Përse 14 maji është përsëritje e hidhur e 6 marsit, kundër Berishës 

24 Maj 2023, 18:14Editorial Mero Baze

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit për opozitën është një fotokopje e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, si në mazhoritar, edhe në propocional. 

Në mazhoritar Berisha atëhere fitoi nga 6 bashki vetëm 1, ndërsa tani nga 61 bashki ka fituar vetëm 7, me gjithë Himarën. Pra i njëjti rezultat në përqindje sa i përket mazhoratarit.

Në raport me PD zyrtare po ashtu rezultati u përsërit. Berisha fitoi dy të tretat e votave brenda opozitës bashkë me aleatët e tjerë, ndërsa PD zyrtare një të tretën e votave.

Ndryshimi është se zgjedhjet e 6 marsit Berisha i quajti historike, të drejta dhe të ndershme, pasi i shërbenin për të larguar Lulzim Bashën, ndërsa zgjedhjet e 14 majit i quan të vjedhura, të blear, të shitura, të pandershme, pasi jo vetëm nuk zboi dot Edi Ramën, por po kthen dhe Lulzim Bashën.

Dy palë zgjedhje kanë të njëjtin rezultat, të njëjtin standard dhe të njëjtin lidership. Ai garoi po me Metën, Rama garoi vetëm, ndërsa këtë radhë PD garoi me një lidership të përçarë, ku ca ishin me Berishën, ca me Alibeajn, dhe ca të tjerë në pazar kush të ofronte.

Dhe përsëri rezultati ishte njësoj për Berishën.

Ai është i vetmi që po ankohet për rezultatin, jo se nuk e priste, por se tani i njëjti rezultat i prodhon të kundërtën e 6 marsit.

Me këtë rezultat ai zboi më 6 mars Bashën nga kreu i PD, duke thënë se jam shumica dhe e mund Ramën, kurse tani kur përsërit të njëjtin rezultat, ai fuqizon dhe Ramën, rikthen dhe Bashën.

Arsyeja është se me rezultatin e 6 marsit, i pari që duhet të ikte ishte Berisha, dhe jo Basha.

Megjithatë Basha bëri mirë që iku, pasi e la Berishën të vetëm përballë SHBA dhe zhveshi demagogjinë e bashkimit që ai predikonte, duke dëshmuar se i duhej PD si bunker për të mbrojtur kokën e tij.

Ja tani, pas një viti nuk mbron dot as veten, as Metën dhe mbi të gjitha, nuk vret dot as Ramën, as Bashën.

Tërbimi i tij është se 14 maji, duke përsëritur 6 marsin, nuk përsërit demagogjinë e 6 marsit, por të vërtetën e hidhur që Berisha nuk e çon dot kurrë në fitore opozitën kundër Ramës, të cilin vetëm e rilind gjithnjë e më shumë. Tani edhe Bashën.

18 Komente

  1. K
    Komentues

    E kuptojmë, Mero ju e keni punë të marrurit me Berishën. Dhe duhet pranuar që t'i e bënë vërtetë mirë këtë punë. Por ndoshta tani, është e nevojshme të dimë se si do shkojë hapja e dosjeve për spiunët e sigurimit, ecuria e dosjeve në SPAK, e drejta morale e politikanëve për të mbështetur financiarisht vetvehten, zgjedhja e presidentit nga populli, sistemi mazhoritar në zgjedhjen e deputetëve si një domosdoshmëri e shkëputjes nga e drejta e emërimit të tyre nga kryetari i partisë, gjë që rrit dukshëm fuqinë e njëshave nëpër parti, e plot e plot probleme të tjera. Të mos flasim pastaj për strumbullari e gjithçkaje që bëhet, rritjen e mirëqënies se popullit.

    1. I
      I Madhi Morricone

      Mos u merzit o komentues , luli u zgjua na gjumi pas nje viti si ariu. Tani merua do ndihmoj lulin per inat te saliut. Dhe ja PD u ngjall. Amin.

