Beteja e tretë e Berishës kundër PD 

18 Maj 2023, 17:56Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka nisur betejën e tij të tretë kundër Partisë Demokratike. E para, ishte beteja kundër Lulzim Bashës. Në përpjekje për të marrë kreun e Partisë Demokratike dhe për ta përdorur atë në betejën e tij kundër SHBA, atij i duhet të hiqte Lulzim Bashën nga kryetar i partisë. Edhe pse ligjërisht nuk ja doli dot kësaj beteje, ai arriti të përçante partinë dhe të krijonte një çoroditje masive të saj deri në përleshje fizike, duke vulosur degradimin politik të saj.

Me ndihmën e Ilir Metës ai organizoi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, të cilat i cilësoi si test politik për popullaritin brenda PD dhe e konsideroi të mundur Lulzim Bashën.

Pas kësaj, Lulzim Basha dha dorëheqje.

Por Partia Demokratike nuk shkoi tek Berisha.

Kështu ai nisi betejën e tij të dytë kundër Partisë Demokratike, udhëhequr nga Alibeaj, duke u bashkuar zyrtarisht me Ilir Metën.

Zgjedhjet e 14 majit 2023, kur gjithë demokratët i kishin llogaritur si betejë kundër Edi Ramës, Sali Berisha i kishte llogaritur si betejë kundër Enkelejd Alibeaj.

Dhe pas këtyre zgjedhjeve Shqipëria u skuq nga Jugu në Veri, por Sali Berisha as u skuq dhe as u zverdh, por ka tre ditë që nxin Enkeljd Alibeaj.

Edhe ky i fundit dha dorëheqje.

Sot ai është i vendosur të nisë betejën e tretë kundër PD, e cila ende nuk ka vendosur se kë do kandidojë për kryetar, që të jetë objekti i tretë i luftës së Sali Berishës.

Ata që i rezistuan në fushatë me dinjitet si Roland Bejko apo Alibeaj, po përpiqen të rezistojnë brenda PD. Por tanimë Partia Demokratike zyrtare është një konglomerat emrash dhe qëndrimesh, të cilët të çoroditur nuk dinë ç’të bëjnë me betejën e tyre me Sali Berishën. 

Disa mendojnë që duhet bërë paqe me të, të tjerë që duhet bërë luftë deri në fund, por në të vërtetë 300 mijë demokratë opozitarë që refuzuan Sali Berishën më 14 maj, janë më të kthjellët se 30 deputetë të cilëve u ka mbetur partia në dorë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë.

Madje më të kthjellët se këta që kanë mbetur tek PD zyrtare, janë dhjetëra kandidatë të primareve të Sali Berishës, të cilët shkuan me të për pragmatizëm politik, dhe panë se ai ishte fatkeqësia politike e tyre.

Figura premtuese politike si Igli Cara, Këlliçi, Boçi, Spahia etj, janë humbës, jo për faj të tyre, por për shkak të Sali Berishës dhe peshës së krimeve të tij në shoqërinë shqiptare.

Ata janë të sakrifikuarit e tij të fundit, që janë më të qartë se këta që nuk janë as me Berishën, as kundër Berishës.

Sali Berisha, i cili e ka të qartë që e ka të humbur betejën në popull, po përpiqet ta mbajë betejën tek udhëheqja e PD, që të duket si fitimtar, kur është ditë e më ditë më humbës. 

Në betejën e parë më 6 mars mundi Lulzim Bashën, në betejën e dytë më 14 maj mundi Enkelejd Alibeajn, në betejën e tretë nuk di kë do mundi, por di që Edi Rama do të jetë kryeministër me dy të tretat e votave, nëse vazhdon me këto ritme kundër PD, Sali Berisha.

Dhe atëherë Berisha do thërrasë përsëri “fitore”, por në oborrin e SHQUP nuk do ketë askënd për të duartrokitur. Thjeshtë do të duket si një plak i çmendur që flet me vete rrugëve.

16 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    Po ç'mereni më me Sali Berishën dhe ata që i shkojnë pas?! Lëreni ore të bëjë ç'të dojë!Kujt i plasi ç'bën Berisha?! Sa të jetë gjallë ai këtë do bëjë!

