Pashë Grida Dumën, e cila së fundmi ka filluar të vetëndjehet dhe gazetare, se si ju vërsul Roland Bejkos, kandidatit simbol të kësaj fushate elektorale kundër berishizmit në politikën shqiptare, duke i kërkuar llogari si fajtor për humbjen e opozitës dhe duke e paralajmëruar të mos guxojë të krenohet me atë që ka bërë.
Nga adrenalina që rrezatonte kur fliste dhe tërbimi për humbjen e Berishës, ajo po e trajtonte Bejkon si një grua e mërzitur që ka kap burrin me dashnoren. Dhe nuk e linte as të shpjegohej.
E njëjta, disa ditë më parë, ndërsa intervistonte Edi Ramën dhe Erion Veliaj, merrte poza erotike, sikur donte t’u mbushte mendjen të mos iknin aq shpejt as pas emisionit. Por askush nuk e akuzoi që flirtonte me ta, qoftë dhe politikisht.
Tërbimi i ushtarëve të maskuar të Sali Berishës në këtë fushatë, vjen nga fakti se nuk duan të pranojnë, që ata që i dolën përballë Sali Berishës fituan. Fituan jo aq vota sa numërojnë sëra e Gridës në kuti, por fituan shumicën e heshtur të popullit shqiptar që dërrmoi Sali Berishën.
Roland Bejko, Alibeaj dhe kushdo tjetër që i doli përballë Sali Berishës dhe u bënë thirrje demokratëve të mos e votojnë njeriun që do të marrë peng opozitën, janë të fituarit e mëdhenj të kësaj fushate.
Edi Rama ka shtuar vetëm 22 mijë vota nga votat e Partisë Socialiste. Kishte 750 mijë, tani ka 770 mijë. Opozita ka humbur 250 mijë vota. Pra 250 mijë votues të opozitës janë bindur që nuk ka të drejtë Sali Berisha, por kanë të drejtë ata opozitarë që po i thonë atij ik në shtëpi. Roland Bejko është simboli i kësaj shumice të heshtur.
Mos prisni që kjo shumcië të votojë Roland Bejkon apo Alibeaj, se ata nuk dolën as për t’u votuar, as për të fituar. Ata dolën për të luftuar dhe për të ndalur një të keqe të madhe.
E keqja e madhe sot do të ishte që Sali Berisha të kapardisej me ato 250 mijë vota që e refuzuan, duke i bërë karshillëk Perëndimit dhe SHBA se ai ka popullin me vete.
Nuk ja arriti dot. Fryma anti Berishë e opozitë triumfoi dhe sot Sali Berisha është i përbuzuri i madh i Shqipërisë. E di që ka një ushtri të tërë të dëshpëruar pas tij, që nuk guxojnë dot ta gjejnë arsyen tek ai, por tek sfiduesit e atij.
Merreni lehtë. Mos mendoni se Bejko, Alibeaj apo qoftë dhe Lulzim Basha, mërziten që ju i shpallni fajtorë. Ata duhet të janë krenarë dhe duhet të vazhdojnë sfidën derisa Sali Berishës t’i ngelen nga pas vetëm rojet personale. Ideja e tyre triumfoi. Ata ishin altoparlanti zëlart i shumicës së heshtur shqiptare në opozitë
Vetëm atëherë opozita ka një shans të ringrihet dhe të bëhet nga e para. Kjo nuk është betejë për karrige në opozitë, por betejë për të ribërë opozitën pa njeriun dhe shkollën e tij politike që e shkatërroi.
Grida Dume Salianji, dhe një sërë hileqarësh mediokër në opozitë, janë hienat që tani që Berisha ka ngordhur, shpresojnë se do hanë kockat e fundit të tij, duke zbuar kundërshtarët e Berishës nga territori.
Askush nuk e do më territorin e Berishës dhe kapitalin e tij politik. Nuk i duhet askujt, pasi është një mbetje toksike që vetëm prodhon humbje. Shpëtimi i opozitës nuk vjen nga shqyerja e kockave të fundit që hedh Sali Berisha në krizë, por nga zhdukja e tij nga skena politike.