      1. K
        Komentues

        Nuk mërzitem, por gjithë kjo ngjanë me punën e atij të marrit , i cili nga mëngjesi në mbrëmje përsëriste :" Është një lis me 12 degë, gjashtë të egra dhe gjashtë të buta". Berisha nuk ka nevojë për ndihmën e askujt për t'u bërë i urryer nga kushdo. Ai këtë e ka arritur me mund e sakrifica gjatë gjithë aktivitetit politik, por sidomos këto dy vitet e fundit përpjekja për t'i vënë vulën urrejtjes mbarë popullore për të ka qënë vërtetë mbreslënëse.

    2. J
      Jugu

      Mero po ndihmon Lulin te kthehet se keshtu ka urdheruar i madhi Rame. Se me Bashen i bejne me mire dhe pa zhurme do pune tenderash, koncensione, etc. I madhe o Rame, nuk i le derman atij populli dhe ai perseri te voton, edhe pse femijet po i largohen naten dhe jo vetem diten. Ti ke hape plote vende pune por njerezit ikin, se perse nje zot e di. Ti e ke rritur mireqenien. Spitalet jua ke dhene publike dhe private, shkollat po ashtu, gjykaten e kane tashme te rinovuar nga SPAK dhe vetem nese nuk duan te jen te kenaqur. Sodomos po te pyesesh Meron dhe Boleinon, ata thone qe ka pune plote, leka plote, vetem njerezit nuk dine cfare kerkojne. Duan Gjermani, le te ikin. Duan te vijne

      1. T
        Tajari

        Ky koment eshte per vdekjen e nenes se Flamur Nokes ,Ju jeni megjithmend kazan mediatik,….çfar kontribut ka kjo per Shiperine?????Mos jepni çdo lajm ????

        1. S
          Shikja

          Gjell qenësh o Mero...vl

          1. V
            Vranakonti

            Saliu humbi si vula qe nuk e mori dot. Humbje ne 14 Maj, nga me te turpshemet. Te rroje alibia "votat na i vodhi Rama". Mafja,bandat,krimi qe, shyqyr qe jane keto per t'u justifikuar friken e tij ndaj elektoratit. Saliu ndodhet ne nje krize te rende psiqike,por edhe ata qe e shoqerojne nga pas e i bejne amint.

            1. R
              Real

              Jo ore ti i gojores nuk eshte ashtu 14 Maji i vitit 2023 eshte perseritje e hidhur dhe e frikeshme e Tetorit te vitit 1996 por me kah te kundert, ku pushteti kriminal i radhes ve ne dispozicion te fitores se tije te gjitha resultet e shtetit. Ku pushteti kriminal dhe hajdut i ripjelljes ve ne dispozicion te fitores se zgjedhjeve te parave te pista te botes se nendheshme, ato para qe krye hajni i ripjelljes i trumbeton me te madhe qe do i legalizoje me amnistine e famshme te fiskale. Atehere doktor rrumpalla trumbetonte me te madhe sloganin “ Me ne fitojne te gjithe “ kurse sot hajduti i ripjelljes perserite “Vetem perpara “Jane dy vellezer siameze te politikes shqiptare.

              1. G
                Gift

                Nuk e mbaj mënd fiks datën por di të them se këtu e dy vjet,99% te editorialëve janë për situatën rreth Sali Berishës. Por nga çfarë kuptoj,kjo gjë do vazhdoi der në 2025-ën. Kjo më shqetëson. Por më keq akoma,është kur çdo gazetar( gjë gjen hapësirë në portalin tuaj)qoftë pro PD apo me ndonjë ndonjë opozitarizmi, shkruan a thua se opozitarizëm është kur je pro opozitës( PD) ?! Opozitarizëm është kur je kundra mënyrës së keq qeverisjes në çdo mënyrë që ka ndikim tek populli,për çdo punë gjë bëhet jo saktësisht,etj. I nderuar Z.Mero. Të merresh me të vdekurit,nuk është se na bën mirë dhe as në traditën tonë. Mbi të gjitha,në këtë botë që jetojmë,nuk është dëgjuar të jetë ringjallur ndokush. Lëre se u bë bajt. Hapim TemA për të parë se mos ka Merua ndonjë editorial kryevepër e na del Saliu mëngjes drek darkë. NUK RINGJALLET AS SALIU E AS " OPOZITA-PD"

