Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacional-komunistët e Kosovës, përfaqësuar nga Albin Kurti, bëjnë për historinë e Kosovës, sa herë që duan të nxjerrin në pah “patriotizmin” e rremë për të shpëtuar nga krizat politike.
Gjithë trushpëlarët që mbështesin “patriotizmin” e Albin Kurtit kundër SHBA dhe Perëndimit në tërësi, flasin për troje shqiptare, çështje shqiptare, përmendin heronjtë shqiptarë si Isa Boletini e Hasan Prishtina, apo i referohen historisë së lavdishme të luftërave shqiptare kundër osmanëve apo serbëve.
E di që u duket pak e rëndë kjo që po ju them, por heronjtë e historisë së shqiptarëve, përfshi ata të Kosovës, që nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1989, gjithë ata çfarë ne i kemi vendosur në histori si patriotë, janë luftëtarë të çështjes shqiptare që kanë luftuar për Shqipërinë. Janë baballarët e kombit shqiptar.
Historia e shqiptarëve për shtetin shqiptar e nisur nga Lidhja e Prizrenit e në vazhdim, është histori për të arritur bashkimin kombëtar në një shtet. Kjo ëndërr u pre më 1913 dhe u vulos më 1919, kur Shqipëria u njoh si shtet në kufijtë e sotëm.
Edhe veprimtarët shqiptarë të Kosovës që u burgosën në burgjet e Serbisë, si nacionalkomunistë, ku më i shquari prej tyre ishte Adem Demaçi, ishin patriotë të çështjes shqiptare. Ata e donin Kosovën me Shqipërinë. Madje disa dhe më keq, me Shqipërinë komuniste, ndaj dhe serbët i masakronin edhe me leje të Perëndimit.
Beteja për bashkimin e kombit shqiptar vazhdoi, deri në vitin 1989.
Kosova e sotme si shtet dhe si realitet i ri politik dhe kombëtar shqiptar, nuk është fryt i doktrinës së bashkimit kombëtar, por fryt i vizionit të rrallë pro-perëndimor të Ibrahim Rugovës dhe elitës politike të viteve ‘90 të Kosovës, e cila e transformoi çështjen e bashkimit kombëtar në një çështje të krijimit të një shteti të ri shqiptar në Kosovë, i cili do të mund të mbijetonte duke qenë i hapur me Shqipërinë dhe Serbinë, në aleancë me Perëndimin. Ai kërkoi që Kosova të shpëtohej si një shtet qytetarësh të barabartë nga një rend demokratik pro-perëndimor.
Kjo është filozofia e krijimit të shtetit të Kosovës që kemi sot, një filozofi që për dhjetë vite, nga 1989 më 1999, arriti të zërë vend në çdo kancelari perëndimore falë durimit dhe bindjes jashtokësore të Ibrahim Rugovës, që do t'ia dilte, dhe në fund shfaqjes së UÇK, që i dha fund dilemave të Perëndimit për ta mbajtur Kosovën në Serbi, si vend jodemokratik.
Kosova e sotme është një kompromis historik ndërkombëtar për një shtet të dytë shqiptar, bazuar në të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht kombësisë, për të bërë diferencën me ish- Jugosllavinë e Milosheviqit, e cila po spastronte etnikisht shqiptarët duke u mohuar çdo të drejtë.
Në këtë aspekt, në themel të shtetit të Kosovës nuk qëndrojnë figurat e mëdha të kombit shqiptar që luftuan për çështjen shqiptare. Ata janë pjesë e historisë së kombit shqiptar, por jo shtetit të Kosovës.
Shteti i Kosovës është i lindur nga frymëzimi dhe entuziasmi demokratik i viteve ‘90, dhe ka në themelet e tij, vizionin pro-perëndimor të Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, që transformuan idealin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë nga bashkimi me Shqipërinë, në një ideal për një shtet të ri të Kosovës.