Kontributi I servilëve të Berishës për të mbajtur ende Berishën në lojë, është një shërbim i madh për Edi Ramën, por jo për Berishën. Për Berishën është një shtyrje deri në vdekje e agonisë së tij, e maktheve të tij dhe natyrisht, psikopatisë së tij.
Opozita nuk ngrihet mbi kufomën e Berishës. Opozita ngrihet nga e para, jo nga ata që presin me qiri tek koka të vdesë Berisha, por nga ata që bindin popullin opozitar se mund t'ia dalin dhe pa Berishën.
Roland Bejko i ka bindur 250 mijë njerëz që të rrinë në shtëpi, ose të dalin për të mos votuar Berishën. Tani Sali Berisha është një i varur me litar në qafë në mes të sheshit. Dhe pranë një të vdekuri, hienat janë qeniet më të neveritshme.
Grida i plotëson të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Por më parë duhet të sigurohet se ujku plak ka vdekur. Pastaj të afrohet të kafshojë ndonjë kockë. Se mund ta pësojë dhe më keq.
Brilante Mero! Shume respekt per te gjithe ju trima, qe dilni perpara nje krimineli te rrezikshem dhe qe nuk i kane rene te gjithe dhembet.
Më të lumtë ajo mëndje dhe ajo penë! Kjo është e vetmja gjuhë e kërmave politike si Grida Duma e të ngjashmit e saj. Mirnjohje të pakufishme dy luftëtarëve të lirisë Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko për atë që bënë!
Mero ke vite qe je hijene e Berishes, ju e ringjallet me te gjitha padrejtesite qe I keni faturuar sidomos keto dy vitet e fundit ne prag te te cilave ishte realisht i pafajshem e ne pune te tij. Per gjithcka ndodh fajin e ka Saliu, vazhdoni se po ecni drejt, fatura qe do paguani eshte shume me e kripur se bythelepirja aktuale e Ramit. Ppo prisni se nuk keni pare gje akoma...
Sikur ke shkrojtur që është Grida Duma Salianji ! E vërtetë të jetë që është martuar çuni i Bujar Salianjit me këtë zonjën e virgjër me djalë 17 vjeç ? Edhe ky birbua, Ervin Salianji, njelloj si i jati, Bujari, e paska marrë lopën me gjithë viç. Punë muti.
Shoqëria shqiptare është e degjeneruar në çdo qelizë. Degjenerimi i gazetave,TV,gjykatave, dhe politikës, është pjesa e dukshme dhe njohur masivisht.Pjesa e panjohur është edhe më e qelbur por era e qelbësirave mbulohet me "profume" ekspresive pompoze si Vip,Gala,intelektuale,opinioniste,etj,etj.
Një nga gëzimet më të mëdha pas 14 majit.Ishte se mund të na shporrej nga ekrani,i neveritëshmi Sali Berisha. Por jo,teoria e kompesimit veproka edhe në media.U rit maximalisht cfaqa,në ekran,bile me më shumë intesitet e produkteve të superputrifikuara të grigoriferit të S.Skizofrenit....Grida Duma. Tashti do falimentojë TCH.
Mero je i madh!!!! Të lumtë mëndja dhe pena. E ke qëndisur Gridën ashtu siç është, lakuriq fare.
Mero nuk më zhgënjen.... Thashë se mos i kish hedh sirën që nuk po reagonte ndaj Gridës që paturpësinë( që mos të them kurvëllëkun) e saj e shfaq pa kurfar droje. Sdq kish një moment në intervistën me Lalin ku ai po përdorte metaforën e "thithlopës"..... Gridarja e ndërpret me mënyrën e saj: mos vazhdo më tutje, se do na çosh te mjelja e lopës. Edhe Çiçolina u bë deputete në parlamentin italian por të gjithë e njifnin dhe votuan për pornoaktore...si Grida.
E ke qare Mero
Turfullon Merushja sepse Grida Duma i corri masken atij siamezit te tij te dashur Bejkos. Eshte ai pra "Modeli" i kandidatit per Merobazerine ne keto zgjedhje qe sheh i targen e Arlind Qorrit ne numer votash duke patur edhe ate, Vulen e PD ne ballin e zbathur si Baze.
Grida eshte nje baxhelle, dhe eshte turp per top channel qe e merr ate per te drejtuar emisione te tilla. Cfare niveli eshte albania top channel zero, si cdo gje ne Shqiperi. Sa te kete analiste kafenesh apo inkompetente ai popull do vuaj.
