Për avokatët e rremë të Berishës dhe mbështetësit idealistë të tij 

19 Maj 2023, 17:35Editorial Mero Baze

Ka një hendek të thellë qoftë dhe mes mbështetësve më të zjarrtë të Berishës në shoqëri dhe mbrojtësve publik të Berishës pas shkatërrimit elektoral të 14 majit. Edhe mbështetësi më i flaktë i Berishës që e ka votuar atë, ka sot rezerva dhe një sërë dyshimesh për të ardhmen e tij me Sali Berishën në krye.

Shikoni njoftimet për shtyp të Berishës kur poston daljet në konferenca në Facebook dhe do të shikoni se mbi 70 për qind e fansave të tij kryesorë e këshillojnë të japë dorëheqje dhe të iki në shtëpi.

Pastaj shikoni analistët që mbledh me pagesë djali i tij tek televizioni i vet, se si e quanin fitore 14 majin, se si mbledhin gjithë votat e partive opozitare dhe ja quajnë Berishës 500 mijë, ndërkohë që ai ka marrë vetëm 250 mijë dhe ka humbur 350 mijë të tjera. Shikoni si i bëjnë thirrje Sali Berishës të qëndrojë në krye të PD deri në vdekje, duke sulmuar gjithkënd që i thotë ik në shtëpi. 

Po përse gjithë ky hendek mes mercenarëve me pagesë të Sali Berishës dhe mbështetësve idealistë të tij?

Mbështetësit e Sali Berishës në elektorat, ata që mund të quhen karburanti i fundit elektoral i tij, sot janë jo vetëm të shokuar, por dhe të qartë se me atë nuk kanë për të ardhur kurrë në pushtet. Ata kanë vetëm një ëndërr dhe ëndrra e tyre është të rikthehen në pushtet dhe ta shikojnë veten fitues. Këtë ëndërr Sali Berisha ua ka vrarë përfundimisht, pasi atij i duhen ata thjeshtë si ushtarë për hallin e tij.

Ndaj ata janë zhgënjyer prej tij dhe po bëjnë thirrje dëshpëruese për bashkim.

Mercenarët publik të Sali Berishës, kanë një objektiv krejt të ndryshëm. Ata e kanë pushtetin e tyre publik, dhe pagatorin e tyre. Interesi i tyre është kriza e pafundme e opozitës dhe dalja e tyre gjithmonë si shpëtimtarë me ide se si mund të zgjidhet. 

Hapni me qetësi arkivat dhe shikojini çfarë kanë thënë.

Janë ata që më 2017 thërrisnin fitore për marrëveshjen e Bashës me Ramën, që në fakt ishte një fitore për Bashën, dhe më 2021 e quanin atë tradhti. 

Janë ata që më 2019 ulërinin se PD duhet të djegë mandatet dhe të dalë nga Parlamenti, dhe janë të njëjtët tani që thonë se djegia e mandateve ishte idiotësi. Më duket vetja sikur kam thëne unë digjini mandatet dhe ata kanë qenë kundër.

Janë të njëjtët që më 2019 këshillonin opozitën, madje e urdhëronin të bojkotonte zgjedhjet lokale, se nuk fitohej me Edi Ramën, dhe tani thonë se katastrofa erdhi se PD bojkoti zgjedhjet lokale më 2019. A thua ne të tjerët i këshilluam të bojkotonin dhe ata ishin kundër.

Janë të njëjtët që këshilluan Sali Berishën më 2021 të mos bënte një kuvend bashkimi dhe ta zgjidhte çështjen e legjitimitetit brenda PD në një kuvend më 18 dhjetor, por e shtynë te bënte një miting në stadium më 11 dhjetor dhe ta merrte PD me dhunë në mënyrë arbitrare, dhe sot ankohen pse nuk kanë vulë.

Janë të njëjtët që këshilluan Sali Berishën të rrëmbente vare, çekiçë e gaz lotësjellës për të sulmuar PD më 8 janar, dhe sot akuzojnë Edi Ramën se ka përçarë PD.

Janë të njëjtët që këshilluan Sali Berishën të futet nën siglën e Ilir Metës dhe të pranojë me lehtë Partinë Komuniste të Marko Dajtit, sesa Enkelejd Alibeajn më 2023, dhe sot thonë humbën se nuk kishim vulë dhe sigël.

