Pesë mesazhe dramatike nga votuesit shqiptarë për opozitën 

15 Maj 2023, 18:12Editorial Mero Baze

Shqipëria i ka besuar qeverisjen lokale socialistëve shqiptarë, nga Vermoshi në Konispol, përmes një vote politike masive, e cila duket se është një ndëshkim i pamëshirshëm ndaj Sali Berishës dhe parterit të tij në koalicion, Ilir Metës, për të shkuarën e tyre dhe përpjekjen për të mbajtur peng opozitën shqiptare.

Edhe pse shumë kandidatë socialistë ishin vërtet shumë të mirë, fitorja ka përfshirë thuajse çdo kandidat, pasi votuesit janë pozicionuar politikisht ndaj opozitës. Të vetmet “fitore” të vogla të opozitës janë në zona të izoluara të varfëra dhe me votues të pakët, ku vota nuk është politike, dhe ndikimi i izolimit dhe lidhjeve klanore kanë diktuar mbi politikën.

Në përfundim të këtyre zgjedhjeve kemi disa statistika dramatike, të cilat duhen lexuar mirë nga ata që duan të bëjnë opozitë në Shqipëri.

Deri në këto momente që shkruaj, shqiptarët i kanë dhënë të drejtë opozitës të qeverisë rreth 50 mijë banorë në Shqipëri, ndërsa socialistëve të qeverisin 2. 750. 000 banorë. 

Kjo është shifër dramatike.  

Praktikisht shqiptarët nuk i kanë besuar opozitës për të qeverisur, as 1,8 për qind të popullit shqiptar duke e zhvlerësuar atë jo vetë si formacion politik, por dhe si element të infrastrukturës politike në vend. Po ti shtosh pastaj kësaj shifre dramatike dhe territorin që ka fituar opozita në Malësitë e Pukës dhe Memaliaj, e kupton qartë se Shqipëria e ndriçuar dhe qytetet e mëdha që votojnë politikisht, e kanë refuzuar atë me vendosmëri.

Statistika e dytë është se nga tre partnerët në koalicion, Berisha, Meta dhe Dulja, i bie që Dulja ka realizuar 33 për qind të objektivit të tij, pasi ka garuar për tre bashki dhe ka fituar një prej tyre. 

Ilir Meta ka realizuar 25 për qind të objektivit të tij, pasi ka garuar në katër Bashki dhe ka fituar një prej tyre. 

Sali Berisha ka realizuar 5,5 për qind të objektivit të tij, pasi ka garuar në 54 bashki dhe ka fituar 3 pre tyre.

Pra Sali Berisha është udhëheqësi me rezultatin më të keq brenda koalicionit, duke u keqpërdorur nga Vangjel Dulja dhe Ilir Meta.

Statistika e tretë ka të bëjë me reagimin e shoqërisë shqiptare kundër racizmit dhe ndarjes krahinore. Fitoret masive të socialistëve në Veri të Shqipërisë, erdhën pas një fushate raciste të Sali Berishës, i cili në fund të fushatës, kur e pa veten pa shpresë, filloi t’i fryjë zjarrit të ndarjes Jug- Veri, duke bërë thirrje që Veriu të mos votojë Edi Ramën. 

Të njëjtën gjë bëri dhe partia e Berishës në Sarandë, duke përdorur një gjuhë raciste krahinore ndaj kandidatit socialist në atë qytet, Oltion Çaçi, dhe u ndëshkua me një rezultat historik me mbi 3 mijë vota diferencë. Ky është një mesazh që bën krenar çdo shqiptar për aftësitë e shoqërisë sonë për të reaguar ndaj ndarjeve krahinore dhe gjuhës raciste të liderëve politik.

Statistika e katërt ka të bëjë me integritetin e zgjedhjeve në zonat e pakicës greke në Shqipëri. Kandidati për krye bashkiak i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë par zgjedhjeve, pas provave të qarta në përpjekje për të blerë vota.

