Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviqin 

29 Maj 2023, 18:31Editorial Mero Baze

Viola Von Cramon, eurodeputetja që njihet si një nga mbështetëset e mëdha të Kosovës u filmua duke u përballur me policinë e Kosovës që ka rrethuar godinat e komunave në Veri të Kosovës duke i pyetur “Çfarë dreqin bëni këtu”? 
Skena e saj duke folur me policin shqiptar të Kosovës, ka ngjallur debate të mëdha në Kosovë dhe siç mund te kuptohet ka mobilizuar trushpëlarët e Albin Kurtit ta anatemonojnë atë si antishqiptare. 
Në të vërtet pyetja e sinqertë  e eurodeputetes Von Cramon, duhet të jetë pyetja që çdo politikan i përgjegjshëm i Kosovës duhet t'i bëjë sot vetes, para se të flasë dhe të marrë qëndrim për atë që ndodh në veri. 
Dhe këtu e kam fjalën për politikanët e opozitës në Kosovë, ata që të kompleksuar nga “patriotizmi” i Albin Kurtit nuk kanë asnjë qëndrim serioz që të ngjall besim në Perëndim se Kosova nuk është në duar të aventurierëve, por ka njerëz që dinë t'i dalin zot asaj si shtet demokratik properëndimor, arsye për të cilën është krijuar nga Perëndimi. 
Disa gjëra duhen thënë hapur dhe pa asnjë kompleks .  
E para që duhet thënë është se kryetarët shqiptarë të Komunave në Veri, nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit në Veri të Kosovës që është shumicë serbe dhe janë të zgjedhur nga një pakicë që përbën 3 për qind të listës së votuesve.  
Thjeshtë janë kukullat e Albin Kurtit që po përdoren  për të destabilizuar Kosovën.  
Ata mund të shërbejnë si persona teknikë deri në bërjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe palën serbe, duke i qetësuar ata se shqiptarët nuk po shkojnë aty si pushtues, por si mbartës të një procesi teknik të krijuar nga anomalitë politike. 
Opozita duhet ta artikulojë qartë këtë qëndrim, ndryshe është bashkëfajtore në atë që ndodh në Veri. 
Së dyti duhet kuptuar qartë se Kosova mund të mbijetojë vetëm si shtet demokratik dhe jo si shtet represiv, sidomos në raport me pakicat. Demokracia është embrioni i shtetit të ri të Kosovës dhe jo nacionalkomunizmi i Albin Kurtit. 
Në Mars të vitit 1989, Kur Serbia po i hiqte dhe atë pak autonomi që i kishte mbetur Kosovës, Ibrahim Rugova, në atë kohë shkrimtar i paangazhuar në poltikë, i tha shtypit perëndimor se këta që po vendosin, nuk e përfaqësojnë Kosovën dhe ne nuk do t'i konsiderojmë. Ne do ta zgjidhim problemin tonë përmes demokracisë dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve në demokraci. 
Duket si një fjali e thjeshtë e thënë në fund të komunizmit jugosllav, por në fakt orientimi i Kosovës drejt demokracisë dhe përfaqësimi politik i shqiptarëve përmes LDK u njoh nga Perëndimi për dhjetë vite resht edhe pse nuk u njoh shteti i Kosovës deri sa ja dolën në vitin 1999. 
Albin Kurti dhe asnjë politikan në Kosovë nuk mund tua emërojë serbëve përfaqësuesit në pushtetin vendor. Ata mund të caktojnë persona teknik, mund të bëjnë marrëveshje politike për të tejkaluar krizat e besimit, por nuk mund të ruaj kryetarët nga populli, me policë.  
Policia nuk është për të ruajtur kukullat e Albin Kurtit, por rendin dhe qetësinë në Kosovë. Veriu kërkon zgjidhje politike një orë e më parë dhe jo zgjidhje policore. Dhe zgjidhja politike vjen nga krijimi i një klime besimi mes dy palëve për të shkuar drejt marrëveshjes finale dhe jo duke shkuar drejt luftës finale. Kosova ose e fiton këtë beteje si shtet demokratik, ose humbet dhe shtetin e saj. 
Së fundmi, duhet të jetë e qartë se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë themeluesit e shtetit të Kosovës, mbrojtësit e saj  dhe mbi të gjitha të vetmit që po luftojnë për mbijetesën e Kosovës në këto ditë të vështira. Ata nuk duhen lënë vetëm.  
Krekosjet e Albin Kurtit dhe çetave trushpëlara të tij, nuk i hyjnë në punë njeriu. Ato janë më zi se çetat pa tru të Milosheviqit, me ndryshimin se janë trima vetëm me fjalë, pasi ata të Milosheviqit edhe të vrisnin.  
Opozita në Kosovë duhet të dëshmojë se Kosova është një projekt serioz shtetëror, dhe se do të jetë një shtet demokratik, bazuar në standardet e perëndimit. Duket se liderët e opozitës janë të kompleksuar dhe pse jo të frustruar politikisht nga ideja se Kurti mund të bëhet njeri popullor si zjarrvënës. Është një iluzion nga i cili duhet të çlirohen. 
Albin Kurti, më shumë se Kosovën do karrigen e tij dhe ka për t'i turpëruar këta liderët e opozitës, kur pas këtij inskenimi lufte në veri, të ulet e tu japë serbëve me shumë se sa kërkojnë, vetëm të sigurojë karrigen e vet. Ai është një aventurier që krijoi një teatër lufte, vetëm e vetëm që të jetë ai i vetmi me të cilin të bisedohet. Ai thjesht do të justifikojë pazarin që do bëjë me serbët në fund, pasi po ja bën deri në fund nderin Aleksandër Vuçiq, të cilit po i gjendet pranë në ditë të vështira si president i akuzuar për një sërë skandalesh. 
Ndërkohë deri atëherë ai mund ta dëmtojë Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, mund të thyejë besimin e perëndimit tek ajo, mund të anulojë liberalizmin e vizave, dhe hapa të tjerë prapa. Për të kompensuar këto do t'i duhet pastaj të lëshojë jo vetëm godinat në Veri të Kosovës, por dhe selinë në mes të Prishtinës. 
Ndaj tij duhet qëndruar sot si opozitë properëndimore çka është në të vërtet identiteti shtetëror i Kosovës.  
Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviqin e Serbisë. Milosheviqi ynë nuk e ngjall dot më. 
  