Llokoçitjet “patriotike” të Albin Kurtit kundër Perëndimit, dhe isua që i mbajnë dy biba që shkojnë pas tij dhe thirren si rugoviste, e bashkuar me pasthirmat e dëshpëruara të patriotëve shqiptarë për “Evropën kurvë” që na ka copëtuar etj marrëzira që dëshmojnë thelbin anti-perëndimor të tyre, janë një arsye e mjaftueshme për të kuptuar, se në krye të shtetit të Kosovës janë armiq të shtetit të Kosovës, armiq të arsyeve për të cilat ai ka lindur dhe është pranuar nga Perëndimi.
Perëndimi është një bashkësi demokratike, e cila nuk pranohet nga gjithë bota. SHBA ka shumë armiq në botë dhe në disa vende armiqësi shumë natyrale, pasi bien ndesh me historinë dhe traditën e tyre. Vendet e Bashkimit Evropian po ashtu. E di që anti-amerikanizmi është modë dhe për shumë intelektualë të ekstremit të majtë që duan një rend të ri botëror dhe e identifikojnë ende SHBA me imperializmin dhe shfrytëzuesit e klasës punëtore.
Por për Kosovën, SHBA dhe Perëndimi nuk janë çështje e modës intelektuale. Perëndimi për Kosovën nuk është zgjedhje opsionale. Është zgjedhje detyruese.
Kosova është produkt i mentalitetit dhe parimeve të Perëndimit dhe Perëndimi është garantuesi i vetëm i ekzistencës së saj. Kosova ose është një vend që funksionon me parimet e Perëndimit, ose është një territor që nuk do ekzistojë më si shtet. Kaq e thjeshtë është.
Nëse shoqëria e Kosovës në shumicë çmendet dhe mendon se duhet të zbojë prej andej Perëndimin, mund ta bëjë.
Të zbosh Perëndimin nga Kosova është një objektiv i realizueshëm, madje tani shumë më lehtë. Për të zbuar Perëndimin nga Kosova nuk duhet luftë, siç bënë talibanët në Afganistan për ta zbuar SHBA. Për të zbuar Perëndimin nga Kosova mjafton edhe vetëm një udhëheqës i lig si Albin Kurti.
Por për të mbajtur në këmbë Kosovën pa Perëndimin, as lufta nuk mjafton. Albin Kurti jo e jo. Ai nuk është as si talibanët që mund t'ia dalë t’i fusë në burg gjithë qytetarët e Kosovës dhe t’i sundojë. Jo se nuk ka qejf, por s’ka fuqi.
Kosova ose mbijeton si shtet demokratik me parime perëndimore, ekzistencën e të cilit e garanton SHBA, BE dhe NATO, ose rikthehemi tek beteja e vjetër e humbur 100 vjet më parë. Tani për shkak të Albin Kurtit dhe heronjve të rremë talibanë të tij.
komunisti kurti eshte patriot i madhe thoni çfare te doni po patriotizmin e ka nukbja mohoni dot. Kush perveç tij do bente bashkim kombetare sot jemi te bashkuar fale patriotit kurti Askush pervec patriotit kurti nuk guxonte ta hiqte famurin e bananeve lara lara si bajga e lopes se Rambushit nga Glloqanit dhe te vendoste flamuri kuq e zi ehhh patrioti kurti e beri e mbajti fjalen kodoshi eshte i forte Te gjithe te zgjedhurit e krahines se kosoves nxitonin per te takuar Vucicin ehh kurti patriot tha po nuk kerkoje falje Vucici une nuk e takoje dhe e mbajti fjalen e takone cdo jave dhe i flete ne gjuhen Serbe presidentit Vucic. Mos te flasim per mallrat Serbe s'ka me patrioti kurti i ndaloje mbushur frigoriferi me prodhime Serbe Pa harruar association kurre nuk e pranone patrioti kurti eshte patriot i madhe i ka ngjare vllait te tije ne Tirane shokut Sali te dy jane patriot por grate i kane pak si Serbe dhe patrioti kurti vajzes gjysem Serbe i flet anglisht jo