Mbi rritjen e pagave dhe rritjen e populizmit 

25 Maj 2023, 18:33Editorial Mero Baze

Kuvendi i Shqipërisë është vënë nën akuzë pas ngritjes së përgjithshme të rrogave, ku përfshihen dhe rrogat e deputetëve, të cilat për hir të së vërtetës prej vitit 2001 nuk kishin pasur ngritje zyrtare, por kanë pasur rritje të tërthortë përmes bonuseve, të cilat janë edhe të patatueshme. 

Nëse rroga e deputetit ka qenë 165 mijë lekë të reja, afërsisht 1500 euro në muaj, ai ka pasur dhe rreth 500 euro në muaj bonus fiks, që jepej për transport dhe telefona dhe pastaj sipas rasteve, dieta udhëtimi dhe hotelerie, që për disa deputetë shkojnë gati sa rroga mujore.

Problemi ishte se çdo qeveri, nën presionin e populizmit, nuk ka guxuar të rrisë rrogën zyrtare të deputetit dhe ka bërë marifete të tilla si bonusi i pataksueshëm dhe shpenzime të tjera.

Me këtë rast, Kuvendi duhet të rishikojë heqjen e bonuseve dhe të lërë vetëm shpenzimet konkrete të deputetit, në funksion të punës në zonën elektorale. 

Paga e deputetit nuk është dëmi që deputeti i shkakton shtetit. Dëmi më i madh është që deputeti të mos i dalë zot shtetit dhe ligjeve dhe të kapet nga faktorë të tjerë kriminalë, apo lobistë që duan të kapin shtetin përmes ligjeve. Ai është një krim i pandëshkueshëm dhe plagë e pashërueshme, që deputeti mund t’i hapë shtetit, dhe jo pesha e pagës së tij në buxhetin e shtetit.

Madje kjo vlen dhe për partitë politike. Sot ankohemi se biznesmenë të mëdhenj apo persona “non grata” po kapin partitë politike, dhe elektoratin gri të vendit, ndërkohë që fushata e fundit elektorale shkoi deri në ditën e zgjedhjeve pa u dhënë asnjë lek partive.

Por nëse shteti nuk i financon partitë të jenë të barabarta në fushatë, natyrisht që pastaj terrenin do ta fitojnë ata që kanë para dhe akoma më shumë, ata që kanë para të padeklaruara.

Kostua më e ulët e një deputeti dhe një partie është që ajo të paguhet nga shteti dhe t’i shërbejë interesit publik. Kostua më e lartë është që shteti të bëjë sikur i paguan dhe në fakt t’i paguajë mafia, duke kapur shtetin përmes tyre.

Ndaj është mirë që një akt madhor si rritja e pagave të gjykohet sa i dëmshëm apo sa i mirë është për ekonominë, si ndikon në inflacionin e vendit, a kemi fuqi t’i përballojmë dhe a kemi rritjen e duhur ekonomike që kjo të kthehet në një të mirë publike, dhe debate të tjera të natyrës profesionale. 

Deputeti nuk është një njeri i rrezikshëm se paguhet shumë nga shteti, por është një njeri shoqërisht i dëmshëm, kur paguhet për të blerë shtetin.

Në çdo vend të botës rritja e pagës rrezikon rritjen e inflacionit, borxhit publik, apo destabilizim të parametrave të tjerë financiarë, ndaj shikohet me shumë kujdes. Tek ne deri tani ka rritur vetëm populizmin. Atë e kemi pasur dhe kur kishim rroga të ulëta.

24 Komente

  1. S
    Sokoli

    Ja ke fut kot fare. Eksperiment I bere ne disa vende dhe ka rrezultuar NUL. Nese mafia blen, sigurisht flitet per disa mijra a qindra mijra euro, jo per kaq para sa rritet rroga e ketyre bajgave. Nese keta shiten apo nuk shiten per 1 milion leke shtese, keta nuk meritojne te jene ne politike. Madje as ne shoqerine shqiptare. Thjesht jane alabake ose hajdute frikacake. Sigurisht edhe idiote.