Biznesi i tyre i vetëm është ta mbajnë opozitën të përçarë dhe t’i japin kurajë Berishës ta bëjë sa më mirë këtë punë, me qëllim që ata të jenë të dobishëm për një familje të korruptuar shqiptare, që mund t’i mbajë me pagesa për hallin e vet. 

Dhe për ironi të fatit janë në shumicë të gjithë gazetarë apo propagandistë që vijnë nga e majta shqiptare, kryesisht ish- shokë të mërzitur me Edi Ramën, të cilët gjithë këtë avokati për Sali Berishën e bëjnë vetëm që herë pas here, të marrin në telefon Edi Ramën në ndonjë drekë apo darkë e ta informojnë se si po shkojnë punët në opozitë.

Janë sekserët më të pacipë të historisë së Shqipërisë, që për t’u ndjerë të dobishëm vetë, bëjnë sikur mbrojnë Sali Berishën, pasi është i vetmi që mund t’i bëjë të dobishëm në këtë situatë anormale politike në opozitë.

Është kjo arsyeja që dhe kur i shikon të flasin apo të mbrojnë Berishën nuk kanë emocion, nuk janë të mërzitur, nuk janë të frustruar nga humbja. Janë gati gati të lumtur që ai ka një hall dhe ata i gjenden pranë. 

Ata të mërziturit e vërtetë, ata që duan të reflektojnë, ata që duan vërtet që opozita një ditë të fitojë në këtë vend, janë mbështetësit në bazë të Sali Berishës, që secilin kur e takon apo flet me ta, thotë se me këtë nuk kemi asgjë në terezi. Dhe nuk kanë vërtet, se ata duan që një ditë të fitojnë. Kurse ata avokatët e rremë të tij në publik, janë duke fituar përditë nga humbja e tyre.

24 Komente

  1. S
    Skenderbegasi

    Sekreti i Saliut eshte te çfaqet po aq budalla sa foltoristet, qe keta te mendojne se jane po aq te zgjuar sa ai. Tek babuinet udheqesit jane me inteligjentet por tek opozita nuk ka ardhur akoma koha per nje te tille.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahaha Ca thote ky bujku i Tepelenjit mor aman ? Ky te fyen intelektin e bythes kur ben keto analizat tipike prej akrepi se gjasme do te mbushi mendjen, se tani te gjithe mendojne se e ka fajin Berisha . C;eshte ky gazetar sharlatan , qe vetem genjen me mentlaitet bujku. Ketu cdo gje eshte e thjeshte ; Berisha humbi se nuk kishte perfaqsues ne Komisione . Voten e Berishes e numeronin fuksat e Rama hajdutit .Ketu nuk ka vend per te bere analaiza 'inteligjente" jo keshtu po ashtu. Keto zgjedhje ishin si zgjedhjet e STALLINIT,' Demokratet votuan, Rama i numeroi". Keto ishin zgjedhje si ne diktature .Po nuk pate perfaqsuesin tend kur numerohen votat , nuk quhen Zgjedhje demokratike. Ndaj nuk ka asnje faj Berisha apo kandidatet e tij. Keto zgjedhje treguan jo vetem fytyren kriminale te hajdutit Rama , por treguan se edhe keta Perendimoret e kane Demokracine vetem per veten e tyre , ndersa per te tjeret as qe duan tja dijne . Tamam si ne Greqine e lashte, qe ishin demorkate por mbanin sklleve ne shpite e tyre, sic pepriqet Perendimi sot te na mbaje neve si skllever te Demokracise se tyre. Me keto zgjedhje u diskretitua me shume Ambasada Amerikane , sepse eshte politika e saj e Piste dhe Anti-demokratike qe ne Shqiperi behen zgjedhje pa Opozite, sikur jemi Bashkimi Sovjetin ne kohet e Stalinit . Ndaj te gjitha ca thote ky Mero me histerizmat e tij kunder Berishes jane qesharake dhe tregojne varferine morale te ketij si qenie qe nuk ka as minimumin e vlereave morale per respektin e Drejtesise ne vet vete, ne fenomenin e Zgjedhjeve skandaloze qe u bene ne Shqiperi. Une kam qene vete ne zgjedhje te shkuara ne Komisione, dhe keta te PS-se vidhnin votat edhe ne Vlore ne zonat qe dihej ishin pro PS-se, keta prape i vidhnin sado qe ishin komisioneret e PD-se aty , dhe keta benin sher sepse vidhnin votat, blinin komisioneret e Opozites, benin shantazhe ndaj atyre qe nuk pranonin te bliheshin etj. Mendo ca kane bere keta kur ishin 'vete zot e vete shkop' ne procesin e numerimit dhe grumbullimit te votave, ku nuk kishte asnje perfaqsues nga Opozita . Le pastaj qe hajduti Rama e demaskoi veten duke thene se do fitoje mbi 50 bashki hahahahaha. Nuk e permbajti dot veten hajduti nga gezimi qe ne komisione nuk kishte Opozitare, ndaj dhe fluturoi me presh ne bythe , duke bere parashikime 'profetike" lol