    1. V
      Vranakonti

      Mendojm dhe keshillojme PD zyrtare qe te mos shkojn te Sali Berisha,por po deshi saliu le te vij ai te PD zyrtare. Njerzit e partise se foltores qe shkojne pas bythes se Saliut,jane nje grup rrugacesh dhe pa reputacion ne popull. PD zyrtare te rezistoi dhe te mbijetoi e vetem si parti e ligjesheme. Tradhetaret Gaz Bardhi dhe Salianji nuk duhet te kene vend ne PD zyrtare. Te perjashtohen se je mut qe i ngjiten pas kepuces se Saliut.

      1. r
        raul

        Exelent, bravo Mero, analize perfekte. Ne betejen e trete dhe te fundit perbindeshit te vucidolit do ti vije ne ndihme bukuroshja pa tru Floriana, qe me buzeqeshjen e shtirur mundohet tu ngreje pak entusiazmin mjeraneve te foltores qe e degjojne perbindeshin e vucidolit 7 here ne dite ne konferenca qesharake. Taman sic mundohesh ti jepte kurajo Fyrherit cdo dite gruaja e dr. Gebelsit ne bunkerin e Berlinit ne ditet e fundit te tij ne maj 1945 kur qarte mbi bunker degjoheshin zinxhiret e tankeve te armates se lavdishme Ruse te drejtuar nga legjendari i luftes se dyte boterore mareshalli Zhukov.

        1. D
          Dakord

          Me kismet nuk do ketë betejë të tretë se ose do arrestohet ose do vdesë nga marazi brenda pak muajsh

        2. o
          opozitat e sajuara jane te Deshtuara

          Kujt PD i referohesh o Mero? Asaj me 5 vete qe i vari Edi Rama ate Vulen ne qafe me vendim gjykate? Ajo PD ka vdekur nje here e mire : Mezi stisi 14 kandidate per 61 Bashki dhe ne fund...e 5-ta pas Arlind Qorrit. Asaj nuk ke c'fare ti luftosh, kur dhe ti vete i borderose se Rames u detyrove te marresh penen e te ledhatosh ate siamezin tend Bejko, vaj medet per ate konak.

          1. B
            Balo

            Pse eshte force politike burdellhana è Saliut????

          2. L
            Luani

            Merua është i paparë .. cinik deri në vdekje por mëse i vërtete …!!!

            1. A
              Aleanca për mbrojtjen e tallashit

              Mero djali,dielli nuk mbulohet me shosh,thotë populli. Troç muhabeti,PD- ja për të cilën ti flet,nuk ekziston. Dhe është shumë mirë që nuk ekziston. Nga ai grumbull zvaranikesh pa shtyll kurrizore që kanë ngelur aty,as, po asnjë nuk është shprehur pa dorashka kundër S.B.-së,fatkeqësisë më të rëndë kombëtare,që kombi ynë përjetuar ka! Edhe Roland Bejko, Alibeaj apo Azgan Haklaj, nuk janë shprehur konkretisht dhe nuk kanë dënuar krimet dhe poshtërsitē që ai klan paramilitarësh fashist atij vendi,shkaktuar i kanë. Dhe ky do të ishte minimumi,pasi ata duhej në radhë të parë ta dënonin moralisht dhe pastaj të kër konin falje për gjith aktivitetin 32 vjeçar të këtij "karteli" Në vend të kësaj ata bëlbëzojnë me gjysëm zëri emrin e tij,qoftlargut S,B. duke mos ja mohuar arritjet si "lidhjer" historik. Qymyri,sa do që ta lash,qymyr ngelet,megjithse më duhet t'i kërkoj falje,se ai të paktën shërben për ngrohje. Mero djali,për të gjithë ata që shpresojnë se PD mund të ngrihet kam vetëm dy vargje: Harro mushkë Valarenë se Ali Pashan e prenë!

              1. V
                Viktori

                PD pa Berishe dhe me emer mbiemer kryetari Enkelejd Alibeaj ne flete-votimi...sa bashki fitoi?