shqip Vucicit serbisht jo anglisht. Bukuria ishte kur erdhi ne Tirane do luftonte korrupsionin e Rames do rrezonte Ramen ky sharlatane provincial mashtrues ordinere i p bese dhe i peshtire . Sinqerisht e kemi patriot marksiste-leninistitin Bibinin e krahines se kosoves ja hapi portat Serbise dhe ja mbylli Shqiperise eshte patriot kodoshi gojet e liga thone ose eshte debil ose eshte i paguar nga Ruset ndersa une them eshte koqevare mos u merni shume me ta kujtoni vitet e mbas luftes se dyte boterore kur futeshin si diversante ne sherbim te udb Serbei i kapte rob diktatori ti vriste keq se ishin Shqiptare ti linte keq se te benin keq . Ehhhh po e mbyllim se gafat e patriotit kurti nuk mbarojne
Ha ha ha ha, Bubuzhel Berati je i madh. Kam qeshur me lot, megjithëse ne fakt është per te qarë. Respekte
Ç'na bëre o Mero Baze. Po na zemerove komunistet e Saliut o Mero Baze. Po na zemerove komunistet e Enverit o Mero Baze Po na zemerove rrumpallat e Saliut o Mero Baze. Po na zemerove Zhakun Enveristin e Pamposhtur o Mero Baze. Po na zemerove idiotët me dy gishta qe shkojnë si gallofer mbrapa Saliut o Mero Baze. E ç'na bëre o Mero. Po tani ku.do vemi ne të shkretët qe nuk na plasi as per Ramën, as per Saliun, as per Metën, dhe as per Enverin. Ne qe duam te jetojmë pa na çare trapin fanatikët qe shkojnë si debila mbrapa nje lideri dhe e duan me shumë nga babën e tyre. Ne që nuk bertasim as "O Sali o hero ...", dhe as "O Sali o legen". Ne qe na shajne edhe rrumpallat e Saliut, edhe fanatikët e Ramës. Tani, ku do vemi ne, qe ti na i zemerove të gjithë fanatikët. Uh, me fal. Harrova debilët e Albinit në Kosovë.
Baballaret e kombit shqiptar dhe baballaret e shtetit Kosoves jane perkrah Albin Kurtit. Perballe atij jane Serbet e bishtat e tyre shqipfoles andej-ketej kufirit.
Baballaret e Kosoves jan vetem ata qe LUFTUAN dhe quhen UCK! Rugova ishte qeni i milloshevicit qe pergjate gjithe viteve 90 e luftoi me cdo mjet te mundshem UCK. https://www.academia.edu/37183956/Si_e_ndaluan_SHBA_të_planin_Millosheviq_Rugova_kundër_shqiptarëve_të_Kosovës Ja faktet per Rugoven o qeni i Sali-Rame-Berishes!
Shkrim qe demonstron me harbuteri te njejtin mentalitet konformist, pertac, servil, thellesisht te korruptuar ku pandoflalepirja, pertacia mendore, tribalizmi mesjetar, urija qe prodhon voriepiriote, oportunizmi, mungesa e theksuar e mosbesimit ne veteaftesite qeverisese dhe vetmbrojtese, ka prodhuar ne Shqiperi klasen politiko intelektuale me zgjyre te gjithe historise se shtetit shqiptar. Shkaterrimi me themel i 45 vjeteve pune, shkaterrimi i cdo sektori strategjik, rrafshimi i ushtrise, 1997, piramidat, islamizmi, janulla, Vorio Epiri, Fred bejleret e bollanot, tribalizmi mesjetar berishist, moterqiret e Vicidolit dhe cepanit, zgjyrat gjithollogjiste te tallavase, mafja, jane nje zorre qe ushqen shume goje me te njejtin mut. Shqiperia perfaqson nje shpirt dhe mendje te vdekur. Dhe kjo lloj gangrene, ky lloj kanceri me qe brenda per brenda Shqiperise nuk ka asnje lloj mundesie te shkulet, nuk eshte cudi qe ndryshimi te vije nga levizjet shqiptare jashte kufijve te Shqiptarise. Por do jete i dhunshem dhe shfaroses per te gjithe kete kore 30 vjecare qelbi alla shqiptar.