      1. R
        Raimond vlonjati

        Po ja jeni inteligjente ju Skenderbegasit e hajduti Rama , se ju jeni te vetmit ne Bote qe megjithse paguani cmimet me te larta ne Bote per karburanrt drita, uje etj dhe prape votoni nje hajdut. Kjo tregon se jeni shume inteligjente , pasi ju eshte bere koka si bythe

      2. 1
        1

        Me i peshtiri Bushati se Lubonja te pakten ka smiren ndaj Rames pse ky u be k/minister e tjetringeli te trikua e leshit veshur

        1. D
          Dakord

          Po të bëjmë një sondazh se kush është më i pështiri, unë do votoja për shkullakun dhe sajaminin.

          1. E
            Edi

            Me I peshtiri eshte ish shoku i ngushte i bullit tuaj, Batoni

        2. I
          I Madhi Morricone

          O mero nuk dua te mesoj ty se "Avokatet e rreme" nuk jane avokatet e vertete berishes apo se e duan vertete apo se berisha eshte lider I madh. Ata jane te punesuarit e berishes paguhen nga berisha dhe xeni me paret qe spaku dhe kjo qeveri I la te lire ti shijojne eurot. Per sa kohe berisha ka leke avokatet do kendojne e vallezojne. Berrishen dhe meten e ka SPAKU ne Dore. Cfare eshte spaku? Spaku eshte mafie me kullare qe mbron interesat e ish-ave ministra dhe ne kembim berisha organizon rremuje dhe mjegull per jetegjatesine e qeverise. Ti dhe une jemi qorra ne mes te kesaj mjegulle.

          1. E
            Evisa

            Çfarë flet Mero? Si e quan shtyp atë që paguhet nga Berisha? Dhe për më tepër i vlerëson si këshilltar dhe nxitës të tij!! Ata janë thjesht tellall, Mero, nuk bëjnë asgjë më shumë se sa shpërndarja e e marrëzive të Berishës. I vetmi evoluim i tyre është emri dhe forma e shpërndarjes së marrëzive, dikur tellallët i binin një daulleje dhe thërrisnin 'O milet' për të tërhequr vëmëndjen, sot quhen "gazetar", "analist" dhe përdorin kompjuterin. Ata nuk paguhen për të dhënë mënd, (siç thua ti Mero)sepse ai që i paguan e di mirë se ata nuk kanë mënd, ndaj dhe i ka punësuar. Ata që tregojnë përball tij se kanë mënd, ti, i nderuari zoti Mero e di mirë, sepse ti ka hequr kurrizi.

            1. K
              Komentues

              Ti paraqesësh gazetarët si njerëz që e kanë nxitur Berishën të ndërmarrë hapa të gabuar politikë nuk është një vlerësim i drejtë, ajo që ata bëjnë është t'u bëjnë jehonë qëndrimeve politike të tij. Nuk janë gazetarët që kanë qëndrime të ndryshme në kohë të caktuara, që përgënjeshtrojnë vetvehten, siç thotë Nate,është Berisha ai që ka mbajtur dhe mban të tilla qëndrime dhe ata ja bëjnë 'amin' pa më të voglin diskutim duke thënë për çdo rast atë që ai dëshiron. Një shtyp i lirë të bënë gjëmën, një shtyp si yni me dëshirë fut kokën në zgjedhë, duke i shërbyer ligësive politike. Si rregull, shtypi është pasqyrë e jetës politike, ai është i ndershëm apo i pandershëm në varësi të atij politikani ose asaj politike që i shërben.

            2. L
              Luani

              Analizë klinike , si përhere z Baze.. si i thonë spot on..!!