Fakti që qeveria arriti të menaxhojë situatën dhe t’i numërojë votat duke e nxjerr fitues me 17 vota Fredi Belerin, është dëshmia më e fortë se zgjedhjet ishin të ndershme, të drejta dhe një proces i sigurtë, ku një të akuzuari ligjërisht për hajdut, i numërohet vota edhe pse nuk është aty. 

I njëjti proces model u zhvillua dhe në Finiq dhe Dropull ku fituan kandidatët socialistë Romeo Çakuli dhe Dhimitër Toli, në partneritet me Megën.

Do të mjaftonte ky fakt të binin poshtë gjithë pretekstet dhe alibitë që po përpiqet të gjejë çifti Berisha- Meta pas rezultatit katastrofik.

Statistika e pestë ka të bëjë me mesazhin që shqiptarët po i dërgojnë opozitës shqiptare. Vota masive e shqiptarëve kundër kandidatëve të opozitës nuk lidhet e gjitha me kandidatët. 

Pavarësisht rezultatit negativ, Belind Këlliçi, Igli Cara, Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe disa kandidatë të tjerë, nuk janë për t’u ndëshkuar në mënyrë kaq të ashpër sa u ndëshkuan. Ata dhe opozita shqiptare duhet të kuptojnë se ata u ndëshkuan si njerëz të Sali Berishës dhe Ilir Metës, si maska të tyre, madje më keq, si hileqarë që kërkonin të përdornin fuqinë e Berishës e Metës për të hyrë në politikë.

Shqiptarë ua hoqën këtë maskë. Ja hoqën fuqinë politike dhe elektorale, duke i lënë ata në sprovë të përpiqen t’ia dalin vetë, pa njeriun më të urryer të politikës shqiptare. Nëse nuk ja dalin, të ikin në shtëpi me dështimin e tyre dhe jo me dështimin e Sali Berishës. 

Edhe pse e paprovuar me fakte, është e qartë se në shumë qytete të mëdha të Shqipërisë, kundërshtarët e Berishës në opozitë nuk i kanë dhënë vota as kandidatit të Partisë Demokratike zyrtare, siç është rasti i Bejkos në Tiranë, apo atij në Kamzë, por kanë respektuar aktin e tyre, duke ja dhënë votës direkt kandidatëve socialistë, për ta dëmtuar më rëndë Sali Berishën. 

Ky duket ka qenë një vendim në heshtje i çdo demokrati që ja ka sjellë në majë të hundës vendosmëria e Sali Berishës për të qëndruar si uzurpator në krye të opozitës. Dhe kjo ka ndodhur nga Shkodra deri në Vlorë, ku demokratët ose nuk kanë dalë në zgjedhje, ose kanë dalë dhe kanë votuar kundërshtarin për të ndëshkuar dyfish Sali Berishën. 

Ky mesazh duhet marrë seriozisht, nëse ata duan që ai votues të rikthehet në vathën e tyre. Ata duhet të dalin para shqiptarëve, pa maskën e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe pa shkollën e tyre politike. Përndryshe ndëshkimi do të vazhdojë. Ata duhet të kuptojnë qartë se këto nuk ishin zgjedhje lokale, por një referendum kombëtar politik dhe gjeopolitik, që tregon se shqiptarët nuk e shkëmbejnë Perëndimin me fytyrën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, dhe nuk hyjnë në luftë me SHBA për hallet e Sali Berishës.

Sot Sali Berisha është një “mbret lakuriq”, të cilit shqiptarët ja hoqën veshjet e rreme, kurorat e rreme që mbante mbi kokë dhe mbi të gjitha, fuqinë e rreme me të cilën pretendonte se mundte kundërshtarët. 

Ai është sot thjesht një zaptues selie, i cili duhet nxjerrë zvarrë nga selia, nëse nuk del për t’i hapur rrugë rithemelimit të një opozite të re, pa atë, për t’i dhënë shanse dhe shpresë shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, të cilat nuk janë shumë larg. 

