Arrestimi i Fredi Belerit është një ngjarje më e rëndë se sa krimi i tij. Dhe është i tillë për shkak të ndjeshmërisë që duhet të kemi parasysh për një përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, edhe pse Beleri nuk është një përfaqësues i denjë i tyre. Por ne nuk mund t’ua zgjedhim atyre përfaqësuesit. Enver Hoxha ua pati zgjedh.
Shqipëria jo vetëm që e pranon minoritetin grek si pjesë natyrale të shoqërisë së saj, por ka dhe prirjen për një “diskriminim pozitiv” ndaj tij, për t’i dhënë edhe më shumë të drejta se kanë nevojë, për t’u ndjerë si në shtëpi të tyre.
Një nga diskriminimet pozitive të tyre është dhe fakti që ne kemi dy bashki të pakicës greke, Dropull dhe Finiq, jashtë kritereve sasiore që kanë bashkitë e tjera shqiptare, dhe Bashkinë e Himarës të përzier.
Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve, ngjall një debat të rrezikshëm në Shqipëri, lidhur me politikën penale dhe jo me veprën penale.
Jam i qartë që Fredi Beleri blen vota. Do të isha po kaq i qartë edhe nëse nuk do ta kishin kapur me fakte. E kanë bërë historikisht këtë gjithë kandidatët e PBDNJ, madje për fat të keq e kanë bërë në emër të Greqisë, edhe pse mund të mos ketë qenë e vërtetë.
Ka qenë një kohë që blinin gjithçka me viza në politikën shqiptare, dhe politikanët, dhe median. Si të tillë shumë nga figurat periferike që merren me politikë në pakicën greke në Shqiperi, janë të korruptuar në sistemin e të menduarit dhe të vepruarit në Shqipëri. Madje kanë qenë gjithmonë korruptues edhe të shqiptarëve
Nuk jam për tolerimin e kësaj vepre penale, por meqë ai po blinte vota të martë, të mërkurë, të enjte, mund ta ndiqnin deri të dielën, se me siguri do të vazhdonte të thellohej në krim, dhe aty e kishin ditën e henë, mund ta arrestonin. Nuk ka pas ndërmend të arratiset.
Kështu së paku nuk do hidhnin në erë klimën parazgjedhore dhe nuk do përfshinin në një tension të panevojshëm dhe artificial Shqipërinë me Greqinë, në një çështje që edhe pse e kuptojnë, të dy palët janë në vështirësi pa ta pranuar siç është, pasi në të dy vendet ka zgjedhje dhe të dy qeveritë duhet të tregohen “patriote” para popullit të tyre.
Arrestimi dëshmon një linjë pavarësie të Prokuroriisë, por kjo nuk do të thotë që të përdorësh pavarësinë për të hedhur në erë stabilitetin mes dy vendeve dhe klimën e shkëlqyer të raporteve mes shqiptarëve dhe grekëve. Të vendosësh drejtësi nuk do të thotë vetëm të ndëshkosh, por të kujdesesh që vendimi të prodhojë drejtësi dhe paqe.
Fredi Beleri hajdut do ishte dhe të hënën, dhe mund të mos e arrestonin qysh të premte, aq më tepër pas një polemike politike tri ditore mes tij dhe kryeministrit, të cilën tani po përpiqen ta mbivendosin në mënyrë spekulative.
Tani që e arrestuan është mirë ta nxjerrin në ndjekje të lirë, pasi ndëshkimi nuk ka qëllim mbajtjen në burg, por dënimin për atë që ka bërë. Derisa gjykata të shprehet për fajësinë e tij, ai nuk ka pse qëndron në burg.
Veprimi i Prokurorisë së Vlorës është një akt ndoshta i drejtë ligjor, por Prokuroria ka hyrë në këtë çështje si një elefant në një dyqan qelqurinash, dhe ka bërë më shumë dëm se sa drejtësi. Dhe e ka bërë këtë pa ju dashur askujt, përveç Fredi Belerit, të cilit tani dhe vjedhja e votës do t’i quhet heroizëm, pasi e ka bërë në një shtet tjetër, jo në Greqi.
Ndaj tani drejtesia duhet t’i dalë zot asaj që ka bërë, duke dëshmuar se ka prova të forta që justifikojnë këtë dëm të madh që i ka bërë paqes publike me pakicën greke dhe vendin fqinj Greqinë. Ata duhet të jenë bindës në prova dhe në gjykim, ndryshe duhet të gjykohen dhe paragjykohen ata si provokatorë të këtij debati krejt të panevojshëm, duke na i shndërruar hajdutët, në heronj të rremë nacionalistë.