Sado qe te perpiqet Mero djali me argumenta dhe te verteta; se perendimi po lodhet nga kokeboshet e Kosoves - keta po njesoj: dru me pre, asgje nuk kuptojne. Ju duket Albini (= Sali Berisha hiç ma pak..) sikur Enveri qe ju thoshte shqiptarve te uritur: se ne jemi fanari ndriçues i botes.. Dhe Haxhi Qamilin,injoranca dhe padija e vune ne krye te "revolucionit" anti europian.
Gjithe ky helm I pareshtur kunder Kurtit! I je qepur me buke ne traste, Mero! Nje hall I madh duhet te jete I padroneve te tu, qe te japin porosi per kesi shkrimesh!...Por, do I dale tymi edhe kesaj pune nje dite! Vetem se nje gje eshte e qarte! Sa me shume e sulmoni Albinin, aq me shume ky po ka sukses! Sot duhet te shkruaje per Sajmir Tahirin dhe per zyrtare te larte te arrestuar per ryshfet! Ky eshte halli yne. Kosoves ka kush I del zot!....
MERO FLET SI ENVERI PER KOSOVEN. Nuk e do Kosoven se i luan bytha e karriges ne Tirane atij dhe gjithe jugoracisto enveristeve te shqiperise qe ne Shkumbin e lart e shohin si mish te huaj ne trup te Shqiperise!!!! Por me kot perdridheni si karakurva te kohes. Nuk do te kete me te privilegjuar e te diskriminuar mes shqiptareve!????????
Albin Kurti z.Baze ka bërë dhe po bënë gabime në vazhdimësi dhe shpresojm që në vazhdim të përmirësohet,ngase gabimet e tij mundë të na kushtojn.Por ajo që më ra në sy në shkrimin tënd ndaj politikave të Kurtit ishte injoranca e juaj e tmerrshme ndaj të kaluarës e të tashmes historike e politike.Aspak më shumë nuk është shqiptar një qytetar i Tiranës e Vlores se një qytetar i Mitrovices e Gjilanit.Ju jeni tmerrësisht injorant në të gjykuarit të rrjedhave historike e politike që kanë ndodhur.Nuk do të hy në elaborime se je aq idiot në këto gjëra sa që nuk ja vlen me u marr me këso trashtina të vrara pseudoplitike e pseudointelektuale.
Na mori ne qafe.
Kosovaret ne mendesi jane 100 vjet mbrapa zhvillimit europian e.
refuzoj te komentoj Ibrahim "jashtetoksori" i Meros ka kaluar cdo imagjinate kozmike ..a thua UCK ishte merite e Rugovicit ?..kemi frike te komentojme se fut gersheret Mero..
Cke more Mero; c’è ke gjithe kete Mllef me Albin Kurtin. Here e quan tradhetar, here te lik, here me te keq nga Talebanet, etc. Gjerat nuk jane bardh e zi. Ate e ka votuar populli i Kosoves dhe ti nuk duhet te shprehesh keshtu se fyen kosovaret. Ndoshta keto epitete qe ti Po i vendos Albinit, mund te te perkasin ty. Turp; nuk meret vesh kujt i sherbeni???!!!.