Sa më shumë të rrijë aty si zaptues i opozitës, aq më shumë do ta kalbë elektoratin opozitar, duke shkrirë përfundimisht PD dhe duke e marrë atë me vete në rrugën pa kthim. Për hallin e tij!

40 Komente

  1. K
    Komunisti Berrisha

    Brillante si gjithmone i nderuar Mero. Rames nuk ja dha kush partin e mori me lufte ndaj PD duhet te shkoje te zyrat e'ocupuara dhe ta nxjeri jashte me shkelma komunistin e fundit te ballkanit non graten Berrisha ...

    1. .
      ...

      Jame dakort me Meron, që denim në kët lloje feje, ishte për Berishen dhe Meten, dhe Jo açe për kandidatet.. Por unë shpresoje që edhe Rama të largohet, vet në fund të keti mandati, ose një dite të buker të marre edhe Rama denimin që moren sote Saliu dhe Meta. Këta tre horra duhet të largohen nga politika Shqiptare...

      1. M
        Mal Cori

        Mero thotë më sipër: - Të vetmet fitore të vogla të opozitës së djathtë, janë në disa zona të varfëra që janë të majta ekonomikisht.............. . Pra votuesit e një partie që e mban veten të djathtë, janë bythëgrisurit....... . Ç ' parti e djathtë qenka kjo?

        1. D
          Dakord

          Ti trepikësh vazhdo të ëndërrosh. Sot është dita të pastroni halenë tuaj dhe mos i qa hallin Ramës ti plehrë. Shko shih atë vidieon e ilir vrenozit se është bërë virale. Legen

      2. K
        Komunisti Berrisha

        Brillante si gjithmone i nderuar Mero. Rames nuk ja dha kush partin e mori me lufte ndaj PD duhet te shkoje te zyrat e'ocupuara dhe ta nxjeri jashte me shkelma komunistin e fundit te ballkanit non graten Berrisha ...

        1. P
          PD nuk ka qene kurre parti

          PD nuk ka qene kurre parti dhe sot vertetoi ate qe shqiptaret me ne fund e kuptuan. Nje sekt i ndyre krahinor, kriminal dhe interesash korruptive qe jetonte fale njerezeve naive dhe trushplare. Menyra se si sot sekti shfryn urretjen ndaj njerezve te vet (shkodran, kuksian, tropojan) duke i quajtur te shitur,budallenj e mosmirenjohes eshte tipike e nje sekti qe po vdes.

          1. T
            T

            Super artikull po kujt ja thua .

            1. B
              Bozhigradi

              O Mero. Berisha e mori -61. E beri 8. Me te gjithe kunder. Berisha e vuri dhe do e mbaje ne binare Edi Ramen. Vetem kaq me mjafton te them qe Berisha eshte shume i vlefshem per momentin ne Shqiperine time te shtrenjte. Tani nje pyetje kam. Flet nga pozitat e gazetarit qe ja do te miren Shqiperise dhe popullit te saj? Nese do flisje ne kete kendveshtrim, ti duhet te flisje per makinerine e frikshme te patronazhisteve qe kontrollojne jeten e cdo qytetari te supozuar nga kushtetuta si te lire. Nuk eshte jeta ne nje shtet demokratik si ne Shqiperi o zoteri. Te monitorohet qytetari, te urdherohet, te blihet, e te shitet per nje vote. Vertet e beson se fitoi me drejtesi Edi Rama pothuaj ne gjithe Shqiperine? E quan zotesi ti kur ble deputetin ashiqare ne kuvend, grup deputetesh, kryetarin e opozites? Zoteri Mero, ju i mbroni dhe i trumbetoni si suksese keto fitore. Me thuaj, c'ndryshim ke ti nga nje kriminel-trafikant qe vete dhe ben presion ne qender te votimit? Do ja degjoni avazin kesaj fitore. Edhe nga vezhguesit e huaj, dhe ambasadat e huaja.

              1. S
                Sheqeri

                Nuk ta ka fajin Merua qe je kaq kar o Bozhigrad. Ik e qiu ne ndonje doktor trush privat se ky doktori me D te madhe mbaroi me qirjen e truve te te gjitheve ju.