Gjithmone je i drejte ne gjykime por sot joooooo i nderuar Mero Arrestimi tregone pamvarsine e drejtesis forcen e ligjit i jep mesazhe per te tjeret dhe njekohesisht nje mesazhe qeverise greke qendroni aty ku keni kohet kane ndryshuar . E dyta edhe nese e votojne zevebdesohet si i denuar per krim zgjedhor loje e bukur e politikes dhe e policise Shqiptare
Të lumtë. Sot Mero e ka gabim. Drejtësia për herë të parë po tregon guxim. Greqia do marrë përgjigjen e merituar e ndoshta zë mend mos të fusë më hundët në punët tona. Drejtësia nuk njeh as zgjedhje, as politikë as greqi dhe as BE. Ne shyqyr që ja arritëm kësaj dite e mos e bëjmë hyp se të vrava, zbrit se të vrava
Zoti Mero Baze, Ti i bën thirrje drejtësisë shqiptare apo politikës shqiptare që të mos arrestojë një bandit shqiptar që deklarohet grek sepse është shitur kokë e këmbë tek segmentet më të errëta dhe ekstremiste të shtetit, të kishës dhe të shoqërisë greke, edhe kur ky qelbësirë i ka duart të lyera me gjakun shqiptar në Peshkëpí, edhe kur ky zuzar i mavijosur në fytyrë ka si moto të fushatës elektorale helenizimin e Himarës shqiptare, edhe kur kapet me presh në dorë duke blerë vota në fushatë. Të lumtë zoti Mero. Shqiptarët janë vrima e fundit e kavallit për ty; ata mund t'i shash, t'i pështysh, t'i përdhunosh, t'i nëpërkëmbësh, t'i injorosh dhe prapë ti urdhërosh të rrinë sus. Nuk të ra ndërmënd t'i kujtoje publikisht Micotaqis-it të trust bythën në shtëpinë e tij dhe të lërë mënjanë kërcënimet dhe shantazhet ndaj Shqipërisë dhe të mis e rreshtojë veten me zorzopët terroristë dhe fondamentalistë grekë. Shqiptarët e kanë mbajtur shënim he nuk e kanë harruar faktin që, i mirëpritur prej tyre në vizitën e tij në Himarë, ai zgjodhi të kishte në krah të tij zagarin e ekstremistëve grekë Fredi Bejlerin, një të akuzuar nga drejtësia shqiptare si terrorist dhe kontrabandist armësh. Sa për ju, zoti Mero, gjithkush e di se je banjamini i Janullatosit dhe i sillogjeve vorioeoirote si edhe altoparlandi i pajtuar prej tyre në median shqiptare. Sa për të na e kujtuar këtë, kij mirësinë të ribotosh me këtë rast edhe editorialin tënd famëkeq ku i ngrije një pedestal Janullatosit të Zi, kur qeni i tërbuar Ilir Metaj i dha atij shtetësinë shqiptare, duke përjetësuar uzurpimin e Kishës Autoqefale Shqiptare nga kisha greke.
Kerkush deri ne keto çaste nuk mendon se kjo eshte nje çeshtje e stisur nga dyshja Meta -Berisha per te bere nje skandal e futur ne rruge qorre qeverine duke i lene shteg Greqise qe te acarroje marredheniet me Shqiperine .Prokuroria deri me tani ka heshtur per tema me te nxjehta ndaj shkeljes se ligjit dhe morri iniciative tek ky rast!Pe te shikohet me vemendje problemi fillon qe nga KQZgjedhor me "dollibashin" Celibash ne krye sepse ky persoj ka qene i denuar me vendim gjyqesor te prere e per rrjedhoje nuk duhet te ishte ne listet e kandidateve!Mirpo kjo eshte nje "Babale" e dyte e stisur nga kjo dyshe Meta e Berisha .Prokuroria eshte vene nen sherbim te kesaj dysheje dhe tymi do i dale shume shpejt,sepse arrestimi eshte bere i qellimshem pasi pas zgjedhjeve kjo dyshe kerkon nje sebep per mosnjohjen e zgjedhe duke krijuar keshtu nje preçedent te rrezikshem per shqiptyaret.Ndaj arrestimi i Fred Bejlerit nuk eshte se i prish pune vete personit ne fjale por nepermjet tij kerkohet tu rregulloje pune kesaj dyshe qe nuk mund ta kuptojne Shqiperine si mos prone e tyre!Ndaj arrestimi i Tij edhe sikur te kete tentuar vertet te bleje zgjedhjet me teper do ti vleje Sali Metes se sa drejtesise qe nje dite me diell u zgjua dhe pa sikurr po binte rrufeja!Shqiperise i jane vjedhur zgjedhjet qysh nga viti 1992 !Valle ky malaka do te prishte dasmen me katerqind mije leke?Nese ky u arrestua dje ,neser duhet te arrestohet Celibashi qe ka miratuar nje ish te denuar te jete ne listen e kandidateve te mbeshtetur nga Sali Berisha dhe Ilir meta.Kujtoni per nje moment ish presidentin Meta ne viziten qe beri ne Vlore ne nje mihane te nje personi para se te linte mandatin e presidentit!perse shkoi valle,mos ndoshta per te pergatitur nje "BABALE 2"????????
