Beteja e fundit e Berishës me KOP-in e vitit 2005 

22 Maj 2023, 18:29Editorial Mero Baze

Nëse ka një statistikë që e turpëron politikisht Sali Berishën, është beteja për të zhdukur të vetmen ngjarje pozitive në historinë e PD, që lidhet me Komitetin e Orientimit të Politikave (KOP) më 2005, me të cilin donte të tregonte përpjekjet për reformimin e PD.

Praktikisht Sali Berisha ka eliminuar dhe është në betejë finale me gjithë KOP-in e vitit 2005, me të cilin u përpoq të krijonte idenë e një ndryshimi në politikën e Partisë Demokratike dhe hapjen e saj.

Tani i gjithë KOP-i është asgjësuar dhe është shpallur armik. Gati 18 vite më pas, kryetari i KOP, Lulzim Basha, është armiku i tij kryesor, Enkelejd Alibeaj po ashtu, Fatbardh Kadilli është shpallur armik me kohë, Neritan Sejamini po ashtu...

Lista vazhdon me gjithë anëtarët të cilët, ose janë shpallur armiq, ose janë larguar apo vetëlarguar në hallet e tyre.

Të vetmin aksion politik në jetë, me të cilin donte të tregonte hapjen dhe të maskonte autoritarizmin e tij, ai nuk e gëlltiti dot për një kohë të gjatë dhe e asgjësoi.

Sot ai është në betejë me krerët e fundit të KOP-it të vitit 2005, me të cilët gënjeu shqiptarët se kishte ndryshuar dhe nuk ishte më një diktator i PD.

Pas 18 vitesh, po u kërkon falje shqiptarëve që i ka gënjyer dhe po këmbëngul që ajo që ka bërë ishte gabim, duke u përpjekur të vërë nën kontroll PD, e cila tani është thjesht një trup i vdekur.

Madje kjo është dhe një shpjegim pse zonja Topalli u rikthye në shtëpinë e saj. Edhe ajo ka 18 vite, por me sinqeritetin që nuk e ka duruar dot kurrë atë hipokrizinë e Berishës me KOP.

Ndaj tani është e lumtur që ai po zhduk dhe armiqtë e fundit të infiltruar më 2005, duke i rikthyer tek një çetë bashibozukësh që kanë simbol Nokën dhe Palokën.

Do të mjaftotne një lexim me gjakftohtësi i këtij fakti, për të treguar se ku është rikthyer opozita dhe përse ajo nuk ka asnjë shans të vijë më në pushtet me Sali Berishën.

Edhe me gjithë atë makijazh politik që bëri më 2005, PD arriti të marrë vetëm 43 për qind të votave dhe po të mos ishin marrëzirat e Fatos Nanos në aspektin taktik elektoral, kurrë nuk do fitonte.

Por tani ka kundër gjithçka. Ka kundër Perëndimin, ka kundër SHBA dhe Britaninë e Madhe në veçanti, ka kundër mungesën e vlerave politike në partinë e tij, ka kundër aleancën me Ilir Metën, ka kundër degradimin e partisë së tij në njerëz ordinerë, dhe mbi të gjitha ka kundër shifrat elektorale, që e çojnë përditë poshtë e më poshtë.

Beteja e tij e tanishme është betejë me Sali Berishën e 2005, me të vetmin moment pozitiv të historisë së tij politike, të cilin po përpiqet ta vrasë. Pushka top dhe prehu në paqe bashkë me të!

13 Komente

  1. B
    Bozhigradi

    ............. Gardheberes ka mes nesh akoma, Qe te ngrene gardhe kane pasion. Dje me boten mbare na mbajten ndare, Sot ne mes shqiptaresh ngrene klon. Vec tela me gjemba kane ne koke, Dhe; "ky eshte me ne", "ky s'eshte me ne". Duan te na ndajne per se gjalli, Qe te bejne si duan mbi Atdhe. Brezi im, Mos beso se c'thone llokmaxhinjte, Qe ne llokma Atdheun na kane ndare, Mos beso se c'thone delenxhinjte Qe s'lane dite e rast pa na share. ...

    1. E
      Evisa

      Si qytetare kam menduar se ajo që bëri Basha në 9 Shtator është akti më serioz që ka ndodhur në PD. Natyrisht, pa ndihmën amerikane, të cilët ja hoqën puplat këtij këndezi duke e nxjerrë lakuriq, as që mund të mendohej se Basha mund t'a flakte Berishën si leckë topi nga PD. Historia e PD pas 2013 ngjan si dy pika uji me historinë e PPSH 10 vjetët e fundit para vdekjes së Hoxhës. Gjithë aktiviteti në prapaskenë i asaj periudhe tregon përpjekjet e diktatorit "për t'a lënë partinë të pastër nga armiqtë" dhe për të lënë pasardhës një vazhdues të veprës së tij. E njëjta mund të thuhet edhe për Berishën. Por ndryshe nga Enveri, i cili dalë nga dalë e kishte lëshuar kontrollin në duart e së shoqes dhe Ramizit, Berisha kalon çdo kufi, është shumë më mosbesues ndaj kujtdo. Përsa i takon ndëshkimit pas shëmbjes së diktaturës, i vetmi avantazh mjaft i madh që kishte Enveri dhe pasuesit e tij ishte fakti se ata ishin një diktaturë ideologjike, një justifikim mjaft serioz në vetvehte. Kur diktatura e Berishës ka qënë dhe vazhdon të jetë (tani vetëm brënda PD) një diktaturë e cila për qëllim të vetëm ka patur zhvatjen dhe pasurimin me çdo formë dhe mjet. Si e tillë ajo në çdo kohë ajo ka për të qënë thellësisht e ekspozuar ndaj ndëshkimit ligjor. Vetëm ky është shkaku që e bënë atë të luftoj me çdo mjet të mos humbas kontrollin mbi partinë. Dhe vetëm një ndërhyrje ligjore mund të bëjë të mundur shkëputjen e tij nga drejtimi i PD, çdo ndërmarrje tjetër ndaj tij as që ka për t'u përfillur nga Berisha. Çdo gjë tjetër është thjesht lodra fjalësh, si kjo që bënë përditë Mero dhe ne pas tij si komentues. Ndryshimi i vetëm midis Meros dhe nesh qëndron në faktin se Mero fiton para pasi e ka punë, ne jemi shërbëtor pa pagesë në pronën e tij.