                1. D
                  Dritani

                  Te lumte o Sheqeri.

                2. B
                  Bizhigardiiii

                  Bozhiharde te shkuara ty dhe Berrishes truri eshte gje madhe kur te iken shkruan brockulla mos u merzite ndodhin ne jete qe te iken truri mer ilacet se do behesh kew

                  1. S
                    Shpresa vdes e fundit

                    Shume sakte po i vetmi avaz qe do vazhdohet eshte vjedhja e poshterimi i shqiptareve nga gjoja te majtet, qe do shtojne pasurite e tyre ne kurriz te hallexhinjve! Po Mos i gezofshin!

                    1. P
                      P S E ?

                      Komentuesit "Shpresa vdes e dundit " , do t`i thosha qe : KETO QE THUA TI JANE TE SAKTA , POR DUHET TE PRANOJME SE ESHTE SISTEMI SHOQEROR I TILLE . KEDO QE TE VESH , ME SHPRESE SE DO NDRYSHOJE GJENDJEN , ESHTE SHPRESE E KOTE . SHOQERIA VERTITET BRENDA TE NJEJTES VORBULLE .

                    2. L
                      Luiza

                      Bozhigrad, eshte e vertete se zgjedhjet lokale ne Shqiperi jane jashte shinave te tyre, por kete gjendje e kane krijuar Nongrata Sali Berisha dhe Like Floriri me Monika Shemtiren.

                      1. P
                        P S E ?

                        Zoti Bozhigradi , je shume i turbullt ne keto qe thua , per te mos thene se vetem pak ndryshon nga Sali Berisha dhe Ilir Meta !

                        1. 2
                          2D

                          Bozhigrad, nuk dukesh i pashkolluar, po dukesh që je i shkalluar. I dua devollinjtë, ata njerëz të mirë e punëtorë, të ndershëm e të sinqertë, ndonjëherë gjer në naivitet, por ti nuk futesh tek ata. I kuptoj të përndjekurit e të persekutuarit e atij fshati, por ty ta ka shplarë trurin një komunist 24 karat e ti e ke blerë për demokrat. Dhe nga kjo trushpëlarje vjen ajo analizë idiote që ti ke bërë. Epo të rrosh vetë, se mëndja të ka lënë. Ose, siç të ka porosizur një komentues, ndërro ilaçet.

                          1. B
                            Bozhigradi

                            Ndryshimi midis meje dhe atyre si puna jote eshte ky: Une kerkoj nga Mero mos helmoje mendjet e shqiptareve dhe te mos behet avokat i krimit. Ju kerkoni qe une mos e them kete qe me duket e vertete. Se ndoshta Mero eshte edhe avokat i bemave tuaja. Une i dua dhe i respektoj te gjithe shqiptaret njesoj, bile edhe ju qe me ofendoni pa te drejte, se e kuptoj qe sa here dikush lufton per nje parti, lufton per interesin personal, a ndonje llokme. Ju doni vetem llojin tuaj, apo llokmen tuaj, duke i shkelur te tjeret me kembe. Vetem llokmen tuaj ta keni ne dore. Nderkohe qe ne nje shtet demokratik normal te mirat materiale duhet te ndahen dhe ndahen njesoj. Ju thoni se i kuptoni te persekutuarit. Qe t'i njohesh te persekutuarit duhet ta kesh provuar vete mbi kurriz, qofte edhe nje dite. Por une shoh se njesoj sot persekutohen edhe socialistat e thjeshte qe zene nje pune 30 mije leke, edhe demokratet. Persekutimi vazhdon. Se nuk ka brire persekutimi o mik kundershtar. Sepse leket pa fund shkojne ne xhepat e atyre qe mbron Mero. Jo ne xhepat e socialisteve te ndershem dhe popullit qe paguan taksat.