Mero mundohesh te tregohesh shume rational. Kam respekt per minoritetin greke, por miniriteti eshte i barabart. Kjo do te thote te gjithe shtetasit jane te barabart para ligjit. Beleri kajoj vijen e kuqe dhe nese qeveria greke do ta kalon vijen e kuqe me Belerin, Rama eshte i afte politikishte tua tregoj vendin. Nuk kemi frike nga politika greke nuk jemi ne 90. Duhet te respektojme veten pastaj komshine.
Mero, jam dakord me ty qe eshte nje ceshtje me ndjeshmeri te larte por per analogji, policia nuk mund te ekzekutoj nje kriminel qe kercenon se do vrasi pengun nese nuk arrin ate qe do thjesht dhe vetem sepse i jane mohuar disa te drejta si minoritar. Pra, ai le ta vrasi pengun se kriminelin aty e kemi ska ku iken derisa ne te bindim Dendian se atij (kriminelit minoritar) nuk i eshte shkelur asnje e drejte. Pra, Beleri le te zgjidhet kryetar me vota te blera se pret ceshtja. Po pastaj? E mendon dot se cfare pasojash ka arestimi i tij sepse ate e ka zgjedhur populli???? dhe vullneti i zgjedhesit nuk dhunohet. Respekte!
Gjykata nuk duhet te beje gabim ta liroi Fredi Belerin se ai do jete pastaj njeriu me i rrezikshem. Nqs gjykata e le te lire atehere ne kete gjykate duhete meren masa te repta deri ne shkarkimin nga detyra.
Me k’te shkrim ja ke fut kot plaku. .Hekuri goditet sa eshte i shkuqur. Himara aq eshte ku banoret jane sa “gishtat e dores” dhe po ta kishin lene te lire deri te djelen , Ai do i blinte aq vota sa te dilte fitues dhe te henen do ti rrunin trapin.
Kur edhe Meros po ndjen eren e Bajgave andej nga Prokuroria (kupto : Qeveria) vaj medet per kete Pusht-shtet.
Ky artikull ka 12 paragrafe te tepert! Mjaftonte vetem nje me dy fjali: policia shqiptare zbaton ligjin shqiptar kunder çdo krimineli qe kryen veper penale. Politica greke te mos nderhyje ne punet e brendshme te shtetit shqiptare e te distancohet nga nje kriminel te kapur ne flagrante.
Sakte. Keto mediat dhe analistet tane, edhe keta qe i quajne si pak te hairit kane nje inferioritet te papare. Jo te thote, zoteri, je qytetar i Shqiperise dhe si i tille, po u kape me presh ne dore duhet te shkosh para ligjit. Dua te pyes perseri, c'u be me Bollanon qe vrau nje te ri, sepse qekur doli nga burgu me pretekst dhimbje zemre, nuk eshte degjuar me. Kjo nuk eshte aspak, aspak dicka qe tregon se jemi shtet sovran, por vasal, duke filluar qe nga keta te mediave.
O sta Priska... Policia shqiptare pse nuk arreston Berishen dhe Meten qe kane vjedhur dhe flori dhe vota? por ka 30 vjet qe ja u ben me shkume... e pastaj ja u RRUAN cdo mendhes ? ke ndonje pergjigje?
Tano, respekte.
Kete e kapi me presh ne dore, o tano.
Ja ke fut kot o Mero lepiresi, drejtesia nuk te merr doren as ty as te gjatit se te dy q..heni me greket.. flagranca dhe toleranca perjashtojne njera-tjetrin o mi minierash qe do te besh vec gazetarin edhe juristin e politikanin
Derisa budallenjte jetojne e shtohen, bota ne terresi nuk do te shkoj keq.
Mero si gjithmon cinik dhe brilant. Sot ke bere shkrim si gjithmon me 90% te vertet dhe 10% spekullim na keqa. Sot jam me ty 100%. Sot e han emigrantet shqipetar dhe jo keta trimat e internetit. Mjere ne per keta politikan qe kemi. Mjere ne per kete popull qe jemi.