 
 

50 Komente

  1. L
    Lani

    Sakte Mero. Pordhët e Kurtit po lëshojnë erën duke larguar perëndimorët për t’ia lënë vendin atyre që s’duan t’ia dinë se në mut janë rritur. Ec e merreni përsëri drejtimin e Kosovës pastaj.

    1. J
      Jo Mero nuke jame dakort.

      Në Kosove dhe ku do nëper trojet tona. Ka shume faktor, që po ndikone që Shqiptaret, të shkeputen një her e mir nga Demokracija, Evropa dhe Perëndimi. Dhe unë mendoj, se nuke ështe nashonalizmi- Komunist, faktori krysor. Por faktor krysor, ështe ekstremizmi-islamik, Turqija, Erdogani, korrupsjoni, pushteti personal-tribal, dhe më funde vjen ndosha? vjen nashonalizmi-Komunist? Ne kurre nuke kemi pasur një nashonalist- komunistat në pusht. Kush ishin lidert e pare që e uruan Erdogani, për fitoren e ti ? (Shqiptaret?) Edi Rama, Ruset, Vladimir Putin, dhe Afganet- Talibanet, veq me kaqe mundesh me e kuptue se ku ndodhet kombi Shqiptare sote. Albin Kurti nuke ndryshon nga lider e tjer shqip foles ku do nëper trojet tona.

      1. E
        Edvin Ramić

        Fuck you majmun.

        1. H
          Himarë

          Patriotizmi i Mero Bazes filloj bashk me helenizimin e shqiperise. Te dyja keto provese, po japin rezultate!

        2. p
          pjeter

          Ore Mero po ku e shef nacional komunizmin e Albin Kurtit ti a derman??!!! Po sa mire i leshon ato shprehjet qe tashme jane thjesht klishe, ne Kosove e serbi!!!, shprehje te thene e rithena, qe nuk te cojne askund Albini Kurti nuk esht aljen, eshte i zgjedhur nga shqiptare, e shqiptaret si zotrote nuk duan dialog!! Nuk duket askund qe shqiptaret e Kosoves jane kunder dialogut.Zgjedhje politike me ke? me ata qe nuk duan zgjedhje politike me Albin Kurtin, me ata duke bojkotuar zgjedhjet, duke cenuar ne menyre te vazhdushme me lufte e jo dialog?? Une nuk e di por me duket e tepruar tia fusesh si kau peles ne nje moment kur duhet treguar unitet. Vuçiçi dhe ai tjetri Petrkobiç, njeri e quan Hitler i vogel, tjetri Zelesky, tani korit i bashkohet Merua, nacionalkomunist si Millosheviçi thote, ma che minchia avete in testa o Meroooo!!!!?????