                1. I
                  I Madhi Morricone

                  Ka nje zgjidhje mero. Une them te mblidhet komiteti i partise demokratike dhe ish fansat e tij te cmendur lek plepi dhe korcari i famshem, ti fusin nje te qire saliut sa ti iki truri nga lekundjet para mbrapa dhe ai do japi doreheqjen vete nga sikleti. Rruge tjeter ska per nje plak kurve.

                  1. s
                    saliu duhet te shpallet terrorist

                    U bene si rrethimet e krujes,edhe ky kriminel qe nuk di origjine e ti si karaxhic do me be vetem rremuja,vrasje per te shpetuar sypeshkaqenin

                    1. P
                      Populli

                      PD-në nuk e shpëton asnjë PD. Sepse të gjithë janë bashkëpjesmarrës në krim: vranë popullin me armet e ushtrisë me 1997, vranë popullin shqiptar me armët e Gardës më 11 Janar 2011, vranë parlamentarizmin kur si parti dogjën mandatet e deputetit mu në mes të legjislaturës. Shqipërisë i duhet një e djathtë tjetër, e DJATHTA NATYRALE, jo e djathtë kriminale!

                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Dhe në betejën e tretë do marrë varenë, në vend të armatimit modern. Struktura luftarake të Berishës janë po ato, presin urdhërin e tij. Asnjë nuk u dënua për dëmtimin e SHQUP-it. Megjithëse filmi ekziston. Pra Berisha ruajti të paprekur strukturat e shkatërrimit, forcën e tij. Më e vogla personat përgjegjës duhen arrestuar.

                        1. D
                          D.Didani!

                          Sali Berishen mund ta heq nga skena politike vetem MEDIA. Ne se e bojkoton media,ne se e injoron,ne se nuk i jep kohe televizive....Berisha "VDES" politikisht. Kjo eshte zgjidhja te dashur llafazan te medias!!!!

                          1. N
                            Nemesis

                            Mero une jam bere boze si ti ketu te Tema, une duke e mbrojtur e ti duke e share. Berisha duhet te beje revolucion ne opozite, te hape deren te rinjve te zote, duhet te hape rrugen me zemergjeresi e zgjuarsi, po te doje le te rrije si kryetar deri ne vdekje po po nuk afroi rinine, njerez te paperlyer, dhe intelektuale jeni te gjithe te humbur Mero. Nuk eshte e drejte qe vendi te jete ne duart e krimineleve, jane bere biznesmene e ministra, e do fuqizohen akoma me shume. Ndaj fatkeqesisht jam dakord me ty kete rradhe, nuk eshte koha per beteje tjeter mes llojit po eshte koha per ta shtuar e permiresuar llojin sa me pare, ndryshe te gjithe do te notoni ne lluce

                            1. T
                              Trapi

                              Ti Nemesis je "pak" konfjuz. Berisha nuk mund te beje revolucion ne opozite po qe se do u hapi rrugen te rinjve. Jane te rinjte qe duhet te bejne revolucion, me apo pa lejen e te Madhit Berisha. Pra or Nemesis ti u ngjan "mbrojtesve" te shokut Enver ne mentalitet... Ty te kruhet te dhe te digjet, ne te njejten kohe. Ti nuk di se cte besh. Kanceri or Nemesis duhet te hiqet sa me pare jo vetem nga PD, por nga politika ne pergjithesi, sepse Sali Berisha ua ka bere juve te foltores mendjen pordhe, sikur ai eshte "dicka" apo "gjithcka", qe pa iniciativen apo aksionin e tij PD nuk mund te levize nga vendi. E verteta ime eshte se Sali Berisha jo vetem duhet te largohet nga politika, por te shpallet serb, sepse ka punuar per serbin deri tani. Ne rastin me lehtesues per te ai eshte nje hajdut ordiner dhe ka punuar per dhembecakallin(sypeshkaqenin). Ai duhet te digjet kur te vdese dhe te vendoset me ligj qe nuk do ket varr per te ne Shqiperi, sepse njerez me medje te coroditur si ty do vazhdojne te na "cajne bythen" edhe mbas vdekjes se tij....

                              Lini një Përgjigje