Aty do ngrysesh tek e mjera.....me keto mend ....emigrantet shqiptare pas kaq kohesh neqoftese nuk i kane vene punrt ne terezi aty ku jane....nuk ja ka fajin njeri....dhe nuk do te mbesim gjithe jetes peng i disa emigranteve qe nuk kane b..per asgje.....
Himara Bashki e PËRZIER? Bravo Baze, këtë dhe vetë grekërit do mateshin për t'a deklaruar. Por, kur Berisha dhe Meta shkojnë dhe zgjedhin për kandidatë një armik të deklaruar të Shqipërisë si Fredi Beleri, që ka marrë pushkën kundër vëndit që e lindi dhe e rriti, pse të ngelesh edhe ti zoti Baze pas, duke deklaruar një broçkull antikombëtare të kësaj përmase?
Mero, deri tani kemi folur per nje drejtesi te pavarur, ti po e perfshin ne politike arrestimin e ketij bastardi! Sa shqipetare jane futur neper burgjet e greqise vetem se jane shqipetare, jane rrahur e jane deri vrare dhe askush nuk ka kerkuar llogari per rracizmin grek, ky kapet me presh ne dore dhe prokuroria nuk paska te drejte te zbatoje ligjin se mos I ngelet hateri greqise? Po per ligjet e Shqiperise kush pyetet?Drejtesia eshte njelloj per te gjithe! Ngelet duke lepire bythen e te huajve!
FUTJA KOT TE DALI PLOT MERO Mesazhi jot eshte nje turp per gazetarine e analizen shqiptare dhe bashkekohore. Pse !? Sepse ti thua qe ligjzbatimi shqiptar, SPAK, BKH, policia nuk duhej te vepronte e ndalonte nje hajdut votash te kapur në flagrance me zerin e figuren e tij. Ta linin te blente e vidhte vota deri diten e zgjedhjeve dhe ti fitonte ato me hajni e pastaj te veñronte. Kjo eshte njesoj sikur tu thuash atyre: Mos e ndaloni nje hajdut a vrases, kriminel qe te vjedhe, qe te perdhunoje, qe te vrase, te terrorizoje …te kapur ne flagrance dhe kur krimet e tyre behen masive … vetem atehere te veprohet!? Gabim fatal!? Perparesia e cdo organi ligjzbatues në mbare Boten eshte parandalimi i tyre dhe goditja menjere në kryerje e siper apo sa me pare qe ai ndodhe. Nje sekond e humbur ne rastet e krimeve te vogla apo te medhe rrezikon pasuri e, qetesine dhe vete jeten e objektivave api viktimave te krimit. Detyra e mediave te pavarura e te lira eshte te pasqyroje realisht e paanesishr cdo ngjarje apo akt kriminal, jo te beje avokatin as gardianin, instruktorin apo tutorin e krimeve te cfaredolloji qofshin, sic veprojne në shumicen e rasteve mediat shqiptare sot me hamendje, show, herime e fakte te rreme. Tema e sidomos Dita … nuk jane te tilla por në kete rast Mero ia ke futur :kot qe te dali plot apo sic thote sovrani si kau peles…! Pse !? Kjo eshte ceshtje e jotja jo imja!
Mero ke bere nje analiz te perkryer leri ca komentues me ndenje nacionale primitive, ca racista qe shajne dhe ofendojn komunitetet te tjera siç jane egjyptjanet, momenti i arestimit sidomos menyra me te infiltruar nga drejtesia i ngjan filmit me babalen, ne shqiperi drejtesia nuk ka vepruar per raste shume me te renda si gerdeci, rruga e kombit, vrasja ne bulevard e tjer.
Zhvejko , me pelqen qe je krenar qe je Egyptian se ne shqiperi ka egjyptiane qe deklarojne jam grek. Po me e bukura duan ta bejne token e shqiperise pjese te greqise . Shpresoj te me kuptosh
Z. Mero, perfect, "...like a bull in a china shop ". Shpresojme qe nuk do kete pasoja jo te mira....!
Mero, te lutem botoje komentin tim!