      1. B
        Bilushi

        Fut çiften në vrimë të bythës dhe jepi fund si burrë Sali!

        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Mero Baze, Me fjaline e.fundit ke thyer rekord. Nuk besoj se do bësh shkrim.më të bukur deri ne dhjetor kështu qe mund ta mbyllesh laptopin tani, ik me pushime ne Bahamas, dhe kthehu ne Janar. "T'u befte pushka top kur të vrasesh veten!!" Ha ha ha ha ha. I madh. Saliu plak qe vret Saliun e ri!!! Çfare paradoksi!!! Makbethi të paktën vrau Bankon. Pastaj vrau gjumin e tij. Dhe e vrau ndergjegja, perpara se ta vriste Makdafi. Ndersa Saliu nuk e vret dot gjumin, sepse nuk ka ndergjegje. AI është nje Makbeth i papenduar qe kerkon të vrasë Makbethin e penduar. "Nuk e vrava PD-ne pa dashje dhe nga e keqja. Jo. E vrava PD-në sepse kështu jam gatuar - Katunar, Komunist, Enverist, Kriminel. Ja, ky jam unë, Saliu i vërtetë. Fati im që kam nja 400 mije budallenj qe me votojnë mua. Se qysh jua kam hequr trurin, as vete nuk e di. Ose nuk kane pasture fare. Budallenj hesapi."

          1. D
            Dakord

            Hordhia, nuk i ka 400.000 more burrë. 246.000 vota mori koalicioni me 4 parti "bashkë fundosemi" për çfarë tjetër ke komentuar më ke bërë të qesh me të madhe. Respekte

          2. k
            k

            Non grata në pushtet dhe hordhitë e tij në tiranë,tragjedia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.

            1. T
              Tironsi i Vorrit Bomit

              Kopi i Berishes i 2005 ishte Gopi i Argites se Saliut 70% ishtin koleget e Argites qe punuan bashke ne KFOR Kosoe pas lufte ne Kosove. Kaq e thjeshte eshte zoti Baze , gje te cilen ju e dini....!!!!!

              1. T
                Tironsi i Vorrit Bomit

                Kopi i Berishes i 2005 ishte Gopi i Argites se Saliut 70% ishtin koleget e Argites qe punuan bashke ne KFOR Kosoe pas lufte ne Kosove. Kaq e thjeshte eshte zoti Baze , gje te cilen ju e dini....!!!!!

                1. T
                  Tironsi i Vorrit Bomit

                  Kopi i Berishes i 2005 ishte Gopi i Argites se Saliut 70% ishtin koleget e Argites qe punuan bashke ne KFOR Kosoe pas lufte ne Kosove. Kaq e thjeshte eshte zoti Baze , gje te cilen ju e dini....!!!!!

                  1. m
                    meshirojeni ushtarucin Mero

                    Mero ne rolin e Don Kishotit qe luftonte me Mullinjte e eres, sheh kudo e ngado "Luftera" te Berishes. Dhe nis rrenat Mero pa ju skuqur ato Petlla e rrjepur duke e mbajtur neper mollaqe Pushtetesh : Permend Enkelejd Alibeajn si ish i KOP kur ai nuk i perklet fare atij, KOP pra, por ka dale me pare ne politike. Fatbardh Kadillin nuk e ka shpallur askush armik pervec se Fiksimeve perverse te Bazes. Kulmi i rrenave te Bazes mbyllet me Neritan Sejaminin e pozicionuar vete larg politikes aktive pa e larguar askush. Mero Baze perfaqeson ne tere keto vite Tranzicioni ate Ligavecin e tere opozitave dhe Jargavecin e pas-by...te gjithe Pushteteve.

                    1. P
                      Populli

                      Të gjithë Qorrat dhe Morrat, Çollakët dhe Tabakët e asaj partie, janë bashkëpjesmarrës në krim: vranë popullin me armet e ushtrisë me 1997, vranë popullin me armët e Gardës më 11 Janar 2011, vranë parlamentarizmin më 2019 kur si parti dogjën mandatet e deputetit mu në mes të legjislaturës. Shqipërisë i duhet një e djathtë tjetër, e DJATHTA NATYRALE, jo e djathtë komunisto-kriminale!

                      1. D
                        DV 2022

                        Nje sqarim te vogel jo per Meron se ai e di. Fatos Nano mori urdher nga CIA qe t'ja dorezonte pushtetin Saliut. Edhe Saliu e dinte dhe e di akoma qe vete nuk i fitonte kurre zgjedhjet. Sa here Saliu ka ardhur ne pushtet ka ardhur me urdher te amerikes. Kjo eshte arsyeja qe Saliu kthehet kunder pa u trembur.

                        1. © KËNDVËSHTRIM TJETËR ©

                          KOPI ishte makiazh për të nderuar imazhin. Që në 2005 e ka ndjerë humbjen.

                          Lini një Përgjigje