Me Gridën në Top Chanel janë shtuar berishjanët që ndjekin emisionin e saj, por janë larguar mbi një milion teleshikues, duke përjashtuar kohën e Bigbrother. Është e vështirë që kjo drejtuese të menaxhojë emocionet, për palën humbëse,del zbuluar. Të gjithë ata që po luftojnë, me të shpallurin non grata,duhet të mbështeten nga mediat ,jo të luftohen ! PD zyrtare është në misionin e saj historik, për të larguar një të korruptuar, që çuditërisht mbështetet nga drejtuesia e emisionit në Top Chanel . Forca demokrat numri i mbështetësve juaj po rritet me shpejtësi. Suksesi është i pa diskutueshëm.
Pikës i ke rënë KËNDVESHTRIM…. Por nuk e di, në se e pe se si i bënte provokime Ramës, duke i lëpirë buzët e hisharete të tjera të neveritshme, karakteristikë e sajë, në joshjen e meshkujve, për ti përdorur pastaj për interesat e veta, si mjeshtre kurvërie që është.
Shume eshte rritur numuri I tyre. 4.3% Bejko i katerti pas Arlind Qorit dhe 10 here me pak vota se Këlliçi apo 16 here me pak vota se Veliaj. Po numuri po rritet me shume shpejtesi….apo juve jeni pjerdhur nga trute. Ju ben lavazh truri Mero cdo dite me ditarin e tij politik.
Bravo Mero Shume sakte … Bejko u tregua Shume i forte ne debat pavaresisht se kunder kishte edhe dy te tjere ne krah te Grides. Te gjithe keta nuk duan qe te kuptojne qe eshte faji I Berishes ne gjithe kete acar opositar qe po zgjat me dekada. Keta me kujtojne ata vullnetaret e Enverit qe I versuleshin Driteroit ne congress. Tani PD zyrtare te hapet dhe te drejtohet edhe Pa kryetar por me kryesi/rotacion. Gjeni nje menyre qe te gjithe opozitaret nga Topi, ngjela, Milo marku zogaj, gjekmarkaj, Tarifa te jene bashke dhe te ndertoni nje program konkret jo te degjoni pordhet e sali Tritolit. Rama eshte bere gjigand tani kur ishte ne opozite bente si koqe por tani eshte rafinuar dhe tek e tek ju ha te gjitheve, prandaj behuni bashke se vetem ashtu keni nje chanc kuptohet edhe me ca zhgenjme rruges se eshte lufte e gjate … eshte koha e idealisteve opozitar mos e lini kete shanc tua dhjesi SB perseri.
Grida njehet qe eshte kurve me damke.
Mos se me kujtove Aronin mbreme tek Vasili emision 24 qe si pushonte goja si nje idiot ordiner dhe ne forme me nje mjeker si trabokull i tredhur qe ste ha as mutin . Gazetar dhe do krahasohen keta me Roland Bejkon apo Mero Bazen ! Opozita reale e kesaj partie ka nje shans te fundit: te riformatohet mbi bazen e mendimit dhe idese antiberishizem, ndryshe te rrije dhe te bjere ere si kerme berishiste . Vdiq ajo qe mendojne gazetare e bythelepires te dobiçit te Sheqeres dhe i vdekuri nuk ngjallet me.
Briland Mero si gjthnje , bjeri pa pushim se edhe pse i vdekur politikisht akoma nuk dorzohet se ka si puna Girgjes qe i japin oksigjen .
Mero je i papare,jo veteem si gazetar por per figurat qe perdor dhe menyren si selekton figurat e PD-se qe veprojne ne menyre te shemtuar ne mbrojtje te Berishes e Berishizmit por edhe te perfitimit nga situata ne te cilen ndodhet kjo PD e marre fund.Grida Duma e Salianji jane me famozet.Pasi e bene kuplara PD tani dalin si shpetimtaret e PD-se.