          1. r
            roofte lexhenda dhe zagaret e tij @!

            Pjeter ! Na e shpjego shqp fjalen " klishe " ju lutna !

            1. p
              pjeter

              Patjer, per lexhenden e mie coglioni edhe me teper. Papagalleqe, te rri drejt???

          2. k
            k

            Kurti eshte nje llapaqen i degraduar që gjuan me gurë dhe kërkon sherr duke u fshehur pas forzave ndërkombëtare.Sikur të jetë vërtet trim kaq i fortë i kërkon amerikes të largohet dhe të përballojë serbinë pa u dhier ne brekë. Kosova duhet ti puthi këmbët çdo ditë amerikës dhe mos bëjë shumë pordhe.

            1. k
              kk

              Amerika dhe europa nuk jane aty per kosoven o kok kar, por per interesat e veta politike. Nuk ka bythe europa te lejoje nje tjeter konflikt brenda saj, e jo kosova qe eshte mesuar te martirizoje per liri. Nese nis nje konflikt eshte Europa qe e peson e para

              1. k
                k

                Shko shit noi qese hashash , se nuk kanë pune per ty kto.

              2. N
                Nevruz Trusti

                Ti pi çaj rusi dhe ha plazma srbije duke ëndërruar kthimin spektakolar të perandorisë osmane. Meqë edhe ty të erdhi radha të gjesh gabimet te Albini, vaj halli për ne.

              3. N
                Niko Shpiragu

                Eshte me se e qarte se me 3% te votuesve nuk ke te drejte te drejtosh nje komunitet, prandaj qeveria kosovare duhet te sqaroje popullsine vendase se ata qe u zgjodhen nuk perfaqesojne popullin por duhet te behen zgjedhje te reja ku te vendoset nje minimum i arsyeshem zgjedhesish ne votime, te pakten 40-45% qe zgjedhjet te konsiderohen legjitime. Ketu gabimi i madh eshte bere nga vet perendimoret qe kane udhezuar qeverine e Kosoves te organizoje zgjedhje pas bojkotit masive te popullsise serbe dhe nuk e kane parashikuar mire se si do te veprohet me pas ne se kandidatet fitues do te perfaqesohen nga fare pak votues.Edhe qeveria e Kosoves duhet ta kishte parashikuar kete, por asaj i ka pelqyer ky plan se vetem keshtu mund te fitonte zgjedhjet. Ne fillim perendimoret duhet te pranojne gabimin e madh te tyre qe ishin dakort qe te beheshin zgjedhje dhe tani thone te zgjedhurit jane legjitim por nuk jane legjitim te hyjne ne zyrat per te drejtuar. Kete edhe kalamajte nuk mund ta bejne. Ne te njejten kohe qeveria e Kosoves nuk duhet te perfitoj nga nje situate e tille groteske ku me 3% te votuesve te kete te drejten te drejtoje komunitetin. Ajo duhet te kerkoje me bashkepunim te popullsise vendase qe te organizohen zgjedhje te reja e te behet nje dakortesim per kete. Vetem keshtu sqarohet situata. Nuk duhet te luajme rolin e patriotit, por te luajme rolin e drejtesise. Ashtu sic ne vet kerkojme qe te drejtat tona te mos neperkemben nga te tjeret, ashtu edhe ne kete rast nuk kemi te drejte te neperkembim te drejtat e te tjereve. Drejtesi per te gjithe, kjo eshte zgjidhja e kohes sot.

                1. P
                  Paske dhe emer mali

                  o Mahatma Gandhi, ata serbet qe thua ti qe nuk jane perfaqesuar (bojkotuan me deshiren e tyre) jane po ata serbe qe vrane e perdhunuan Shqiptaret dhe haket do i dalin me kohen. Jane njerezit si ty, Hazhi Qamilat e shekullit 21 qe pengojne Shqiperine e Kosoven te bejne para. Liberali karit tim

                  1. R
                    Rrusto Zhuga

                    Pesë yje nga unë i ke. Ky mero cuci po i shijon vlerat e kapitalizmit, kurse deri dje i këndonte elegji xhaxhit. Koka e tijë i ngjan shumë atij "gjarpërit pas brekut".