                            1. N
                              Nemesis

                              Bravo, plotesisht e sakte po shumica e atyre qe komentojne ketu jane patronazhiste ose fare persekutoresh ndaj fyellit i bien vec ne nje vrime me Ymerin ne krye, jo vetem po kane filluar censurojne dhe komentet kur nuk u vijne pas avanti.

                        2. G
                          Gaz Bardhi

                          Mero, te verteta te gjitha, por jo per Sali Berishen! Ai do te vazhdoje njelloj! Keto nuk kane rendesi per te! Kane rendesi per analistet! Tani fillon gallata e dyte, e para mbas Non Grata deri 14 maj, 2023, e dyta mbas 15 maj 2023 e ketej! Rrini dhe degjoni!

                          1. S
                            Shqiperia sot - Gjithe pushteti Sovjeteve

                            Mesazhi i qarte e dramatik bashke per Shqiptaret nga zgjedhjet e djeshme eshte nje - Sot Shqiperia eshte nen Regjim qe ka ne dore tere Pushtetet, po aq sa kishte Enver Hoxha ne te famshmen Diktature te Proletariatit. Fiks sipas devizes leniniste - Gjithe Pushteti Sovjeteve.

                            1. N
                              Nemesis

                              Kjo harta mavi shume harte homoseksuale Mero. Propozoj te behet kuq e zi, shume gjak e pak shqiponje....

                              1. m
                                mirel

                                Super Mero….

                                1. O
                                  OR

                                  ZHDUKJA E GJIGANDËVE Një Gjigand që kish Tropoja, Nuk është më ai që doja, Ju pre gjuha, ju tha goja, S’i mbeti kallai as boja! Dhe Gjigandi i Skraparit, Trim- tribuni i shqiptarit, Duket- siç ka thënë i pari- Varur si koqe kandari.

                                  1. r
                                    raul

                                    Exelent. Me le pa fryme o Faik Konica i ri i Shqiperise. Mero ja bere nekrologjine politike perbindeshit te vucidolit dhe spiunit te pazarit te ri qe te keput ne mes por qe ngeli me breke ne dore, i shfyre si tollumbace. I perjetshem qofte kujtimi politik i dy njerzve me te urryer te planetit qe populli shqiptar i nxori me shqelma nga skena politike nje here e pergjithmone.

                                    1. V
                                      Vukašin Mihajllovič

                                      Bračo šiptari čistitam vam od serca pobedu na izborima protiv berišinovog nazizma. Molio sam boga da pobedi naš pravoslavni brat Edi Rama. Sa Ramom na čelu šiptarske vlade, Serbia može da ga vrati ponovo Kosovo pa i svoj sveti grad Drač (Durresi). Živela Serbia i naš brat Edi Rama. Serbia do Tokia.

                                      1. M
                                        Mos ha mut lali

                                        Ti ca do qe kruhesh ketu apo e keni zakon te hyni nuk ju takon?

                                        1. T
                                          Taipi

                                          сестра у пички

                                          1. g
                                            gjyshi

                                            Vukashin, ti je shqiptar që përkrah Salehun. Një serb kurrë nuk do të shruante serbia po srbija, serca po srca… megjithatë ia thoke sërbisht, veç vazhdo të lehësh në gjuhë të huaj se nuk ta varë kush…

                                          2. E
                                            Emiljano

                                            Skeni pare gje akoma!tani fillon lufta kunder amerikaneve…✊te rroje partia me shokun sali ne krye

                                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                              Kush ishte arkitekti i aleancës tre këndore Berisha- Meta - Dule, e cila kishte për objektiv të fitonte trekëndëshin Tiranë - Elbasan - Durrës? Deklaratat politike për fitore në gjithë Shqipërinë nga Meta dhe Berisha, tregojnë se nuk fitohet me deklarata psikologjike. Meta mori përsipër të aktronte rolin e "të fortit" të aleancës tre këndore. Është e tepër të zgjatesh, opozita ose të gjejë mendjen ose të shkërmoqet për t'u rigrupuar në struktura sipas statutit. Urgjente largimi i personave non grata.