    1. Ështe e pa pranushme.. nuke ështe populizem

      Mero i ke thëne të gjitha, Deputet duhet që ti dalin zote shteti... Po ky ështe problem numer 1, se pse shume prej tyre jane të lidhura me krimin, dhe mafjen, dhe shume prej tyre, nuke dine as të lexone, as të shkruane, jo më ti dalin zote shteti, dhe njerzeve të thjesht... Ata jane aty si kimikaze të partive, dhe për tju lepi prapanicen kytarve, të partive të tyre dhe kaqe... Dhe nuke ështe e drejt që një Deputet, të marrin një rroge me gjith bones siç thua edhe ti, z Mero, tani afer 5 mi evro. Kurse një puntor i thjesht 200 evro. Kjo nuke ndodhe në as një vend perëndimore. Se pse tani një Deputet, që nga sot i bije që të paguhet afer 20 her, më shume se sa një puntore i thjethet.. Sa lek merr në muajt, një puntore i thjethet në Gjermanie? 1500 evro? Sa merr një Deputet në muajt në Gjermanie? Po të ndodhe si në Shqiprie, i bije që një Deputet, në Gjermanie, të paguhet afer 30 mi evor në muaj, a ndodhe kjo? Prandaj unë nuke mendoj se nuke ështe populizem, nga ana e njerzeve të thjesht, por veq zemrim për nga pa drejtesit që na jane bër, dhe po na bëhën për dite.... Për mendim time Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta, jane njerze shume të pa shiprt, dhe veq vjedhin dhe bëne keq, për shumicen dermuse të popullit Shqiptare..

    2. 1
      1

      Harove pagesen e pakuptimte kur mblidhen komisionet nderkohe qe ajo eshte puna e zakonshme e deputetit.Ritja e administrates me 10%dhe e deputetit e ministrave me 100%eshte e pakuptimte.Dite te zeza une shof per pensionistet se me ritjen e pagave do levizi me shume shpejtesi tregu drejt ritjes se cmimeve dhe atehere pensionistet do shuhen fare.Ate qe la pa bere covidi po e ben Edi Rama per te shtuar vuajtjet e kesaj shtrese,mbasi u mori dhe voten.TURP...TURP pacin

      1. Z
        ZHEJI koke pa lari

        Nese deputeti paguhet mire nese polici ka nje unifofme te bukur dhe paguhet mire nese administrata sillet me kulture dhe paguhet mire tregon qe ke nje shtete serioze. Por ajo.qe duhet te kuptoje shteti eshte qe rroga ne shtete duhet te jete gjithmone me e ulet se privati i vetmi ndryshim midis shtetit dhe privatit eshte kontrata siguria e punes ne shtete e ke te siguruar te privati neser mund te liçensohesh . Kur mori Macron presidencen te paren pune beri uljen e rroges per ata qe punonin ne shtete dhe mos zevendesimin e aryre qe dilnin ne pensione . Qellimi i boshatisjes se administrates ishte ulja e shpenzimeve dhe me uljen e rroges per punonjesit e administrates e beri per te stimulur qe njerzit te kerkonin pune te privati qe qeveria Rama nuk po e bene por po bene te kunderten . Duke ritur rrogen te shteti do ritet dhe deshira per te punuar ne shtete do ritet korrupsioni.

        1. Z
          ZHEJI koke pa lari

          Nese deputeti paguhet mire nese polici ka nje unifofme te bukur dhe paguhet mire nese administrata sillet me kulture dhe paguhet mire tregon qe ke nje shtete serioze. Por ajo.qe duhet te kuptoje shteti eshte qe rroga ne shtete duhet te jete gjithmone me e ulet se privati i vetmi ndryshim midis shtetit dhe privatit eshte kontrata siguria e punes ne shtete e ke te siguruar te privati neser mund te liçensohesh . Kur mori Macron presidencen te paren pune beri uljen e rroges per ata qe punonin ne shtete dhe mos zevendesimin e aryre qe dilnin ne pensione . Qellimi i boshatisjes se administrates ishte ulja e shpenzimeve dhe me uljen e rroges per punonjesit e administrates e beri per te stimulur qe njerzit te kerkonin pune te privati qe qeveria Rama nuk po e bene por po bene te kunderten . Duke ritur rrogen te shteti do ritet dhe deshira per te punuar ne shtete do ritet korrupsioni.