FUTJA KOT TE DALI PLOT MERO APO SI KAU PELES !, - Pse !? Kjo eshte ceshtja jote jo e imja ! - Kur nuk dicka te re apo kumt per te dhene- heshtja eshte kapak floriri ! Mesazhi jot eshte nje turp per gazetarine e analizen shqiptare dhe bashkekohore. Pse !? Sepse ti thua qe ligjzbatimi shqiptar, SPAK, BKH, policia nuk duhej te vepronte e ndalonte nje hajdut votash te kapur në flagrance me zerin e figuren e tij. Ta linin te blente e vidhte vota deri diten e zgjedhjeve dhe ti fitonte ato me hajni e pastaj te vepronte. Kjo eshte njesoj sikur tu thuash atyre: Mos e ndaloni nje hajdut a vrases, kriminel qe te vjedhe, qe te perdhunoje, qe te vrase, te terrorizoje …te kapur ne flagrance deri kur krimet e tyre behen masive … vetem atehere te veprohet!? Gabim fatal!? Perparesia e cdo organi ligjzbatues në mbare Boten eshte parandalimi i tyre dhe goditja menjere në kryerje e siper apo sa me pare qe ai ndodhe. Nje sekond e humbur ne rastet e krimeve te vogla apo te medhe rrezikon pasurine, qetesine dhe vete jeten e objektivave apo viktimave te krimit. Detyra e mediave te pavarura e te lira eshte te pasqyroje realisht e paanesisht cdo ngjarje apo akt kriminal, jo te beje avokatin as gardianin, aq me pak instruktorin apo tutorin e krimeve te cfaredolloji qofshin, sic veprojne në shumicen e rasteve mediat shqiptare sot me hamendje, show, hetime e fakte te rreme. Tema e sidomos Dita … nuk jane te tilla, por në kete rast Mero ia ke futur kot qe te dali plot apo , sic thote sovrani, si kau peles…! Pse !? Kjo eshte ceshtje e jotja jo imja! Kur nuk dicka te re apo kumt per te dhene- heshtja eshte kapak floriri !
po ky ishte operacion per tju treguar turbonacionalisteve varikars se gjoja shteti esht i fort . blerje vote ka ne te gjith Shqiperine po te jete ky shkaku.
Blerje ka kudo por ky ra brenda. Hajdutët janë kudo po kush kapet e pëson
Per her te pare Merua eshte i drejte qinde per qinde. Prokuroria shqiptare veproi fikse si greket qe per arsye tjeter i gjeten nje klecke dhe e rrasen brenda. Ne shqiperi ka tre dite qe po blihet dhe po shitet vota pa perjashtime te gjithe kanidatet po blejne me menyra te ndryshme. Liroheni kete budallin Beilerin para zgjelljeve dhe te vazhdojne gjykimi ne gjendje te lire dhe po pati prova e rrasni brenda 3 vjete qe te bejne 1 vit brenda dhe digjet si kanidate. Tani para zgjedhjeve nuk duhej bere se greket kan diplomaci te fuqishme dhe do i nxjerin pengesa shqiperise.
Cfare pengesat o Bob, hyrja ne stanin e lepujve te BE?! Askush nuk duhet te veproje kunder ligjeve, as politikanet qofhsin edhe greke brekedhjere!
Hahahaha ... Po pengesa, po ke të drejtë, si the? Si? Sigurisht. Pengesa... Nuk duhej bërë...mos e bënë.. po tani. Mos
Pse e hoqet komentin tim? Apo së mos mërziten grekët?
Filloj censura edhe ke gazeta tema ,kur nuk ju pëlqen komenti e heqin a thua se shkruajta ke protothema greke
Mero shume dakord me kendveshtrimin dhe metaforen tende.
Vasalet mbeten gjithmone vasale frikacaket mbeten gjithmone frikacake hajduti mbetet gjithmone hajdut krimineli mbetet gjithmone kriminel tradhetari mbetet gjithmone tradhetar .Po mundohem te analizoj shkrimin tend MERO dhe nuk po di se cili epitet te shkon per shtat .Te mbrosh sot Fredi Belerin ben tradheti kombetare.Kaq di te thote nje katundar i pa shkolle .
Pronari i fletushkes eshte i pari nga lukunia e pushtave te hajnave qe po e ndjen se zagaret e ndersyer nga krye hajni i Surrelit nuk e kane kryer punen ashtu si duhet. Ka pare edhe reagimet e qeverise greke per kete problem dhe po ben analogji edhe me kohen kur po gjykoheshin kater minoritaret ne kohen e Berishes president. Dhe del ne perfundimin qe i arrestuari duhet te lirohet,se prokuroria ka bere me shume keq se mire me kete veprim dhe terci-verci . Tashti qe hajnat u kapen ne flagrance mundohet qe te relativizoje ceshtjen. Pse nuk e permend qe disa ore para arrestimit krye hajni i ripjelljes e quajti kandidatin e minoritetit maskara ne tevizion dhe zagaret aq donin qe skap u leshuan mbi viktimen. Rekomandon lirimin ky i gojores duke paralajmeruar shalegjatin se nuk ka rruge tjeter,se mos pushteti po prodhon nje Zef Broz tjeter.
Hall I madh te ka zene Mero! Je thirrur ne detyre te pastrosh bajgat e Edvinit! E sata here u be kjo pune? U lodhe, Mero djali, u lodhe!...'