                  2. L
                    Lexues

                    Nuk i ka neperkembur njeri te drejtat e serbeve. Ata gezojne te drejten te votojne ne zgjedhjet lokale dhe nuk e kane ushtruar kete te drejte. Nese 97% e fshatit luan mendsh edhe do te jetoje me kanun, kjo shumice nuk ia heq dot te drejten 3 perqindshit qe te marre sherbime publike nga shteti i Kosoves. Ky 3% ku duhet te marre certifikate lindjeje ose vdekjeje sipas teje? Nese i prishet rruga para shtepise ose i pritet uji, cfare organi shteteror duhet te kontaktoje? Albin Kurti mund te akuzohet per aventurizem por jo per paligjshmeri.

                  3. M
                    MERO FLET SI VUCIC PER KURTIN dhe jo rastesisht...

                    MERO JUGOSLLAVOKOMUNISTO ENVERISTI DO SHKATERRIMIN E KOSOVES THJESHTE QE JUGU TE KTHEJE ENVERIN MBI VERIUN NE TIRANE! Kjo nuk kthehet me o i Meruar!!! Kosova shtet i krijuar nga Perendimi?! Po a nuk kane luftuar shqiptatet ??!! MERO PO FLET SI VUCIC PO CON MUT NE MULLIRIN E RAMES THACIT E VUCICIT! Pleher qe je bere o derezi e faqezi!!

                    1. D
                      Dice

                      "Pas një loje në vitin 1988, tha B., ai dhe grupi i tij dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ata shkuan “për të gjuajtur” shqiptarët në Beograd pas një loje, me shpresën se do të thyenin disa dyqane dhe t'u jepnin një mësim shqiptarëve. Ata përfunduan në një sherr në rrugë. “Presidenti Vuçiq ishte gjithashtu në këtë”, tha B.. "Dhe duhet t'ju them, nuk më pëlqen tani, por ai ishte trim, trim në luftë." (Zëdhënësit e Vuçiqit nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura për koment.)" Nëse stadiumi i futbollit formësoi karakterin e Vuçiqit, lufta ishte vendi ku ai mësoi politikën. I sapo mbaruar shkollën juridike në vitin 1991, ai u bë nxënës pranë një politikani serb të ekstremit të djathtë të quajtur Vojisllav Sheshel. Ishte në të njëjtin vit kur Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë e tyre, duke shkaktuar konflikte të përhershme dhe brutale që do ta copëtonin Jugosllavinë në shtete. Shesheli, një ithtar i spastrimit etnik, ishte një fletë e dobishme për Millosheviçin, i cili mund ta tregonte atë si provë se disa serbë ishin edhe më ekstremë se ai. Partia Radikale e Sheshelj rekrutoi një milici që u bë e njohur për tërbimet e saj në Serbi, Bosnje dhe Kroacinë lindore, ku ata grabitën, torturuan, vranë dhe dëbuan civilë joserbë. Shesheli një herë tha se njerëzit e tij do të përdornin lugë të ndryshkur për të hequr sytë e armiqve të tyre, megjithëse më vonë ai pretendoi se ky ishte humor i zi. Vuçiq ishte një mbështetës entuziast i partisë së Sheshelit dhe ai shpejt u bë anëtari më i ri i Parlamentit të Serbisë. Në vitin 1995, disa ditë pas masakrës së gati 8,000 myslimanëve boshnjakë rreth Srebrenicës, Vuçiç mbajti një fjalim në të cilin deklaroi: "Nëse na bombardoni, nëse vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë". Në dekadat që nga ajo kohë, Vuçiç nuk ka kërkuar kurrë falje plotësisht për krimet e kryera në emër të Serbisë apo për retorikën e tij. Ai i ka trajtuar si heronj disa kriminelë të dënuar lufte në lirimin e tyre nga burgjet jashtë vendit. Në vitin 1998, Vuçiq u bë ministër i informacionit nën Millosheviçin, pozicioni i tij i parë i pushtetit real. Ai kryesoi një goditje historike ndaj shtypit, duke vendosur gjoba të mëdha për organizatat që kritikonin qeverinë. Ishte fillimi i një preokupimi me median që do të ndihmonte në përcaktimin e karrierës politike të Vuçiqit. Por nëse Millosheviçi dhe zëvendësi i tij ia dolën të zbusnin shtypin, ata po humbnin kontrollin e tyre mbi stadiumin. Shumë huliganë futbolli kishin luftuar në luftëra dhe kur u kthyen në shtëpi, "ata ndjenë se mund të ishin arbitra të identitetit kombëtar," më tha Ivan Dordevic, një antropolog në Institutin e Etnografisë në Beograd, i cili shkroi disertacionin e tij mbi futbollin dhe nacionalizmi në Ballkan. B., kontakti im huligan, e shpreh pak më ndryshe. Në stadium, “erdhi një brez i ri, dhe ata nuk dhanë një [shpjegim]” për pasurinë e Arkanit apo gruan e tij magjepsëse të pop-yllit, Ceca, tha ai. Ata vendosën se kishin ngopur edhe Millosheviçin, i cili e kishte çuar Serbinë në rrënim ekonomik dhe statusin e parisë në Evropë. Në stadiume, tifozët e futbollit brohorisnin: “Vrite veten, Sllobodan! https://pulitzercenter.org/stories/president-soccer-hooligans-and-underworld-house-horrors