O MERO BRILANTI , O TRIM I LABERISE , O YLL I GAZETARISE . JE I PAARRITSHEM , TE UROI GJITHE TE MIRAT E KESAI BOTE, JE I PAKRAHESUARE ME ASNJE , GAZETARE DHE ANALISTI ME I MIRA NE SHQIPERI , DESHIROI TJU SHOF NE ISTANCA SHUME TE LARTA SE E MERITON , RRESPAKTE TE PAFUND I MADHI MERO , TRIM I LABERISE USA
Mero ja ke fut kot me kete shkrim! Kur esht kaq pa vlera sali berisha pse vazhdon e merresh me at!?? Bandit qe shkon dhe prish ndertimet aktualisht ne Himare vetem per inate personale vetem edi jot esht!
Mero, jep doreheqjen! Ai kandidati yt i preferuar qe ja ndoqe fushaten e u magjepse prej saj doli....lere mos e nga.
Grida e poshteroi TOPCENELLLIN . AJO NUK I TRAJTON MIRE TE FTUARIT . TURP PER TOPIN .
Nje shkrim tjeter i shkelqyer i Mero Bazes, thelbi i te cilit eshte paragrafi: "Grida Dume Salianji, dhe një sërë hileqarësh mediokër në opozitë, janë hienat që tani që Berisha ka ngordhur, shpresojnë se do hanë kockat e fundit të tij, duke zbuar kundërshtarët e Berishës nga territori". Por xhevairi më ndricues i ketij paragrafi eshte mungesa e presjes midis " Grida Dume" dhe "Salianji".
Artikulli shume i sakte. Do te shtoja dhe per gazetarin tjeter Fevziun disahere i fshehur por me artikullin e fundit bente thirje qe demokratet te bashkohen rreth Berishes………. Ambassadors e USA ne detyre e pyeti duke e pare ne sy…….Pse nuk flisni kurre per ato te keqija qe ka bere Berisha?
Edi Rama kishte nje deficit votash rreth 8 mije . Non grata dhe spiuni I.M u bojkotuan nga demokratet dhe ishte nje veprim per tu pershendetur . Media visive sidomos kazanet e mbremjes jane pushtuar nga bashkpuntoret e non grates dhe te spiunit I.M per te helmuar shikuesin me genjeshtra nuk gjene nje studio me analiste te vertete por vetem talibane te tipit Qim Peka Rakipi Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Zheji Erla Mehili Sonila Siliconi Abilekaj Krasta Andi vjershaxhiu e shume ecshume pa harruar edhe koqevaret se jemi manget si Bubuzhel Berati me Baton Haxhiun . Por bukuria qendron te intelegjenca e popullit qe i injorone dhe voton Ramen keta mjerane vetem sa lodhen
l.sakte shkrimi k'età perfitusit s'menduan asnjeher per demokratet qe i votojn..pa le per Shqiperin qe su shkon nder mende .se kuptojn misionin qe marrin persiper prandajj u katandisen keshtu si qente ne korit thone ketej nga laberia secoli marrte ate qe meriton..
Konkluzionet e tua z.Baze jane te influencuara. Nga aleanca politike, sic e ke cilesuar vete, me Edi Ramen. E verteta eshte se Rama dhe ky manari Bejko, kane bere fushate per Juri Kim. Te arsyetojne dhe t'i krijojne alibi Kim-it per te justifikuar perzierjen dhe nderhyrjen brutale te kesaj te fundit ne cdo pune e ne cdo afere. Dhe ajo cfare kerkohej si alibi ishte mospjesemarrja ne zgjedhje, gje e cila edhe u arrit ne mase te madhe, vecanerisht ne qytetet kryesore. Grida nuk perben cudi. Mercenare ka qene ne PD. Me pazar eshte afruar ne 2005-en! Tash ka bere ndoshta ndonje deal te ri duke vajtur aty ku eshte....
TRAGJEDIJA ESHTE SE NA MUNGOJNE JO VETEM INTELEKTUALET DHE GAZETARET PO EDHE 'TERXHUMANET'(Qe te na perkthejne se ç'far ndodhi9 -Votuesit 'kokpalare' kesaj radhe jane ndare ne shqiptare qe i dhane derrmen 'ne dukje' po jo permbajtje dhendurrit serb dhe jo 'fitore' EDvinit nxemesit ndjekesit te tij e mikut te Vuçiç! 'Votuesit e tjere-tragjikisht si 'hajdare' dhe pararoje e divizionit 'Hajdari' kryesisht 'UDB-ashe ose 'koqeVare' i qendruan besnik se KEQES sot e 30 vjet perkrahes te terrorrizmit. -Shqiptaret e vertete jane ato 50 mije te BEJKOS po mbi te gjitha 67 perqind qe NUK VOTOJ TERE KRERET E KRIM-KORRUPSIONIT 30 VJET NE KRYE TE ANTISHTETIT!
