Vjosa Osmani, "telefoni i prishur" i Albinit

1 Qershor 2023, 19:44Editorial Mero Baze

Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Sholtz, kanë takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në përpjekje për t’i përcjellë axhendën e dy vendeve autore të “Marrëveshjes së Ohrit”, për planin e depërshkallëzimit të konfliktit në Veri të Kosovës. Takimi me zonjën Osmani është një sinjal i hidhur diplomatik për kryeministrin Albin Kurti, i cili ka hyrë në spiralen e izolimit ndërkombëtar pas karshillëkut që dëshmoi ndaj aleatëve perëndimorë në konfliktin në Veri dhe aktet e pakonsultuara me aleatët perëndimorë.

Ajo që shikohet para takimit, është se Vjosa Osmani ngjan shumë e lumtur që takohet me dy njerëzit më të fuqishëm të Evropës, ndërsa pas takimit ngjan e frustruar dhe përpjekja e saj kryesore është të mos flasë për takimin.

Problemi që ajo ka, është se ndjehet e kompleksuar të bëjë publike mesazhet e takimit, të cilat janë detyrim që Kosova e ka për depërshkallëzimin e konflikit në Veri. Do ose nuk do ajo, ato që ajo ka dëgjuar në takim, do të jenë detyra të Kosovës në muajt në vazhdim. 

Arsyeja e vetme përse ajo nuk merr dot rol publik në këtë histori dhe nuk flet dot, është se ka frikë Albin Kurtin.

E vërteta e hidhur për Kosovën është se plani franko- gjerman do zbatohet më mbështetjen e SHBA, por nëse situata do të kishte shkuar normalisht, Kosova do ishte e favorizuar si vend i besuar, të mos ishte nën kushtëzime të forta për pakicën serbe në statusin që do ketë për asosacionin e komunave, kurse pas kësaj Kosova do të jetë më e ndëshkuar në atë histori.

E thënë më thjeshtë, nëse do sillej normalisht dhe si një lidership perëndimor, udhëheqja e Kosovës do ta kishte më të lehtë të nënshkruante detyrimet e saj, të cilat tani do të detyrohet përsëri t’i nënshkruajë, por me kushte më të rënda dhe garanci më të mëdha për serbët, të cilët kanë fituar një betejë të rëndësishme diplomatike ne Perëndim, falë Albin Kurtit.

Është kjo arsyeja që Vjosa Osmani nuk thotë dot në publik, atë që po e thonë zyrtarët perëndimorë dhe që ka të bëjë me axhendën e depërshkallëzimit.

Serbia do të detyrohet të tërheqë ushtrinë nga rreshtimi qesharak në kufijtë e Kosovës, dhe të lejojë nëpunësit e komunave të kthehen në punë për t’u shërbyer qytetarëve, ndërsa Kosova do të shpallë zgjedhjet e parakohshme lokale, duke larguar nga Veriu njesitë speciale policore, që gjithçka të përfundojë  dhe të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen finale në Paris.

Vjosa Osmani e ka marrë të qartë këtë mesazh. Po ashtu dhe Albin Kurti. Përpjekja e këtij të fundit për të bërë si “I fortë” është e kuptueshme, pasi po e humbet personalisht betejën me Perëndimin dhe do përpiqet të shpërfaqë hidhërimin e tij.

Por Vjosa Osmani është formalisht presidente e Kosovës dhe jo shefe protokolli e Albin Kurtit, dhe ajo duhet t’ua thotë qytetarëve detyrimet që ka Kosova si shtet para Perëndimit për të normalizuar situatën. 

Ajo çfarë do të bëjnë në vazhdim është e gjitha një tërheqje nga ajo çfarë ka bërë Albin Kurti këto dy javë, por një tërheqje me kosto të lartë, të cilën do ta paguajë Kosova. 

Mungesa e guximit të saj për ta thënë këtë, tregon qartë se ajo nuk ka fuqinë të jetë palë me Perëndimin në këto bisedime. Por thjesht vlen si sekretare e Albinit, për t'ia çuar porositë me “telefon të prishur”.