Mero Baze vazhdon pa lëkundje ritiradën e tij thellësisht antikombëtare kundër Albin Kurtit. Është kaq i ngjitur me ketë axhendë sa nuk mund të rrish pa bërë pyetjet: kush qëndron prapa kësaj fushatë të Mero Bazes kundër Albin Kurtit, kush paguan që ditë për ditë, gazeta më e lexuar shqiptare, siç ka qejf ta quajë vetë zoti Baze, të zërë të gjitha editorialet e veta me tezat që, meqë kinse e kërkon Amerika, lëshoje Mitrovicën o tradhëtari Albin Kurtit, pranoje Zajednicën sërbe o antiamerikani Albin Kurti, bëje nul pavarësinë dhe vetë shtetin e Kosovës ore mosmirënjohësi Albin Kurti, merri në pëqí gangsterët e Vuçiçit që po djegin Mitrovicën ore Albin Kurti! A thua të jetë bërë kaq patriot Mero Bazja, kanakari i Janullatosit të Zi dhe qehajaji i axhendave gjeostrategjike të ambasadave që e kanë Kosovën si plaçkë tregu kur negocjojnë me Rusinë për interest e sllavo-ortkdoksëve të Ballkanit. Portofoli i editorialëve të Mero Bazes kundër Albin Kurtit dhe kundër interesave jetike të shtetit të Kosovës këto 5 vjetét e fundit, do të hyjë në analet e publicistikës shqiptare dhe asaj rajonale si modeli më i shpifur i shtypit të shitur të një vëndi, kundër interesave jetike të popullit të vet.
E po kur bejne pordhë ata qe Amerika i beri shtet, u dha pavaresine, u dha të drejtën të bejne Qeveri, të kenë Kuvend, të kenë ushtri, polici, ore të gjitha. Tani kanë pordhë. "Ke bërë, ke bërë", thonë, "por kohet e fundit s'ke bere asgje". Hidhet gjithë ç'ka është arritur, në plehra. Dhe pse, do thoni ju? Per inat të Edi Ramës. E çfarë rendesie ka per Kosovën se çfare thotë Mero Baze? Ai ka mendimin e tij, dhe shkruan. Apo kujtoni ju se Joe Biden gdhihet duke lexuar gazetën Tema!!! A juve ju ka marre koka erë, dhe kuptoheni shumë thjeshtë. Edi Rama shkon ne Beograd dhe mi ne mes të Beogradit thotë qe "Kosova është e pavarur, kjo ka marre fund, dhe harrojeni Kosovën". Por kjo juve ju duket kot, dhe vetem se e tha Edi Rama, e anashkaloni, e injoroni, dhe thoni "he mo se e tha kot". Po ta kishte thene Albin Kurti kete ne Beograd, do kishit bertitur si të çmendur "uuuuurrrrraaaaa, fituuaaam". Ja këta jeni ju. Hipokritë, qe nuk vini perpara Kosovën, por mllefe tuaja politike. Rama ka nje qind të keqia ne planin e brendeshëm, dhe duhet hequr si kryeminister, pavaresisht se nuk kemi alternative me kë ta zevendesojme. Por ne planin nderkombetar, Rama ka luajtur shkelqyer, dhe ju kerkoni ta shani pikerisht per ate qe ai ka bere shumë mire. Edhe ky koment i Vjosa.al është nje koment meskin, prej fanatikë politik, qe duket sikur është shkruar nga nje Enveristo-Salisto-Metisto-Islamisto-Marksisto-Albinist, vetem e vetem per inat të Edi Ramës. Ne qofte se MerobBaze qenka paguar nga Rama per kete shkrim, po ju kush ju ka paguar per komentin? Vjosa, Saliu, Meta, Albini, apo Qim Peka? Ne vend që të shikoni sevsibdo zhvillohen ngjarjet dhe si duhet të dale Kosova e fituar nga kjo krizë, vini dhe shisni pordhë sovraniteti ketu. Pordhë qe shuhen per nje seconde sikur Amerika dhe BE të thone "ne terhiqemi nga Kosova". Pastaj mbani perralla tuaja marksisto-antiimperialiste.
Albin Kurti me patriotizmin e tij ne qendrimin ne mbrojtje te interesave te Kosoves dhe deshirave te atyre qe e kane zgjedhur, e ben te duket krejt Capacul kete Ramen aty nder shalet e Vucickes. Kjo eshte dhe shkaku pse sejmenet mediatike te Rames lehin kunder Albinit.
Kemi nje njeri qe sulmohet nga ShBA MB Shqiperia dhe gjithe perfaqsuesit rajonale nese nuk u pelqejne traditat e shqiptareve albinistet te shporren dhe te formojne shtetin e tyre
Tamam llogjike prej budallai paske. Po ShBA ka interes ta zhduke Kosoven? Nese e ka e zhduk per 5 min . Idiot.
