke sulmuar ambasadoren

4 Maj 2023, 18:56Editorial Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të mbajë gjallë zemërimin brenda opozitës, duke përdorur sulmet ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri  Kim. Disa muaj më pare, kur ajo dorëzoi njoftimin formal për përfundimin e mandatit të saj në Ministrinë e Jashtme, Berisha i “gëzoi” demokratët pas një tuiteri të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, që njoftonte pa nevojë formalitetin e procedurës, duke e paraqitur atë si shenjë të prishjes së SHBA me qeverinë shqiptare.

Për disa kohë, e shtynë mirë me këtë fabulë. Pastaj, kur amabsadori i ri i SHBA, i emëruar nga presidenti Biden, filloi procedurat e kalimit në Komisionin e Jashtëm të Senatit  dhe në pritje të procedurave përfundimtare po vonon të vijë, Berisha ndryshoi teorinë, duke e quajtur komplot mes Ramës dhe Yuri Kim gjithë këtë vonesë.

“Shtyrjen e afatit të qëndrimit të saj këtu e holloi përmes një kurthi me Ramën dhe Xhaçkën. Rama dhe Xhaçka thanë se ambasadores i skadoi afati dhe do largohet. E vërteta është se ishte një bashkërendim që ajo t’i thoshte eprorëve që ‘ç’janë këta shqiptarët, duan që të iki’”, tha Berisha dje në një televizion. 

Pra nga gëzimi që qeveria po ndjente se po largohej ambasadorja, tani ka kaluar tek loja e qeverisë me ambasadoren për ta zgjatur mandatin.

Në fakt, ambasdorja as e ka zgjatur, as ka në dorë të zgjasë mandatin. Të gjithë ambasadorët e SHBA në Shqipëri, kanë qëndruar gati një vit në pritje të zëvendësimit, dhe kjo ka lidhje me burokarcinë amerikane, jo me dëshirat e tyre. 

Sali Berisha e di shumë mirë këtë gjë, pasi e ka mësuar nga pushteti.

Fakti që ai bën si budalla, nuk ka lidhje me paditurinë e tij për këtë procedurë, por me nevojën që ka për t’i mbajtur mbështetësit e tij me sytë nga Amabasada e SHBA, për ta parë atë si të keqen që u ka zënë hisen e diellit. 

Dhe kjo i duhet deri në datë 14 maj. Ai e di mirë se amabsadori i ri mund të vijë pas disa mujash dhe gjithë demokratët e Berishës ka për t’i marrë malli për Yuri Kim.

Vetë Berisha e di më mirë se ata, pasi ambasadori që po vjen ka qenë një herë këtu dhe është larguar fiks kur SHBA filloi të mbajë shënim për thyerjen e embargos së naftës me ish- Jugosllavinë nga Berisha, arresimin e Fatos Nanos dhe pesë veprimtarëve të minoritetit grek.

Ai e di se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë nxihet në sytë e ambasadorëve amerikanë, që i lënë raportet njëri- tjetrit. Kjo torturë i ka nisur qysh në vitin 1994. 

Dhe është e sigurtë se ambasadori aktual është gjithnjë më i mirë se ai që vjen, për Berishën. As ky nuk do ta prishë këtë rregull.

Por Berishës nuk i intereson më e ardhmja e tij. E di që e ka të errët dhe pa shpresë. I intereson t’i gënjejë demokatët edhe këto dhjetë ditë, derisa të vijnë zgjedhjet dhe t’i mbajë emocionalisht të lidhur me amabsadoren e SHBA në Tiranë, si një arsye përse do të humbasin. Më pas të bëhet si ţë bëhet.

12 Komente

  1. P
    Pjeshka

    Hajnshim krimineli do te kalbet ne Hage. Dite e bekuar per popullin e Kosoves dhe atedheun tone, e dite e zeze per rrjetin e profitereve te luftes dhe pjelles kriminele. Uroj Denim minimal 50 vjet burgim per kete krye kriminelin Hajnshim Thaqi qe ka shkaterru nje komb te tere, denimi i tije do te ishte nje revolte drejtsie dhe shprese per kombin shqiptar. Lideri i kombit shqiptar kryeministri Albin Kurti e mposhti Milloshin, i mposhti edhe  klysht e Isa Ramushk Kadri Fatmut Hainshim Danilloviqin, i mposhti edhe Edvin Vuqiqin e Dragan Abazoviqin dhe e qlìroj Kosoven nga serbet dhe kelbcat shqiptar. Populli i Kosoves te eshte falenderues i perjetshem o Albin Mbret Kurti. Thank you, PM Kurti. You are a nightmare to your enemies: Rama, Abazoviq, Vucic, Thaqi, Haraçdinaj, Krroqja, Bojleri dhe Kardi Gelbaza. Ngushllime per preCednikun Hajnshim uqkurci qe do te kalbet ne Hage.