                      1. W
                        We people

                        Termi NACIONAL-KOMUNIST qe perdor Mero per Albinin eshte jo vetem irritues por dhe I shemtuar..Te kuptohemi kete Albinin nuk e pelqej fare ne shume drejtime por ne rastin e ndyshimit te kahjes se politikes amerikane ne dobi te Serbise vetem nje I verbuar nuk e shikon..Vazhdimi I glorifikimit te Kry-Ballistit Rugova nga Mero e ka kaluar cdo limit durimi…Sepse rasti I ARTE per clirim te Kosoves ishte 1992-1993 kur serbet luftonin me breke neper kembe me Kroacine dhe Bosnjen..Nese Rugova do conte popullin ne kembe atehere dhe jo te merrej me Cikat e Azemit nuk do guxonte perendimi te burgoste Clirimitaret si beri me UCK apo me “zajednicat” qe shume analiste perendimore e cilesojne si thike pas shpine ndaj Kosoves..(shenim) zoterinj te Temes mos vendosni gersheret ne komente apo I censuroni si Nacional Fashiste.

                        1. H
                          Hashim Karça

                          Omer Bazovići po i vajton kriminelët serb, me pretekstin se po dhunoheshin nga shqiptarët. Janë këta serb të cilëve republika e Kosovës ua lejoi të mësojn në shkollat e tyre që krimineli i luftës millosheviq qënka hero kombëtar, sepse vrau e masakroi shqiptar. Ky me kapon e tijë Ramić po ua bëjnë argatin ish ministrit të dezinformimit gjatë masakrave serbe në Kosovë.

                          1. T
                            Turi

                            Po pse o Mero nuk ishin po keta perendimore legena I njohen zgjedhjet ne Shqiperi pa opoziten dhe tani nuk I njohin ne Kosove.Apo ketu ishte ne ineres te Ramiut dhe te pelqeu dhe ty kurse tani nuk ju pelqen ju byth lepiresve te te gjithe pushteteve.Çfaj ka Albini ketu qe ata nuk moren pjese.Eshte si te fajsosh Ramen qe Basha me Saiun nuk u futon ne zgjedhje.Dhe boll me urrejtje te shfrenuar per Albinin se po behesh qesharak.

                            1. K
                              Kosova

                              Mero Baze,antishqiptar je, gazeta "Tema" e mjer dhe pa asnje vlere...,Albinit jua ruajshit bolet.

                              1. V
                                Viola von Trans

                                i tha policave ca doni ketu. kshu them dhe une kur me gjejne duke vjedhur vila

                                1. b
                                  bledi

                                  mbaj mend si sot kur meron e pallonte bled mane. tani eshte kthyer ne hetero

                                  1. A
                                    Ardiani

                                    Nacional-komunizmi eshte nje aliazh qe vetem ne koken tende te rrjepur mund te gjendet o Mero Qero Baze, SEPSE - Tipari baze i Komunizmit eshte Internacionalizmi e jo Nacionalizmi. Dhe kete Internacionalizem sot e ke andej nga ato "Aleatet" qe po kerkojne qe Kosova te jete serish nen Serbi e jo Albin Kurti qe me Nacionalizem kerkon ti mbroje Kosoves ate pavaresi qe po kerkojne t'ja cungojne.

                                    1. I
                                      Iso

                                      Djale o djale, C’te lindi nena, ne nje ferre ne Tepelene, Sylugat e kokebidonë, si nje Henri Kisinxherë.

