Armiqtë e Berishës tani janë kandidatët e tij

16 Maj 2023, 19:32Editorial Mero Baze

Sali Berisha harxhoi disa minuta sot të shpjegonte se kandidati i tij për kryetar bashkie në Vaun e Dejës, Zef Hila, nuk e ka pranuar fitoren e kundërshtarit të tij Kristian Shkreli, edhe pse Hila e ka uruar atë në sytë e gjithë mbështetësve të tij, i filmuar nga televizionet. E shpjegoi aq gjatë që ai nuk ishte urim dhe as pranim fitoreje e tjetrit, sa thua se e kishin thirrur dëshmitar në një skenë krimi dhe po e mohonte atë.

Tërbimi i Berishës me këtë gjest lexohej qartë. Për të, Zef Hila është sot një kandidat “që i ka ngulur thikën pas shpine” atij, por këtë nuk e thotë dot në publik dhe përpiqet të ndryshojë ngjarjen, duke mohuar që ajo ka ndodhur.

E ka pas disa herë në histori këtë tërbim. 

Kur Edi Rama fitoi për herë të parë ndaj Besnik Mustafaj në vitin 2000 në Tiranë, ky i fundit doli e pranoi humbjen dhe u largua për disa muaj nga Shqipëria, në një program shkrimtarësh që shëtisnin me një tren.

Tërbimi i Berishës që Mustafaj pranoi rezultatin ishte i papërmbajtur dhe nxirrte çdo natë nga 50 veta në protestë në sheshin “Skënderbej”, vetëm që të mohonte deklaratën e tij, ndërkohë që vet kandidati kishte ikur. 

I njëjti tërbim i ndodhi më 2007 me Sokol Olldashin, i cili menjëherë pas shpalljes së rezultatit doli e pranoi atë, duke uruar kundërshtarin dhe duke lënë të kuptojë se problemin e kishte me Partinë Demokratike.

Sot tërbimi i Berishës dukej shumëfish më i madh, pasi sot ka humbur thellë Sali Berisha dhe pranimi i rezultatit nga kandidatët e tij i duket si një goditje ndaj tij.

E gjitha ka të bëjë me faktin se ai nuk do ta pranojë atë që ka ndodhur dhe nuk do të tërhiqet nga zaptimi i opozitës dhe marrja peng e saj. Frika e tij e vetme tani janë kandidatët e tij. 

Deklarata e Belind Këlliçit ishte po ashtu për t’u pasur frikë, pasi pranoi që përgjegjësia e rezultatit duhet analizuar thellë dhe ftohtë, duke parë përgjegjësinë e secilit, përfshi dhe të vetën. 

Diferenca mes asaj që pranojnë kandidatët e tij politik si humbje dhe asaj që nuk pranon Berisha, është fakti që ata që humbën tani janë në rrugë, ndërsa Berisha i do ende si badigardë të tij në uzurpimin e opozitës. 

Zef Hila, Belind Kelliçi dhe Luciano Boçi lanë mandatet e deputetit për t’u futur në garë, dhe ky është një gjest tërësisht politik për t’u lavdëruar, edhe pse ata në një farë mënyre e gjetën këtë si zgjidhje për t’i ikur kënetës politike në Parlament, nën komandën e Berishës.

Deklarata e sotme të Berishës për të shpjeguar që Zef Hila nuk ka pranuar rezultatin dhe nuk ka uruar kundërshtarin, është kushtrimi i tij për të mos pranuar askush humbjen, pasi pranimi nga të gjithë i humbjes, është dezertim i ushtrisë së tij. 

Ndaj mos u çudisni pse foli aq gjatë për të na mbushur mendjen që ajo video e Zef Hilës nuk është siç duket, por është siç i duhet atij. Dhe atij i duhen kandidatët ende si ushtarë. Para 14 majit si ushtarë që do ta mbanin në fron, tani si mumie për t’u varrosur bashkë me të.

16 Komente

  1. E
    Evisa

    Zoti Baze, të jetë e vërtetë që kandidatët e Berishës nuk e kanë të qartë se Berisha-Meta ja dorëzuan me vetëdije të plotë Edi Ramës gjithë pushtetin si shpërblim, duke qënë e vetmja mënyrë që ju kish mbetur, për t'i ndihmuar dhe dalë ballë asaj që i pret nga drejtësia?

    1. k
      k

      Armiku i non gratas , është populli shqiptar.

    2. k
      konservatori

      I nderur zoti gazetar, mafia e zez e sorosit ,illuminati dhe edvini I zi I Inqeneratorit,vuqiqit,drogs u perpoqen qy t shkatrrojn opoziten e vertet konservatore t djatht qy udhhiqet nga doktori dhe iliri.Edvin ,hap mikroqipat e kutive elektronike ku jan votimet elektronike ose largohu .beteja per liridemokracin tani po fillon.

      1. T
        Tata luigji

        Konservator nese je i lire hajde te te qij ne bythe si fillim me ty dhe te gjithe si ty deri ne 203 Ik ciu

        1. S
          Shqiptari i Ilirisë

          O Tata Luigji,konservatori po tallet o gjë e trashë.

        2. U
          Unë

          Pika qe s’te bie!

          1. N
            Na mbyten hajvanet

            Urgjent ilacet mos neglizho per te miren tende dhe familjes ne rradhe te pare.

            1. T
              Totololi

              O i konservuar, na e shpjego pak se cfare eshte iluminati. O cop mishi me dy sy e pa tru fare, meso te shkruash njehere o analfabet, pastaj hajde te besh analiza politike. Debila si ty i duhen "konservatorit" Sal, qe ti perdore si qen rrugesh kunder atyre qe se pjerdhin fare.