Bravo. Lexhend
Kjo hiena e sulmon nga emri kte Rolandin se i kujton dashnorin ndertus me syt byth kavanozi nje qenie e pashikushme dhe e ka tmerr te kaluaren e saj te qirë, jo se tani ska dashnore te neveritshem po ai ishte uuuuuuuuuuu Gushi.
Mero te ka zen frika nga konkurenxa e Grides. Ti Mero Grides nuk i vjen as te maja e thepit. Pd po qe se do te vijn ne pushtete duhet te bejne vetem dy levizje Berisha me grupin e tije Noken me shoket te dalin te brezi i dyte dhe te punojne forte me bazen. Dhe levizja e dyte eshte brezi i pare Grida kryetare dhe afer saje te rinje te kulturuare. Se me Berishen kryetare ska asnje shance te vijn ne pushtete.
Bobi ! Qenke tape !
Po qe e ke qare me "i" ikyt koment mor "Bubi"
Po cmereni me nje cop idjote .lereni ne budallallikun e vet
Bukur Mero....tamam..
Kjo hiena per lek ben gjithshka.
Tipike lapere prostitute politike,pordhace dhe kokboshe disa nga epitetet qe me vine ne mend per kete personazh
Grida nuk ben per as nje pune. Ajo ben vetem per nje pune,te shkoj aty ku q.....!
Nje nga shkrimet me brilante qe ka shkruar Mero Baze. Cdo koment tjeter eshte fukarallek. Dyshoja se te kishte kapur rutina ,por vertetove qe sado qe te dhjamesh e merzitesh me teritorin e shkretuar intelektual, kur te do qefi,i fut te gjitheve pa perjashtim nga nje shpulle.Bravo Mero
Grida Dume Salianji - gjetje fantastike, diabolike...
Shumë simpati dhe respekt për Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko.
Nuk arrij ta kuptoj si e ka punesuar top channel ate militante
Je i pa pare Mero,flirti i kësaj me Erjonin ishte i dukshëm deri në prishje.....
Mero, bukur ja ke qendisur mendoj por, edhe me kete gjuhe dhe kaq gjate, a meriton ajo ku....vice te shkruhet per te ? Sikur po i rriten vlerat, ndaj...
Respekte për Roland Bejkon. Një hero model në fushatën zgjedhore. Model si qytetar dhe politikan.
Sa zgjedhjet lokale ka futur PS?
Shkrim kari. Sesi e ke lidh Griden duke e shpallur buze vdekjes, i zot e mori vesh
Deshtimi me i madh i TOP CHANEL eshte marrja ne pune si moderatore( ne fakt ben analisten) Grida Dumen.Ajo eshte nje “ berishiane” ne hije, llafazane, fodulle e histerike. Nje injorim brilant per kete kanal televiziv.
Grida Duma Suma kur ka perball kriminelin Sali Berisha kalon ne orgazem,habitem si e mori top-channal kete bushter?! Kjo lavire politike te ngre nervat me sjelljen e saj arrogante.
I madh Mero.
I madh Mero.
Mero e boni te veten! Per ti sherbyer Rames e ngriti ne qiell ate Bejkon, por ato patronazhistet ne terren nuk paten nge te hidhnin pare/Euro edhe per ate, opozitarin e Bazes pra...
Ju s"kini pse merziteni me Saliun, se po te merziteshin majmunet do do te ktheheshin ne njerez.
O te lumte goja more Mero!
Shume Drejt Z.Baze.Une per vete votova per Bejkon ,duke e ditur qe nuk mund te fitonte po mbeshteta guximin dhe Vizionin e Tij per te Shporrur Sali Kermen dhe Like Hajdut-Spiunin.Tashti duhet qe demokratet te ndergjegjsohen dhe te organizohen Demokratikisht dhe JO Autokratikisht si Bishtra te Sali Kermes.