                                      1. K
                                        Keidi Vinjau

                                        Vetem titulli mjafton per te kuptuar se per ke leh zagari i rames te gazeta tema . Albin Kurti ben hije te madhe pashait tend!

                                        1. r
                                          rramushi

                                          Krekosja e Albinit si gjel pa pupla dhe Vjosës si pulë me pupla, po e fusin Kosoven në një udhëkryq të rrezikshëm. Të ishte për këto dy tanket serbe sot do kishin kaluar kufirin e Kosovës, për të mos thënë po marshonin drejt Prishtinës. Ky është lidershipi më i paaftë që ka patur Kosova qysh nga çlirimi i saj.

                                          1. K
                                            KATUNDARI PA SHKOLLE

                                            Ka ndryshuar vetem qasja politike e Amerikes dhe Europes ndaj Kosoves ne favor te Serbise .Arsyet Amerika ka frike nga nje Serbi 100% pro Ruse .Leshimet qe Amerika i ben Serbise kane filluar qysh se pranoi kreret e luftes dhe drejtuesit e UCK te gjykohen si kriminele lufte ne gjykaten speciale ne Hage.

                                            1. K
                                              KATUNDARI PA SHKOLLE

                                              Ka ndryshuar vetem qasja politike e Amerikes dhe Europes ndaj Kosoves ne favor te Serbise .Arsyet Amerika ka frike nga nje Serbi 100% pro Ruse .Leshimet qe Amerika i ben Serbise kane filluar qysh se pranoi kreret e luftes dhe drejtuesit e UCK te gjykohen si kriminele lufte ne gjykaten speciale ne Hage.

                                              1. K
                                                KATUNDARI PA SHKOLLE

                                                Ka ndryshuar vetem qasja politike e Amerikes dhe Europes ndaj Kosoves ne favor te Serbise .Arsyet Amerika ka frike nga nje Serbi 100% pro Ruse .Leshimet qe Amerika i ben Serbise kane filluar qysh se pranoi kreret e luftes dhe drejtuesit e UCK te gjykohen si kriminele lufte ne gjykaten speciale ne Hage.

                                                1. S
                                                  Stockholmi

                                                  Sharjet dhe etiketimet për Albin Kurtin në këto momente jo vetëm që nuk e zgjidhin krizën, por acarojnë më tepër marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Kriza sot është në Veri,por rreziku më i madh janë komunat serbe në zemër të Kosovës. Taktika e qeverisë së Kosovës është tju tregojë aleatëve se ajo që po ndodh sot në Veri mund të ndodh nesër në zemër të Kosovës. Prandaj duhet të heqin dorë nga Asosacioni në se duan një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

                                                  1. k
                                                    km

                                                    Z.Mero,se nje eurodeputate pyet policine cfare beni keshtu,nuk perben ndonje eventi qe i interesin kujt.Me shume interes Ka traktimi i njeanshem ,antishqiptare i ceshtjes."Europa thote,"situata politike nuk lejon zbatimin e ligjit".Pra ligji duhet te zbatohet kur ti ngrihet politikes.Rrofte shteti ligjor ne nje vend demokratike te pavarur.Se dyti,kush tha qe ,keta kryetaret Kane nuk Kane Rol teknik?Asnje politikane shqiptar nuk e Ka thene qe"keta kryetaret Jane te perhershem.Populli e shprehu vullnetin,AQ sa votuan dhe AQ sa bojkotuan.Keta qe bojkotuan shprehjen vullnetin,nuk Moren pjese ne zgjedhjet.Por ATA qe u zgjodhen nuk Jane te paligjshem.Se treti ,asnje nuk Ka te drejte te pengoje me dhune ,te pushtoje institucionet legjitime.Kush i organizoi?Qeveria e kosoves,apo ajo e Serbise.A kemi te bejme me nderhyrje ne punet e brendeshem te shtetit te pavarur,qe kerkon destabilizim?Ne nje shtet ligjor perse Jane organet e rendit?Per te vleresuar situaten politike antishqiptare,ne mbrojtjen te interessare te shtetit juridik.Trump ne Amerike akuzohet se sulmoi parlamentin.Nderhyne forcat speciale pergjegjese,sepse te revoltuarit revolucionate pushtuan organet kushtetutes .Po' ne Keto provincia ,perse nderhyri policia,per ruajtjen e objekteve dhe personalitete e zyrtare apo per politikat e Albinit.Pra,politika e Albinit ne kosove nuk eshte legjitime,ndersa organizimit e Vicihicit Jane shprehjen e vullnetit politik te shumices serbe qe nuk njeh shtetin e pavarur te kosoves.Deri ne kete hap vleresoj qendrimi e mbrojtjes se shtetit ligjor.Se cdo te behet me zgjedhjet e ardheshme eshte hapur i dyte dhe nuk diktohet me forcat ushtarake serbe.Te mesohemi ti themi fajtorin fajtore.