28 Komente

  1. V
    Vin

    sikur ta nderronte emrin kjo lopa nga Vjosa ta bente Osume Osmani sdo bente keq

    1. k
      kirurg

      Futja kot Mero! Nga gjithë ç'ke shkruar, kanë vlerë vetëm fjalitë për ç'do të bëhet tani e tutje: largimi i ushtrisë serbe nga kufijtë e Kosovës, mbrojtja e kryetarëve shqiptarë të komunave nga KFOR-i dhe zgjedhjet e reja. Ato që kërkon Albin Kurti! Ky i fundit nuk ka nevojë për "telefon të prishur", se vajti vetë në atë mbledhjen e madhe e foli me ta. Këta të mëdhenjtë po, duket kanë nevojë për "telefon të prishur" (Osmanin), se s'duan të ulin hundën, të takohen direkt me Kurtin. Sipas duket, nuk kanë pasur dot argument kundër kujtesës reale historike të bëmave kriminale të serbëve në Kosovë dhe të DREJTËS së shqiptarëve për të mbrojtur shtetin e tyre. Meazallah të përsëritin gabimin e dikurshëm, ta rrëzojnë Kurtin si herën e parë. Do fitonte prapë tani me 100 përqind!

      1. S
        Sebastia

        Shume e sakte! Kurti nuk kerkonte asgje me shume se kte qe kerkojne Scholz dhe Macron,perkundrazi do zbatonte ligjin, gje te cilin e zbatoi , madje dhe me vones, pikerisht sepse degjoi keshillat e aleatve duke iu dhen kohe serbve dhe vucicit por pa marr pergjigje. Qeni endacak dhe i neveritshem deliron si ish padroni i tij Berisha.

        1. kujdes!

          kirurgu sali qe eshte repart i kriminalistikes kunder shqiptareve te ndershem se jane dhe nja pesqin mile te pandershem , por ndoshta at mund te kene dhe origjinen turke ne gjak te prishur

        2. E
          Ed

          Vjosa eshte nje ordinere qr ka tru sa monika tru laraske.

          1. p
            pjeter

            Vjosa Osmani mund te jete edhe telefon i prishur i Albinit, e Albini fare mire nacional - komunist si Millosheviçi, por pa dyshim edhe zotrote Mereo, nuk ju rri iç fare ketyre te dyve shume larg. Per mendimin tim, paragjykimet e tua jane aq me peshe ne analizat e tua te situates aktuale ne Kosove, sa te kane trasformuar ne tellallin apokaliptik.

            1. M
              Milo

              Paragjykim quhet kur flet para ndodhise.Dukshem ti nuk kupton cfare Baze shkruan ose nuk te bie mire .Ne te dyja rastet mbaje kopilin ne deren tende.Baze gjykon pasi ndodh,prandaj quhet gjykim jo paragjykim.

              1. p
                pjeter

                Je ti qe nuk e ke kuptu fare komentin tim Millo!!! Paragjykimet e Meros e jo paragjykimi, shume te forta e me sa lexoj shpesh editorialet e tij, nuk e lene te japi nje gjykim te ftohte mbia ate ç'ka po ndodh ne Kosove, dhe ke per te pare qe me shume mundesi nuk ka per te ndodh asgje nga parashikimet apokalitike te Meros mbi Kosoven. Sa per kopilin ne dere,ja ke fut kot.Po ta shofesh mire, nuk jane te gjithe te nje mendimi, prandaj edhe Mero ka lene per lexuesit hapesire e nuk çensuron askend, te paket mua jo, qe gjithkush mundet te shprehi te vetin, nuk eshte shume e veshtire per tu kuptuar Milo!!!

            2. B
              Bibini Vetfundosjes

              Kjo eshte femer debile nuk ja vlen ta komentosh fare ndersa Bibini eshte patriot i tipit Berrisha ate cfare thote Bibini e bene eshte njeri i fjales xhe i vepres na beri bashkim kombetar , flaku flamurin lara lara dhe vendosi ate kuq e zi i beri embargo Serbis me mallra Serbe nuk lejoje association nuk takohet me Vucicin se nuk ka kerkuar falje nuk pranone ekip futbolli koqevar erdhi ne Shqiperi beri aleance me dhendrin e Serbis non grata Berrisha per te rrezuar Ramen me bekimin e nipit te Hysniut vogelushin Bushati cfare doni ju me shume nga patrioti Bibin ? Para Bibin je i madhe po ne koqevari se po dole nga getoja haaa je nje zhgarravin komuniste

              1. V
                Veterani

                BRAVO. RRESPEKTE.