Kur te dilni ne opozite sdo te keni p*dh nene te flliqur me ku per tu fshehur se kam fjalen per alban dhe dosen e tij por per pederastet qe e votuan dijme se kush jeni e pat dita po u vjen do e pesoni me keq se robinat germane ne duart e ushtrise se kuqe
Albin Kurti ka qeverine me demokratike ne rajon. Ka median me te lire ne rajon.Shikojeni Shqiperine, Serbine, MV apo Malin e Zi. Kosova eshte shume me lart me standardet. Albini ka bastin e jetes per Mitrovicen. Te gjithe servilet e te korruptuarit si ne Kosove e Shqiperi jane te shantazhueshem se jane hajna dhe e lane Mitrovicen ne ate gjendje.Ramush Haradinaj eshte mik i kriminelit Radojcic.Albini jo. Nje politikan qe nuk eshte hajn pretendon per karriere.Te tjeret jane afatshkurter. Albini mendon te jete udheheqesi i shqiptareve dhe ka te drejte. Pse Edi Rama do behet?!.Kurresesi jo.,Lidhje nuk ka me shqiptarine dhe traditat e saj. Ndaj Edi Rama urren Albin Kurtin
Alban Luma, Na thuaj edhe çfare pi ti I byrazer, se qenka fantastike. Si e pi, me të dredhur, apo me të thithur? Ti nuk qenke Alban Luma. Shikoje mirë, se mos e ke Alban Marksist Rrumpalla. Injoranca nuk ka brirë. Ja, duket nga keto komente qe të lene pa fjalë. Nuk di çfare të thuash. Si nje studenti im, fanatik Kristian, qe vetem Biblën kishte lexuar dhe ishte 1000% i bindur qe Toka është e sheshtë. Hajde fol ti pastaj. Edhe ti. "Albini per president i SHBA-ve". Dhe s'ka akademik qe të të dale perpara. Hallall robo. Por ate qe pi, na e thuaj. Mos e mbaj sekret, se qenka ..... ilaç.
Indekse të matjes së demokracisë... Në maje te gjuhës së Tiranës dhe Beogradit por te dhëmbi që dhemb.
Albin Kurti osht Mreti i shqiptarve. Ja qin nonen amelikes kurv, serbis fashiste dhe edvin vllehut. Nonen n'pidh shipecave te ramut vuqiqit. Rrnoft Kosova Republik. Rrnoft Albin Kurti. Posht edmuti. Posht amelika kurv. Posht serbija fashiste.
Dashje pa dashje shumë komentues më hedhin mendimin në vitet e fëmijërisë dhe s’më ndahet nga koka thirja: “Dru me pre.”Ishte një thirje jete,e shumë malësorëve që zbrisnin nga thellësitë e maleve dhe kërkonin punë në qytet, për të mbajtur vehten dhe familjen. Sot kanë ndryshuar kushtet e jetës.Punë ka nga më të ndryshmet.Por sot për punë duhet profesjonalizëm,duhet kualifikim,duhet shkollim,duhet kulturë. Sot shprehja “Dru me pre”,është një jehonë e varfërisë së dikurshme ekonomike,shpirtërore. z. Mero ka shprehur mendimet e vehta dhe pamëdyshje mua më inspiron patriotizëm,jo nacjonalizëm arkaik foshnjarak e fanatik.
Sic duket edhe Reso ka lajthitur pak! Nuk mund te akuzohet mero Baze si tradhetar, as per mos njhjet qe ka per Ballkanin,Shqiptaret etj. me gjere! Mero vertet ishte me Saliun dhe patjeter i solli deme Shqiptareve por e kuptoi dhe u largua dhe per kete ka merita! Venia e Shqiptarit kunder Shqiptaret eshte serbizem apo berishizem dhe reson po e len mendja! Nuk flet mero kot per Baballare apo tradhetare te Kombit! Z. Mero baze eshte nje gazetar i zoti e ndoshta i vetmi ne Shqiperi!