U lodh qeni u lodh skane te mbaruar bajgat e comandantit
Analize brilante! Cdo fjali e zghedhur dhe latuar me kujdes, patriotizem dhe dashuri oer dy popujt tane. Ka qartesi te lart analiza e mencur e MB. Tetilla Mero I bene ne cdo tre muaj, kur ka ngjarje! Sensible!
Se cfare mendon gerqia me grekqiret e vete ne pith te motrave te vene. Une dua te Di kush ishte personi qe e hetoi dhe I vuri prangat evgjitit te indise fredi moterqirit pasi dua ti dergoj nje arke me birra Peroni. Respekte.
Mero, qendro konseguent ne vertetesine dhe drejtesine e fjales dhe ligjit; sot ke gabuar me shkrimin. Ne luftojme qe ne Shqiperi te vendosim drejtesi dhe nuk luftojme qe drejtesia ti sherbeje politikes. Te pakten une keshtu e kuptoj shtetin ligjor qe kemi 32 vjet qe s'po e vendosim dot. Fredi Beleri edhe vetem per fjalen "helenizim" duhej arrestuar sepse cenon interesat territoriale kombtare te Shqiperise. Nuk mjaftuan ato qe ka marre Greqia nga falja qe i bene fuqitet e medha me force?! Bile, si mendjeholle duheshe te kishe thene dhe dy gjera qe s'te kane munguar me pare: perse Sali Berisha dhe Ilir Meta vendosen kandidaturen e Fred Belerit? Tu spjegoje shqiptareve qe hiqen si naive se keta dy persona duan shkaterrimin total te Shqiperise. Te tjerat di vete ti si i qendis, ndersa Fredi Belerit edhe sikur koken ti presin, fjala per mendimin, nuk ngopen me shqiptaret qe e ndiejne vete shqiptare, bashibozuket qe aty ne Lumin e Vlores siper me nderhyrje te Ilirit jepnin 50 euro per Agimin e Arte, partine fashiste, duhet tu interesoj. Banale dhe kriminale!
Edhe ti Mero qenke dhje...rë. Është vrasës. Ka vrarë dy shqiptarë.
Nuk mendoza se keta prokurore nuk I dine pasojat politics por duhet te kene qene 100%sigurte qe e ndaluan Mero kafilluar te behet edge jurist te tregoje seriously te procedure drejtesia Sa I taken Greqise ne e dime mire se kush eshte dhe sa peshe ka ne Europe Kush eshte ky kryeminister grew qe jep urdhera drejtesise tek ne??
Mero me thuaj te lutem cfare lloj fruti ke kosumuar sot?
Prokuroria është më shumë se një elefant, kur bëhet fjalë për të mbajtur ligjin!
Me vjen keq per Mero Bazen qe i ka ngele ora ne vitin 1991, kur Greqia na dukej si Parajse, kur ajo sot eshte nje ferr. Fredi Bejleri, ky mashtrues politik dhe ordiner duhet te kalbet ne burg, askush Mero djali nuk duhet te qendroje mbi LIGJIN, edhe per arsye politike qe ti e ke pike te dobet.
Problemi me i madh eshte i atyre 2 maskarenjve hajdute e kriminel berishovic likemona,qe i dhane te drejten dhe vazhdojne ta perkrahin kete grek me mbiemer turk.Keta 2 kriminel si antishqiptar e kane pas nje qellim qe te krijonin konflikt dhe te fajsojn edi ramen,dhe ha arriten qellimit. Dhe problemi tjeter eshte me drejtesine tone qe nuk vepron per gjera madhore,ku ka aq shume qe nga 97,gerdeci,21 janari e sa e sa skandale te 2 familjeve me te urryera berishovic meta spiuni me gruan mona sanadaloze,por eshte e gateshme te veproj per gjera pa rendesi qe nga vjedhja energjis apo nje cop buke nga fukarai apo edhe se bleu voten me 50 euro sa te haj nje dite. Vidh miliona nuk te kap ligji,vidh ne cop buke futesh brenda
Mero djali. Jemi para fakteve,qe Beleri ka blere votat,dmth eshte krim .Atehere pse duhet heshtur ?Pse ai e quan vehten grek dhe e mbron Greqia ? Eshte shtetacs shqiptar dhe ligjet duhet te veprojne njelloj. Kam 30 vjet qe degjoj bemat e tij kriminale dhe drejtesia jone ka heshtur,sepse jemi te vegjel dhe duhet ti perhulemi te medhenjeve.Eshte vrases i Fatmir Shehut ,komandantit te postes se Peshkepise dhe shpetoi se ne ate kohe shteti yne ishte i corganizuar. Ne djall te shkoje politika .Ne rradhe te pare dinjiteti kombetar i neperkembur nder vite.Gjithsekush te marre ate qe meriton.