              2. B
                Barbarosa

                Pse lodhesh o Mero ky Trimi e kjo budallja te hane mutin e ….. ve tani ,mos shkruani as edhe nje germe per injorantet e VV i pafshim keq e me keq

                1. I
                  I Madhi Morricone

                  Nuk e kupton albinin nje tastiere e komanduar nga te tjeret sikurse je dhe vet. Serbet nuk donin votime per ti bere karshillek kosoves dhe per te treguar qe ketu jemi ne zot. Por me duket se albini ua qiu serbet vucicave me shah. Dhe ja ku je gjermanet dhe francezet kerkojne zgjedhje. Je shume I vogel per te luajtur me albinin o tullac.

                  1. E
                    ELEKTORATI GRI

                    Albini nuk I vjen as ke themra e kembes Enverit .

                    1. S
                      Shqipe

                      Tifoz/huligan i Edi Ramës duke qenë i Aleksandar Vuçiq... Nëse sofistikimi matet me numrin e efekteve rikoshe, e keni të barabartë me ata që mëshonin mbi ushtarët e NATO-s.

                      1. m
                        meshirojeni ushtarucin Mero

                        Mero ka shkruar si shpesh here duke pare vehten ne pasqyre - Baze si telefon i prishur i Edvinit (pa thonjza fare) - ka dashur te thote.

                        1. M
                          Mohamed

                          Sinqerisht me vjen keq per kete gjene thjeshte se eshte femer. Doja te dija perse eshte e kapur,cfar i di albini kesaj?!

                          1. A
                            Alfred

                            Keto lloj "analizazh" te llafollogeve te Tiranes do I kishin zili edhe me ekstremistet ne Beograd! Kjo qasje prej sherr-budallai duket nga larg qe eshte e porositur! Nga mafia qe ka interes te vazhdoje vakumi ligjor ne veri te Kosoves!....

                            1. A
                              Alfred

                              Edhe ti Mero, formalisht je gazetar, edhe pse ne realitet je argat I Rames. E ke shpallur dhe pranuar vete, kur e ke quajtur nenshtrimin ndaj tij " aleance politike"!....

                              1. c
                                ce

                                Amon kur flisni per kete Vjosen qe erdhi ne Tirane dhe mbajti fjalimin me te turpshem ne historine e kuvendit te Shqiperise mbajtur nga nje presidente kur u mundua te fyeje gjigandin Edi Rama dhe ti tregoje arat Edi Rames ne vendin e tij dhe duke fituar perbuzjen e perjeteshme te mijra shqiptareve per ate fjalim qe do ta kishte zili dhe regjenti nazist Xhafer Deva.

                                1. T
                                  TemaTiku

                                  Editorialet e "TemA" i ka zili edhe "Politika" e Beogradit.

                                  1. S
                                    SPAK

                                    Vjollca ishte nje lope nga trupi dhe mendja! Por tani e humbi peshen me parate e Presidences ndersa nga turi eshte e njejta!

                                    1. P
                                      Parioti largpamës

                                      Bravo, Mero ! Analizë dhe konkluzione perfekte ! Fat i keq për Kosovën që drejtohet nga Albini e Vjosa Osmani ! Janë populist . Kosovës i duhen Shtetarë patriot, gjakftoht, largpamës e diçlomat ! Forcën ushtarake e ka Serbia, të drejtën e ka Kosova, por duhet të kuptoj politikën Amerikane dhe Europiane .

                                      1. P
                                        Parioti largpamës

                                        Bravo, Mero ! Analizë dhe konkluzione perfekte ! Fat i keq për Kosovën që drejtohet nga Albini e Vjosa Osmani ! Janë populist . Kosovës i duhen Shtetarë patriot, gjakftoht, largpamës e diçlomat ! Forcën ushtarake e ka Serbia, të drejtën e ka Kosova, por duhet të kuptoj politikën Amerikane dhe Europiane .

