Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhdimisht të njëjtin problem me Albin Kurtin. Ato nisen të jenë në krah të tij në çdo iniciativë dhe befas gjenden përballë tij.
Kjo ka ndodhur dhe me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, disa javë më parë. Edhe pse zgjedhjet në komuna me shumicë absolute serbe, kryheshin pa kandidatë serbë dhe ishin dukshëm jo legjitime nga pikëpamja politike, SHBA i mbështeti ato me nënkuptimin për të qenë një zgjidhje e përkohshme, pothuajse teknike, për të ruajtur klimën e krijuar pas Marrëveshjes së Ohrit, me qëllim që në vjeshtë të shkohej drejt bisedimeve thelbësore Kosovë- Serbi dhe zgjedhjet të përsëriteshin në kushtet e legjitimitetit politik dhe juridik.
Edhe pse kryeministri Albin Kurti po sillet si “patriot” dhe mbron të drejtën kushtetuese për t’u konstituar kryetarët e rinj shqiptarë që do udhëheqin serbët, në fakt ai e di shumë mirë se po keqpërdor një proces delikat për të krijuar një konflikt të rëndë, i cili hedh në erë Marrëveshjen e Ohrit, nënshkruar disa muaj më parë.
Zgjedhjet në Veri nuk kanë qenë të jashtëzakonshme vetëm për shkak të tërheqjes së serbëve nga institucionet, por të pazakonta pasi serbët nuk morën pjesë në zgjedhje dhe “Kryetarët” e zgjedhur janë të votuar nga një pakicë legjitime për të qenë kryetarë gjithëpërfshirës.
Këtë e dinë të gjithë, përfshi dhe Albin Kurtin. E dinë dhe ndërkombëtarët. Mbi të gjitha, e di dhe SHBA, e cila pasi nuk e kundërshtoi procesin formal të zgjedhjeve farsë, rekomandoi që kryetarët e rinj të konsideroheshin zgjidhje teknike.
Dhe pikërisht këtu, në rrugën për të mbështetur Albin Kurtin, ata u gjenden dje përballë tij derisa sekretari Blinken u detyrua të bëjë deklaratën më të rëndë zyrtare kundër qeverisë së Kosovës, që nga viti 1999.
Kjo i dha dorë Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë, të zhytur në afera skandaloze korrupsioni dhe deri lidhje të errëta me mafien serbe, të shpëtojë nga telashet e ditës dhe të rishfaqet dhe ai si “patriot”, njësoj si Albin Kurti. Me shoferët dhe autobusat e Kosovës ai arriti të mbledhë në Beograd serbët e tij në Kosovë, për të deklaruar kundërpërgjigjen për lojën e luftës nisur nga Albin Kurti.
E gjithë kjo, pasi kanë rënë dakord në Ohër për të pranuar planin franko- gjerman, që parasheh normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen de facto të ndërsjelltë.
Albin Kurti dhe Kosova ka si detyrim kryesor krijimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap të pare, ndërsa Serbia ka detyrimet e saj lidhur me lëvizjen e lire, njohjen e pasaportave dhe moskundërshtimin ndërkombëtar të njohjes së Kosovës duke krijuar një situatë “de facto” të njohjes reciproke.
Albin Kurti ngjan i pasigurtë të plotësojë detyrimet e veta në emër të Kosovës. Aleksandër Vuçiq po ashtu.
Është e qartë që ata po sillen si të penduar që kanë nënshkruar planin franko- gjerman, mbështetur nga SHBA, për normalizimin e raporteve mes dy vendeve dhe duan ta bëjnë fakt të kryer gjendjen e luftës, që të shpëtojnë nga detyrimet e tyre.
Veçse në këtë lojë ka gjithmonë një fajtor të parë dhe drama jonë është se fajtori këtë radhë u shpall ndërkombatrisht Kosova. U shpall nga SHBA, aleati kryesor i saj, dhe nga vendet e tjera të BE.
Pas kësaj, Albin Kurti më së paku duket njeriu më joserioz për t’u ulur në tavolina të rëndësishme ndërkombëtare ku negociohet për Kosovën, dhe kjo nuk është pak për një shtet të ri, ekzistenca e të cilit vazhdon ende të negociohet.
Kosova edhe më tutje ka nevojë mbi të gjitha për një lidership që ta besojë Perëndimi dhe të punojë me të, dhe jo një kryeministër apo president, cilësia e parë e të cilëve është paaftësia për të qenë negociatorë të shtetit të tyre.