    1. K
      Kështu o posi!

      Mos e ver nick namin pjeshka,por loqe! Se qenke shumë loqe!

      1. D
        Drugi gajde

        Te paska pallu me qejf mamin xhaxhi Milloshevici,ndersa gjyshen vete tavarish Tito

        1. k
          k

          Mos i jepni gjithë këtë rëndësi një të plaku të lajthitur që nuk i dolën planet që kishte ëndërruar.Injorojeni dhe lëreni të llapi gjithë ditën në ato tv megafonë të korrupsionit ku ka harxhuar shumë para të "fituara me djersën e ballit"....të popullit shqiptar.

        2. F
          FCB

          Do mbahet mend si Ambasadorja qe i prishi gati gjysmes se Shqiptareve imazhin e Demokracise Amerikane te mos them qe i beri dhe Antiamerikan , perflitet dhe per Korrupsion por kete po ja leme kohes . Sidoqofte ikja e saj na gezon te gjitheve .

          1. H
            Haki Toska

            Jav qift nonen Albin Kurti.

            1. s
              shqiptar

              Per shumicen e popullit do mbahet mend si ambasadorja qe e zhveshi lakuriq spiunin Serb Sali Berisha dhe i nxori topet e fishkura ne mexhlis per ti poare dhe qorrat si puna jote

              1. u
                ui piplle

                Mendoj se kjo tabllo e Meros qe nje “supermen nga Wiqidoli” po mposht Presidentin e Washingtonit nuk shkon fare ne kete prag fushate.Egersia e Wiqidolsit ndaj Kimes WDC spjegohet ne rradhe te pare nga lufta midis Trampisteve ne Amerike qe mbrojne Saliun dhe Bidenisteve qe e denojne kete kriminel me Non Grata qe doli nje fllucke sapuni. . Kjo frike e Amerikes shkrete te Meros ndaj Saliut egersuar qe realisht po e “sfidon”Ameriken qe eshte nena e tij qe e lindi ne maternitetin e Beogradit ne 21 maj 1991 ( e mbani mend kete date ?) po na frikson me te vertete se me shume ka gjasa qe dipllomacise amerikane I nevojitet akoma Salihi si nje hiene antikomuniste qe I liruar nga zinxhiri I tyre te terrorizoje ate popull akoma dhe sidomos te majten.Historia e votimeve te 8 majit 2011 me menget e perveshura te Arvizuse me largimin me bisht ne shale te Rame Fituesit… nuk eshte cudi te perseritet me citjanet e ulura te Ramkimit.Qofsha I gabuar !

                1. P
                  Populli

                  Si kete vakt me pare nja 32 vjet, nje ish-Sekretar Shteti ne Tirane zbret / James Baker emrin ja thojne, te gjithe Shqiptaret e kujtojne / Kur James zbriti ne Tirane, u shkulen Shqipot anembane / Sikur i erdhi Mesia ne dere, sikur nga vdekja kishin lere / James para gjithe Shqiptareve ligjeroi, nje amanet fort prekes leshoi ; "Ne jemi me Ju, e Ju jeni me NE", "si lum moj Shqipni qe na ke" / Nga ajo kohe 32 vite kane kaluar, Shqiptaret jane bere me te zgjuar / Le te zbrese tani Sekretari Shtetit ne Tirane, si zor ta brohorase ky popull mjeran / Se varferia ka shkuar aty ku nuk mban, per te brohoritur Sekretar Shteti nuk ka me Hajvan /

                  1. R
                    Rrofte Lexhenda !

                    Çfare rendesie ka Bisha tani. Eshte kufome e pakallur. Por ti si mik i vjetet e mban gjalle. Na turperove Fakltetin GJIEOLOGJI MINIERA se bashku me Lutfi DERVISHN.

                    1. L
                      Lenci

                      Maloku i vucidolit eshte vetem nje kufome e pakallur dhe ambasadorja Zj Kim nje zonje qe shqiptaret e duan . Ambasadori i ri do tja nxi jeten me keq ketij plaku shurraq nga vucidoli

                      1. a
                        amerikanino

                        Or po shyqyr qe me ne fund po vjen nje ambasador amerikan pa emer kinez...

                        Lini një Përgjigje