                                        1. P
                                          PATRIOT LESHI

                                          E HENGRI DHE PATRIOTI OH ZOT KU MI GJEN KETA KOKEBOSHA SA MOS TE DALLOJNE TE BARDHEN NGA E ZEZA.POR E LEXOJNE MERON ME KUJDES TE MADH SE MOS NXJERR NDONJE XHEVAIR.AKOMA ME MERON KETA ,QE DERI DJE I SHERBEU KRIMINELIT SALI KERMA KURSE TANI NA E SHAN MENGJES DREKE DARKE.ME KETA ANALISTE AS NE HALE NUK SHKOHET.

                                        2. P
                                          Parioti largpamës

                                          Bravo, Mero ! Analizë dhe konkluzione perfekte ! Fat i keq për Kosovën që drejtohet nga Albini e Vjosa Osmani ! Janë populist . Kosovës i duhen Shtetarë patriot, gjakftoht, largpamës e diçlomat ! Forcën ushtarake e ka Serbia, të drejtën e ka Kosova, por duhet të kuptoj politikën Amerikane dhe Europiane .

                                          1. d
                                            dailan

                                            Qelbesira Osmani eshte me e ndyre se Kurti.

                                            1. S
                                              Shqiptari

                                              Fat per Kosoven qe drejtohet nga shtetare si Albin Kurti e Vjosa Osmani qe perfaqesojne denjesisht deshiren Kosovare per shtet realisht te pavarur e jo shtetare qe i thone "YES" c'do urdheri ambasadoresh sipas konjukturave e pazareve me Serbine. Te ishin karrieriste e te lidhur pas fronit te pushtetit edhe Albini e Vjosa do tu rrinin lepe-peqe Ambasadoreve (si ca rrotull neper Ballkan), por jane me dinjitet e patriote qe i sherbejne vetem interesit Kosoves.

                                              1. p
                                                pro-Perëndimori

                                                E keqja më e madhe e shqiptarëve në Kosovë prej fitores së Lirisë dhe Pavarsisë falë ndërhyrjes ushtarake të Perëndimit Euro-Atlantik (NATO) me peshën kryesore padyshim të SHBA, është ekstremisti majtis-nacionalist "Albinizmi" (Albin Kurti dhe pjella e tij politike *LVV* lëvizja vetëvendosje e njëjtë/simotër në çdo drejtim me *VAJ* -vetëadministrimi jugosllav i Titos-) dhe Osmanizmi (Vjosa Osmani, një produkt i LDK, por që e tradhëtoi Partinë që e nxori në skenën politike, sapo Albini i premtoi post të lartë shtetëror). Kjo e keqe në Shqipëri është prej mbi 3 dekadash tashmë në Shqipëri e përfaqësuar nga "Berishizmi" (Sali Berisha dhe Partia pseudo e djathtë PD, që në lindje në Dhjetor 1990, një bandë super kriminale; hajdutësh e vrasësish, shpifjesh e fallsifikatorësh, antikombëtare, filo Ruso-Iraniane dhe pseudo Perëndimorë) dhe "Metizmi" (Ilir Meta_j bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që student dhe pjella e tij LSI e konvertuar prej pak muajsh në PL, jashtëqitja më ndyrë e të Majtës ekstreme shqiptare -komunisto-sigurimse-, që fshihej deri në 2004 tek radhët e PS. Një Parti familjare aspak pro Perëndimore, totalisht bandë hajdutësh dhe ish-Sigurimsash, që lidhjet më të forta i ka me Mafian ndërkombëtare -kryesisht atë Italiane-, por dhe lidhje të forta me Rusinë e Iranin ku çifti Meta_j dhe Kryemadhi njihen '"shumë mirë'" si bashkëpunëtorë të '"zellshëm'", pastrues parash dhe anti amerikan piksëpari). Këta të 4_ërt në Shqipëri e Kosovë do duhet të hidhen me çdo çmim në koshin e plehrave, jo thjeshtë largim nga politika... Jo, për çka i kanë bërë shqiptarëve dhe vazhdojnë ti bëjnë akoma dhe sot. Mëshira për ta ka vdekur me kohë.!

                                                Lini një Përgjigje