                                                    1. D
                                                      Dardan

                                                      E gjithe karriera politike e Albin Kurtit karakterisohet nga BLLOFI si PATRIOT EKSTREMIST SHQIPTAR qe con uje ne MULLIRIN SERB. Ketu do te jemi deshmitare te fitores autonomise administrative te 10 komunave me shumice serbe brenda Kosoves.

                                                      1. V
                                                        Visi

                                                        Ja ku u lajmërua zëdhënësi i Edi Vuçiçit?

                                                        1. Y
                                                          Ymer Abazi

                                                          Sulmet e peshtira kunder Albin Kurtit jane Sherbimet qe i ben Mero atij vellazerim-sinkronizimit mes Rames dhe Vucickes.

                                                          1. T
                                                            Ton Kristus

                                                            Vetem hajdutet nuk kane vdekur. Une jam me Albinin sa kohe do te jete I ndershem si eshte. Hajdutet jane kunder Albinit. Hajdutet nuk kane atdhe.

                                                            1. V
                                                              Visi

                                                              Ja se si shkruan B92: Javio se Edi Rama ,Slusaj Pristino..

                                                              1. I
                                                                Ilir Gashi

                                                                Kanë nostalgji këta pisa për "vëllazrim bashkimin" që kinse e shijuan shqiptarët në ish jugosllavi. Pastaj edhe janë rritur e edukuar në familjet me kulturë internacionalizmi komunist. Këta e duan edhe kapitalin, por edhe komunizmin sllavo ortodhoks. Kanë shpirtra perverz, të mos them sado mazohist me tendenca gang bangu.

                                                              2. S
                                                                Skenderbegasi

                                                                Albini ka kohe qe kerkon te fus koken atje ku s'ja nxe vrima, si me vetvendosjen ketej nga ne.

                                                                1. E
                                                                  Erenik Doli

                                                                  Plaku Mero, qirjen ne bithë e ke hak. Pis.

                                                                  1. R
                                                                    Rrofshin ppp

                                                                    Kur merja i trembet komentit te nje analfabeti si un Ahere cilin mund te binde me servilizmin e tij?

                                                                    1. Zamira

                                                                      Sa te nderuar do te ishim ne Shqiperi te kishim Z. Albin Kurti , intelektual edhe vertet ne Shqiptar i ditur e me dinjtet e integtitet. Nese lexojme gazetat tona per ngjarjet ne Kosove ne presim te mesojme qendrimin tuaj mbi veprimet e Serbeve; se sa per Z Kurti vetem kush nuk do apo ska mend e fajeson ne kete situtate ! Nderim per te dhe Sukses !

                                                                      1. N
                                                                        Nje tjeter lexues

                                                                        Mero djali... te lexoj rregullisht dhe te vleresoj patjeter ...por lidhur me situaten ne Kosove dhe qendrimin konstant qe mban ndaj Kurtit nuk jam aspak dakort me ju. Serbet e kane terguar se ndalen vetem nga bombat e NATO-s.