Është e qartë se të penduar janë të dy, edhe Albin Kurti, edhe Vuçiqi, por faji I mbeti Kosovës. Nuk besoj se Albin Kurti ka dashur ta lehtësojë kaq shumë Vuçiqin nga hallet e tij të brendshme me këtë akt të papërgjegjshëm, duke i faturuar Kosovës rrezikun e dështimit të një nisme ndërkombëtare. Por deri në këto momente ja ka arritur të duket kështu.
Që të rikthehet aty ku ishte pas Marrëveshjes së Ohrit, do t’i duhet të vrasë këtë kapardisjen mbi plehra të ditëve të fundit e fatkeqësisht të nënshkruajë gjëra që mund t'ia kishte kursyer Kosovës.
Qëllimi i tij final është që kur të nënshkruajë gjithçka, të mos duket si tradhtar, por si viktimë e presionit ndërkombëtar. Ndaj i duhet kjo lojë e ndyrë luftash në Veri.
Ky bolshevik eshte i rrezikshem keni ne Tirane nje te tille nje Qori Qori . Bolsheviku Kurti eshte thjeshte nje mashtrues na premtoi bashkim genjeu na premtoi heqjen e flamurit lara lare genjeu na prdmtoje qe nuk ka asosaciaon genjeu ma premtoi nje kombetare futbolle genjeu na premtoje bojkot mallrave Serbe genjeu . Per zgjedhjet ne veri po genjen nuk mund te zgjidhet nje kryetar komune i zgjedhur nga tre votues nuk mund te zgjidhet nje shqiptar ne nje enklave Serbe . Bolsheviku vetefundosjes eshte rrezike kombetar beni kujdes se keni nje te tilke ne Shqiperi nje Qorre goditeni tani saxeshte fillimi se do t'ju sjelli rregjimin e enver hoxhes
Hapur te gjithe po e kritikojne Blinken per njeanshmeri te theksuar pro-serbe (i fundit publicisti i njohur Janosh Bugajski) . Por Mero si gjithmone e ka me per mbare te marre penen e te sulmoje Albin Kurtin qe nuk pranon ate qe e urdheron Blinke - vasalitet ndaj Beogradit. Kete Mero nuk e ben per asgje tjeter pervec se nuk mundet dot kurre as nje here te vetme pe pakten, te marre penen e te beje nje kritike per Sander Vucicit, te cilit nuk ja permend as emrin. Me urdher nga lart, kuptohet, si sejmen i bindur i pushtetit Rama qe tek Albini ka gjetur pasqyren ku del i shemtuar aty nen shalet e Vucicit.
Po mero halja me llapaqenet e tjere do ishin te paret qe do i ishin versul Albinit sikur ai te mos reagonte dhe te zgjedhurit te mos guxonin te hynin ne zyrat e shtetit. NUK GARANTON TERESINE E TERRITORIT, VERIU ESHTE NEN KONTROOLIN E SERBISE , SHTETI KA RENE , e kesi parullash. Albini veproi drejt dhe tregoi se kosova eshte SHET i pavarur dhe kushtetues .
O Albin e ke një vëlla në Tiranë,pse nuk këshillohej me Të apo të bije hunda ? Për këtë duhet vëllai i madh !
Sa i zgjuar ky Merua. Nese zgjedhjet pa kandidate ne nje qytet ne Kosove i shapall ilegjitime, ca vite me pare jo ne nje gjithe Shqiperine cirresh ti quante demokratike. Sigurisht problemi eshte modeli Kurti qe na cenon pashallekun e Ramistanit...
"Albin Kurti dhe Kosova ka si detyrim kryesor krijimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap të pare, ndërsa Serbia ka detyrimet e saj lidhur me lëvizjen e lire, njohjen e pasaportave dhe moskundërshtimin ndërkombëtar të njohjes së Kosovës duke krijuar një situatë “de facto” të njohjes reciproke". Këtu qëndron edhe mashtrimi i Meros. Nuk ka asnjë siguri që Serbia nuk do punojë fshehurazi për pengimin e njohjes së Kosovës nga shtetet e tjera. Perëndimi po los përsëri me tokat shqiptare siç ka bërë gjatë gjithë këtyre 200 vjetëve të fundit, përjashto vitin 1999. Pêr të marrë me të mirë Serbinë ai po e shet Kosovën. Por Noc Rrokun do marrin. Kjo është e vërteta. Të tjerat janë dëngla dhe mashtrime, që Mero i ka zakon. Asosacioni është republika serbska në Kosovë me më shumë të drejta bile se edhe ajo e Bosnjës. E keqja ështê se kombi shqiptar ka pak Albinë, por ështê i mbushur me Esat Pasha, Ballabanë dhe Hamzara, siç është edhe ky bythëlëpirësi i paparë Mero Baze.