"Hiena" Grida hodhi ca rreze drite dhe u pa qarte nga kushdo qe ka sy ne balle e jo ne prapanice, nje kufome politike e mbushur me serum pushteti, por qe serumi dihet se nuk u vlen kufomave...
"Dajti! Kufoma eshte ne rr "Mustafa Matohiti" Qe atje po qelb boten. Habitem si nuk ka ardhur akoma kuterbimi i kufomes ne shpellen me emer "Dajti"?
Nuk eshte vetem Saliu dhe Likja! Jane morrat qe ata kane rrethtyre gjithashtu! Grida Salianji sic thote me shume zgjuarsi Z Baze dhe nje sere morrash te tjere presin te ngordhe Kali qe t'i marrin patkonjte! Njerez te pamoralshem po na bejne akoma moral! Eshte nje armate e tere analistesh dhe TV qe jane shitur tek Like-Sali! Dhe e bukura eshte se marrezite e tyre iquajne madheshti! Saliu mbajti ne PD me injorantet qe nga Muli e Tritani dhe bleu disa te semure nga "madheshtia" si Grida salianji,Tosi e Andi, dhe shume te tjere! Njerez dinake "pa din dhe iman" thote nje fjale ,,,,!
Nga kanali me i shikuar ne kohen e te ndjerit Dritan ka rene shum poshte. Emisione koti gazetare koti kete te afron Topi. Grida Duma cdo gje mund te beje por jo gazetaren me duar neper xhepa dhe me lule artificiale ne xhakete . I propozoj AMAs te hiqet licensa e tv Kombetar. E sa pishte ke rene mor Top.
Shpulla e Grides ne tocin e Bejkos, na ka dhembur njelloj sikur ka rene mbi ate te Meros, mbeshtetesin kryesor te Bejko qeros.
Enkelejdi dhe Rolandi u ulen ne anen e fajit, ngaqe vendet e tjera u zune nga Salikodoshat. Per Griden eshte veshtire te gjykosh a hap me shume gojen apo kembet.
z Baze complimentet e mia . Fatekeqesisht ne si popull me tru te kalcifikuar qendruam rreth 30 vjet si enveriste e mbase na duhen po aq si berishiste. Shqiperia ka nevoje per nje te djathte te modelit amerikan ashtu sic realish z Rama arriti te ndertoje nje te majte te tille . Berishistet e sherbetoret e tije qe per fatekeqesine e atij populli e te atij vendi jane me shumice si "haleniste" jane te shqetesuar madje shume te shqetesuar jo nga pesha elektorale e z Bejko e grupit te ije por nga artikulimi i qarte i tyre si antiberishiste e proamerikane. Nje gje duhet ta dine shqiptaret se pa nje te djathte reale e proamerikane nuk ka pluralizem Shqiperia respektivisht nuk do kete demokraci e zhvillim ashtu sic nuk mund te kete te djathte pa hedhur tej misionarin e Ramiz Alise e frymen e tije destruktive lindore. Sa me pare ta kuptojne shqiptaret te djathte e te majte mbi domosdoshmerine e nje te djathte pro-amerikane aq me mire do jete per ate popull pasi cdo qeveri ka nevoje per nje opozite konstruktive ku ne fund te fundit te dy krahet duhet te jene ne sherbim te atdheut .
E ke qarë, Mero ! Të lumtë mëndja dhe pena !
shume bukur Mero !
Mero ,mjafton titulli I shkrimit ,ajo baxhella turperon Jo vetem topin. ,por gjithe shqiperine! Lere montenuten ,mos I ja permend emrin se behesh pis. Por meru pak me salen ,liken ,monen ,vasilin plak, aliunhoxhe ,bardhin pede ,mulin e nokes sikur e ke haruar, he te keqen se ti i qendis shkrimet. Meru pak edhe me lalin e fiqeve se ka djege shume mbetje urbane dhe ka mbjelle shume peme ,he me te lumte mero!
Nje ndyresire zvarranike.Turp t'i vije ! Nje putane e perdale ne oborrin e Kukudhit Mere.Koha i fshin dhe dalengadale i mbulon turpi i harreses keto baxhella qe durante t'ja mbajne ngrehur vrasesit Sali.