Une mendoj se eshte loje e dyshes Berishiste duke perdorur keta prokuroret e tyre per te krijuar skandal e.
Jam 100% dakort me “dyqanin e kinkalerinave per votimet” por nuk jam 1000000% dakord ne drejtim te ceshtjes kombetare: Konkretisht : Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak...Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. E VECANTA eshte se ushtria qe u carmatos ne jug nga berishhorri se kemi Greqine nje vend te Natos dhe terroristi Fredi Beleri qe kishte lidhje direkte me kete grup naziskin kerkon voten me dollare apo euro..Kam dyshime se kemi te bejme me nje radioloje qe eshte jashte influences se Edi Rames dhe e kurdisuar nga segmente inteligjente te huaja mike apo armike qe nderhyjne me keto skenare te felliqura qe shpejt I del boja.. 10 prill 1994 BELERI ka hyrë në PESHKEPI si një TERRORIST në NJE REPART USHTARAK SHQIPTAR duke vrare ushtarake shqiptare ne emer te VORIO EPIRIT
Prokurori ose eshte shumë i poshter e ia futi Ramës e Shqipërisë duke i futur në “telash” me grekët vk, ose shumë budall e friks duke gjetur e arrestuar një kal të ngordhur por që krijon të njëjtin problem si më sipër. Drejtësia edhe kësaj here nuk na zhgënjen. Ështe ajo qe njohim.
Zoti Mero kjo qe thoni ju perben nje gabim trashanik sepse separi ne shqiptaret nga kjo lloj drejtesie kemi vuajtur duke menduar mos e aresto se behet rrëmujë mos e aresto se jan zgjedhjet ,mos e aresto se reagon Evropa etj etj.Sedyti policia dhe prokuroria eshte e pavarur po themi tani ndaj nuk i hyn ne pun se ka zgjedhje apo jo,bere krimin arrestoheshin dhe setreti mendimi juaj se duhej bere pas zgjedhjeve eshte me keq akoma se ne rastin qe ai fitonte arestimi i tij do krijonte shum e me shum probleme pasi te paret greket do thonin ju e paskeni ditur dhe e keni len qëllimisht.Jo Mero je shume gabim me kete logjik.I lumte prokuroris dhe policis qe nuk ndikohen nga rrethanat.
Mero, me gjithë respektin, JA KE FUT KOT, PO KOT!!!!!
Mua ky arrestimi me duket me shume kunder Rames se kunder Belerit. Duket sikur prokurori i thote Rames ...Mos na bej patriotin...Ja ku ke nje shkeles ligji.Perballu me qeverine greke per te mbrojtur drejtesine shqipetare. Shikoni mos e lidh gje me Meten kete prokuror provokator!
Ky Bejleri nuk është shtetas Grëk, por spiun i tyre. Tani pse do qaj Gërqia për spiunin e kapur. Gërqia e dha vetë OK për arrestimin e tij.
O z. Mero jo që lexoj shkrimet tuaja por edhe i shpërndajë. Por kto që shkruani sot jo më zhgënjen por më habisni. Si ka mundësi një hajdut i kapur në flagrancë u dashka lënë të livadhis si të dojë se qenka i nenshtetesise greke. Se na hapka punë me qeverinë greke apo Europen. Ne shyqyr që drejtësia po vepron e pa varur dhe mezi e ngritëm me marrjen në dorë nga SHBA. Ti na thua ta prishim në shqiptarët se ju dukerka Ty apo grekëve si elefant.Me këto mendime kurrë nuk kemi për ta ndërtuar shtetin e së drejtës që kërkojmë. Në shtetin nuk e bëjmë për grekët apo Europen por për veten dhe fëmijët tanë dhe kjo është një sakrificë më vete.Shpresoj të jetë një lapsus në punën tuaj ky shkrim.
Mero:Të dalin komenti. Ai nuk ishte ofenduese për kundër i dërguar nga një dashamirës i juaj.
Molim boga da pobedi naš pravoslavni brat Edi Rama. Sa Ramom na čelu šiptarske vlade, Serbia če se vratiti ponovo Kosovo pa i svoj sveti grad Drač (Durresi). Pozdrav braço moja šiptari i glasajte za naše kandidate PS-a. Živela Serbia i naš brat Edi Rama. Serbia do Tokia.