                                                                        1. A
                                                                          Arjan

                                                                          MERO GELBAZES PO I DHIMSEN BANDAT KRIMINALE SERBE TE UDHEHEQURA NGA FASHISTI ALEKSANDER VUCIC QE NE EMER TE MBROJTJES SE MINORITETIT SERB QE JETON NE VERI TE KOSOVES PLAGOS POLICE SHQIPTARE DHE POLICE TE KFORIT.PO YMER GELBAZA KA KOHE QE FLET PERCART DHE MUNDOHET TUA SHESE SHQIPTAREVE SAPUNIN PËR DJATH DUKE MASHTRUAR DHE GENJYER POPULLATEN DHQIPTARE NE SHQIPERI ,DIZINFORMIM.PO KY GJARPER NUK THOTE CFARE KERKOJNE SERBET NE VERI ,THOJE TROC O MASKARA ,SERBET KERKOJNE NJE REPUBLIKE SERBSKA E NJEJTE SI AJO NE BOSNJE ,DUAN QE TE SHKEPUSIN VERIUN E KOSOVES QE MBAN NJE PASURI MIKIARDA DOLLARE ,PRANDAJ GJENDEN ATA SERBE ATJE NE VERI TE KOSOVES KA VITE TE TERA QE PUNOHET PËR SHPERGULJEN E SHQIPTAREVE SI BRENDA KOSOVES POR EDHE NE PRESHEVE DHE BUJANOC KUR JETON NJE MINORITET ME I MADH SE AI SERB NE KOSOVE.E PAPRANUESHME QE QEVERIA E ZGJEDHUR NE SHQIPERI DHE KRYEMINISTRI I SAJ RAHMUT HALEJA RRI DHE VESHTRON SI SHQIPTARET KOSOVES GJENDEN NE NJE SITUATE KAQ DELIKATE DHE THOTE PA PIKE TURPI SE NE NUK KEMI CBEJME SE KOSOVA KA QEVERINE E SAJ.JO ZOTI KRYEMINISTER SHQIPERIA ESHTE NENA E GJITHE SHQIPTAREVE DHE AJO DUHET TA MBROJ BIJTE E SAJ ME CDO CMIM.BEHU NJEHERE BURRE ZOTI RAHMUT SE SHQIPERIA ESHTE SHUME ME E RENDESISHME SE KARRIERA JOTE PILITIKE.SHQIPTARET NUK DUHET TE MARRIN PJESE NE OPEN BALLKAN ATA PO BEJNE LOJEN E SERBISE ,NUK MUND TE KETE MAREDHENIE EKONOMIKE NJEREZORE TREGTARE ME NJW SHTET FASHIST SI SERBIA .TE MBYLLEN KUFIJTE NDERMJET DY VENDEVE ASNJE GJE TE MOS SHKEMBEHET NDERMJET SERBISE DHE SHQIPERISE .LE TE JEMI BASHKE 7 MILION SHQIPTARE DHE TI BEJME BLLOKATE CDO GJE SERBE,TE MOS LEJOHET ASNJE SERB TE HYJE NE TERRITORIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE .JO JUGOSLLAVISE SE RE .

                                                                          1. A
                                                                            Alfred

                                                                            Ne fakt te gjitha levizjet e Kurtit jane te miremenduara dhe te konsultuara, pavaresisht retorikes qe konsumohet ne deklarime! Eshte nje kurth ne te cilin Vucici ka rene dhe do bjere, sepse eshte I shkolles se Milloshevicit. Kjo forme e luftes do e diskretitoje politiken serbe! Sepse kjo rreh shume me larg! Njerezit normale kuptojne keshtu asimetrine qe ka ekzistuar prej nje kohe te gjate! Nje pakice serbe qe ende enderron te riktheje historine mbrapsht! Kjo I jep fuqi statusit te shqiptareve ne Luginen e Presheves! Duhet te jene ata drejtuesit atje, sic pretendojne serbet ne komunat ku jane shumice! Ky parim vlen universalisht, jo njeanshmerisht, kur I pelqen serbeve!....

                                                                            1. N
                                                                              Nacionalsti

                                                                              I meruar merre merre mero komunisti Perendimor I ZP Albin Kurti eshte Nacionalist Merr e mero merru me vellezerit tradhetare Me qe ke per zemer milon O sharlatan blue-roze Po

                                                                              1. L
                                                                                Leksi

                                                                                Albin Kurti eshte vetem nje cope rrot kari asgje me shume Fshihet mbas trupave te KFOR Po te largohen ato Serbia e zhduk Kosoven ne 4 ore

                                                                                1. L
                                                                                  Leksi

                                                                                  Albin Kurti eshte vetem nje cope rrot kari asgje me shume Fshihet mbas trupave te KFOR Po te largohen ato Serbia e zhduk Kosoven ne 4 ore

                                                                                  1. A
                                                                                    Aaa

                                                                                    Dmth Albin Kurti po massakron gra, femije, dhe njerz ta pafajshem? Albin Kurti pe qon policin me dhunu grate e minoriteteve? Ju nuk jeni normale se cfare krahasime beni. Njerz pa tru.....

                                                                                    1. M
                                                                                      Marko Polo

                                                                                      Përderia Kurti ndërmerr veprime në kundërshtim me këshillat e Amerikës, bën veprime të dëmshme për Kosovën!

                                                                                      Lini një Përgjigje