              1. m
                miri

                O koqe kanari tka ngel sahati tek Salicari, po prandaj fryhet ai se gjen koqe si puna jote qi i shkojn mrapa. Mblidhni menjen se koha e e Salicarit ka maru me kohe, pranaj PD asht ba kasht e koqe

              2. m
                memoria kombetare

                Habitem qe ka shume shqipfoles qe festojne per humbjen e Berishes ne votimet e 14 majit ?? Objektivi I tij 99% ishte te sfidonte Ameriken dhe Angline per Non Graten e Tyre dhe ja arriti ta realizoje 100% dhe cfardo te thote tani ai ne nje fare menyre e ka fitore qe konkuroi ndaj Biden Blinkenit e Non Grates,biles dhe ky rezultat I “ulet” I tij eshte normal per nje te derrmuar nga Amerika.. Jam I kenaqur nga kjo fitore e Rames edhe pse kam shume rezerve por do ta quaja”fitore te Pirros” pasi burgosja e terroristit Fredi Belerit qei ishte dhe kandidat I minavenesit Berishe ishte nje skenar perfekt..d o jete nje bombe me sahat qe do te plase poshte karrikes Rames dhe qofsha I gabuar; Pershendes votuesit qe I dhane nje grusht Salihit qe per fat te keq po ndihmohet ne menyre te fshehte nga ata qe I dhane Non Graten kurse shqiptareve Marmalaten qe shohin non stop 24 ore ne media mikin e Elez Trampojanit,,berishes amerikes. .. Karaduzi i Bajram Currit S’ja l’shon rrugen çentaurit Çentaurit as Perlinit Prej Vahut dejes deri n’ur t’drinit

                1. b
                  bjeri drejt se ke lehtesira

                  Fiks Mero, vetem se duhet te ishe me i sakte e te shkruaje : Kurse ish bythlepiresit e Berishes jane sot Armiqte e tij (kete nga pervoja jote personale)

                  1. F
                    FCB

                    Kimeten kunder, te gjithe sisyemin e Drejtesise kunder , Mafien Qeveritare kunder , me Alibashe neper kembe, pra gjithe Boten kunder, mori me shume se 500 mije vota , rrespekt Doktorr !

                    1. B
                      Bujo

                      Tu lumte mor FCB. Respekt qe cke me te. Edhe keta qe moren bashkite me shume respket per doktorin do ta ushtojne pushtetin. E sidomos edhe ne 2025-en, me shume respekt do vazhdojne te qeverisin te majtet. Mbajeni doktorin mire, i beni fresk ne verè e mbajeni ngrohte ne dimer, sepse fiks ky paska qene vizioni i demokrateve: - te vazhdojne me devotshmeri respektimin e kultit te individit. Na e rrofsh o te keqen bashke me Salen. Respekte!.

                    2. P
                      Populli

                      Moj Shqypni e mjera Shqypni, kush te ka qit me krye ne hi / Ke plot 10 vjet qe ndihesh rand, prej nje pushteti te nje Hajvan / Cel syte Shqipni e varferine shiko, ket Pusht-shtet kurven pra e shkelmo / Ne do qe mos te mbetesh pa femi, jepi derrmen shpejt kesaj Qeveri / Sa me tej te zgjase ky Ram-pusht-Shtet, vec fukarallek e shpopullim do te ket /

                      1. I
                        Ilir

                        Zoti Baze, per sa ka kohe do te jeni ju dhe kallepi i gazetareve te oborrit qe kerkojne largimin e Berishes nga politika , une do te mendoj Berishen si te vetmin njeri qe mund ti beje opozite pashait tuaj.

                        1. B
                          Bozhigradi

                          Kisha shkruar nje koment dhe nuk e pashe te botuar. Nuk kisha bere asnje gje te keqe, vecse e kisha krahasuar Meron me opinionisten Zhaku ne Big Brother. Sic kerkonte Zhaku dicka te pamundur nga Kiara Tyto, Mero po e kerkon me ngulm nga Berisha qe te zihet me perfaqesuesit legjitime te opozites ne zgjedhje si kandidate per kryetare bashkie. Por dikujt nuk i ka erdh mire, ndoshta me te drejte. Po si i vjen Meros vete, kur e krahason Berishen me cfare i vjen ne mendje? Kur do e pranoje Mero se Berisha si person perfaqeson vetveten, por si figure politike perfaqeson afer gjysmen tjeter te shqiptareve dhe i mire apo i keq ai eshte fakt. Eshte perfaqesues dhe shprese i gjysmes tjeter qe ka po ato te drejta te jetoje dhe gezoje sikurse edhe ata qe kane Edi Ramen? I nderuar Mero. Ne nuk te pyesim ty se ke do zgjedhim per prijes ne kete beteje per demokracine te brishte. Po. Ti ke shume te drejte te kritikosh Sali Berishen. Sepse opozita eshte pasuri kombetare, dhe si e tille, edhe ti ke aksionet ne te. Por jo te tejkalosh etiken zoteri! Sepse po fyen te gjithe ata qe Berishen e kane simbol, e kane shprese. E di qe disa do me sulen nqs do botohet ky koment. Por te jene te sigurte qe vetem kthimi i Berishes ne krye te PD u ka sjelle dhe do u sjelle edhe atyre qe do me shajne plot te mira. Sepse Edi Rama atij ja ka friken. Dhe per kete arsye eshte bere me kembe ne toke, do ngrere rrogat dhe do beje gjera te mira. Sepse deri tanine ka ndritur. Shikoni cmimet perdite dhe pastaj reagoni.

                          Lini një Përgjigje