Je ke fut kot or Mero ,nuk eshte arsyetim ku thua ta linin deri te djelen ,per derisa kane fakte pse nuk duhet me e arestu te premten por te djelen ,Greqia nuk ka pune fare me kete kriminel ,eshte po ky qe eshte denuar 3 vjet burg
Provokator dhe autor i skandalit eshte psikopati kryemunister, diagnozen e te cilet gazeta Tema e ka provuar me fakte mjekesore para shume viteve, qysh kur disa dyshonin ne semundjen mendore te tij. Daljet psikopate publike te Ramiut nxiten prokurorinë legene qe te arrestojë ata qe Rames nuk i pelqejnë si surrat
O Muhamut, Ik e ngri sumën përpjetë, atë bëj..
Mero. Sot na zhgënjeve. Sipas teje drejtësia nuk duhet të dënojë minoritarë të inkriminuar se kemi marrdhëni të mira me Greqinë, apo përsona të tjere për të njejtat arsye, atëhere na rroftë drejtlsia e pavarur.
Ing. Mero me kete shkrim na turperove Fakultetin Gjeologji - Miniera.
Si dhe shume here tjera, edhe pas kesaj here me kete arrestim te atij Belerit, qeverise e personalisht shokut Rama do ti bjere squpi ne mut e do mbetet si pule e lagur
Hera e pare dhe deshiroj qe te jete e vetme qe une i indinjuari jam plotesishte kunderb Meros. Shqiperia eshte shqiperi dhe greqia greqi ,kush nuk i ndan akoma dot kot jeton ne shqiperi dhe punon per te. Pseudonimi "Priska" i ka thene te gjitha se keshtu duhet te jete shqipetari i vertete,bravo policia e shtetit dhe prekurori qe veproi ne moment te caktuare. Greku se do miqesi dhe shkuarje me shqiperine te mos merret me perfaqsues qe per shqiperine jane kreminel dhe kane lyere duarte me gjak ne Peshkepi.
Bobi,nuk je shqiptar je nje shqiptar frikacak.Shtepia ndertohet mbi baza te forta dheu dhe jo mbi rere more bobi.Ne shqiperine e duame me themel betoni dhe jo me pislleqe te grekut dhe te te tjereve se mendojne se ne jemi shtet i vogel dhe mund te bejne çdo gje me ne ,JO JO JO JO JO.................................JO
Nese greket perfaqesohen nga Bejleri nuk na hyjne ne pune ,Bejleri eshte nje antishqiptar i deklaruar ,duhet te shpallet i padeshiruar ne Shqiperi. Bravo drejtesia ,Merua te mbledhi qelqurinat e thyera nese ka.
Pergjithesishte editorialet e Meros jane te goditura por kesaj rradhe nuk jam dakort. Nuk mund te ja imponojme perfaqesuesit minoritetit por nuk mund te lejohet qe te shkelin ligjet e shtetit Shqiptar. Shpresoj vetem qe te jete faktuar mire krimi zgjedhor dhe ky personazh mos t'ja hedhe kolloj si heret e tjera. Nqs deklaratat e qeverise Greke jane percjelle ne menyre te drejte dhe pa shtremberime ne median tone atehere ato jane skandaloze.
Mero i bie kembanes alarmit por veshet e rilindjoteve i ka zene Rama me bajga e jane taposur prej 10 vitesh...
ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN !
Policia Shqiptare zbaton ligjin duke infiltruar njerez aty ku i teket edi drames njelloj si ne kohen e qoftlargut, perse policia shqiptare nuk zbaton ligjin te pacelat e droges por na e bejne sherbimet e huaja??? Ne asnje shtet te botes policia nuk fut hundet ne zgjedhje.Prokuroria e Vlores eshte nxituar per mendimin tim, mund te siguronte provat e te henen ti hidhnin hekurat, nuk perben rrezik shoqeror Bejleri qe te arrestohej me kaq buje.Do ishte me e ndershme te sajonin nje alibi sic dine keta e me dy deshmitare te rreme ta plasnin brenda ashtu si benin baballaret e tyre dikur.
...dhe gjykata vendosi Burg dhe jo "ndjekje të lirë" siç sugjerove! Çdo zhap zi apo zhap bardhë, pamvarsisht se kush ja ka bër nënën por që është nënshtetas shqiptar, është i barabartë para ligjit! Qëntë grek bishtin ndërshalë dhe me vrap te kolibia e tyre!.
Mero sa te pagoi ambasade greke per kete shkrim . Je gazetari me i paguar edhe me teper se Arian Cani nga asfalia greke . Pse ma bllokove shkrimin . Ma verteto qe sje i paguar te nxjer shkrimin e gazetes greke . Better dead than greek
Shkrim i goditur e i mireargumentuar, drejtesi e paqe tamam duhet te prodhoje nje vendim drejtesie e jo vetem ndeshkim-gjetje konkludive e bukur