                1. p
                  po qajne kriptosalistet

                  Gifti zogu, me mendjen tende duhet te merremi me hajdutet e sotem dhe te harrojme zombin qe po na pi gjakun prej 33 vjetesh, me emrin Sale, mbiemrin Berisha. Qeke kriptosalist mor zogu vogel. Ne 2004 thonin “ka mbaru Sala, i vdekur i pakallur”, ne 2005 ishte ne krye, me hu ne dore, gati te na shkonte ne hell. Te ka marre malli per kohen e elektrikut pa leke dhe te lavazheve me uje selite. Ik fut koken ne oturak o Gifti.

                  1. G
                    Gift

                    Si arrite të kuptosh ti këtë gjë që unë e mbaja të fshehtë edhe tek njerzit e tu,por jo thjesht të tutë,por në rangun më të afërt të fisit tënd,një zot e di. Sa shumë mëncuri paske pasur sa nganjëherë më shkon mëndja se nuk ka mundësi të ketë lindur nëna me ndonjë dosido.Madje mund të gjesh shumë adn-sh. Mëndje të ndritura si ty do jenë e ardhmja.

                2. M
                  Mesuesi

                  Mjaft u moret me llogje !A i kini sy e veshe te shikoni e degjoni???!!! Pagat e deputeteve,ministrave keryeministrit dhe gjithe maskarenjvd te ketij vendi,ata vete i dyfishuan.deputei nga 1500000 do te marre me shume se 3000000 - 3200000 po keshtu ministrat . Mjeket mesuesit,policet etje vete nga 7%??!! Tallet politika,tallen deputetet tallet kryeministri dhe ne si idiote shkojme dhe i duartrokasim.

                  1. D
                    Dakord

                    Basha është anëtar i së njëjtës bandë ku kryetar është saliu. Në dallim nga shefi i vet kriminel, basha është një uriah hip, një psikopat që as të qeshë nuk di, vetëm ngërdheshet. Basha është një burracak që as përjashtimin e saliut nuk e bëri siç duhet. Përveç sa më sipër, basha është edhe thellësisht injorant që i përdor gjuhës shqipe më pak fjalë se ilir metaj.

                    1. R
                      Rama peng i malok Tomes

                      Me 14 mars u hodh fort ne fushate blerje votash/abstenimi mbare ky pushtet me emblemen Krye-"Socialdemokratin" Tom Doshi ne krye e tjere ekuivalente te tij neper Shqiperi . Gjithe Malavita me precedente penale kudo u pa u djersitur neper qendra votimi duke bere presione e premtime per vota ne favot te Partise Rama. Ky ishte dhe dallimi me 6 marsin, ngaqe ne 6 mars nuk kishin pse blinin vota per nje vit kryebashkiake.

                      1. N Dyrmishi

                        Thankyou

                        1. E
                          Emi Dervishi

                          E ke qare

                          1. p
                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                            Mero Baze c'do dite per 9 vite rradhazi mallkoi Lulzim Bashen. Madje, i instaloi edhe "Antenen brenda familjes" qe transmetonte c'do pordhe te Kunatit tij. Por tashme per Kufomen e Bashes interesohet pushteti, sepse e do qe ta vare aty te stenda e mbetur bosh nga zbythja e Alibese, tek PD "ZYRTARE"! Kaq mjafton dhe Merua merr penen e rehabiliton Bashen, sepse gjithmone deshirat e c'do Pushteti gjenden te shpalosura tek Editorialet e Mero Bazes - Opozitarit te pa lekundur te gjithe opozitave dhe sahanlepiresit te pare te gjithe Pushteteve ne keto 30 vite.

                            1. S
                              Sula

                              Ngjarjet po rrjedhin ne favor te procesit te "shkallimit nga trute" te Berishes. Lus Zotin te kthehet Basha se ai do ta pershpejtonte procesin !

                              Lini një Përgjigje