          1. Z
            ZHEJI koke pa lari

            Nese deputeti paguhet mire nese polici ka nje unifofme te bukur dhe paguhet mire nese administrata sillet me kulture dhe paguhet mire tregon qe ke nje shtete serioze. Por ajo.qe duhet te kuptoje shteti eshte qe rroga ne shtete duhet te jete gjithmone me e ulet se privati i vetmi ndryshim midis shtetit dhe privatit eshte kontrata siguria e punes ne shtete e ke te siguruar te privati neser mund te liçensohesh . Kur mori Macron presidencen te paren pune beri uljen e rroges per ata qe punonin ne shtete dhe mos zevendesimin e aryre qe dilnin ne pensione . Qellimi i boshatisjes se administrates ishte ulja e shpenzimeve dhe me uljen e rroges per punonjesit e administrates e beri per te stimulur qe njerzit te kerkonin pune te privati qe qeveria Rama nuk po e bene por po bene te kunderten . Duke ritur rrogen te shteti do ritet dhe deshira per te punuar ne shtete do ritet korrupsioni.

            1. B
              Biometri

              C lidhje ka me populizmin deno cimi i kesaj maskarade? Jeni majmur te gjithe ndaj flisni keshtu S ju vjen turp

              1. J
                Jugu

                As mish dhe as peshk. Rama u rriti rrogen se me ta fitoj zgjedhjet dhe eshte normale qe do jua rris. Cfare lidhje ka ketu pushteti, benefitet, lidhja me krimin? Me to merret gjykata dhe Rama nuk mund te komandoj gjykatat. Ai e ka bere punen e tij. Popullin dhe pensionistet i kenaqi duke fituar zgjedhjet dhe ata jane te lumtur. Deputetet dhe ministrat qe vuajten ne fushate, tashme jane te lumtur po ashtu. Besoj qe gjithe njerezit jane te lumtur. Ai do marre dhe vendime te debatueshme si ky qe morri dhe njerezit do flasin pese dite por pastaj do e kuptojne dhe do mbyllin gojen. Shqiptaret jane civilizuar tashme dhe Rama ka merite per kete. Ata e kuptojne qe Rama vendimet i merr per te miren e vendit, pensionisteve qe ja japin voten 99%, por edhe te burgosurve qe ja dhane per here te pare 99% voten. Edhe ti Mero duhet te jesh i kenaqur se po u rritet rroga ministrave dhe deputeteve, edhe ti perfiton me ato koncensionet qe te jep Rama dhe ministrat nuk te ngacmojne. Lere pastaj qe Lali Eri te jep edhe ndo nje leje ndertim pallati, apo ndonje biznes andej nga fshati.

                1. K
                  Ka te drejte Sokoli

                  E pse nuk rritet paga sipas inflacionit pra? Apo ka vajtur 98% per deputetet, kushedi su del hesapi, do e blejne vetem S63 jo Maybach makinen e dyte te cunit apo goces. Do bejne pushimet vetem ne Monako e Dubai se nuk kane kacidhet te shkojne deri ne Maldive apo Bahamas. Nderkohe pensionistet me 10000lek? 300 lek ne dite, i thone nje shishe kos e dy simite, pastaj fruta perime cte gjenden gati per plehra nga shitesit. Zjarrfikesit vene jeten e tyre ne rrezik cdo dite, 7%. Politikanet qe e kane bere Shqiperine te pajetueshme, rrezikojne jeten tone, 98%. Epo cfare ti thuash kesaj?

                  1. R
                    Ron

                    Mos harrojme qe deputetit i del pensioni 1 milion leke ne muaj me ligjin qe ka miratuar per veten. Tani do ti dale 1.5 milione. Bravoooo. Ohh sa mire ta bejne mor palaco popull

                    1. Z
                      Zhvejku

                      Me kete veprim Edi Rama realizoi endren e tij "komonistet ne litar, pensionistet ne anxhar"

                      1. Z
                        Zhvejku

                        Me kete veprim Edi Rama realizoi endren e tij "komonistet ne litar, pensionistet ne anxhar"