                                              1. M
                                                Miri

                                                Çdo popull ka qeverinë që meriton. Joseph de Maistre

                                                1. M
                                                  Miri

                                                  Po Alibeaj qe doli me 2% duke pas dhe vule dhe fonde, dhe ndihmen e SHBA apo BE si e shpengon kete rezultat o shoku Mero? Apo gjoja perkrahesit e Alibeajt paskan votuar per PS-në. Hajde mashtrim I paster hajde!

                                                  1. G
                                                    Gjergji

                                                    Saliu nuk ikën nga PD pa vdekur,kështu që t'a gëzojë Rama pushtetin deri në 2030!

                                                    1. g
                                                      gjyshi

                                                      Pse o Gjergji, vetëm 7 vjet jetë i jep Salës ? ( Zoti e di, por janë shumë)

                                                    2. r
                                                      robi

                                                      Populli i Tiranes me mencuri ja nxori jashte loje per keshillin bashkiak spiunit te pazarit te ri Agush askush kokeduces, sharebajgen e neveritur te Jales, tallagjaren e leshelise Elona Gurikali turikali, surratmalokja e Mirdites qe ta ben kopilin ta le tek dera. Do ishte e neveriteshme per Erjon Veliajn te degjonte diskutimet histerike, politike, te neveriteshme te kesaj tallagjare qe simuloi gjoja survejim te zyres se leshelise ne Durres ne 2021 dhe ngriti ne kembe policine dhe doli bllof duke merituar urrejtjen e gjithe qytetareve Durrsak. Tani kjo tallagjare bashke me Nafije dybekun te shkojne ne haremin e Jales dhe te fillojne pergaditjet per hapjen e haremit erotiko naziskin te Jales per trajnimin e cupelinave 16 vjecare qe pas dy muajsh trajnim behen gati per te bllokuar rruget, mesimin ne fakultete dhe shoqerojne Nafijen e leshelise kur zhgerryhet rrugeve te Tiranes ne mbrojtje te kauzes se bordellos 89 vjecare te teatrit gerdalle qe u shemb si kuti kartoni. Kurre me leshelija ne pushtet ky kancer i politikes qe i hengri koken dhe shkaterroi dhe vete partine demokratike, kurre me spiuni i pazarit te ri me hanxhar ne dore ne pushtet, kjo monster e politikes , njeriu me i urryer ne planet per 99.99% e shqiptareve.

                                                      1. X
                                                        Xhaxhi

                                                        Ky eshte revolucioni i vertet. Nese mendoni se Saliu dhe Iliri kane humbur thellesisht per kryebashkiake nuk keni pare asgje krahasuar me shfarosjen ne keshillat bashkiake. Saliu me Ilirin se bashku nuk kalojne dot 25%. Edhe aty ku ka humbur PS kryetarin e bashkise ka fituar ne keshillin bashkiake si ne Himare, Kavaje, Mirdite, Memaliaj e ne gjithe te tjerat. Ne Tirane 22%-23% Saliu! Katastrofe e rende dhe idiotet e tyre ne ekrane ende merren me Ramen dhe qeverine fashiste, rregjimi e ku di une.

                                                        1. P
                                                          Parti Enver, jemi gati cdo here

                                                          Mero komentin me te bukur qe bera e injorove, ia perkushtova me shpirt fitimtareve. Kur do e shkruash Ti nje epope per fitimtaret? Se te mundurit i morem vesh dhe njerezisht Mero viktima nuk percudnohet, e bejne vetem barbaret ate mizerje pune.

                                                          1. D
                                                            Dritan

                                                            Bravo Mero Gjithe demokratet duhet ta lexojn me kujdes kete shkrim. Ka ardh koha per nje opozite krejt te re. Nje komb pa opizite te forte nuk ecen dot para.

                                                            1. l
                                                              lexuesi

                                                              Exelent Mero si gjithmonë.

                                                              1. L
                                                                Leo

                                                                Bravo Mero Baze !

                                                                Lini një Përgjigje