              1. B
                Bozhigradi

                Mero, ashtu si ti gjen motivin per te mbrojtur ‘te drejten’ tende qe mendon se eshte absolute, ashtu edhe ne kemi te drejten tone (pa thonjeza) te mbrojme mendimin tone. Ndryshimi midis nesh dhe jush eshte ky: Ti thua murri eshte i zi. Ne e shohim te lyer me gelqere dhe themi eshte i bardhe. Ti thua eshte dite me diell kur shiu bie me rrembim. Ne e shohim qe shiu bie dhe themi: ore po bie shi…

                1. S
                  Skenderbegasi

                  Qepujk lirine e mendimit e ke, tani te duhet dhe mendimi.

                  1. B
                    Bozhigradi

                    Une vetem emrin ja kujtova qepes se Bozhigradit dhe te paska djegur o njeri i mire. Kaq te mira jane. Gjithsesi te uroj shendet.

                    1. R
                      Raimond vlonjati

                      Mendimin ai e ka dhe po e thote, por ti ngaqe e ke futur koken ne byth te Meros nuk e kupton dot

                      1. S
                        Skenderbegasi

                        Raimond bej nje xhiro nga spitali psikiatrik i Vlores te kuptosh qe ata qe jane brenda jane me te meçur se ti qe je jashte.

                      2. N
                        Nemesis

                        Meqenese nuk mendon si ty i thua qe nuk di te mendoje dhe e fyen. Ti kush kujton se je qe fyen ne kete forme komentuesin me lart dhe foltoristet? Mendja e madhe bela e te zot thone andej nga vendi i qepujkave ku jetojne njerez nga me shpirtmiret e punetoret e ketij vendi. Ndaj mos u kruaj shume se nuk ta ke njeri ngene Skendo.

                    2. a
                      astrit

                      Pse harxhoni kohen me Berishen? Ai ka vdekur politikisht, keshtu e do zakoni qe per 40 dite te kete heshtje per te. Qeneve te lagjes nuk kemi se çfar ti bejme le te ulerijne se fundja qener jane.

                      1. P
                        Populli

                        Kulture faraonike! Po vdiq Faraoni, varrosen te gjithe bashke me te!

                        1. P
                          Pandi

                          Per Ramushin e ke fjalen besoj.... Po mos u merzit se è nja 30 vite aty e ke duke u ushqyer me zemrat tuaja.

                        2. J
                          Jugu

                          Eshte per tu habitur se si nje gazete merret gjithe diten duke share opoziten kur pushteti ka 10 vite duke varferuar qytetaret, duke hajdutosur qytetaret, duke u nxire jeten deri ne ate pike qe te largohen nga syte kembet. Eshte nje investim kolosal i parave te droges ne industrin e ndertimit dhe ne propagande pro qeveritare, thua ti qe fajin per keto 10 vite e kane ata qe nuk jane ne pushtet, dhe jo keta qe u kan luajtur fene fondeve publike dhe pasurive publike. Etika e gazetarit, nese nuk do ishte i shitur, do ishte te luftonte pa aftesin e qeverise per rritur mireqenien.

                          1. N
                            Nemesis

                            Bravo, e ke qendisur! Cudi nuk te kane censuruar se keto kohe dhe Meros po nuk I erdhe pas avazit nuk te le te shprehesh!

                          2. L
                            Lugu gjat

                            Sa per vota z. Mero ajo parti (ne qofte se eshte e tille) ate shifer as e ka patur, as ka per ta aritur kure. Ti e di me mire se ne te gjithe se si i merte votat ajo bande.

                            1. D
                              DP

                              Tema e trajtuar ketu eshte vertete per debat publik. Duhen demaskuar keta leshterike qe jetojne duke prodhuar broçkulla studiove dhe forumeve, dhe kur 8 vjen koha gjemes, shpikin broçkullen e radhes.

                              1. K
                                Komunizem 2.0

                                Mero nuk e kupton se po merr fund. Pa opoziten nuk ka nevoje njeri per gazeta. Socialistet fituan me 88%. Ne 1945 Enver Hoxha fitoi zonen e tij me 88%. 17564 vota pro dhe 2151 vota kunder. Gazetaria mori fund. Gazetat perdoreshin si leter higjenike. Urime Mero se ja arrite qellimit. Tani komunistet 2.0 do hane koken e njeri tjetrit.

                                Lini një Përgjigje