                        1. K
                          Komentues

                          Edhe Lubonja do të kishte zili për llogjikën e përdor mbi këto shpjegime Z. Mero. Sipas llogjikës dhe shpjegimit tënd, një gazetar i BBC duhet ta ketë rrogën më të lartë se një që merret me drogë apo se një drejtor banke që të shkruaj mbi situatat e krimit apo sistemin bankar?! Sipas llogjikës tënde, një gazetë norvegjeze duhet ta ketë buxhetin më të madh se qeverria që të denocoi ndonjë keqmenaxhim?!( perdora norvegjine pasi cilsot si shteti me 100% gazetari te pavarur dhe një nder shtetet me buxhetin më të lartë për frymë) DEPUTET ËSHTË DETYRË MORALE Z.MERO E JO DETYRË EKONOMIKE. Kyreministër e ministër është detyrë patriotike Z. Mero e jo sa lek merr për të bërë më të mirën për vëndin. Me pak fjalë, sipas llogjikës qe ke ndjekur tek ky shkrim, Edi që të mos marri rrushfet apo të ketë ndikime nga biznesi, duhet te marri ne vit ne shume lek sesa kastrati apo mane ( nuk e di kush deklaron më shumë), nja 7 mil€ deklarojnë fitime, mirë do ishte qe të merret parasysh që kryeministri ta ketë nja 10mil€ …qe te bëjë një punë të cilën e ka kërkuar vete, që të kuptohemi. ( për lexuesit, për të mos harrruar pasi nuk ua thonë, 99% e ligjeve qe kalojnë në parlament dhe per këto ligje krijohen këto “grupet e djetave”sic përmënd merua, janë lobime ekonomike private të mirëpaguars( korrupsion) e asgjë më pak apo më shumë. 1% janë për popullin dhe ky 1përqindshi jo në vit por në 4 vjet, pra në vit ligjet që kanë të bëjnë me popullin janë 0,25%, dhe per këtë punë të paparë, na duhen rreth 10mil€ dieta e 120 deputetë)

                          1. T
                            Timoni

                            Këta përsëri do shiten tek mafia ose bëhen agjent të huaj se ashtu janë gatuar, jo rritje t'u bëhet por edhe me flori ti paguash që të mos i preki inflacioni.

                            1. n
                              nje punonjes buxhetor

                              Perpjekje e Rames per te fshehur rritjen e te ardhurave te veta si kryeministet e te deputeteve (aq sa fshihet Minarja ne thes) ...pas nje rritje qesharake 7% te disa sektoreve Buxhetore! Edi Rama ne 10 vite qeverisje kurre nuk ka artikuluar shprehjen "Rritje rrogash per Buxhetoret", por eshte mjaftuar me percaktimin "Mjeke, arsimtare...e natyrisht Administrate'' thua se vetem keto jane rrogetare te ketij shteti. Ne Shendetesi rrogat e Sanitareve, shofereve te Ambulancave, Oksigjeniste, Laborante, punonjes te sektorit prapavijes jane aty ku kane qene para 10 vitesh...dhe me kryesorja : Qeveria Rama eshte e vetmja ne keto 30 vite qe u ka mohuar punonjesve Buxhetore ate qe quhej Rroga-13 apo shperblimi i fund-vitit (marre per here te fundit ne dhjetor 2012)

                              1. S
                                Sara

                                Sigurisht që edhe deputetët meritojnë paga dinjitoze. Në rast se duam përfaqësues dinjitozë dhe shtet dinjitoz atëherë të tilla duhet të jenë edhe pagat. Në këtë mënyrë indirekt kemi edhe rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ashtu siç cdo individ ka të drejtë të kërkojë rritje page nuk përjashtohet nga kjo e drejtë as deputeti. Nuk mund të ketë ulje page për administratën pasi eshte në kundërshtim me ligjet. Por per të ulur kostot e administratës publike ulet numri i saj duke bërë reforma strukturore. Është e vërtetë se nuk e dëmton aq shumë arkën e shtetit paga e deputetit se sa ligjet e kapur. Po jap një shembull ndryshimet e ligjit të sigurimeve shoqërore në 2014 kanë sjellë rritjen e pabarazisë të pensioneve. U hoq dyshemeja dhe tavani. Nga raporti 1 me 2 që ka qenë tanimë është 1me 15. Tani ka pensione më të larta se pagat. Dhe megjithëse kontributi i buxhetit të shtetit rritet për skemën e pensioneve aq më shumë rritet pabarazia. Konkretisht shumën 30 mijë lekë që dha qeveria për ndihmën nga rritja e cmimeve vjet për shkak të luftës në Ukrainë dhe e përfitonin mbi 250 mijë pensionistë e ineksoi dhe me rritjen 6% këta pensionistë morën nga 600 në 1500 lekë kurse pjesën e luanit e morën pensionet e larta nga 3600 lekë deri në 6600 lekë shtesë. Qeveria u tall me pensionistët që kanë pensionet e ulëta u dha vetëm 3 muaj kurse ata që kanë pensionet e larta me anë të indeksimit morën 2 fishin për tërë kohën. Dhe kështu pas cdo indeksimi rritet edhe pabarazia ndërmjet pensioneve. Ky është vetëm një fakt por të tillë ka plot ajo që mungon është interesi për të bërë rregullimet e nevojshme.

                                1. K
                                  Këta shiten dhe për një BIDON DHALLË .

                                  Mero , këta SURETËR që ju j’u qani hallin që t’ë bëhen të pa koruptueshëm , janë mësuar t’a shesin bythën jo për aq sa thoni ju , po qoftë dhe për BIDON DHALLË , për ta , rëndësi ka t’ju hyjë në xhep pa le të jetë sa të jetë !

                                  1. O
                                    Olti Hipopotam Curri

                                    Zoti Mero Baze ju duhet te kembengulni te numeri prej 140 qe eshte i stermadh per nje vend te vogel si yni.Kuvendi i Shqiperis nuk duhet te kete me shume se 70 deputete prandaj i bej thirrje te gjitheve si gazetareve analistave dhe komentuesve te ushtrojne presion ne media dhe portale.

                                    1. Q
                                      Qytetari tironc

                                      Cdo qeveri e djathte e majte do e bente rritjen e pagave bile i kishte kaluar koha me kete rritje cnimesh e shpenzimesh te larta jetese qe ka njeriu sot; per shtet dinjitoz duhen shtetare dinjitoz e te mirepaguar, administraten po se po, por ta meritojne e te thuhet me plot gojen kjo gje; Shteti se i ka te gjitha instrumentat te percaktoje me ligj a vkm minimumin jetik te njeriut ne Shqiperi, e te shkurtoje shpenzimet perfshi edhe tenderat e panevojshem, dhe bonuse te pallogjikshme sa andej kendej; Nese minimumi jetik behet 24,000 leke, nese paga minimale ne shtet e privat behet 70,000 leke, nese pensioni minimal fshat e qytet behet 25,000 leke, nese euro nuk e kalon shifren 1200 leke, atehere ekonomia te ne do ece mire e me mire sot e ne te ardhmen; Shteti sic ngriti pagat te hartoje ne bashkepunim edhe me opoziten skemen e rritjes se pensioneve te vogla e te mesme psh. nga 30 % e atyre te larta me 10% qe mos te kete diferenca kaq te medha jo si populizem, por si llogjike dhe e se kaluares se punes e djerses se madhe te njerezve te thjeshte; Dhe urojme me gjithe shpirt mos te kete ngritje cmimesh abuzuese e te pallogjikshme ne kurriz te qytetareve;

                                      1. D
                                        Doni me per Belul Ramen?

                                        Rritja e rrogave eshte e tille per Ed Ramen, Bame Begajn dhe ministrat e deputetet. Per ato te "rritjes" me 7% pastaj, nuk eshte as indeksim i rritjes cmimeve...

                                        1. V
                                          Velo

                                          Po pensionistet? Trapin.....

                                          1. N
                                            Nemesis

                                            Ore ashtu kot sa per te thene dicka... Keta yjet i rriten rrogat e tyre me 100 apo me 200%? se s'me dalin llogarite...

                                            1. E
                                              Emiljano

                                              Pirdh mero pirdh,kjo ska byth ku te rrije tallje trapi me popullin me te varfer te evropes.Skane faje ata plehra ja kane heq nervin njerezve, dije ishte dash me i rrethu ke parlamenti mos ti lije te dilnin qe aty lavjerresit e peshtire

                                              1. F
                                                Fukaralleku shet vota te Pushteti i Varferise

                                                Pensionisteve nje 5000 lekesh ne Prill qe tja merrnin votat ne Maj. Dhe pastaj...ngrohuni ne diell...Kot nuk e kane thene me kohe "fukarallek-maskarallek"

                                                Lini një Përgjigje

                                                Blog Tema